G8 pajtohet për ndryshimet klimatike
Faqja 1 e 1
G8 pajtohet për ndryshimet klimatike
G8 pajtohet për ndryshimet klimatike
Udhëheqësit e Tetëshes, keqardhje për dhunën në Iran
Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës që janë mbledhur në L’Akuila të Italisë shprehën keqardhje për dhunën e përgjakshme pas zgjedhjeve në Iran dhe i quajtën të papranueshme arrestimet e gazetarëve.
Liderët e 8 shteteve më të industrializuara në botë, gjatë takimit të tyre në L’Akuila të Italisë, kanë arritur një marrëveshje të re për luftën kundër ngrohjes globale.
Përmes një deklarate, liderët thanë se qëllimi i tyre ishte që të kontrollohet rritja e temperaturave deri në dy gradë Celsius.
Ekspertët për ndryshime klimatike thonë se ky qëndrim është i rëndësishëm për shkak se G8-shja nuk është prononcuar më parë për një gjë të tillë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, udhëheqësit e G-8-s bënë mbrëmë një deklaratë të fuqishme dhe të rëndësishme lidhur me Iranin pas një darke pune.
Zyrtarët thanë se udhëheqësit po humbasin durimin ndaj refuzimit të Iranit për të plotësuar detyrimet e tij ndërkombëtare dhe për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore për të cilin dyshohet.
Udhëheqësit nuk bënë dje ndonjë kërcënim për sanksione të reja. Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se të tetë udhëheqësit ranë dakord t’u japin negociatave me Iranin një shans deri në shtator kur të zhvillohet një samit tjetër i madh.
Deklarata i kërkon gjithashtu Iranit të lejojë që punonjësit e ambasadave të huaja të punojnë pa pengesa dhe dënon mohimin e Holokaustit nga Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad. Në deklaratë dënohet gjithashtu programi i armëve bërthamore i Koresë së Veriut si dhe provat e saj bërthamore. Udhëheqësit njëkohësisht shprehën mbështetjen e tyre ndaj luftës së Pakistanit kundër terrorizmit.
Zyrtarët amerikanë njoftuan po dje se Presidenti Obama do të jetë mikpritës i një samiti për çështjet bërthamore në muajin mars të vitit të ardhshëm. Ata thanë se Presidenti nuk dëshiron të presë të ndodhë një akt terrorizmi bërthamor dhe se materiale të tilla të rrezikshme duhet të sigurohen mirë dhe të shkatërrohet tregu i zi ku ato shiten e blihen.
Ndërkohë, udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara njoftohet se kanë bërë përparim në përpjekjet për të luftuar ngrohjen globale.
Udhëheqësit ranë dakord të vendosin një objektiv për shkurtimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë me 80 përqind për vendet e industrializuara deri në vitin 2050.
Para takimit, disa udhëheqës vizituan qytetin L’Akuila për të parë shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti i prillit i cili shkakt5oi vdekjen e pothuajse 300 njerëzve.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
G8 ofron më shumë para për investime
G8 ofron më shumë para për investime
Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës, G8 kanë përfunduar takimin e tyre në Itali duke premtuar rreth 20 miliardë dollarë për të ndihmuar prodhimin e ushqimit në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë.
Kreu i organizatës së OKB-së për ushqim dhe bujqësi, FAO, Zhak Diuf mirëpriti këtë ndryshim të strategjisë, nga ndihmat ushqimore në investime në bujqesi.
Por ai tha se këto para nuk mjaftonin për të ballafaquar varfërinë dhe urinë në botë.
Investimi që është 5 miliardë dolalrë më shumë nga çfarë ishte pritur do të financojë një iniciativë tre vjetore për të ndihmuar vendet e varfra që të zhvillojnë bujqësinë e tyre.
Presidenti amerikan, Barack Obama tha se çështja e sigurisë ushimore kishte rëndësi të madhe për gjithë kombet në botë.
Kombet më të pasura kishin detyrim moral që të ndihmonin kombet më të varfra, tha ai.
Zoti Obama shtoi se kombet e G8-së kishin rënë dakord të angazhonin 15 miliardë dollarë për një iniciativë të re para takimit të së premtes, por më pas premtuan 5 miliardë më shumë gjatë bisedimeve për angazhime të të forta.
*****
Obama shtrëngon duart me Gadafin e Libisë
Ata i shtrënguan duart përpara një banketi për samitin e G8-s, ndërkohë që udhëheqësit e tetëshes po përgatiteshin për një fotografi të përbashkët. Nuk ka informacione nëse ata folën me njëri-tjetrin.
Zoti Gadafi ndodhej në samit si kryetar i radhës i Bashkimit Afrikan.
Ish Presidenti Ronald Regan e ka quajtur dikur Gadafin “qeni i tërbuar i Lindjes së Mesme” dhe në vitin 1986 ndërmori një sulm kundër Libisë për rolin e saj në shpërthimin terrorist në një disko të Berlinit.
Marrëdhëniet diplomatike mes Libisë dhe Shteteve të Bashkuara ishin ndërprerë para më shumë se 20 vjetësh, pasi Uashingtoni e kishte akuzuar Libinë se është duke e mbështetur terrorizmin, duke përfshirë edhe sulmin ajror me bombë në një kompani ajrore amerikane në Skoci, që la të vdekur 270 persona në vitin 1988.
Marrëdhëniet diplomatike u rivendosën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hoqën embargon e tregtisë ndaj Libisë në vitin 2004, pasi ky vend hoqi dorë nga armët e shkatërrimit në masë.*****
G8-a pritet t'i shpallë luftë urisë
Udhëheqësit e tetë vendeve të industrializuara, të mbledhur në samitin e G8-s që po zhvillohet në Itali, pritet të shpalosin sot një nismë të re për të luftuar urinë, sidomos në kontinentin afrikan.
Presidenti Obama do të takohet me përfaqësues nga Angola, Algjeria, Nigeria, Senegali, Banka Botërore dhe organizma të tjera për të diskutuar se si ndihmat mund të stimulojnë prodhuesit e vegjël bujqësorë.
Sipas këtij projekti, ata duhet të ndihmohen që t'i sigurojnë vetë ushqimet e tyre.
Për këtë projekt pritet të jepen 15 miliardë dollarë për një periudhë trevjeçare.
Programi i Kombeve të Bashkuara për ushqimin llogarit se një miliardë njerëz në të gjithë botën janë të kequshqyer.*****
Konsensusi për klimën
Presidenti Obama vlerësoi lart atë që ai e quajti konsensus historik që u arrit për ndryshimet e klimës në samitin e G8-s në Itali mes vendeve të industrializuara dhe ekonomive në zhvillim.
Ai tha se të dyja këto grupe vendesh ishin të angazhuara që të punonim për kufizimin e rritjes së temperaturës deri në dy gradë celsius.
Presidenti Obama tha se ekonomitë e mëdha kishin hedhur disa hapa të rëndësishëm përpara, si bota e industrializuar që përfaqësohet në grupimin e G8-s, ashtu edhe ekonomitë më të mëdha në zhvillim me në krye Kinën dhe Indinë.
Të gjitha këto vende tashmë janë angazhuar që të punojnë për ta kufizuar rritjen e temeperatura deri në dy gradë celsius për të luftuar ngrohjen globale.
Ato kanë pranuar, gjithashtu, nevojën e vendosjes së objektivave në shkallë globale për uljen e ndjeshme të nivelit të emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë deri në vitin 2050.
Kjo është e rëndësishme sepse i detyron të gjithë të veprojnë, jo vetëm ata që njihen si ndotës historikë të mjedisit.
Por, presidenti Obama pranoi se progresi nuk do të jetë i lehtë kur të diskutohet për hollësitë.
"Ne kemi bërë një fillim të mbarë, por unë jam vetë i pari që e pranoj se progresi në këtë çështje nuk do të jetë i lehtë. Një nga sfidat tona do të jetë të luftojmë cinizmin, apo ndjenjën se ky problem është kaq i gjerë dhe kompleks, saqë ne nuk mund të hedhim dot hapa domethënës që mund të sjellin ndonjë ndryshim", tha presidenti Obama.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i tha BBC-së se vendet e industrializuara nuk kishin bërë aq sa duhej në këtë samit, pasi e kishin shtyrë shumë në kohë afatin për vendosjen e kufizimeve për emetimin e gazrave.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi