Nexhmije Mehmetaj:PJETËR ARBNORI, MIK I NDERUAR I DIASPORËS
Faqja 1 e 1
Nexhmije Mehmetaj:PJETËR ARBNORI, MIK I NDERUAR I DIASPORËS
PJETËR ARBNORI, MIK I NDERUAR I DIASPORËS |
PËRKUJTIM
Nexhmije Mehmetaj
Figura emblematike e shqiptarizmit, e njeriut të qetë, demokratit të shquar Pjetër Arbnori ka mbetur e nderuar edhe në diasporën shqiptare në Zvicër e gjetiu, të cilën e ka vizituar shumë herë edhe është çmallur me disa qindra mijëra vëllezër dhe motra të shpërndarë në katër anët e Zvicrës.
Ishte viti 1993, kur u dha lajmi se në Zvicër ka arritur njeriu i qendresës njerëzore për liri, Pjetër Arbnori edhe ishte i gjatë rreshti për t’u takuar edhe përshëndetur me simbolin e pluralizmit mbarëshqiptar. Sa herë që Pjetri e ka vizituar Zvicrën , na jepte frymëzim për të qenë këmbëngulës në veprimet tona për të ruajtur identitetin tonë kombëtar.
Kam pasur një kënaqësi të madhe kur në familjen time në Courgenay- Zvicër, vinte Pjetër Arbnori, miku ynë i dashur dhe i nderuar. Mes tjerash , dy personazhet e burgjeve komuniste, Pjetri në Shqpëri e Neziri -im shoq në Jugosllavi, në ndeja të gjata evokonin përjetimet e vështira të diktaturave komuniste, por të mbijetuara. Ai fliste pak por me shumë urti. Do të të mbetet i pa harruar në mbarë historinë e pluralizmit shqiptar të të gjitha kohërave.
Pjetër Arbnori e kishte edhe një meritë shumë të madhe edhe për shqiptarët e Kosovës. Pas viteve ’90-të ka qenë politikani i vetëm i Shqipërisë që ka përmendur edhe në takimet ndërkombëtare çështjen e shqiptarëve e të Kosovës, duke u angazhuar për realizimin e kërkesave të tyre në mbrojtje të qenies kombëtare. Ka mbetur një kujtesë e bukur, në vitin 2000 Zoti Pjetër duke u kthyer nga Gjermania rastisi në një manifestim në klubin shqiptar “Kosova” në Delemont të Juras, posa e përmendem emrin e tij një sallë e tërë u ndez me duartrokitje në shenjë mirëpritje dhe respekti për njeriun e paqës, kërkuesin e tolerancës, shkrimtarin dhe kolosin e qendresës njerëzore. Por, në diasporën shqiptare Pjetër Arbënorin më shumë e njihnin si shtyllë e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Kuvendit Shqiptar. Pjetër Arbnori ka lënë mesazh antologjik edhe për mësuesit edhe nxënësit. Kishte porosi për mësidhënësit që të mos kursejnë kohë as djersë për të arsimuar e edukuar brezin e ri, kudo janë edhe larg atdheut. Është e vërtetë se shqiptarët janë treguar kockë e fortë kundër asimilimit, me shekuj u gjendem nën sundimin e të huajve por nuk u asimiluam, ruajtem identitetin kombëtar, duke ruajtur gjuhën shqipe.
Jeta e Pjetër Arbënorit ka qenë një kalvar i vërtetë, i cili ka përjetuar burgjet e regjimit komunist shqiptar. Ai ishte një ndër figurat më të ndritëshme intelektuale të vitit tonë të madh 1990. Vepra që la pas, nuk është voluminoze, por është e madhe. Si edhe jeta e tij. E madhe është humbja nga vdekja e tij e parakohshme 9 korrik 2006. Por i paharrueshëm mbetet kujtimi, i thellë mbetet respekti për jetën dhe veprën e tij.
**************************************
SHENIM I REDAKSISE:
Pjetër Arbnori, një jetë në kërkim të lirisë
Dje u mbushën 3 vjet nga ndarja me Pjetër Arbnorin, shembull i një njeriu me vlera të larta qytetare, simbol i disidencës antikomuniste. Një jetë e tërë në kërkim të lirisë dhe në shërbim të tolerancës e bashkëpunimit, Arbnori do të mbetet një nga figurat më interesante e më intriguese në politikën shqiptare. Rrallë herë mund të mblidhen tek një njeri i vetëm aq vlera njerëzore sa ç'mishëroheshin tek personaliteti i tij.
Për të gjithë shqiptarët, Arbnori ishte legjenda e qëndresës së njeriut për liri dhe dinjitet njerëzor. Arbnori ishte ikona e pluralizmit shqiptar, shenjë e tolerancës dhe kulturës politike, personalitet që të kujton figurat më të ndritura shtet-formuese shqiptare, frymëzuesi i qëndresës dhe mbrojtësi më i paepur i të drejtave të njeriut... Si politikan, deputeti i plejadës së parë politike te viteve '90, ai është pjesë e filozofisë liberal-demokrate me frymë të theksuar sociale, shenjë e tolerancës dhe kulturës politike...
Arbnori shpesh jo vetëm në kujtimet e tij, por dhe në bisedat me shokë dhe miq, shprehej: "Më kujtoni si shkrimtar, sepse në politikë shpejt njerëzit harrohen". Dhe Dritëro Agolli, në një intervistë për ATSH-në pas vdekjes së Arbnorit, do të shprehej "Ai është një shkrimtar i veçantë dhe origjinal. Veprat e tij shquhen për një realizëm të thellë; ai nuk i trillon dukuritë dhe fenomenet dhe ndonëse është një kundërshtar i komunizmit në letërsinë e tij, ato nuk gërthasin dhe as nuk politizohen. Kjo është edhe arsyeja që veprat e tij dallojnë nga disa vepra të shkrimtarëve të tjerë disidentë, të cilët duket sikur duan të ndezin grindje në veprat e tyre", është shprehur ai. Vetë Arbnori do ta karakterizonte kështu veten e vet, në një intervistë për mediat, pak muaj para ndarjes nga jeta: "Unë mund të them se jam një njeri i heshtur, sesa njeri i fjalëve... por kjo nuk do të thotë që të mos e dëgjojnë fjalën time atëherë kur duhet". Dhe mesazhi që vjen prej heshtjes së tij tash 3-vjeçare s'është tjetër veç tolerancë e bashkëpunim.
Jeta
Pjetër Arbnori ndërroi jetë në një spital në Napoli (Itali) 3 vjet më parë, në moshën 71- vjeçare nga sëmundja e hemoragjisë cerebrale. I njohur si Mandela e Shqipërisë, ish- Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, deputet në pesë legjislatura, (1991-2005) një nga kundërshtarët e regjimit komunist, i burgosur politik për 28 vjet, Pjetër Arbnori, u lind më 18 janar 1935 në qytetin e Durrësit.
Që në moshën 14-vjeçare, shpërndau pamflete, në të cilat bënte thirrje për rezistencë kundër diktaturës komuniste. Pas shkollës së mesme kreu studimet në Fakultetin e Filozofisë në Tiranë. Gjatë kësaj kohe së bashku me intelektualët e tjerë, punoi për ndërtimin e një opozite socialdemokrate, programin e të cilës e përpiloi vetë Pjetër Arbnori.
Në vitin 1961 u burgos dhe u dënua me vdekje, dënim, i cili pas tre muajsh burgu u zvogëlua në 25 vjet. Edhe si i burgosur nuk heq dorë nga veprimtaria e tij, kështu pas një romani dhe disa tregimeve që përgatiti, dënimi i tij me u zgjatë edhe për dhjetë vite.
Pas viteve të burgut, në gushtin e vitit 1989, Pjetër Arbnori del nga burgu dhe filloi të angazhohet në rrjedhat demokratike që e kishin kapluar Shqipërinë. Më 14 janar 1990 në Shkodër, merr pjesë në demonstratën e parë antikomuniste. Më 1991, zgjidhet udhëheqës i Partisë Demokratike të Shkodrës.
Më 1992-1996, Pjetër Arbnori zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Ai njihet si shkrimtar dhe historian. Pjetër Arbnori ka shkruar dhjetë romane dhe novela, një numër tregimesh të shkurtra dhe një Ditar sekret, të cilin e mbante gjatë 28 viteve të burgut.
Ka përkthyer disa libra nga anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe rusishtja.
Shkrimtari
"Kur dynden vikingët", novelë, 1992
"Mugujt e mesjetës", roman, 1993
"Bukuroshja me hijen", novelë, 1994
"E bardha dhe e zeza", roman, 1995
"E panjohura" Vdekja e "Gebelsit" novela, 1996
"Shtëpia e mbetur përgjysmë", roman, 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg.
"Vorbulla", roman, 1997
"Letër nga burgu"
"Nga jeta në burgjet komuniste" (studime historike 1992)
"Brajtoni, një vetëtimë e largët", roman, 2000
"Lufta për të mbetur njeri", intervista, 1990-2000
"Historia e Anglisë", Andre Morua, përkthim, 1996
Politikani
Deputet në pesë legjislatura (1991-2005)
Kryetar Kuvendi: 1992-1997
Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut
Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun
Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme
Kryetar i Forumit: "Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore"
Nderime
"Mësues i Popullit''
"Pishtar i Demokracisë"
"Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës"
"Nënë Tereza"
"Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi