Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Bota sot' kundruall të gjitha gazetave 'të pavarura'

Shko poshtë

'Bota sot' kundruall të gjitha gazetave 'të pavarura' Empty 'Bota sot' kundruall të gjitha gazetave 'të pavarura'

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 9:12 pm

'Bota sot' kundruall të gjitha gazetave 'të pavarura'



Nacionalja “Bota sot” në Kosovë, rrallë ndonjë dite mezi mbushë dy tri faqe reklamë. Duke qenë gazeta e vetme që e ka afirmuar politikën e Rugovës, menjëherë pas invadimit të UNMIK-ut, u botuan edhe shumë media të cilat, haptas ishin antirugoviane, prandaj (si të tilla) ato u konsideruan “të pavarura”. Autoritetin suprem të Presidentit Historik, UNMIK-u i rusëve dhe evropianëve të tjerë, përpiqej ta zbehte përmes donacioneve, sponsorimeve dhe reklamave që i kanalizonte në mediat “e pavarura” antirugoviane. Ndërkohë kombëtarja “Bota sot” që para lufte afirmoi lëvizjen e armatosur (UÇK) asnjëherë pa hequr dorë edhe nga kursi politik i Liderit Historik Ibrahim Rugova, menjëherë pas lufte u anatemua nga mediat tjera e sidomos nga “gjykatat” e UNMIK-ut, dhe “komisionet” ndërkombëtare të mediave të përbëra nga lluftiguzë të ndryshëm anonimë. Në vend të donacioneve dhe sponsorimeve, nacionalja “Bota sot” merrte dënime të mëdha që triumfalizoheshin me “lajme gëzimi” në mediat “pavarur”. Kjo “pavarësi” e të gjitha mediave (veç “Botës sot”) u shpërblye nga donatorët dhe sponsorët ndërkombëtarë, të cilët shfaqnin opsione “çlirimtare” në faqet e “të pavarurave” duke “shitur dushk për gogla”. “Bota sot” mbeti vetëm sepse “ishte” “ekstremiste”, talleshin me fjalën “kombëtare” kinse nuk e dini se gazeta që përcaktohet -nacionale- nuk është partiake apo pushtetare, pra është e pavarur. Derisa “Bota sot” funksiononte interesimin e saj ekskluzivisht në çështje nacionale, aq më shumë nervozoheshin sponsorët e “politikës së re” ndërkombëtare dhe në mënyrë shumë perfide filluan të implementonin politikë antipaltformës së UÇK-së dhe kursit politik të Liderit Suprem Rugova. Këto gazeta “të pavarura” që u shmangeshin këtyre dy kurseve nacionale u shpallën të “pavarura” nga mizeria ndërkombëtare në Kosovë. Ç’është e vërteta kishte gazeta që ishin në anën e UÇK-së, por ato ishin tmerrësisht kundër Rugovës dhe respektimi i kursit të Rugovës nga “Bota sot” i nervozonte pamasë. “Bota sot” e para gazetë e pavarur (e përditshme) nacionale, mbeti e vetmuar dhe nga invazioni i të “pavarurve” kundër kursit të UÇK-së dhe Rugovës. “Bota sot” mezi po mbahej nga trysnia e pushtetit stalinist ndërkombëtar dhe shoqërisë civile “apolitike” e punësuar pikërisht në “mediat e pavarura”. Ato media “të pavarura” indoktrinuan aq shumë masat popullore derisa ndërtuan paltformën politike strategjike, të cilën në fund do ta firmoste autorësia e zotit Ahtisari. Çka ka ndodhur me konvertizmën “politike” shqiptare UÇK-LDK, tashmë e kanë të qartë të gjithë observatorët ndërkombëtarë. Çka ka ndodhur me Kosovën, e ka të qartë populli i Kosovës. Të gjithë heronjtë tonë të UÇK-së (por jo edhe ushtarët) dhe të gjitha figurat karizmatike të LDK-së (por jo anëtarësia e gjerë e kësaj partie) u instaluan bashkë në institucionet e pushtetit dhe shoqërisë civile të UNMIK-ut. Prandaj mediat “e pavarura” për çdo ditë kanë më së paku 20 (njëzet) faqe reklama (më së paku, përsërisim). Dhe këto reklama vijnë nga institucionet e pushtetit (ministritë) dhe ndërmarrjet publike të udhëhequra nga klanet ndërkombëtare, klanet nepotiste partiake, pushtetare, etj. dhe plus vazhdojnë të jenë “të pavarura” dhe “mbrojtëse” të fjalës së lire e cila financohet me të holla shumë të trasha. Por vërtetë “janë” të “pavarura” sepse ato kritikojnë pushtetin vendor, i cili për këtë punë u jep reklama pa karar. Po pale, përse e kritikuakan? Për korrupsion?! E po - për çka tjetër? E po këto “ta pavarura” po ta kritikon pushtetin “për diçka tjetër” (e jo veç për korrupsion), do të zbulohej se kush mbi pushtetet vendore të Kosovës, cakton dhe zbaton standarde ndërkombëtare që situatën në Kosovë e ngushtojnë në sentencën “shpresa vdes e fundit” dhe se “nesër bëhet mirë”, “nesër bashkohet Kosova”, “nesër fillojnë investimet” kurse populli duhet të pranojë çdo gjë dhe asgjë të mos refuzojmë, pasiqë bashkësia ndërkombëtare “është me ne” dhe “kundër atyre”, demek kundër Serbisë. Por si të kritikohen ndërkombëtarët, kur ata janë donatorë, sponsorë dhe lobojnë në “pushtet” që gazetat “e pavarura” të marrin reklama nga ministritë dhe institucionet tjera? Ky është sistem stalinist i instaluar nga UNMIK-u, një perfiditet i fëlliqur leninist, i cili ka aq autoritet tek mediat “e pavarura” sa që ato ende vazhdojnë të afirmojnë “faktin” se si UNMIK-u në Kosovë tashmë qëndron formalisht, dhe se ai nuk i ka në dorë të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare (pa përjashtim). Nuk dua ta marr me mend sa ditë do të mund të qëndronin pa reklamat e pushtetit këto mediat e “pavarura” që afirmojnë politikën e ndërkombëtarëve në Kosovë. E di se “Bota sot” ekziston pa reklama dhe nën trysnitë prej dënimeve deri te “ndalimi i botimit” që ndodhi para dy vjetëve. Por “Bota sot” ekziston në saje të lexuesve të saj, dashamirëve të Lëvizjeve të mëdha të UÇK-së dhe LDK-së së Rugovës. Sa më shumë kthehet opinioni nga kursi i vjetër i UÇK-ja dhe LDK-së, aq do të kthehet edhe nga “Bota sot”. Këtu në këtë këndin tim, disa herë kam konstatuar me argumente se UNMIK-u i ka demobilizuar platformat politike të Rugovës dhe UÇK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi