Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nderohen viktimat e masakrës së Srebrenicës

Shko poshtë

Nderohen viktimat e masakrës së Srebrenicës Empty Nderohen viktimat e masakrës së Srebrenicës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 9:25 pm

Nderohen viktimat e masakrës së Srebrenicës



Nderohen viktimat e masakrës së Srebrenicës SRE

Qindra njerëz janë mbledhur sot në Sarajevë, derisa konvoji me mbetjet e më se 500 myslimanëve të Bosnjës, të vrarë në Srebrenicë, po dërgoheshin për varrim.
Në mesin e personave të mbledhur kishte të mbijetuar dhe familjarë të të vrarëve, në mizorinë më të madhe në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore. Mbetjet e të vrarëve do të varrosen të shtunën.
Agjencia DPA raporton se më 11 korrik të vitit 1995, trupat serbe të Bosnjës, patën hyrë në enklavën e mbrojtur nga OKB-ja në Srebrenicë dhe vranë më se 8 mijë myslimanë.
Ky masakër është cilësuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish Jugosllavi.
Lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, që është i akuzuar për krime të luftës në Bosnjë, aktualisht ndodhet në Gjykatën e Hagës, ndërsa i akuzuari tjetër, Ratko Mlladiq, ende është në arrati.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nderohen viktimat e masakrës së Srebrenicës Empty Re: Nderohen viktimat e masakrës së Srebrenicës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 12:31 am


SI NDODHI MASAKRA E SERBRENICËS - MË 11 KORRIK 1995?!

14 vjet më parë, saktësisht më 11 korrik 1995 - në Serbrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosur. Plani për këtë masakër u projektua nga varrmihësi Sllobodan Millosheviç në Beograd, ndërsa realizimi i tij në teren u jetësua nga forcat militare dhe paramilitare serbe në krye me kriminelin Ratko Mlladiç. Kjo masakër bëhet akoma më e tmerrshme, kur kemi parasysh faktin e prezencës së trupave ndërkombëtare të UNPROFOR’it në këtë rajon ku u krye krimi !!!
Sipas dokumenteve filmike që disponojmë, në masakrën e Serbrenicës është përfshirë edhe kisha ortodokse serbe. P.SH., Forcat kriminale serbe „SKORPIONËT“( pjesë e MUP'it serb ) të cilët morën pjesë në masakrën e Serbrenicës, para se të niseshin në këtë operacion kriminal morën bekimin e kishës serbe, e cila historikisht ka qenë promotore shiprtërore për realizimin e projekteve shfarosëse nga shteti serb. ( Shikoni me kujdes filmin origjinal: SKORPIONI - U Zlocinackom Pohodu (1/3)„.
Pas bekimit kishtar, „Skorpionët“ nisin misionin e tyre vrastar. Në vijim ju ftojë të shikoni filmin origjinal: Mesazhin e kriminelit Ratko Mlladiç dhe ekzekutimin e civilëve nga njësitë kriminale „Skorpionët“! ( Sugjerim: I lus të rinjtë nën moshën 18 vjeç, që të mos e shikojnë këtë videofilm, sepse pamjet që tregohen aty janë të papërballueshme për moshën e tyre!“)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi