Bleona: 'Miliarderët më joshin vetëm për biznes'
Faqja 1 e 1

A është tunduar Bleona nga ndonjë mashkull tjetër, pos Ganiut?
(Qesh) Unë nuk kam kohë të mërzitem me Ganin, pasi koha që shpenzoj me të është shumë e vogël dhe jemi gjithmonë të përmalluar për njëri-tjetrin deri në ikjen time të radhës dhe largimin nga shtëpia...Zakonisht në këto 5 vjet që jemi bashkë, koha më e madhe që kemi kaluar është 3 javë, pastaj iki, pastaj kthehem për 3 ditë, pastaj iki prapë...Një gjë është e sigurt:
Gani e ka jetën shumëngjyrëshe me një grua si unë!
Bleona në shoqërinë e miliarderëve. Ata janë thjesht qenie njerëzore njësoj si ne, por me më shumë probleme se sa ne. Gjëja e fundit që do në këtë jetë, është të jesh me një person që ka më tepër probleme se sa ti. Ata jetojnë në një realitet fals, të rrethuar nga njerëz fals (po flas për të paktën këta njerëz që njoh).
- Cilat janë planet e Bleonës për këtë sezon veror?
Siç e kam theksuar, jam duke përgatitur albumin tim në anglisht në Amerikë, por duke qenë që tani në verë të gjithë janë me pushime, dhe unë jam rikthyer në Tiranë për koncertet e mia të përvitshme verore. Aq më shumë është një shans më shumë të shpenzoj pak kohë me mamin dhe babin, se mbas shtatorit nuk dihet kur i shoh përsëri, duke qenë që do të jem shumë e angazhuar me punë në Amerikë.
- Cila ka qenë arma juaj më e fortë që keni arritur aty ku jeni?
Punë, punë, punë. Përqendrim dhe vizion për të ardhmen, ku e sheh veten ti në 5 vjet. Pastaj, prapë punë. Unë gjithmonë kur kam kohë të lirë mendoj çfarë kam bërë dhe çfarë më ka ngelur pa bërë. Siç thashë, më vjen pak keq se kam hequr dorë nga gjërat që vërtet i japin jetës kuptim, p.sh, të shpenzoj kohë me njerëzit që dua, por tek e fundit kjo është zgjedhja ime. Asnjë njeri nuk më detyroi të kem këtë lloj jete. Më pëlqen të shpenzoj kohë vetëm dhe të analizoj kush jam, nga vij, çfarë kam bërë, çfarë më ka ngelur pa bërë, dhe çfarë po bëj momentalisht.
- Po në paraqitjen tuaj, cila është ajo që ju e kini armën më të fortë?
Nuk kam ndonjë armë të fortë. Thjesht paraqitja ime në tërësi, dhe armë të fortë kam cilësuar gjithmonë personalitetin tim. Pamja të ndihmon deri në momentin që dikush vjen e të kushton vëmendje, pastaj më vonë gjërat varen nga truri.
- Cili do të jetë bumi që do të arrijë Blenona?
Nuk mund të flas për bum. Unë dua që të realizohem si qenie humane në radhë të parë, të kompletohem...që do të thotë një karrierë internacionale dhe pa pasur këtë nuk do të mund ta quaj veten kurrë të lumtur apo një qenie komplete...Për mua ajo që kam bërë nuk është kurrë mjaft! Nëse do të ndodhë diçka me mua, sigurisht nuk do ta bëj këtë për të bërë bum, por për t’u ndjerë një qenie e realizuar që ka bërë diçka me jetën e saj. Unë dua të jetoj, jo të ekzistoj. Unë e kam kaluar këtë fazën e të bërit të gjërave për të tërhequr vëmendjen. Tani çdo gjë që bëj, tërheq vëmendjen dhe është shumë interesante, sepse dhe këtu në Amerikë, ku njerëzit nuk më njohin që jam këngëtare, në momentin e parë që hyj në derë pyetja e parë është: Jeni artiste? Modele? Aktore? Këngëtare?...Merreni me art? Është shumë e çuditshme...dhe Gani qesh me këtë fakt sa herë, sepse dhe kur shkojmë në një restorant, shumicën e rasteve kuzhinieri del nga kuzhina duke ofruar diçka nga shtëpia (something special for someone special), dhe pyetja e parë është: Me Çfarë merreni ju?
- A është në ëndrrat tuaja të merrni pjesë në Eurovision?
Jo. Gjërat që po merrem aktualisht janë shumë herë më të mëdha se sa Eurovision.
- Cili është ai këngëtar botëror me të cilin do të dëshironit të realizonit një duet?
Seal. Për mua është një nga zërat më të mirë botërorë.
- Në botë, mjaft këngëtarë i futen rrugës së aktrimit. Ju e keni menduar ndonjëherë këtë gjë?
Unë kam mbaruar shkollën për aktrim dhe asnjëherë nuk do ta lë mbas dore. Sigurisht që përpara se çdo gjë tjetër unë jam këngëtare, dhe nëse do të luaj një rol, njerëzit gjithmonë do të shohin një këngëtare në rolin e aktores...
- Xhelozohet Ganiu kur ju ikni në koncerte apo takoni persona të rëndësishëm në lidhje me punën?
Absolutisht jo, kjo është dhe arsye që marrëdhënia jonë është e pakonsumuar, nuk e di a do të mundesha të toleroja një burrë xheloz.
- Cila është përkëdhelja që përdor më shumë gjatë ditës me Ganiun?
Oh zemra...i love you (ne e përdorim fjalën zemra 100 herë në ditë, bile në lokal, kamarierët që na njohin i drejtohen Ganit: Zemra, çfarë do marrësh? (qesh)
- Kur të hipin nervat, cila është sharja që përdor ndaj tij?
Zemra...boll pra me!
- Po ai ty?
Zemra...Stop it!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi