Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marius Chelaru: Mbi vetminë, poezinë dhe dhembjet e mallkuara të shpartallimit

Shko poshtë

Marius Chelaru: Mbi vetminë, poezinë dhe dhembjet e mallkuara të shpartallimit Empty Marius Chelaru: Mbi vetminë, poezinë dhe dhembjet e mallkuara të shpartallimit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 1:47 pm

Marius Chelaru: Mbi vetminë, poezinë dhe dhembjet e mallkuara të shpartallimit U1_1Fatmir Salihu në shtypin letrar të Rumanisë

Mbi vetminë, poezinë dhe dhembjet e mallkuara të shpartallimit

Nga Marius Chelaru (Jash)

Përmes përkujdesjes së Baki Ymerit, Fatmir F. Salihu vjen me një vepër poetike edhe në gjuhën rumune. Ka lindur në Gjilan të Kosovës dhe ka qenë i persekutuar politik.. Ka studjuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Universitetin e Kosovës, por jeta nuk e ka lënë t’i kryejë studimet, ndërsa sot jeton në Zvicër.

Kam shkruar dikurë për një zë të fuqishëm të lirikës shqipe, Visar Zhiti. Visari ma përkujton qëndresën shqiptare, dritën e fjalëve dhe Fatmir F. Salihun. Vjershat e Visarit m’u dukën tejet domethënëse, sidomos përnga pikëshikimi i forcës me të cilat arrin të ri/krijojë një atmosferë të veçantë, pa ekzagjeruar përdorimin e figurave të stilit, në një fjalor deskriptiv/ imagjistik, të pasofistikuar. Poezitë e Visar Zhitit dhe Fatmir F. Salihut janë të prekura nga fatkeqësitë që i provokojnë njerëzit, fantazmat dhe mundimet shpirtërore të burgut, mungesa e lirisë, flakja në vetmi dhe refuzimi i dyfishtë i revoltës dhe etjes për liri, liri të cilën e kuptojnë vetëm njerëzit e persekutuar. Mund të themi se këta dy poetë dallohen përnga një spektër pikëshikimesh të mbështetura mbi platforma të ndryshme, jo vetëm përnga substanca lirike, sidomos kur vjen fjala për ndërtimin dhe atmosferën e vargut, ngase edhe Fatmir Salihu përpiqet në njëfarë mënyre personale të sjellë eksterioritetin në interioritet dhe të ri/konstruktojë botën e jashtme, një botë që përkon me ndjesitë e tij.


Marius Chelaru: Mbi vetminë, poezinë dhe dhembjet e mallkuara të shpartallimit U1_2
Ballina e revistes Bucovina literara (nr. 3. 5-6-2009)
Në përpjekjen për të gërshetuar këto dy pikëshikime, ai krijon një botë të veçantë përkufizimesh që ka të bëjë me njëfarë lloj përkufizimi ndaj shtypjes. Kjo botë e mbuluar me një qiell të paskajshëm është një botë në të cilën udhëkryqet janë të një valence me dy kahje të çuditshme të cilat i kujtojmë si: „simbole tragjike/ të ndarjeve”, por, njëherit duhet patur parasysh se „rrugët puqen// për të këmbyer përvojë/ e krijuar miqësi”. Poezia e Fatmir F. Salihut mund të kundrohet edhe si një „sqenë” e brendisë së një shtypjeje të brendshme, të vazhdueshme dhe presante, dhe, ndoshta për këtë, thot poeti, shkruhet që duke i ruajtur të gjitha në kujtesë, ndërsa „ndëshkimi/ i qëndrimit në vetmi” është diç e tmerrshme, donatore e kuptimeve të një thellësie të veçantë. Në poezinë e tij gjen vend edhe dashuria si një ndjenjë që më parë lind pyetje se sa sjell përmbushje, apo çështja e lirisë që kaplon përmasat e vëmëndjes së një shprehjeje vendimtare lidhur me mënyrën mendimtare të poetit që e quan mashtrimin e xhokerëve apo „patriotizëm deklarativ”.


Në lirikën e tij gjen vend koha, miqësia si një ndjenjë „me peshë”, ngase „më i rëndë është Gjëmimi i Vëllaut/ se sa forca e kamxhikut”). Fatmir Salihu shkruan për
Marius Chelaru: Mbi vetminë, poezinë dhe dhembjet e mallkuara të shpartallimit U1_3
Fatmir Salihu ne faqet e revistes Bukovina letrare (2009)
dashurinë ndaj jetës dhe „dhembjet e mallkuara të shkatërrimit”. Shkruan në një stil pa „lulëzime” të kurdisura, por të cilit nuk i mungon metafora, duke arritur të nxjerrë nga shtjella e fjalëve fjalë që të befasojnë, shprehje të mahnitshme („jam një ëndërr kur shoh Parajsën e tmerrit/ dhe kënaqësinë e Ferrit”, „pranvera/ luan me orën e nxitjes së mashtrimit”). „Poezia nuk vret” thot poeti, duke e konsideruar atë si “shpërthim i lumturisë”, lumturi të cilën e mban natë për natë në zemër, njësoj si „vendlindjen dhe banorët e saj”. Autori nuk e kërkon me këmbëngulje simbolin, edhepse nganjëherë shprehja e tij të shpie drejt një hermetizmi të zbukuruar me velin e mistershëm të qartësisë. Pa marrë parasysh faktin se shkruan pak, konkludon autori i parathënies, poezitë e përfshira në vëllimin Drita e fjalëve, e ngrejnë Fatmir F. Salihun në rangun e një autori që ka resurse për t’u bërë një zë intersant i lirikës së sotme shqiptare.


Fatmir F. Salihu, Lumina cuvintelor / Drita e fjalëve, vargje, Bukuresht, 2008. (Bucovina literara, nr. 5-6, Suçeava, 2009)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi