Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Mendime të njerëzve me mençuri të hollë , trashëgim për brezat e ardhshëm

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Mendime të njerëzve me mençuri të hollë , trashëgim për brezat e ardhshëm Empty Milazim Kadriu: Mendime të njerëzve me mençuri të hollë , trashëgim për brezat e ardhshëm

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 1:52 pm

Recension

Mendime të njerëzve me mençuri të hollë , trashëgim për brezat e ardhshëm

Prof. Shaban Pllana "Fjalë të urta popullore në Llap",botoi Qendra e Kulturës e Podujevës , 2008

Nga Milazim KADRIU

Trashëgimisë kulturore në trevën e Llapit iu shtua edhe një libër që është i katërti në radhë i kësaj natyre të autorit prof. Shaban Pllana. Autori i librit " Fjalë të urta popullore në Llap ",me trashëgimin kulturore merret me vite të tëra duke mbledhur trashëgimin popullore anekënd trevës së Llapit. Me këto katër libra të tij prof. Pllana ka dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të popullit të krijuar në trevën e Llapit e cila u krijua në kohë të ndryshme e duke u përcjell brez pas brezi ka arritur deri në ditët tona e që t'u mbetet trashëgim brezave të ardhshëm. Natyra e fjalëve të urta është e atillë që njerëzit bëjnë "argumentimin" e mendimeve të njerëzve me mençuri të hollë. Në këtë libër prof. Pllana nëpër fshatrat e ndryshme të trevës së Llapit ka mbledh dhe i ka sistemuar në libër 1522 fjalë të urta popullore.
I tërë materiali në këtë libër është radhitur sipas alfabetit duke mos bërë klasifikime tjera sipas tematikës. Te të gjitha fjalët autori e ka ruajtur origjinalitetin dhe i ka shkruar ashtu si i ka marr nga treguesit dhe si përdoren në Llap edhe sot e kësaj dite.
Tematika e fjalëve të urta në librin e Pllanës është e shumëllojshme të cilat gjeniu popullor i trevës së Llapit i ka krijuar në të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë së njerëzore. Autori është munduar të mos i përsërisë fjalët e urta me përjashtim të rasteve kur ato tregohen në variante të ndryshme.
Autori si edhe më parë ka bërë një punë të mundimshme në terren duke mbledhur trashëgimin popullore,e cila kërkon kohë dhe mund e sidomos tani kur informatorët (njerëzit e vjetër) janë gjithnjë e më të pakët.
Se vërtet prof Pllana është i papërtueshëm në mbledhjen e trashëgimisë popullore e dëshmon me punën e tij ngase ky është libri i katërt nga trashëgimia popullore e trevës së Llapit .Më parë ai ka botuar : " Këngë popullore të Llapit " , " Lojëra popullore të Llapit " , " Anekdota popullore të Llapit " . Të gjitha këto libra ia ka botuar Qendra e Kulturës e Podujevës.
Në librin"Fjalë të urta popullore në Llap" autori ka përmbledh 1522 fjalë të urta nga të gjitha viset e Llapit. Kryesisht bazë e tematikës së këtyre fjalëve të urta është puna - mospuna, dituria - padituria, besnikëria - pabesia, morali - amoraliteti, trimëria - frika, zgjuarsia – pazgjuarësia (budallallëku), e vërteta - gënjeshtra etj.
Në fund të librit prezantohet fjalorthi me fjalët e huaja, barbarizmat si dhe krahinorizmat që dëgjohen në të folmen e Llapit e që janë përdorur në fjalët e urta të këtij libri.

BOX : Shaban Pllana u lind në fshatin Halabak të Podujevës më 1949 . Familja e tij është vendosur në këtë fshat diku në vitin 1878 pas dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe ,nga trojet e tyre nga mase 720 fshatra të Toplicës e të Pusta Rekës .familja e tij është dëbuar nga Pllana e Madhe afër Prokuples dhe për këtë kjo familje muhaxhirë mban si mbiemër emrin e fshatit nga i cili janë dëbuar. Shabani katër klasë të shkollës fillore i mbaroi në fshatin e lindjes,ndërsa katra të tjera në Lluzhan. Shkollën Normale e kreu në Prishtinë ku pas kryerjes së sajë filloi të punoi mësues në vendlindje dhe pa shkëputje nga puna i mbaroi studimet në Gjuhë shqipe e letërsi. Tash punon mësimdhënës i gjuhës shqipe në Podujevë. Deri më tani ka botuar:"Këngë popullore të Llapit" (1998),"Lojëra popullore të Llapit" (2002),"Anekdota popullore të Llapit" (2005),"Fjalë të urta popullore në Llap"(2008),të gjitha në botim të Qendrës së Kulturës të Podujevës. Shabani shkruan edhe poezi ku shumë nga to i ka botuar në revistën "ALBI" që një kohë pati dalur në Podujevë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi