SimonCaterson:Pasardhesi i Kadarese
Faqja 1 e 1
SimonCaterson:Pasardhesi i Kadarese
Pasardhesi i Kadarese
Nga Simon Caterson
"Eshte nje gjeegjeze e mbyllur ne misterin brenda nje enigme". Vleresimi i Winston Churchill-it per Rusine ne vitin 1939 mund t'i adresohet njelloj Shqiperise se vitit 1981. 'Pasardhesi' eshte nje mesazh nga zemra e regjimit totalitar qe eshte ne renien perfundimtare, i izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe i cili madje nuk e njeh me as vetveten. Ceshtja e ikjes per kete roman brilant dhe ngaterrues eshte vdekja e pashpjegueshme e Mehmet Shehut, i cili ka qene trashegimtar i dukshem i Enver Hoxhes, diktatorit komunist psikotik, i cili ka udhehequr kombin e vogel te Ballkanit nga viti 1944 deri ne vitin 1985. Ne nomenklaturen kafkiane te romanit, Shehu eshte Pasardhesi i titullit, derisa Hoxha permendet kudo si Udheheqesi. Ne ate kohe, Ismail Kadare, romancieri me i njohur shqiptar, ka pasur mprehtesi te rralle personale mbi veprat e shtetit komunist: gje qe e kishte furnizuar me materiale te pasura per fiksionin e tij, por qe e kishte futur etiken e tij ne pikepyetje.
Kadare eshte i sinqerte ne fjalite e tij me synime fiktive dhe ne te njejten kohe enigmatik. Ne faqen ku hedhen poshte standardet e botuesit se libri eshte nje veper fiktive dhe personazhet jane imagjinatave, autori ofron nje qasje tjeter: "Ngjarjet e ketij romani terheqin te miren e pakufishme te kujteses njerezore, thesaret e se ciles mund te sillen ne siperfaqe ne cdo periudhe, perfshire periudhen tone. Ne kete kendveshtrim, cdo ngjashmeri ndermjet personazheve dhe rrethanave te ketij tregimi dhe njerezve dhe ngjarjeve te verteta eshte e paevitueshme."
Disa prej romanciereve te medhenj te totalitarizmit - Kafka, Orwell, Solzhenitsyn - i kane marre viktimat si protagoniste qendrore. Shqetesimi i Kadarese eshte pothuajse vetem me efektet e shtypjes totalitare ne udheheqesit e shtetit dhe familjet e tyre. Romani ne vecanti eshte imponues ne pershkrimin e jetes dashurore te trazuar te vajzes se Pasardhesit, Suzana. Ajo eshte e frustruar te mesoje se, shume larg nga te qenit objekt i epshit, te qenit vajza e nje figure te larte ne regjim e bene ate dukshem joterheqese. "Ne vallezimet shkollore, djemte e klases se saj ishin te nxehte si ferri kur vallezonin me vajzat tjera, por kur e kishin ate si partnere ne dysheme, ata beheshin te ftohte si guri, sikur te ishin te magjepsur." Supozohet se ndonje te dashur qe ka ajo veshtire se do te jetonte me gjate se nje merimange mashkull.
Udheheqesit dhe njerezit si ata, ne mungese te burimit te besueshem te informacionit, u kthehen miteve dhe besetytnive te se kaluares para-Staliniste. Pas dekadave me genjeshtra, udheheqesit nuk jane me te vetedijshem se masa e gjere rreth asaj se cka ne te vertete po ndodh. Ne mesojme se vete Udheheqesi "nuk ka ditur se cfare ka ndodhur ne te vertete ne rezidencen e Pasardhesit ne ate nate te 13 dhjetorit." Ndoshta, sic raportuan mediat e kontrolluara nga qeveria, ka qene vetevrasje? Udheheqesi as qe e di e as qe i behet vone, perderisa kontrolli i tij ndaj pushtetit nuk vazhdon nepermjet efikasitetit te inteligjences se tij apo nepermjet aftesise se tij per te neutralizuar rivalet e mundshem. "'Sekreti i tij' i vertete, sic veren nje personazh, eshte aftesia e tij 'per t'i mbajtur njerezit ne gjume".
'Pasardhesi' eshte i bazuar pjeserisht ne bisedat qe autori ka pasur me djalin e Mehmet Shehut - u be ceshtje e debatit. Pas njoftimit se ai ka fituar cmimin inaugurues Man Booker International Prize, Kadare, i cili kishte ikur ne perendim ne vitin 1990, ishte akuzuar se kishte pasur marredhenie te mira me Hoxhen, per t'u konsideruar disident.
"Kadare nuk eshte Solzhenitsyn," ka pohuar poetja rumune Renata Dumitrascu, duke aluduar ne te qenit e Kadarese si anetar i kryesise se Shoqates se Shkrimtareve te Shqiperise dhe vendimin e tij per te ikur nje vit pas rrezimit te Murit te Berlinit. Kryetari i komitetit te Man Booker Prize, John Carey, ishte pergjigjur se 'vendimi unanim per ta shperblyer Ismail Kadarene ishte marre vetem ne baze te vleres letrare,' nje qendrim qe, sic ka verejtur kritiku anglez John Sutherland, mund te inkurajoje ndonje romancier pjellor ende te panjohur me emrin e Sadam Hussein-it.
Nje prej personazheve ne 'Pasardhesi', Arkitekti, vuan nga dilema qe e konfronton artistin me nje shoqeri totalitare. Jo gjithkush ka kurajen, kembenguljen apo talentin per te qene martir. Artistet jane me te prekshem per te dyshuar dhe per t'i pasur frike se cdokush tjeter: "Ndoshta kam qene nje prej te pakteve qe ia kane shtruar vetes pyetjen fatale: a kam apo nuk kam talent? A ka qene mosha qe m'i ka kthyer duart ne argjile, apo kam qene aq i ngathet saqe kam mundur te vegjetoj pa marre parasysh ne cfare periudhe kam jetuar?" Eshte nje pyetje qe pa dyshim shumica e artisteve qe ia kane shitur shpirtin e tyre qeverise se kohes, madje edhe ne demokracite si tonat, e kane peshuar ne fshehtesi. Edhe nese Kadare ka bashkepunuar ne regjimin e Hoxhes dhe nuk ka asgje ne kete roman te mrekullueshem per te sugjeruar se ai nuk ka qene, eshte mjaft e mundshme se 'Pasardhesi' ndryshe nuk do te shkruhej. Ashtu sic eshte, libri shtron pyetje per te cilat nuk mund te gjenden pergjigje te pershtatshme.
"The Monthly Magazine"

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi