Te Princesha e Europës
Faqja 1 e 1
Te Princesha e Europës
Princesha e Europës
Mbresa udhëtimi nga Zvicra
Kastriot FRASHËRI
Udhëtimet drejt Perëndimit nuk e kanë më atë magjinë që kishin dikur për shqiptarët, por një udhëtim drejt Zvicrës, perlës turistike të Europës, ka gjithmonë diçka të magjishme. Një vizitë në Zvicër, në vijën e maleve nga liqeni i Konstancës deri në atë të Gjenevës, në qytetet me rrugë e parqe madhështore, me liqenet e shumtë, alpet e bukura, dhe çdo gjë që të rrethon ka vetëm një ngjyrë, atë të blertën e natyrës, ku në çdo kilometër gjen një verër arti, është përtej çdo përfytyrimi.
Pak muaj më parë, pata rastin që në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Çështjeve Kombëtare (INA) të zhvilloj një vizitë në Konfederaten e Zvicrës. Iniciator i kësaj vizite ishte z. Marcel Steiner, miku im, i cili prej tetë vitesh jeton e punon në Shqipëri në shërbim të Ungjillit dhe është martuar me një vajzë shqiptare, çame nga Tirana. Në aeroportin e Zurich (Zyrihut), ku ai më priste së bashku me bashkëshorten, gjithçka ishte në vendin e vet, dhe tregonte pasqyrën e rregullit dhe të korrektesës së njohur zviceriane. Më tej, udhëtuam drejt Wattwil-it, qytezës rreth njëqind kilometra larg Zyrihut, që nën dritën e hënës, mbuluar me qilimin e bardhë të dëborës, dukej si një pikturë e ftohtë. Por ky ishte vetëm një iluzion, pasi zjarri i mikpritjes së Wattwil-it do të na ngrohte dhe do të na rrëmbente në gjirin e tij.
Pasi u akomoduam në këtë qendër, prej nga do të nisnim vizita në shumicën e qyteteve të Zvicrës, pritëm zbardhjen e ditës, nën një gjumë të rehatshëm larg zhurmave të padurueshme që ofron kryeqyteti ynë, ku për çudinë tonë, pasi ishim ndarë me Tiranën mes një të ftohti drithërues, na “uroj” mirëseardhje një diell i artë, nën bardhësinë verbuese. Pa humbur kohë, për të shijuar çdo sekondë u nisëm me makinë për në Malin Säntis, një pikë turistike mahnitëse në majë të malit, jo shumë larg, ku vijnë çdo ditë qindra vizitorë nga e gjithë bota. Një e papritur tjetër më befasoi pasi zbritëm prej teleferikut: aty në atë majë perlë, qenë ekspozuar gurë mineralesh të çmuara të kombit tim, gurë nga miniera e botës, Kosovës dhe miniera të tjera të botës shqiptare. Bukuria e ftohtë vezulluese e Säntis, ku dora e njeriut ka lënë një gjurmë të mrekullueshme arti, kuluture e qytetërimi, më kujtoi bukuritë e vendit tim, pa fat, të harruara, për të mos thënë të masakruara.
Vizita në qytetin e Zurich (Zyrihut), me liqenin mahnitës dhe peisazhin që krijon, si të huajtur nga një tablo impresioniste përtej reales, më la mbresa të thella. Në bulevardin Bahnhof gjenden dyqanet më lluksoze dhe më të shtrenjta: Boutique me veshje të modës së fundit, të bizhuterive të arit, dhe të orëve cilësore zvicerane. Kjo rrugë të çon nga stacioni trenit drejt sheshit të Paradës, në të cilin kanë selinë e tyre disa nga bankat më të mëdha dhe më të fuqishme, jo vetëm të Zvicrës, por të gjithë botës. Prej këtu mund të përshkruash gjithë qytetin me Tram (Tranvaji bardhë e blu që simbolizon ngjyrat e flamurit të kantonit të Zyrihut). Përmes qytetit rrjedh qetësisht lumi Limat që ndan qytetin pothuajse në dy pjesë, ku secila prej tyre dëshmon zhvillimin në një periudhë të caktuar. Zyrihu është qyteti më i madh i Zvicrës me aeroportin ndërkombëtar dhe stacionin e trenit që shërbejnë si nyjë lidhëse me gjithë botën. Për të kishim dëgjuar më parë lloj-lloj thashethemesh sikur në këtë qytet mbizotëron tregu dhe konsumimi i drogës dhe si vizitorë që ishim duhet të jetonim me këtë ndjesi dhe frikë, por realiteti tregon të kundërtën. Askush nuk do të shohë skena të një arene të tillë. Jo më pak më pëlqeu qyteti Zug, me pjesën e vjetër të Habsburgeve dhe me monumentet e tij të shumta si kulla e Sahatit, zbukuruar me flamujt e kantoneve të Eidgenosëve (Aidgenoseve-emër i vjetër i zviceranëve që do të thotë Shokët e Besëlidhjes), të cilët kanë themeluar besëlidhjen zvicerane në vitin 1291. Një panoramë e jashtëzakonshme do të na priste në orët e mbrëmjes në bulevardin kryesor buzë liqenit, në të cilin u magjepsëm nga një perëndim i kuqëremtë e magjik i diellit, të cilin e shijuam të ulur në një nga baret e tij.
Pjesë e axhendës sonë qe dhe kryeqyteti i vendit, Berna, me ndërtesat madhështore të Parlamentit, qeverisë, me selitë e trupit diplomatik, me parqet dhe muzetë e shumtë, dhe institucionet e shtetit të Konfederatës Zvicerane. Një kënaqësi e veçantë për çdo njeri që ka rastin të vizitojë këtë qytet është të bërit shoping nëpër dyqanet moderne në një prej Promenadave të mbuluara me harqe të vjetra, të cilat të japin idenë se ndodhesh në një qytet mesjetar. Një vizitë në Parlamentin zvicerian është kënaqësia e radhës. Një
ndërtesë madhështore e rrethuar nga një mozaik i gjelbër kodrash, ndërtesave përreth dhe lumit Aare, është po aq impresionuese, dhe na lejon që përtej imagjinatës së zakonshme të mendojmë se ndodhemi në një perandori të madhe përpos kantoneve që qeveriset nga ligji dhe rregullat, ku shteti e ka emrin SHTET.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Te Princesha e Europës
Kudo që vazhdojmë udhëtimin tonë gjejmë qytete të bukura, me veçori dhe dallime të ndryshme nga njeri-tjetri. Edhe qyteti i Rapperswil-it ose ndryshe qyteti i trëndafilave nuk bën përjashtim. Ai na shfaqet autoritar me kodrinat e buta dhe ndërtesat e një stilli të veçantë të rrethuara me lule dhe bimësi të dendur. Ky mozaik shtrihet deri në breg të Liqenit, ku bashkohet me shëtitoren më të madhe të qytetit të mbushur me pemë gështenje (Kastanie) që ngjajnë si monumente të gdhendura në bronz. Si në shumë qytete të këtij vendi spikat Kalaja me kullat dhe çatitë me majë të lartë, që shkëlqejnë nën rrezet e diellit, dhe restorantet e shumta me menu multikulturale, që nga kuzhina tipike zviceriane, italiane, franceze, amerikane, kineze etj. Për të kaluar kohën e lirë, vendasit apo vizitorët do të gjejnë shumë alternativa, si të rriturit, që mund të vizitojnë muezeumet dhe qendrat e artit ashtu dhe fëmijët që do të gjejnë lumturinë e tyre nëpër arenat e ndryshme të Cirkut të mbushura me kafshë të shumëllojshme dhe pishinat e shumta.
Qyteti më i preferuar prej turistëve të mbarë botës është Lucerna, me katedralet dhe Kështjellën e saj në kodër, liqenin piktoresk nga ku ka zanafillën lumi Reuss, të cilin e përshkruam nëpërmjet urës së Kappelit, ndërtuar në Mesjetë, nën çatinë e të cilës është përshkruar me piktura antike gjithë historia e Zvicrës. Gjithshka këtu flet për fantazinë dhe madhështinë e punës së krijuese zvicerianë. Edhe këtu si në çdo cep të Konfederatës do të ndeshesh me rrugë të gjëra e të pastra, që shkëlqejnë nga rregulli dhe pastërtia, ku e vetmja mundësi për të gjetur një letër në tokë do të ishte ta hidhje vetë, fakt që ndërgjegjia jonë nuk do të na lejonte për të masakruar një ambjent që i jep kuptim jetës përmes sigurimit të standardeve “all Swiss”.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Zvicër, autori i këtyre rradhëve pati rastin të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të këtij vendi. Patëm nderin të pritemi në një takim zyrtar në Agjensinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Departamentin Federal të Punëve të Jashtëme (FDFA) nga znj. Nathalie Barbancho, drejtuese e programit për Shqipërinë në Divizionin e Ballkanit Perëndimor. Në emër të Institutit falenderuam zonjën Barbancho për ndihmën dhe asistencën e madhe financiare që ka dhënë kjo Agjensi për zhvillimin e Shqipërisë, e cila është e fokusuar në tri fusha: demokratizimi dhe decentralizimi; zhvillimi i sektorit privat dhe infrastruktura qendrore e shërbimeve sociale. Ne patëm rastin të evidentonim përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, anëtarësimin në NATO, si dhe për aplikimin në BE, duke e vënë theksin se ka ardhur koha që ndihma dhe asistenca për Shqipërinë, tani e në të ardhmen duhet të fokusohet më shumë në projekte të rëndësishme zhvillimi që nuk i përkasin më fazës së tranzicionit.
Më tej, duke përfituar nga rasti e njohëm bashkëbiseduesen me rolin dhe gjendjen e institucioneve të shoqërisë civile në Shqipëri, duke cilësuar se shumica e institucioneve reale kërkimore dhe politikëbërëse me emër dhe kontribut të njohur janë në mëshirë të fatit për shkak të politikave selektive që aplikojnë donatorët në trajtimin me fonde financiare, ku nuk është e tepërt të thuhet se këto organizata kontrollohen nga Mafia Intelektuale e Tiranës, të cilët ndajnë, përzgjedhin projektet dhe organizatat e njeri-tjetrit.
Më tej, në qytetin Wil, një takim i përzemërt me z. Rolf Alther, President i Agjensisë për Shkëmbime Ekonomike Zvicër-Shqipëri, do të ishte pjesë integrale e kësaj vizite për të diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për realizimin e një forumi për zhvillimin e tyre me Zvicrën. Shqipëria –u konkludua në këtë takim, është për sipërmarrësit dhe investitorët një vend shumë interesant për biznes. Ajo zotëron shumë burime natyrore, të cilat nuk janë shfrytëzuar, apo janë lënë në mëshirë të fatit që nga periudha e ndryshimit të sistemit. Shqipëria së bashku me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën përbën një treg me mbi 9 milion banorësh. Zviceranët që banojnë në Shqipëri e shohin jetesën në Shqipëri – përgjithësisht në qytete – si të këndshme. Sipërmarrësit dhe investitorët zviceranë ofrojnë shanse të mëdha për t’u angazhuar me sukses në një treg të ri, që po rritet dhe që është tepër i favorshëm gjeografikisht. Për të gjitha këto u nda me bashkëbiseduesin i njëjti qëndrim, se ka ardhur koha që Shqipëria duhet të shkëputet një herë e mirë nga tregu lindor dhe nga përballja gjithmonë e në rritje të investimeve dhe pseudokredive arabe. Arabët kanë financuar ndërtimin pa leje të shumë xhamive në këtë vend, në infrastrukturë, ndërtesa sociale etj, duke synuar të krijojnë për botën imazhin e një vendi mysliman, por siç u përmend më sipër, Shqipëria bën pjesë në Europë dhe jo në vendet islame. Qeveritë perëndimore, si dhe politika dhe ekonomia zvicerane, duhet të perceptojnë përgjegjësine e tyre dhe t’i tregojnë popullit shqiptar një perspektivë të një të ardhmeje me vlera Euro-Perëndimore. Autori i këtij reportazhi e siguroi bashkëbiseduesin për rolin e Institutit për forcimin e marrëdhënieve me Zvicrën, si dhe se do të kontribuojë për realizimin me sukses të këtij forumi ekonomik, për t’u dhënë shtysë të mëtejshme marrëdhënieve të bashkëpunimit midis dy vendeve tona mike.
Mbresëlënëse ishte vizita në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, ku u takuam me zotin Mehmet Elezi, ambasador. Një seli diplomatike e mobiluar bukur dhe që të bënte krenar të ndjeheshe shqiptar. Një takim i ngrohtë, ku gjithça ju referua jo vetëm rëndësisë së forcimit të marrëdhënieve me Zvicrën, por edhe kulturës kombëtare dhe kontributit të gjithëkujt për ta përfaqësuar atë denjësisht, përfshirë dhe veprat e fundit të autorit Elezi për gjuhën dhe kulturën shqipe.
Në vijim të qëndrimit në Zvicër, nuk mund të largoheshim nga Zurich-u, pa vizituar redaksinë e gazetës "Bota Sot", ku u njohëm nga afër nga stafi i kësaj gazete që tashmë botohet në Kosovë, me përpjekjet dhe veprimtarinë e kësaj redaksie, për mbajtjen gjallë dhe shpërndarjen e një subjekti të informimit publik në gjuhën shqipe, për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit të shqiptarëve në diasporë.
Mikpritja zvicerane më emocionoi. Miqtë e shumtë të Marcelit, përhapës të Biblës në botë, në çdo mjedis më përshëndetnin në gjuhën shqipe. Mësova se ata kanë një dashuri dhe respekt të veçantë për popullin tim. Këtë e ndjeva edhe në familjen e Marcelit. Një tjetër mik i shqiptarëve është dhe zoti Werner Arn, drejtues i komunitetit kristian në Wattwil, i cili jetën e tij ia ka kushtuar plotësisht shërbimit ndaj Jezu Krishtit, duke ndihmuar kështu shumë njerës në nevojë. Ai me erudicionin e tij nuk pushonte së predikuari, mirësinë, paqen, vlerat dhe moralin e shoqërisë. Ai lutej për një të ardhme të begatë për Shqipërinë...
Në Zvicër, jeton dhe punon një komunitet i madh shqiptarësh. Ata janë një urë lidhëse midis dy kombeve. Të vizitosh çdo cep të këtij vendi në harkun kohor të një vizite është e pamundur, jo vetëm për bukurinë e qyteteve, turizmin që të ofron, liqenet dhe alpet e shumtë, por edhe për shtrirjen e saj. Gjeneva dhe Lozana mbeten dy kryevepra të tjera të arkitekturës urbane zvicerane që me liqenet e tyre të famshme presin ti vizitojmë me endje. Gjeneva mbetet një qytet shpirtëror për shqiptaret, pasi në vitin 1920 ishte selia e Lidhjes së Kombeve (sot UN), ku imzot Fan S. Noli në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar u ftua të zinte vendin e rezervuar në Asamblenë e Lidhjes. Për të gjithë është i njohur fakti se pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte një faqe e re në historinë e saj.
Zvicra na priti me vezullimin e bardhë të dëborës, me atë natyrë të pastër flu, që dukej sikur ishte huazuar nga përrallat. Na priti me verërat e saj të rralla, me llojet e shumta të produkteve agroushqimore, me djathrat e shumëllojshme, si Tilsiter, Emmenthaler, Appenzeller dhe Gryere, etj., provuam dhe Raclette dhe Fondue, specialitete të guzhinës zvicerane me kaçkavall të shkrirë, me çokollatat e mirënjohura si Lindt & Spruengli, Cailler, Frey, etj., të gjitha “Made in Switzerland” që shkojnë në të gjitha tregjet europiane e botërore, me lulet dhe parqet e shumëllojshme, për të cilat zviceranët kanë një dashuri të veçantë, me folkun tradicional që ndeshet kudo në veshjet dhe kostumet kombëtare, dhe me muzikën popullore të këndshme.
Vërtet Zvicra është një përrallë, por një përrallë e gjallë që vepron, një realitet mahnitës, që të josh me bukuritë e saj të pashtershme dhe infrastrukturën moderne. Por, si çdo vizitor, nuk mund të harrojmë dhe të mos flasim për tunelet e Zvicrës, si një pasion i veçantë i zviceranëve. Tunelet dhe zviceranët shkojnë vërtet thellë. Disa thonë se kjo simpati e ndërsjelltë vjen nga ekzistenca e tyre e rrethuar me male. Këtu kemi mrekullinë e parë të saj dhe mrekullinë më të gjatë në botë. Ky tunel që do të lidhë Zyrihun me Milanon është 60 km i gjatë dhe pritet të shënojë dhe një ngritje në gradën e tyre sociale. Shumë kompani zvicerane konkurojnë dhe janë lider në tregun global të tuneleve. Më shumë se 2.400 km me tunele kryqëzohen në udhët e Zvicrës. Ky vend ka trafikun më të dendur hekurudhor të mallrave në Europën perëndimore, dhe të gjitha ngarkesat e saj kalojnë në një numër të madh tunelesh.
Shpirti i ngrohtë e delikat zvicerian pasqyrohet në sytë e mikut tim Steiner, i cili kërkon të na kënaqë me çdo kusht. Kur flet, atij sikur i buron nga sytë një dritë flurore, drita e bardhë që ai e ka marrë nga nayra e mrekullueshme e vendit të tij, një model dhe për të gjitha vendet në zhvillim, pse jo dhe të një pjesë të Bashkimit Europian. Në kthim, duke lënë pas bukuritë e Zvicrës, m’u kujtua vendi im, bukuritë e të cilit nuk janë më të pakta se ato të Zvicrës, por që mjerisht janë bukuri që flenë dhe përdhosen përditë nga barbaria e një grupi njerëzish dhe zyrtarëve të papërgjegjshëm e të korruptuar të shtetit. Zvicra në pak ditë më mbushi me energji, pasi preka nga afër ato bukuri dhe vlera që kisha lexuar në libra dhe kisha parë në ekranet e televizioneve. Gjërat ishin më të bukura dhe më komplekse se njohjet e mia të tërthorta me këtë Princeshë në zemër të Europës. Zvicra, në fakt, është një model zhvillimi, një model se si mund të shndërrohet natyra dhe shpirti njerëzor në burime energjie e progresi social në shërbim të njerëzimit, si mund të kultivohet ndjesia e punës, kujdesi ndaj natyrës dhe kultura qytetare. Ajo mbetet për ne shqiptarët një ëndërr që një ditë ndoshta pret se do të preket...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi