Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sebahate Byci:MALLI PËR SHQIPËRINË

Shko poshtë

Sebahate Byci:MALLI PËR SHQIPËRINË Empty Sebahate Byci:MALLI PËR SHQIPËRINË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:45 pm

MALLI PËR SHQIPËRINË

Sebahate Byci:MALLI PËR SHQIPËRINË Sabahatebyci-150x150Serish ne rubriken tone poetike, zbret poetja e mergimit, Sabahete Byci. Kete radhe pak me ndryshe,se poezite e saj kane nje drejtim romantik dhe prekes. Dashuria eshte thelbi i ciklit te sotem, qe tingellon me forcen e vargjeve duke na dhuruar kesisoj shpirtin e poetes. Nje ndjesi e vecante por qe te ben te ndjehesh vertet njeri,te ndjehesh vertet i dashuruar me zgjedhjet qe ben. Sepse dashuria i kushtohet vetem gjerave me te vlefshme…..








MALLI PËR SHQIPËRINË


Shqipëri

Sa herë më merr malli për Ty

Ulem e qaj me lot Kosove

Me lot shqiponje qaj

Me lotët e maleve të Naimit

Të “Lulit të vocërr”
Qaj edhe me klithmën


“Sikur te isha djalë”

Shqipëria ime

Sa herë më merr malli për Ty
Qaj me lot Kosove


Për besë shqip qaj
E në mend më bie fjala:


Ne jemi Shqipëria vetë

MERRE MALLIN TIM


Nëse zbret nga Çabrati
Ma përqafo Gjakovën
Si të duash ti

Nëse vjen nga Tirana
Eja e merre mallin tim
Bashkë me lotin e gëzimit

Nëse kthehesh nga Prishtina
Ma përqafo Gjakovën
Edhe Nënën me Babanë

E nëse nga lindja e Diellit
Në mbrëmje të shkon mendja
Tek Hëna
Mos harro dhe dije




Shkodrën Korçën Tepelenën Prizenin…


Të tërën Shqipërinë

E përqafoj



TË DUA SIÇ DASHURON NJERIU


Të dua siç i dashuron njeriu

Gjerat e errëta
Në shkëlqimin e verbër
Të zemrës së coptuar

Të dua pa e ditur përse


Të dua me të drejtë
Pa komplekse e vuajtje


Sepse ndryshe nuk di.

METAFORA PËR TYMe qejf të thashë: (në)Korri (ik)or
Shtatë kallinjtë e heshtjes
Të hidhen si vet vdekja shekullore
E nëse do thuri 17 poezi




(Në) Qersh-i (or)-iku e kuqe flakë
Rrezja e Diellit në thellësinë e mbrëmjes
Puthi natën
Mori dashurinë gaforre në katror



Vetëm për mua

Gushën ta puthi si pëllumbeshë.

NË ORIGJINAL



Në mbrëmje
Unë jam unë
Në origjinal
Si dita vetë.



Në mbrëmje

Ta thërras bukurinë
Nusërinë e moçme
Në kutinë e vjetër
Mbuluar me merimanga



Me buzëkuq
Kur buzët si qershi


E si Molla e Kuqe i kam

Të thërras Ty

Deri pas mbrëmjes
Kuq unë e kuq qielli


Nga perëndimi
Aty ku me mua
Bie në gjumë Dielli


Unë kuq nga Ti
E Ti kuq ndoshta


Nga turpi në heshtje

Që as vet nuk e di përse.



MA DHUROVE VAJIN


Që njëzet e shtatë vjet
E më shumë
Kisha krah
Kisha gëzim
Perse vajin ma dhurove


Nuk dua të qaj
Nuk dua të qesh



Bebëzën e syrit ta fala
Ty drita ime


Edhe në netët pa hënë

Ti je shkëlqimi im.

UNË E TITi besa e Zotit



Unë e Ti më
Qeshim njësoj



Edhe qan si unë

Ti fatkeqësia ime
Ti thithja e ajrit të mushkërive
Ngazëllim që ma ka endja
Edhe kur nuk ndihem e uritur


Tek Ti që shuhet
Në lagështi vese
Buza e mëngjesit


Dhe ylli im i parë.
ÇUDIA








Si hijen time

Çudi

Sa i rëndë që je

Me këtë

Çuditem

Edhe vetë.

PA TRADHTI Bashkëshortin shpesh
E zgjova nga kotësia


Tradhtinë në mua
Nuk mund ta gjesh!



Shko e ik thirre
Në fund ikja isha unë


Unike në ndarje
Pranverë e pikëlluar

Ti ec me mua
E unë të barti
Sepse unë me mallin e pashkruar
E përqafoj Kosovën Gjakovën
Vlorën Kukësin Tiranën Prushtinën
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi