Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin kundër korrupsionit

Shko poshtë

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin kundër korrupsionit Empty Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin kundër korrupsionit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 6:32 pm

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin kundër korrupsionit

Fatbardhë Zeka,


Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin kundër korrupsionit KUV
Ndryshe Kuvendi në rend dite kishte edhe Projektligjin për prokurimin publik, Projektligjin për rezervat shtetërore të mallrave, Projektligjin për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe Projektligjin për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.


Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, Projektligjin kundër korrupsionit, ndërsa në rend janë edhe shqyrtimin e Projektligjit për prokurimin publik, Projektligji për rezervat shtetërore të mallrave, Projektligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe Projektligji për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.
Deputetë e Kuvendit të Kosovës miratuan sot në shqyrtim të parë Projektligjin kundër korrupsionit, të cilin dje e prezantoi ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi. Deputeti Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, tha se projektligji në fjalë i plotëson të gjitha standardet e kërkuara dhe si i tillë e ka përkrahjen e Komisionit për legjislacion. Sipas tij në projektligj duhet bërë disa ndryshime, të cilat do të amandamentohen gjatë shqyrtimit të dytë.
Donika Kada-Bujupi, nga AAK-ja, tha se korrupsioni nuk mund të luftohet vetëm me retorikë. Ky projektligj, tha Bujupi, më shumë i përngjan një konkursi sesa ligji dhe kërkoi nga deputetët të mos e miratojnë si të tillë.
Ndërkaq Ibrahim Gashi nga AKR-ja tha se në projektligj ka përzierje të kompetencave dhe formulime të gabuara në hartimin e tij.
Ndryshe Kuvendi në rend dite kishte edhe Projektligjin për prokurimin publik, Projektligjin për rezervat shtetërore të mallrave, Projektligjin për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe Projektligjin për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së shtunë të gazetës "Bota sot")
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi