Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

oftim nga Shoqata ''Trojet e Arbrit''

Shko poshtë

oftim nga Shoqata ''Trojet e Arbrit'' Empty oftim nga Shoqata ''Trojet e Arbrit''

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:04 am

SHOQATA ”TROJET E ARBRIT”

NJOFTIM

Ju njoftojmë se më 26 korrik 2009, në Shkup, organizojmë Sesionin e Tetë Shkencor me temën: ”Shqiptarët gjatë viteve 1878-1948”
Shoqata ”Trojet e Arbrit” me një punë intensive, deri më tash ka vazhduar me sukses misionin e saj për rifreskimin e kujtesës historike për shumë ngjarje dhe për figura të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Kësaj po i kontribuojnë mbi 100 historianë, studiues, shkrimtarë, publicistë dhe veprimtarë të organizuar në shoqatën tonë, nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora jonë dinamike e atdhetare. Shoqata deri më tash ka mbajtur shtatë sesione shkencore, pesë akademi përkujtimore dhe ka botuar shtatë libra që përbëjnë një lloj enciklopedie të historisë shqiptare. Të hedhesh rreze drite për ngjarjet dhe personalitet, të cilët tërë jetën ia kushtuan idealit të çlirimit dhe të bashkimit kombëtar, është obligim dhe nder i veçantë, sepse në këtë mënyrë i kontribuojmë historiografisë, por edhe dëshmojmë se personalitete dhe ngjarje të lavdishme jo vetëm se nuk do të harrohen por ato do të jenë udhërrëfyese edhe për brezat e ardhshëm.
Ju njoftojmë se tashmë çdo gjë është gati për Sesionin e radhës që do të ketë për temë “Shqiptarët gjatë viteve 1878-1948”. Shumica e ligjëruesve janë paraqitur me temat e tyre atraktive dhe me interes shkencor. Këshilli Organizues përkujton edhe njëherë autorët e kumtesave të këtij sesioni si dhe të sesioneve që do të pasojnë, që të respektojnë harkun kohor të përcaktuar - pra vitet 1878-1948 dhe të mos kenë më tepër se katër (4) faqe tekst me rreshta normal, përkatësisht pesë minuta për lexim. Përmbajtja e kumtesave duhen të jetë në përputhje me titullin. Ato, të kompjuterizuara në CD do t’i dorëzohen Sekretarisë së Sesionit. Më vonë punimet që do t’i dërgohen Redaksisë së shoqatës “Trojet e Arbrit”, nëpërmjet postës elektronike, duhet të jenë të mbështetura në referenca dhe të lekturuara. Ato duhet të kenë më së shumti 12-15 faqe.
Njoftojmë pjesëmarrësit dhe mjetet e informimit nga të gjitha viset etnike shqiptare se ky sesion mbahet në Shkup, më 26 korrik 2009, duke filluar në orën 10,00 të paradites, në ambientet e HOTEL LUXOR, në “Rrugën e Kaçanikut” (“KAQANIQKI PAT”), Nr. 43, në Shkup.

Mirë se vini!
Vëllazërisht,
Në emër të shoqatës ”Trojet e Arbrit”
Prof. dr. Muhamet Shatri, kryetar
Mr. Sc. Nue Oroshi, nënkryetar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi