Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rama kerkoi bashkeqeverisje

Shko poshtë

Berisha: Rama kerkoi bashkeqeverisje Empty Berisha: Rama kerkoi bashkeqeverisje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:07 am

Berisha: Rama kerkoi bashkeqeverisje


Kryeministri tha mbreme ne "Opinion" se kreu i PS i kishte kerkuar te benin qeveri te perbashket. Pse refuzoi dhe si me Ilir Meten, do te bashkepunoje dhe per zgjedhjet vendore (Koha Jone)

Jeni rikthyer pas dy javesh ne studio dhe ne mes, jane zgjedhjet e pergjithshme. Nje fitore per PD-ne, por jo ajo e pritshmja. Por ju keni nje histori qe nga viti 1990...


Une nuk jam historik, jam e ardhmja, jo historia. Derisa une ulem sot tek ti, me i votuari nga rinia shqiptare, une te garantoj qe te gjithe sukseset kane pasur si faktor vendimtar, te rinjte. Por fakti qe une edhe kete radhe ulem si fitimtar ketu, ulem per shkak te te rinjve. Nese dikush misheron te ardhmen e nje kombi, ky eshte i riu dhe e reja.

Duhet te keni parasysh se ishte PD-ja, qe kishte dominance ne nje moshe deri 45 vjec...

Po dhe nje dallim tjeter eshte ideali evropian. Gjithcka eshte e lidhur me te, qe shqiptaret e kane 96%. Por duket se, me shume se te gjithe te tjeret, me per zemer e kane te rinjte shqiptare. Pra te rinjte shqiptare jane afer PD-se, per idealet evropiane. Po te jete problemi si banore, ndoshta jemi me te vjetrit e kontinentit, por serish ne ne vitin 1990 dolem me sloganin qe, "Ta bejme Shqiperine si Evropa". Kurse rivali im cfare beri? Beri ate qe une bera ne vitin 1991 me te rinjte. Ai prodhoi ne vitin 2009, rrezimin e bustit dhe mendoi se do te krijonte konfuzion ne mendjen e te rinjve. Nese une jam ketu sot e ne 20 vite, ajo karriere eshte pershkuar per shkak te nje lidhjeje te perhershme qe une kam me shqiptaret, lirine.

Keni deklaruar se do ta beni qeverine vetem, me sa duket deshtuat?

Une nuk perdor stimujt nga prodhuesit e viagres, keto jane stimuj. Sali Berisha asnjehere nuk ka qeverisur pa koalicion. Edhe kur kemi pasur vota kemi zgjeruar koalicionin, qe njerezit te gjejne sa me shume perfaqesim ne qeveri.

A keni deshtuar me rezultatin?

Absolutisht jo. Fitorja eshte si xhevahiri, ajo shndrin.

A keni analizuar se ku nuk ka funksionuar per ju?

Fitimtari nuk gjykohet. Jam shume i kenaqur. Une jam gjithnje per koalicionin, do te bej koalicione, eshte e domosdoshme te pranosh diversitetin.

Si i gjykoni zgjedhjet?

Nje njeri qe doli me te rinjte e Shqiperise ne rruge, doli per zgjedhje te lira. Kam ndjere nje kenaqesi te jashtezakonshme ne zhvillimin e ketyre zgjedhjeve, te cilat ne vleresim unanim boterore, jane zgjedhje te cilat kane qene me korrektet.

Po me votat?

Absolutisht eshte numerimi me i mire, me kamera. Eshte jashte cdo lloj mundesie qe cdo parti politike te kete nje numerues, se do te krijonte kaos. Nuk ka asnje vend ne bote, qe e vendos fleten perpara vezhguesve per ta pare. Ne te gjitha rastet ka pasur kundershtime, por standardi me kameren, eshte unik.

Jeni i kenaqur?

Po jam i kenaqur. Nuk mund te them se ishin te persosura. Ne zgjedhjet e fundit kishte probleme, por me kujtohen zgjedhjet ne nje vend tjeter, ku njerezit kane qendruar 20 ore ne radhe per te votuar. Standardet jane nje problem i pergjithshem. Qellimi kryesor eshte shprehja e vullnetit te lire.

Opozita ka deklaruar se ju, po i merrni mandatin e Fierit?

Uroj qe te mos jete "opozita" e kutise. U numeruan kutite e Beratit dhe nuk doli asgje. Do te numerohen kutite e Fierit. Nuk ka asnje te drejte, t'i mohohet vota kurrkujt.

PS eshte shprehur se, nese nuk merr mandatin e 9-te nuk njeh zgjedhjet?

Te perdoresh alibi per te mos njohur zgjedhjet, nuk eshte ne interesin e saj. Edi Rama nuk me telefonoi, humbi rastin. Nese me takon qe te jem une humbes, do t'i telefonoja zotit Rama. Kurse zoteria e tij, doli njehere dhe pastaj u shnderrua ne nje... Pra nuk ka rendesi, humbi rastin per te vendosur nje standard. Kurse une, absolutisht qe do t'i telefonoja, pasi me takonte. Sa per zgjedhjet, nuk kisha motiv t'i kundershtoja. Kam krenari dhe kenaqesi te vecante, se me perkushtim ia dolem me keto zgjedhje.

Opozita thote qe permes KQZ-se, po deformoni rezultatin?

Opozita ka qene e perfaqesuar, sa dhe mazhoranca ne ato zgjedhje. Kodi e ka te percaktuar, se kur numerohen dhe kur jo. Kerkesa ime ka qene, ligji dhe vetem ligji.

Por s'kemi ende rezultat final?

Po kemi, paraprak.

Jeni te vonuar?

Ne rast se do te dyfishohen qendrat e numerimit te votave, atehere mund te kemi nje rezultat ne 24 oret e para. Si votim ishte shume i thjeshte, por ne zgjedhjet vendore do te shtrojme infrastrukturen me me shume kamera. Pasi me kamera eshte gjithcka e regjistruar dhe i numeron ne film.

A e kishit seriozisht deklaraten se do te jepnit doreheqjen nese humbisnit?

Po, do te jepja doreheqjen nga jeta politike. Udhehoqa nje liste, nje beteje, nje fushate, natyrisht detyrimi im madhor eshte, qe te hap vendin per njerez te tjere.

Ju keni deklaruar se do te dorehiqeshit ne 2001?

Une i mora zgjedhjet e vitit 2001, logoja ime ishte me e votuara. Parlamenti Evropian thoshte se nuk perfaqesohej parlamenti nga votat e dhena. Nese do t'i humbisja njehere zgjedhjet e lira dhe te ndershme, atehere do te jepja doreheqjen, por s'ka ndodhur, ndodhi qe nxora nga beteja qe nga Enver Hoxha dhe te gjithe lideret e tjere te asaj partie.

Rama, akoma s'ka dale nga politika!

Standardi eshte standard. Ky te beje c'te doje.

Nuk ju tremb ideja qe ai do te mbetet ne krye te PS?

Jo, si te me trembe kjo. (qesh)

Do te perballeni me te, ne zgjedhjet lokale?

Sa here te doje. Ka disa rregulla, nuk e thashe kot qe i urova ditelindjen. I uroj qe vitet, t'i sjellin sa me shume rini. Atij i mungon rinia. Mund te kesh vitet, por mund te jesh i plakur. A nuk doli ai me politiken e re, ka 3 vjet qe flet per te. A nuk paraqiti nje grup te rinjsh i kompostoi si maja e gjenerates se re, 0.99? Flas per simbolet e politikes se tij te re.

78 nga 140 deputete, ulen sot per here te pare. Eshte tendence e cuditshme qe nuk ndeshet ne asnje vend te botes?

Une kam 25-30%. Rinovime me te thella, nuk eshte e arsyeshme te behen. Ky eshte problemi i PS-se, qe mbajti vetem 3-4 nga simboli i PS-se.

Ju e keni rinovuar?

Jo me shume se 1/3 e saj. Nuk ka institucion me te shkelqyer per t'u trajnuar, per t'u faktuar, per t'u formuar si oratore. Nuk ka shans me te madh per nje te ri apo te re, per te deshmuar dhuntine e tij politike, se sa platforma e Parlamentit. A do ta shfrytezojne? Nese ndodh keshtu, do te ishte ne te mire te vendit. Zoti Rama, zgjodhi grupin e vet per ta futur ne Parlament. Pse e beri? Nuk dihet.

Si do te ndiheni tani kur Nano, Gjinushi, Ceka, Milo, Rama nuk jane ne Parlament. Me ke do t'i beni betejat?

Ky eshte nje problem. Pasi do te shfaqet sindromi i kryeministrit. Do te thote qe ne ate grup do te ngrihen 15, secili do te kujtoje se eshte kryeminister dhe do ta pergatisin me mjeshtri te madhe, rezultatin tim ne vitin 2013.

Prape do te vazhdoni?

Sa te me votojne keta, une do te vazhdoj.

Por Partia Socialiste, ka dale force e pare?

Kam qene ne koalicion me 17 parti politike. Po udhehoqe partine, udheheq partine, po udhehoqe koalicionin, udheheq ate. Tek ai ka akuza, qe kane vjedhur vota.

Koalicion c'do te thote? Eshte nje forme e re ne Shqiperi?

Eshte e re dhe e dobishme, e diktuar nga rezultati. Absolutisht do t'i ofroja, edhe me 73 deputete te kisha, do t'i ofroja koalicion LSI-se.

Ishte pazar paraprak?

Jo. Eshte domosdoshmeri qe shqiptaret te shohin qe gjerat s'jane te ndara me thike. Ne kete rast, jane ndare gjerat, me kete koalicionin ka disa merita. Parimi, askush nuk shkon ne zgjedhje per shkak te rezultatit. Domethene, jo zgjedhje te menjehershme, por koalicioni eshte ligji i pandryshueshem i vendeve demokratike. Shkohet ne zgjedhje kur koalicioni qe formon nuk funksionon dhe nuk ka alternative tjeter. Me rezultatin aktual mundesia ne interesin e vendit, ishte PD-LSI. Nese nuk do te ekzistonte LSI, deklaroj ketu se do t'i drejtohesha PS-se per koalicion. Une s'mund te merrja vendimin per inat te kesaj apo asaj, te dergoja vendin ne zgjedhje. Jam i bindur, keshtu eshte rregulli. Cfare ndodhi? Ndodhi qe me LSI, ne rast se do te ekzistonte vullneti ne PS, mund te ndertohej nje koalicion teresisht i qendrueshem. Do te ishte gabimi me i madh atehere, po te shkoje ne koalicionin e madh. Opozita eshte pushteti moral i vendit. Zoti Rama beri cdo perpjekje per te mos lejuar nje koalicion te tille. Se pari, Rama ofroi me kercenim koalicionin, nese s'beja koalicion me te, s'do te njihnin zgjedhjet. Emisaret qe folen ne gojen e tij thane qe nese do te beni nje qeveri te gjere, do ta beni me ne. Ndryshe dalim ne ne protesta. I thashe jo dhe le te dilnin. Se dyti, me ofruan 6 deputete te vetet dhe s'pranova. Kurse LSI, ka vlere ne ato 4 mandate. Marredheniet me LSI-ne, do te jene stabel. LSI-ja e kishte me marreveshje komisionerin e KQZ-se, ishte pa asnje lloj diskutimi forca e trete politike, qe meritonte komisionerin. Une kerkova qe te behet marreveshja, dhe te gjitha votat e mia ishin ne dispozicion te Kodit, nese i duheshin. Keto insistime te miat te asaj kohe u moren si elemente te asaj fushate. Une i lashe sistemin zotit Rama, jo se nuk doja une, por se s'beja dot, nese i thosha prano sistemin ti, nuk do te pranonte, se do t'i ngelte qeverise. Por ky sistem doli i mire dhe stabel.

Si do te shkonte, nese LSI-ja nuk do te pranonte?

Nese thoshte jo, atehere PS, me "nje kembe" do te thoshte po. Ata te gjithe inatin e kane, qe s'ishin ata ne koalicion dhe erdhi LSI-ja. Ata s'mund te kushtezonin per kryeminister, se kam fituar.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Rama kerkoi bashkeqeverisje Empty Re: Berisha: Rama kerkoi bashkeqeverisje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:08 am

A keni bere tratativa per deputete te trafikuar nga PS-ja?

Jo, e kam deklaruar qe diten e pare qe do te bej koalicion. Une qeverisjen do ta beja ne menyre transparente, sic e bera me nje force politike qe mori 87 mije vota.

Ku do te bazohet koalicioni juaj?

Baza kryesore e ketij koalicioni eshte integrimi. LSI u shkeput nga PS me idene se kjo parti nuk po i qendronte besnike parimit te integrimit te vendit. Po me kete baze, Meta drejtoi komisionin e integrimit ne parlament. Nuk mund te kete program tjeter me jetik per qytetaret shqiptare, sesa integrimi.

Ju e keni cilesuar LSI-ne si gjysmen e molles te kalbur?

Limonada elektorale eshte limonade elektorale. Nese nuk do te ishte Meta, do e kisha bere koalicionin edhe me PS-ne. Nuk mund te shkohej ne zgjedhje te tjera.

A do te funksionojne marredheniet me Meten?

Do te funksionojne plotesisht. Nese une ftoj dike per bashkepunim, nuk e bej asnjehere me dy mendje. E shikoj jetik dhe luajal.

Ky koalicion do te preke qeverine apo edhe zgjedhjet e ardhshme lokale?

E vecante eshte, se jane diskutuar ceshtjet parimore si integrimi dhe punesimi. Negociatat kane filluar. Meta drejton LSI-ne dhe komunikimi eshte intensiv se do te qeverisim 4 vite. Natyrisht, koalicioni perfshin edhe zgjedhjet lokale. Perfshin edhe nje perpjekje per te hequr denimin e LSI-se nga Kodi Zgjedhor. Une shpresoj se ky ligj nuk do te perdoret me ndaj kundershtarit.

Do te preke ky koalicion presidentin e ardhshem?

Bashkepunimi eshte i plote dhe kater vjecar. T'ia nisesh dy-tre vjet para diskutimet per presidentin nuk eshte e fisshme.

A ka lidhje ky koalicion me Nanon?

Ai nuk eshte i projektuar ne kete koalicion, as PS. Por PS eshte e ftuar te bashkepunoje. Une e garantoj opoziten, i shtrij doren dhe i kerkoj bashkepunimin e saj qe keto kater vite t'i shnderroje ne nje qeverisje me transparente dhe eficente. Fatin e Nanos do ta percaktoje PS, te ciles i perket. Keto nuk jane ceshtje as te tonat, as te LSI-se. Mua nuk me takon te nderhyj ne asnje nga ceshtjet e tyre, PS ka eksponente dhe personalitetet e saj jo te pakte. Une nuk ndihem komod as me Ramen dhe me te kam punuar me ate e ndryshova Kushtetuten.

Cdo te marre LSI ne qeverine e re?

Asgje nuk eshte percaktuar. Jane bere diskutime programore deri tani. Nuk do te percaktohen deri ne 10-te ditshin e dyte te gushtit. Te humbasesh dy muaj, kur ke me qindra projekte perpara, eshte mekat.

A eshte komode te punosh me nje njeri qe ke kundershtuar fort?

Nuk e kam problem. Marreveshja eshte marreveshje dhe une nuk e shkel. Ka politike me baze morale dhe pa te, une i permbahem te pares. Une e kam faktuar qe i qendroj marreveshjes.

E mendoni perfshirjen e PS-se tani ne nje koalicion?

Jo per momentin, do e mendoja vetem po te mos pranonte LSI. Une tani nuk mund ta le vendin pa opozite.

Por ju nuk e keni kreun e opozites ne parlament. Duket se do te beni debat dhe do perplaseni vetem me Blushin?

Te krahasosh perplasjet e Blushit me te mijat, po e larteson ate me shume. Por ai perplaset me shume me veten. Ate e largoi Rama. Standardet politike te Blushit nuk jane keto, idete e tij jane iluzione se mund te jete lider. Ate e ka denuar i ati me romanin qe ka shkruar. Uroj qe opozita te zhvilloje nje gare te ndershme, por nuk mund te krijoje nje te ardhme me Blushin. Ai ka probleme me veten e tij.

Si do te funksionoje koalicioni?

Ky koalicion eshte me i dobishmi, une kam bindjen edhe se nje pjese e atyre qe sot e kritikojne, neser do te ndryshojne qendrim.

Keni marre urime nga lidere evropiane?

Po patjeter. Keshtu per shembull, kam marre urime nga Eliot Engel. Me mori ne telefon dhe me tha Sali eshte nje gezim per fitoren tuaj. Po keshtu edhe Silvio kete me tha.

Eshte e vertete qe Berluskoni ju ka keshilluar te fusni me shume gra ne qeveri?

Po eshte keshille miqesore qe do te perpiqem ta marr parasysh.

Cilat do te jene raportet e kater viteve te ardhshme me Presidentin?

Ato jane fillimisht raportet e mija me elektoratin shqiptar. Une do te mundohem qe te qendroj ne lartesine e besimit qe me dhane. Keto kater vite do te jene me produktivet e jetes time politike. Ky vend ka nevoje per transformim te madh. Kater vite me pare kam pasur nje situate 5 here me te pafavorshme. Sot ne cdo drejtim une kam drite dhe nuk ka me tunel. Ne u kemi premtuar shqiptareve liberalizim te vizave dhe do ta plotesojme brenda nje viti. Por duhet te kuptojme qe ish-Jugosllavia ka pasur standarde shume me te larta qe ne kohen e komunizmit. Ata kane shume vite qe kane bere dokumentet e identifikimit sipas standardeve.

Vetem pasaportat biometrike kane mbetur per ne?

Po vetem ato. Qeveria po e ndjek ceshtjen, nese kjo gje nuk ecen shperndarja e tyre atehere ne do te detyrohemi te shpallim skadimin para kohe te pasaportave aktuale. Ne duam ta realizojme cdo kush kete premtim.

Si eshte raporti juaj me Presidentin? Po Prokuroren e Pergjithshme?

E kam thene edhe me pare se raportet me presidentin jane dhe do te jene vetem institucionale. Por atyre qe kam thene per Prokuroren e Pergjithshme u qendroj ne cdo presje. Ajo po qe po ben sherbim politik. Ajo u be pjese e nje fushate te ulte elektorale kur dosjet e Mediut dhe rruges i mbajti peng deri ne diten e fundit te fushates. Ajo nuk mund ta bente ate qe beri. Ajo vendosi nje standard te paprecedent ne historikun e atij institucioni.

Cilat jane prioritetet e qeverise tuaj?

Levizja e lire, eshte prioritet madhor. Infrastruktura gjithashtu do ta beje kete vend, evropian. Akse te shkurtra ne harkun kohor 3 ose 4 vjet. Cdo shqiptar per te ardhur ne kryeqytetin e tij, do te kete mundesi ta beje ate per 2 ore. Nese ne u bejme zonave te thella rruget, atehere ai banori i zones se thelle do t'i kete te gjitha mundesite ta zhvilloje vendin e tij. Po keshtu rruga i sherben edhe turizmit

Ku do t'i gjeni financimet, sepse ekonomite boterore jane ne renie?

Vendi ka shenja te qarta, qe nuk po i troket kriza ekonomike. Buxheti i ketij viti eshte dy here me i madh se ne 2005. Kjo do te thote, qe ne me buxhetet 2009-2013, do te kemi me shume te ardhura. Ne jemi ne rritje solide te ekonomise sone dhe skeptiket me te medhenj, e thone kete. I kemi parashikuar te gjitha borxhet qe kemi marre.

Eshte e vertete qe i keni marre Rames, te drejten per Unazen e Madhe?

Kjo unaze nuk perfundon pa 400 milione euro, eshte nje nga veprat me te kushtueshme te vendit dhe po te merren bashke te gjitha bashkite nuk e bejne dot. Po t'ia jap leket nuk ka asnje lloj kapaciteti ta beje. Ne do ta ndertojme ate, sepse Tirana e ka jetike. Ajo eshte rruge kombetare dhe Rama nuk ka te drejte te thote asgje.

Mund te tensionohen marredheniet me Ramen si kryebashkiak nisur nga ky segment?

Ai duhet te gezohet shume nese ne ia marrim persiper kete segment te rendesishem, sepse eshte per te miren e te gjitheve. Kemi parashikuar qe rruga e Arbrit te dale ne unaze. Nuk mund ta fusim ate ne bulevard. Nese ka nje gje qe e demton Tiranen, eshte mungesa e unazes. Ajo na sjell edhe ndotje si te mjedisit dhe akustike. Nuk ka Tirana ka numrin me te madh te makinave, por nuk ka unazen. Rama nuk ka asnje projekt per transportin publik dhe eshte i vetmi kryeqytet ne bote qe nuk e ka kete. Kjo unaze do te jete me 8 korsi sepse Tirana ka sot deri ne 800 mije banore.

A eshte ky, nje fillim fushate per zgjedhjet lokale?

Absolutisht jo. Unaza aktuale e Tiranes, ne 3/4 nuk kalon ne qytet. Kalon ne territore te tjera, komuna. Nuk ka kapacitete investuese Bashkia e Tiranes per te.

Po zoti Rama, di te punoje?

Di te punoje apo jo, ate e di populli.

Si do te ndertohet qeveria juaj e ardhshme?

Do te ndertohet e tera ne funksion te nje programi ambicioz. Jo vetem tek rruget, por edhe tek rrogat edhe pensionet. Nuk do te kete vend qe te rrise me shume rrogat dhe pensionet, sa Shqiperia. Investimi ne energjine njerezore, ne burimin njerezor eshte pa diskutim investimi me i domosdoshem. Une kam objektiv qe, sa te me votojne shqiptaret, te rris rrogat e tyre me shpejtesine me te madhe.

Po shendetesia?

Absolutisht po, investim te madh. Reformat do te jene te gjithanshme. Do te ndertojme sistemin me modern edhe te vaditjes se ketij vendi.

Ku do dalin keto leke?

Do ja marrim korrupsionit.

Sa ministri do keni?

Me koalicion do ta diskutojme. Numri eshte ceshtje e negociatave.

Kush do te jete ne qeverine e re?

Absolutisht as une nuk e di. Do percaktohet koalicioni me pas do te vendoset. Emra nuk kam. Mund te largohen, mund te vijne. Po koalicioni dikton.

Do te jete PBDNJ ne koalicionin tuaj?

Une jam i hapur per koalicion.

Kur jeni i hapur per PBDNJ, pse jo me PS-ne?

Shqiptaret e votuan per ne opozite. Nuk e kthej dot ne qeveri ate qe sovrani e votoi ne opozite. Demtoj rende interesat e vendit. Por ate per te cilen i shtrij doren PS-se, eshte te bashkepunojme ne interes te vendin. Te kete te gjithe mundesine e kontrollit.

Cilat jane reformat qe kane nevoje per konsensusin e opozites?

Cdo reforme ka nevoje per konsensusin e opozites ne teresi. Reforma ne shendetesi, ne rritjen e pagave, kudo.

Po te ishit ne opozite, do bashkepunonit?

Nuk kam votuar kurre kunder reformave qe jane per procesin e integrimit.

Keni 20 vite ne politike, nuk u lodhet?

Sigurisht qe jo. Nuk votojne te lodhurit shqiptaret. E kishin nje alternative. Vetem lodhje nuk mund te ndjej une.

Si do ndiheni ne nje parlament kur 78 veta hyjne te rinj, kur ju keni 20 vjet eksperience?

Nuk jam njeri qe te evidentoj kaq shume eksperiencen. Por ka nje gje, kur ka raport me te nesermen dhe i imi ne raport me te nesermen eshte shume me shume se te djeshmen. Per te rinjte, eshte nje shans. Me pas varet nga perkushtimi i tyre, a do te perdorin si duhet foltoren e parlamentit. A do te mbeten nje orbite e kryetarit te tyre qe nuk u fut ne parlament, qe beri nje gabim historik, apo do te zgjedhin nje lider tjeter. Mungesa e liderit ne PS eshte nje problem i madh. Ai nuk eshte standard. Eshte e vetmja opozite ne bote qe hyn pa kryetarin e saj ne parlament. Ne nje kohe kur e tere fuqia politike e saj duhet te jete ne parlament. Se kush do ta kryeje kete funksion eshte detyre e opozites, jo e imja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi