Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Ditet e jetes sime...", filmi i shkruar i Xhanfise Kekos

Shko poshtë

"Ditet e jetes sime...", filmi i shkruar i Xhanfise Kekos Empty "Ditet e jetes sime...", filmi i shkruar i Xhanfise Kekos

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 22, 2008 12:12 am

"Ditet e jetes sime...", filmi i shkruar i Xhanfise Kekos




"Ditet e jetes sime...", filmi i shkruar i Xhanfise Kekos U1_Xhanfize_Keko
Xhanfise Keko
Nga Koha Jone
Xhanfise Keko, e konsideruar si themeluesja dhe mjeshtrja e madhe e filmit shqiptar per femije, ne kete nje vjetor te ndarjes nga jeta u ka 'dhuruar' librin me kujtime 'Ditet e jetes sime...' te afermve, miqve, kolegeve, bashkepunetoreve, aktoreve te vegjel e te rritur me te cilet e lidhi gjithe jeten e saj. Nje liber me kujtime, shoqeruar me foto nga vitet qe jetoi e krijoi si dhe filmografia e artistes se ekranit, ne librin voluminoz 'Ditet e jetes sime...', Xhanfise rrefen Gjirokastren, shtepine e saj ku lindi, kaloi femijerine, adoleshencen... Rrefen Tiranen ku u vendos ne prag te mbarimit te luftes, fillimin e punes si biletashitese ne nje nga kinemate e kryeqytetit, kohen e studimeve ne Moske, njohjen, dashurine dhe jeten me regjisorin e shquar Endri Keko, perurimin e Kinostudios dhe diten e pare te punes si montazhiere, martesen dhe lindjen e femijeve, deshiren per te punuar dhe hezitimin per te filluar, vitet e rritjes si krijuese, marredheniet me femijet e saj, fillimin e punes se pavarur, perkrahjen dhe inkurajimin e kolegeve, momentet e punes gjate realizimit te filmave, marredheniet me aktoret e vegjel e te medhenj me te cilet ka punuar, gezimet dhe zhgenjimet e krijimtarise, jeten e saj si qytetare e Tiranes me te gjitha hallet e preokupacionet e njerezve, fatkeqesite por dhe gezimet qe e shoqeruan ne jete, dashurine e madhe per filmin dhe pamundesine per te punuar...
Nje rrefim ky sa i sinqerte aq dhe i thjeshte, sa i ndjere, aq dhe interesant, sa i bukur aq dhe befasues... Ne kete pervjetor te ndarjes nga jeta te Xhanfise Kekos lexuesit do te kene ne duar ditet e jetes se nje prej artisteve me te shquara shqiptare, ne nje botim pergatitur nga Ilir Keko e Teuta Keci dhe mundesuar nga Adrian Laperi, nje prej aktoreve te vegjel te filmave te saj. "Xhanfise Keko do te mbetet 'Zonja e madhe e filmit', sic e ka percaktuar me te drejte nje gazetare regjisoren e shquar te filmit shqiptar, sepse ajo iu perkushtua femijeve dhe krijoi me femijet e per femijet, si askush tjeter. Te beheshe pjese e filmave te saj ishte nje privilegj te cilin e kupton sa me shume kalojne vitet, por "teta Xhano" - keshtu na ka pelqyer ta therrasim gjithnje, do te mbetet vec te tjerash dhe "nena jone shpirterore", pasi ajo na beri te ndiheshim njerez me personalitet qe kur ne ishim ende femije dhe nuk e dinim se cfare ishte personaliteti dhe sa i rendesishem ishte dhe mbetet ai ne jeten e njeriut. Kjo Zonje qe sot na mungon te gjitheve, meriton shume me teper se keto radhe per cfare na dha e cfare na mesoi". Keshtu shkruajne ne kopertinen e pasme te librit me kujtime "Ditet e jetes sime...", Adrian Laperi dhe shume femije te tjere, protagoniste te filmave te atyre viteve, te cilet kane nenshkruar tekstin e mirenjohjes ndaj artistes se ekranit shqiptar qe ia kushtoi jeten botes se madhe te femijeve te vegjel. ATSH
Ne nje vjetorin e ndarjes nga jeta
Thane per Xhanfize Kekon:
Regjisori Viktor Gjika e cileson 'Zonjen e madhe te filmit' si nje regjisore te shquar te kinematografise shqiptare, e cila zgjodhi nje gjini te vecante, sic ishte ajo e filmave per femije, pasi kishte nje dashuri shume te madhe per femijet. "Disa prej femijeve qe kane interpretuar ne filmat e saj u bene aktore, por edhe te tjeret qe nuk munden te beheshin dot aktore mesuan shume prej saj", tha ai. Regjisori Gjika vlereson se Xhanfise Keko ngelet unike ne gjinine qe zgjodhi dhe filmat qe ka realizuar ishin shume te sukseshem. Me largimin e saj kjo gjini nuk u levrua me.
Genci Mosho ishte vetem 5 vjec kur 35 vjet me pare interpretoi ne filmin 'Qyteti me i ri ne bote', i regjisores Keko. Tregon se kishte nje pjese kur duhet te qante, mirepo nuk mundte. "Asistent regjisorja e filmit i thote znj. Xhanfise te me jepte nje pellembe, mirepo ajo jo vetem qe nuk e beri, por me mori me vete dhe me tha: Genci ti tani duhet te qash me lot, prandaj kujto diten kur te ka ndodhur ndonje gje e keqe dhe fillo qaj. M'u kujtua dita kur me kishte vdekur gjyshi dhe fillova te qaja pa pushim...", kujton Mosho, ndersa shton se znj. Keko pervecse nje profesioniste ishte edhe nje psikologe, e cila e njihte mjaft mire boten e femijeve. "Kam pasur fatin e madh per te qene pjese e filmave te saj te arrire", vlereson Mosho, i cili kujton se kishte raste kur teta Xhano na trajtonte jo vetem si femije, por edhe si partnere, pra na fuste ne boten e rolit, vijon ai.
Per aktoren e mirenjohur Yllka Mujo, e cila ka interpretuar ne dy filma, "Beni ecen vete" dhe "Taulanti kerkon nje moter", regjisorja Keko eshte nje njeri dhe artiste e mrekullueshme. "Isha 20 vjec atehere dhe e kisha te veshtire te luaja rolin e nenes, por Xhanfizeja me thoshte se isha nje nga ato aktore qe nuk kisha nevoje per moshe", kujton Mujo.
E para kineaste femer ne Shqiperi
Regjisorja Keko, e para kineaste femer ne Shqiperi, nderroi jete ne 23 dhjetor te vitit te kaluar, ne moshen 79 vjecare. Ajo e nisi karrieren si nje nga shtate anetaret themelues te Kinostudios "Shqiperia e Re", me 1952. Pas nje pervoje te gjate si montazhiere dhe dokumentariste, filloi karrieren e regjisores me 1971. Per 13 vjet xhiroi 12 filma, qe jane edhe sot mjaft te pelqyer. Filmografia e saj perfshin "Taulanti kerkon nje moter" (1984/edhe skenariste), "Nje vonese e vogel" (1982/edhe skenariste), "Kur xhirohej nje film" (1981/edhe skenariste), "Partizani i vogel Velo" (1980), "Pas gjurmeve" (1978/edhe montazhiere), "Tomka dhe shoket e tij" (1977/edhe montazhiere), "Tinguj lufte" (1976), "Beni ecen vete" (1975/edhe montazhiere), "Qyteti me i ri ne bote" (1974/edhe montazhiere), "Mimoza llastica" (1973), "Kryengritje ne pallat" (1972), "ABC...ZH" (1971). Pervec cmimeve e titujve te shumte, ka fituar edhe Kupen e Festivalit per filmin "Beni ecen vete". Keko eshte gjithashtu regjisorja e pare shqiptare e vleresuar me cmime nderkombetare. Ne Festivalin Nderkombetar te Filmit per Femije dhe te Rinj ne Xhifoni (Itali), ka fituar medalje per filmat "Beni ecen vete", "Pas gjurmeve" dhe "Tomka dhe shoket e tij". Eshte bashkeshortja e kinodokumentaristit te shquar Endri Keko dhe nena e shkrimtarit Teodor Keko.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi