Bashkatdhetarët tanë në Gjenevë urojnë dr. Sali Berishën, kryeministrin e Shqipërisë
Faqja 1 e 1

Festuam fitoren tuaj, të Partisë Demokratike e të demokracisë
I nderuar kryeministër, prof. dr. Sali Berisha!
Jemi mbledhur sot në restorantin në Gjenevë, për të festuar fitoren Tuaj, të Partisë Demokratike, të demokracisë, të drejtuar me largpamësi nga Ju. Kjo na gëzon së tepërmi, edhe pse larg nga Atdheu ynë, jemi pranë jush në këto çaste, bashkë me mijëra miq të Shqipërisë dhe Kosovës. Jemi 8.000 shqiptarë në Gjenevë dhe afro 200.000 në Zvicër dhe shumë prej nesh edhe pse jemi përkohësisht apo edhe për gjithmonë, zemra na bëhet mal kur dëgjojmë mirë për kombin tonë. Fëmijët tanë, falë mirëkuptimit të autoriteteve kantonale dhe të Konfederatës zvicerane, mësojnë në shkollat shqipe. Jemi kombi që kemi Universitetin tonë popullor në Gjenevë, që gjatë gjithë vitit funksionon dhe jepen mbi 600 orë mësim në gjuhën shqipe apo frënge, si dhe organizohen kurse të ndryshme. Herë pas here në këtë Universitet organizohen pasdite dhe mbrëmje letrare ku letrarët dhe shkrimtarët tanë apo edhe miq zviceranë paraqesin librat e tyre. Organizohen dhe shfaqje artistike me pjesëmarrjen e grupeve të fëmijëve dhe të rriturve që banojnë këtu. Kemi 5 gazeta që botohen në gjuhën shqipe, si dhe ndjekim me interes nëpërmjet internetit shtypin shqiptar, apo shohim televizionet tona, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Lajmin e fitores suaj e pritëm me gëzim, edhe kur pamë se shtypi zviceran i dha një jehonë pozitive. Ministrja e jashtme e Konfederatës Zvicerane, Micheline Calmy-Rey, ka shprehur solidaritetin e saj me shqiptarët. Zvicra ka qënë një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe çmon kontributin e shqiptarëve për ndërtimin dhe lulëzimin e Zvicrës.
Autostrada që na lidh me Kosovën, ëndrra jonë, u realizua në sajë të largpamësisë tuaj. Falënderime nga zemra dhe nga vëllezërit kosovarë që janë mbledhur sonte për të festuar fitoren e demokracisë shqiptare: Nexhmedin Berisha nga Gjakova; Flamur Gashi nga Rahoveci dhe bashkëshortja, pronar i restorantit “Edon” në Gjenevë, Alfred Papuçiu dhe familja, Ëngjëll dhe Drita Veshi, Nysret Telkiu dhe familja, Bujar Marika dhe familja, familjet Mehmeti, Bytyqi, Leka, Krasniqi, Cacaj, Fejzullahi, Duraku, Gërvalla, Malaj, Bektashi, Bajraktari, Avdullahu, Keta, Thanasi, Aliaj, Paçarizi, Rodiqi, shumë vëllezër të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria.
Po ngrejmë në këto çaste një dolli për Ju, për bashkëshorten tuaj të përkushtuar për çështjen e fëmijëve shqiptarë, zonjën Liri Berisha dhe për të gjithë bashkëudhëtarët në rrugën tuaj. Ne na keni pranë dhe me mundësitë tona do ndihmojmë Shqipërinë demokatike.
Gëzuar dhe respekte të thella!
Bashkëkombasit tuaj në Gjenevë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi