Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Zeqiraj:Emërtesat dhe profilizimi partiak në Kosovë

Shko poshtë

Idriz Zeqiraj:Emërtesat dhe profilizimi partiak në Kosovë Empty Idriz Zeqiraj:Emërtesat dhe profilizimi partiak në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:53 am

Emërtesat dhe profilizimi partiak në Kosovë

Opinion nga mërgimi

Edhe më parë kemi trajtuar konturet e profilizimit partiak në Kosovë. Disa parti e heshtin profilizimin për opurtunizem, gjë që përbën një fajësi, ndërsa ca të tjera manipulojnë e kamuflojnë se gjoja në Kosovë nuk ka ndarje te kësaj natyre. Bile, ndonjëri ka dhënë vlerësime paushalle përtej çdo realiteti. Kohë më parë ne një përballje të kryministrave Berisha e Thaçi me gazetarë e analistë, analisti serioz Ramush Tahiri bëri bllofin e madh, duke thënë se librezat e komunizmit shqiptarët e Kosovës i kanë hedhur brenda ditës dhe atje nuk ka më komunistë!? Një kamuflim i tillë i pamenduar ose i paguar është një shtrembërim i një realiteti krejt ndryshe në Kosovë. Është e vërtetë se Kosova i hodhi librezat e komunizmit titist, që ishte komunizmi më liberal në botë, madje me plot elemente faktike të kapitalizmit. Por, është po aq e vërtetë se në Kosovë u organizua garda e kuqe me librezat e komunizmit fanatik të Stalinit, me elemente faktike të fashizmit.
MT/ Nuk është në natyrën e të djathtës, e kombëtares të vrasë intelektualët veprimtarë dhe oficerët luftëbërës institucionalë
Kamuflimi partiak ne Kosovë fillon me emërtimet kamufluese të partive. Emertimi "Partia Demokratike e Kosovës" nuk përkon fare me përbërjen faktike të partisë në fjalë. Emërtesa adekuate do të ishte Partia Komuniste e Kosovës ose mund ta bënim një zbutje artificiale në Partia Socialiste. Ndërsa "Levizja Popullore e Kosovës", sajesë e Sigurimit famkeq të Enver Hoxhës, duhej të pagëzohej Partia Komuniste Amë e Kosovës, për të mos e thënë një emër tjetër të vrazhdët, të cilin bashkëpunëtorët e vjetër të kryetarit aktual e kanë cituar publikisht.
Ç´është larg çdo logjike që një parti, si ajo që sot e sundon Kosovën, kur ajo ka kopjuar gjer në detaje Partinë Komuniste të Shqiperisë. Enver Hoxha, i instruktuar nga kolonët e Kosovës Dushan Mugosha e Milladin Popovici, filloi vrasjen e nacionalistëve të Labërisë, për ta shtrirë në të gjithë Shqipërinë, madje edhe në Drenicë! Ai degjeneroi luften çlirimtare në luftë civile, vëllavrasëse, vetëm e vetëm për ta gëzuar pushtetin. Të njejten rrugë ndoqën edhe demokratët e sotëm të Kosovës, të instruktuar nga mbeturinat e Sigurimit kriminal të Enver Hoxhës. Ata filluan me dajakosjen e deputetëve të Kosovës në Drenicë, vrasjen e ministrit te luftës kolonel Ahmet Krasniqit dhe të oficerëve të tij gjatë luftës, për të vazhduar me vrasjet e bashkëpunetorëve të dr. Rugovës dhe të komandantëve institucionalë, që bënë luftën faktike, përkundër të tjerëve që bënë luftën imagjinare nga vilat e Tiranës dhe diskotekat e Perëndimit.
Partia Demokratike e Kosovës, për qellime elektorale, heziton të pranojë profilin partiak të saj të ekstremit të majtë. Po kaq hipokrizi përdorë edhe ekstremi tjetër i majtë, që vetë emrohet parti e djathte, pa dhënë asnje pergjigje se kush gjakosi Dukagjinin dhe Kosovën përgjatë dhe pas luftës, ndërkohë që shumë struktura të krimit të organizuar i kishin të përbashkëta me partinë aktuale qeverisëse. Nuk është në natyrën e të djathtës, e kombëtares të vrasë intelektualët veprimtarë dhe oficerët luftëbërës institucionalë.
Partitë e ekstremit të majtë në Kosovë duhet t´i pastrojnë radhët nga elementet vrastare komuniste e fashiste, për të fituar të drejtën të quhen socialiste, të profilizuar majtas. Atributet "demokrat" e "demokratike" për këtë kontigjent politikanësh janë tërësisht fallse dhe kamuflim i vrazhdët, madje dukshem i lexueshëm.
Zgjedhjet e tanishme në Shqipëri flasin për shumëçka. Se pari, Shqipëria është multietnike në gjak. Jo shqiptarët, duke përfituar nga filosllavi internacionalist Enver Hoxha, sunduan Shqipërinë duke i dajakosur shqiptarët e mirëfilltë për gjysmë shekulli me radhë në jug dhe veri. Ata edhe sot komandojnë një masë të madhe të vartësve të dikurshëm shqiptarë. Për rrjedhojë, edhe pas sundimit të egër të dogmës komuniste-fashiste në kohëzgjatje 50 vjeçare, edhe pas kalljes të Shqipërisë nga falangat komuniste-fashiste me 1997, edhe pas vjedhjes e shpërdorimit të pushtetit për 8 vjet radhazi (1997-2005) nga pinjollet e etërve komunistë, sërishmi konkurojnë dhe barazojnë demokracinë në Shqipëri!
Zgjedhjet në Shqipëri shpërfaqen hipokrizinë e PDK-së. Dërgimi i emisarëve në agjitim të socialistëve shqiptarë, shetitjet e krerëve partiakë Rama e Thaçi në pikën e fushatës në Prizren, mospjesëmarrja në përurimin e rrugës kombëtare Durrës - Morinë, janë dëshmi vetëfolëse të konturës profilizuese partiake në të majten ekstreme të Kosovës. Është në logjiken e fakteve që ndërrimin e emrit të partisë duhet bërë gjithësesi. Përndryshe, partinë do ta shoqëronte paradoksi i emërtesës fallso, që nuk ka asnjë lidhje me përmbajtjen faktike të saj.
AKR-ja e Pacollit bëri hapin e pritshëm, duke u pozicionuar natyrshem djathtas. LDD-ja ka delkaruar me kohë orientimin e saj tërësisht djathtas.
LDK-ja duhet të lirojë nga radhët e veta ata qe kalkulojnë sipas interesave dhe obligimeve që mund të kenë marrë nga krerët e PDK-së, në mes të majtës dhe të djathtës, për ta deklaruar profilin e saj të trashëguar si parti e së djathtës. LDK-ja nuk duhet të mjaftohet vetëm me të qenit vetë e djathtë. Ajo duhet të mobilizohet fort, bashkë me simotrat e saj, tashmë te krahut të djathtë, për ta profilizuar e forcuar më tej të djathtën e Kosovës. Dhe, kjo duhet bërë që tani, duke bërë koalicionet parazgjedhore.
MT/ "Partia e Drejtësisë" gjithëçka mund të bëjë, por vetëm drejtesinë jo
Partia Socialdemokrate e Agim Çekut ka pohuar profilin e majtë të trashëguar nga komunistët e Titos. Edhepse Aleanca i ofroi hapësirë komanduese në parti dhe poste shtetërore, Çeku ishte mish i huaj brenda kësaj partie të ekstremit te majtë. Ai vinte nga një parti e majtë liberale dhe nuk mund ta pranonte tutelen e vrazhdët të një partie staliniane. Aderimi në një parti, për të cilen ekziston dyshimi i bazuar se është implikuar në krime ndaj bashkëkombasve të vetë, pashmangëshmërisht aprovon krimin dhe bëhesh pjesë e krimit. Zotëri Çeku e di këtë, andaj edhe kjo duhet të ketë qenë një arsye më shumë për refuzim oferte. Personaliteti i tij damkos rëndë, kur pas çdo arrestimi të kriminelëve faktik brenda TMK-së e quante mendjelehtësisht "adresë të gabuar", gjë që rezultonte ndryshe, më fajësi të plotë. Duke përligjur marshimet militante në mbrojtje të krimit, prononcimi i tij mbështetës, ishte fatal për gjeneralin e shkolluar. Sidoqoftë, pendesa qoftë edhe e vonuar është ngushëlluese.
Partia Ora me kohë ka deklkaruar orientimin e saj të majtë. "Ora" ashtu si edhe partia e Çekut kanë ngjajshmëri me të majten evropiane dhe ia vlen bashkëpunimi me ato.
"Partia e Drejtësisë" gjithëçka mund të bëjë, por vetëm drejtesinë jo. Ish-kryetari i saj në zgjedhjet e kaluara lokale u përcaktua për kandidatin e të majtës ekstreme në Prishtinë, i cili ishte larg plotësimit të parametrave, në krahasim me rivalët. Do të ishte në nderin e kësaj partie ta nderrojë emrin.
Publicisti dhe analisti kurajoz e dinjitoz, Halil Matoshi, në një forum gazetarësh shprehu dhe mbrojti mendimin dhe konstatimin se parlamenti, drejtësia dhe mediat janë vënë tëreësisht nën urdhërat e Qeverisë. Kjo e vërtetë, madje në shkallën superore, është bërë tëjet shqetësuese për fatet e demokracisë në Kosovë, demokraci tashmë e futur në sirtar. Mospajtimi i ciceronit të Thaçit, Hajredin Kuqi nuk bindi askënd. Vënia e tij në krye të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit të Kosovës është unikale e skandaloze për jetën demokratike.
Në një pozitë të keqe gjendet sot partnerja e koalicionit - LDK-ja. E pafuqishme karshi revanshit, gjithnjë e më agresiv, të partisë ekstremisht të majtë, çdo ditë e më shumë, po e zvetnon imazhin para anëtarësisë të saj dhe të opinionit të gjerë në Kosovë dhe gjetkë. Është imperativ i kohës përgatitja për t´u shkurorëzuar nga kjo murtajë komuniste, duke u pozicionuar tërësisht djathtas me aleatët natyrorë, tashmë të bollshëm, për të marrë në dorë fatin e popullit dhe të Kosovës tonë ndër shekuj të robëruar.
Është koha e veprimit me përgjegjësi dhe vullnet të mirë e të gjithë atyre që pretendojnë të mbeten besnikë të doktrinës vizionare të presidentit të përjetshëm Ibrahim Rugova.
Idriz Zeqiraj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi