Buletini Informativ Nr.5 i Institutit Kombëtar të Diasporës
Faqja 1 e 1
Buletini Informativ Nr.5 i Institutit Kombëtar të Diasporës
Buletini Informativ Nr5 i Institutit Kombetar te Diaspores |
Ministria e Punëve te Jashtme Instituti Kombëtar i Diasporës Shqiptare BULETIN NFORMATIV Nr. 5 Janar 2009 Drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës, z. Flamur Gashi, priti në dy takime të veçanta z. Dervish Hoxha, kryetar i shoqatës “Mehmet Qiprilliu” dhe Prof. Sali Hidrin, arkeolog i njohur dhe së fundi edhe autor i një libri për Aleksadër Moisiun, një nga përfaqësuesit më të shquar të diasporëas shqiptare në botë. Gjatë këtij muaji z. Gashi, u takua në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës me drejtorin e Arsimit Parauniversitar, z. Fatmir Vejsiu. Tema kryesore ishte ajo e bashkëpunimit mes IKD-së (MPJ) dhe MASH për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, veçanërisht koordinimin dhe realizimin e projektit mbarëkombëtar të plan-programeve mësimore, prodhimin e mjeteve didaktikë, çertifikimin e mësuesve në diasporë dhe përgatitjen e një dokumentacioni të plotë që nga regjistrimi i nxënësve e deri tek diplomimi i tyre. Gjatë janarit drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës priti dhe zhvilloi një bisedë pune me shkrimtaren dhe veprimtaren e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Rajmonda Moisiu. Në takim ishte edhe znj. Kozeta Zavalani, përfaqësuese në Tiranë e shoqatës “Bota e Gruas” me qendër në SHBA. Biseda u përqendrua rreth një veprimtarie të parashikuar për t’u bërë nga IKD në të ardhmen, ku në një konferencë shtypi dhe disa veprimtari bashkëngjitur do të propagandohet përvoja në diasporë e bashkësive dhe shoqatave të femrave, tashmë kontribuese të dukshme për imazhin pozitiv të vendit tonë jashtë, mësimin e plotësues të gjuhës shqipe, mirë dukimin e brezit të ri të diasporës me traditat kombëtare, botimin e librave, integrimit të përparuar në jetën e vendit pritës etj. Shkurt Më 9 shkurt z. Flamur Gashi priti dhe bisedoi me zonjën Majlinda Myrto, drejtore ekzekutive e Fondacionit “Besa” në SHBA si edhe anëtarët e kryesisë së Shoqatës Panshqiptare “Vatra”, zotërinjtë Sejdi Hysenaj dhe Kastriot Gramshi. Ky ishte takimi i dytë i tyre pas atij realizuar në Nju Jork dy muaj më parë, ku edhe u vendos bashkëpunimi për çeljen në Tiranë të ekspozitës fotografike të Norman H. Gershman. Midis të tjerash në bisedë u ra dakord që ekspozita e fotografit Gershman të bëhet e njohur edhe në vende të tjera, përfshi edhe Kosovën e bashkëkombësit në Maqedoni dhe Malin e Zi. Më 10 shkurt, në orën 18.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe në bashkëpunim me të u çel ekspozita “Besa: Shqiptarët të cilët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore” e Norman H. Gershman. Kjo veprimtari u realizua si bashkëpunim i Ministrisë së Punëve të Jashtme (Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Imazhit, Diplomacisë Publike dhe Diasporës) dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Norman H. Gershman është një fotograf amerikan i arteve të bukura, i cili me krijimtarinë e tij është përfaqësuar në muze të ndryshme në të gjithë botën. Ekspozita e tij “Besa: Shqiptarët të cilët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore” promovohet në të gjithë botën prej Muzeut të Olokaustit Yad Vashem në Izrael. Ajo përmban 60 punime fotografike. Në 11 shkurt z. Flamur Gashi ishte i pranishëm edhe në pritjen që kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, u bëri zotërinjve Norman H. Gershman, Majlinda Myrto, Sejdi Hysenaj dhe Kastriot Gramshi. Mars Në datat 14 dhe 15 mars drejtori i Institutit ishte pjesëmarrës në Zagreb, në dy veprimtari. E para ishte simpoziumi “Imzot Lazër Mjeda mbrojtës dhe lëvrues i identitetit shqiptar”, me organizator Misionin Katolik Shqiptar në Kroaci si edhe Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit. Aktiviteti i dytë ishte promovimi i librit “Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri” dhe i organizuar nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë të Kroacisë u zhvillua në Qendrën e Ebrenjve të Zagrebit. Zoti Flamur Gashi përshendeti në të dy rastet. Në këtë periudhë specialisti i IKD-së, z. Ylli Polovina, i ftuar nga Universiteti i Salentos në Itali, mori pjesë në këtë veprimtari, ku edhe mbajti kumtesën “Diaspora shqiptare dhe Perëndimi”. Në Lecce, ku u mbajt edhe konferenca shkencore për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe diasporën shqiptare z. Polovina vijoi ndjekjen e planit të bashkëpunimit të IKD-së me Universitetin e Salentos për zbatimin e projektit Promo-Alba, i cili ka për objektiv imazhin pozitiv të vendit tonë. Kështu në takimet me shefen e katedrës së Albanologjisë në këtë universitet, znj. Monica Genesin, me Prof. Giancarlo Vallonen, me Prof. Mateo Mandalà, një prej dijetarëve arbëreshë më të njohur, shef i katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Palermos etj. Më pas në qytezën Grotta Ferrata të Romë specialisti Ylli Polovina kreu një takim pune me Hasan Aliaj drejtorin e gazetës “Le Radici”, (“Rrenjët”), një gazetë e përmuajshme kulturore italo-shqiptare dygjuhëshe, një ndër më të spikaturat në diasporë për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Prill Më 2 prill 2009, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, u çel ekspozita me 3200 kartëpostare të hershme shqiptare, e para e këtij lloji në vendin tonë, nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, Dr. Panajot Koliomihali. Ekspozita, nismë e ambasadës sonë në Athinë, qëndroi e hapur dy javë dhe u vizitua nga një numër jashtëzakonisht i madh vizitorësh. Drejtori i IKD-së, z. Flamur Gashi, në pritjen që organizoi me këtë rast për Dr. Koliomihalin, ndër të tjera, bisedoi edhe për çeljen nga ai të dy ekspozitave të tjera gjatë këtij viti, njëra me harta të vjetra për Shqipërinë dhe tjetra me gravura me temë botën shqiptare nga mesjeta e këtej. Në 14 prill 2009, ora 18.00, në një nga sallat e katit të parë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si një bashkëpunim edhe me Institutin Kombëtar të Diasporës, u çel ekspozita e piktorit Lian Luftija. Në takimin përgatitor që autori pati disa ditë më parë me drejtorin e IKD-së, z. Flamur Gashi, bëri të ditur se si bashkëkombas i emigruar prej shumë vitesh në Turqi, ai kishte hapur në Stamboll dhjetë ekspozita. Pas shkollimit në Liceun Artistik të Tiranës, Lian Lutfija në vitet 1992-1996 kishte kryer në Stamboll Liceun Artistik I.A.A. Guzel Sanatlar Lisesi, në degën e pikturës. Në vitet pasues 1997-2004 Lian Lutfija pati përfunduar studimet edhe në Universitetin e Arteve “Arkitekt Sinani”, ku edhe u vlerësua si “I pari”. Ekspozita e përuruar në Tiranë kishte njëzetë punë nga autori dhe tërhoqi edhe vëmendjen e një pjese të medias. Gjatë prillit z. Flamur Gashi priti në një takim z. Fotaq Andrea, studjues dhe koleksionues i gravurave. Biseda u zhvillua lidhur me modalitetet e organizimit së shpejti të një ekspozite me gravura të vjetra me temë Shqipërinë dhe shqiptarët në një nga kryeqendrat arbëreshe të Italisë, në Kozenca. Instituti Kombëtar i Diasporës ishte partner kryesor në zhvillimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme kulturore. Ekspozita do të çelet në selinë e Bashkisë së qytetit të Kozencës dhe titullohet “Shqiptarët në shekuj, nëpërmjet gravurave dhe dokumenteve historike te ilustruara”. Eksponatet e saj janë pronë e dy shqiptarëve që jetojnë e punojnë në diasporë, zz. Fotaq Andrea në Strasburg dhe Dritan Muka në Vankuver të Kanadasë. Ato evokojnë epokën skënderbejane, largimin e arbëreshëve nga vendi i origjinës, pikat më kulmore të historisë së shqiptarëve, Lidhjen e Prizrenit, Shpalljen e Pavarësisë, Ali Pashë Tepelenën etj. Ka dhe një cikël gravurash me harta të vjetra ku janë të skicuara trojet shqiptare. Po ashtu gjatë prillit drejtori i IKD-së priti në një takim të veçantë edhe studjuesin e njohur të fotografisë, z. Qerim Vrioni. Zoti Vrioni, autor i disa librave për traditën tonë të veçantë fotografike, jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por herë pas here për motive pune vjen edhe në Shqipëri. IKD ka raporte të vazhdueshme bashkëounimi me të dhe biseda u përqëndrua në mundësinë e promovimit të kontributit të fotografisë shqiptare si pjesë shumë e çmuar e historisë sonë kombëtare. Instituti Kombëtar i Diasporës gjatë muajit mori pjesë në prezantimin që në Tiranë, në Ministrinë e Kulturës, në sallën Tefta Tashko Koço, iu bë librit të z. Paolo Muner “Një histori shkodrane”, botim që lidhet me të dhënat mbi flamujt detarë shqiptarë në vitet e para të passhpalljes së pavarësisë, 1913-1914. Ai libër përmban edhe dokumenta për diasporën shqiptare në qytetin Trieste të Italisë, një nga portet ku vazhdimisht ka patur emigracion shqiptar. Para se libri të promovohej IKD e pajisi autorin e librit me të dhëna për Tefta Tashko Koçon, për filatelinë kushtuar asaj si edhe me adresa studjuesish të historisë, të cilët mund të kishin interes për librin. Maj Në datat 6-8 maj përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave të Shqiptarëve të Greqisë, zz. Ardian Daullja, Ari Stefa, Irfan Abazaj dhe Ëngjëll Mici, ishin për një vizitë pune në Tiranë. Kjo vizitë u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë midis Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë. Gjatë kësaj vizite u realizuan një sërë takimesh të rëndësishme. Fillimisht përfaqësuesit e Unionit u pritën në Institutin Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pasi shkëmbyen mendime me stafin e IKD-së për axhendën e vizitës, ata i parashtruan drejtorit të tij, z. Flamur Gashi, problemet që preokupojnë aktualisht komunitetin shqiptar në Greqi, për zgjidhjen e të cilave kërkohet ndihma dhe ndërmjetësimi i shtetit shqiptar. Z. Gashi i informoi bashkëbiseduesit si po punohet e veprohet për t’i zgjidhur probleme të tilla si mësimi plotësues në gjuhën shqipe i fëmijve në diasporë dhe, në këtë kuadër, sigurimi i mësuesve të kualifikuar, pajisja e fëmijve me libra të botuara mbi bazë programesh të unifikuara dhe me çertifikatat e posaçme që dokumentojnë përfundimin prej tyre të këtyre shkollave; ngritja e Qendrës së kulturës shqiptare në Athinë, e cila do të luaj një rol të veçantë për integrimin e mëtejshëm multikulturor të komunitetit shqiptar në jetën shoqërore të Greqisë; problemi i pensioneve, për të cilin Qeveria shqiptare është në bisedime me qeverinë greke për një marrëveshje konkrete; lëvizja e lirë e njerëzve dhe liberalizimi i vizave, proçes që është përshpejtuar së tepërmi me antarësimin e Shqipërisë në NATO; pjesëmarrja në zgjedhje e emigrantëve shqiptarë, duke i bërë thirrje atyre për aplikimin sa më shpejtë të jetë e mundur për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike; njohja nga shteti pritës i patentave ndërkombëtare shqiptare, siç është bërë më parë edhe me shtete të tjera. Në muajin maj drejtori i IKD-së priti në një takim të veçantë veprimtaren e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publicisten dhe shkrimtaren Albana Lifschin, me rastin e promovimit të librit të saj të fundit “Magjia e një zëri”, veprimtari që u mbajt të premten pasdite, më 8 maj, në mjediset e Universitetit UFO. Zoti Gashi dhe zonja Lifschin biseduan edhe për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në Nju Jork. Gjatë majit drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës u takua me veprimtarin e diasporës sonë në Çikago, z. Isuf Azemi dhe të dy harmonizuan procedurat e aktit të dhurimit prej tij në Arkivën Qendrore të Shtetit Shqiptar të arkivës së Komitetit “Shqipëria e Lirë“. Po ashtu u realizua një takim me Monica Genesin, drejtuese e Katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë si edhe me albanologun austriak Joachim Matzinger. Në vijim të bashkëpunimit që Instituti Kombëtar i Diasporës ka me katedrat albanologjike jashtë vendit të dy palët ranë dakord që në muajin tetor të këtij viti në Tiranë të organizohet shfaqja e dokumentarit “Shqipëria e Veriut”, prodhim i Katedrës Albanologjike në Lecce dhe asaj në Vjenë. Po ashtu gjatë bisedës u theksua realizimi sa më i shpejtë i ardhjes në Tiranë të një grupi studiuesish italianë që janë njohës shumë të mirë të diasporës së vjetër shqiptare, asaj të kohës së rezistencës kundër pushtimit osman, të vendosur shekuj më parë në krahinën e Pulies. Gjatë majit z. Flamur Gashi, u takua me znj. Parashqevi Stefa, pjesëtare e familjes së njohur të Stefajve. I ati i saj, Kostaq Stefa, është Martir i Demokracisë, kurse e ëma, Eleni, Mësuese e Popullit. E gjithë familja Stefa jeton në Trieste të Italisë dhe dallohet për kontributin që jep për diasporën tonë. Gjatë majit zoti Flamur Gashi shoqëroi në udhëtimin e tij njohës për Shqipërinë ish-ambasadorin dhe të dërguarin special të Presidentit Xhorxh Bush për statusin e Kosovës, z. Frank Wisner. Në kotë vizita njohëse qenë edhe qytetet e Vlorës, Sarandës, Butrintit, Gjirokastrës, Beratit si edhe rruga Durrës-Kalimash. vijon |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Buletini Informativ Nr.5 i Institutit Kombëtar të Diasporës
Qershor
Drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës priti në një takim të veçantë bashkëshortët hebrenj-shqiptarë Zino dhe Valentina Matathia. Ata që prej vitit 1991 jetojnë e punojnë në qytetin Karmiel në Izrael dhe janë veprimtarë aktivë të diasporës sonë në këtë vend. Mjaft bashkëpunues me Ambasadën tonë në Izrael të dy, duke qenë në profesion edhe mjekë, kanë ndihmuar shumë në frymën e bashkëpunimit mes dy popujve si edhe në pasurimin e imazhit të mirë shqiptar. Zoti Zino Matathia në vitin 1999, gjatë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës, për tre javë ka qenë në spitalin izraelit që u vendos në Brazdë në kufirin maqedonas-shqiptar, pesë kilometra larg Kosovës, në ndihmë të refugjatëve shqiptarë. Për këtë ai është shpallur edhe qytetar nderi i Karmiel.
Gjatë qershorit zoti Flamur Gashi priti edhe studiuesin çam nga diaspora jonë në Gjermani, zotin Niko Stillo. Zoti Stillo është autor i librave “Historia e vërtetë e arvanitasve” si edhe “Fjalori i Marko Boçarit”. Në proçes përfundimi ai tashmë ka librin “Etruskët dhe toskët”. Gjatë bisedës u bashkërendua mundësia e një vizite të ardhme të studiuesit Niko Stillo në Tiranë dhe bashkë me promovimin e librave të tij edhe e mbajtjes së një leksioni mbi origjinën e gjuhës shqipe.
Zoti Stillo ndodhet në Gjermani që prej vitit 1973.
Drejtori i IKD-së priti po ashtu në një takim, në datën 12.06.2009, një grup biznesmenësh të Dhomës së Tregtisë Argjentinë-Shqipëri, të kryesuar nga Presidenti i saj, shtetasi argjentinas me origjinë shqiptare, z. Viktor Rapi. Me këtë rast z. Gashi i informoi miqtë nga Argjentina për punën që bën Instituti Kombëtar i Diasporës për integrimin sa më të mirë të diasporës sonë në vendet pritëse si dhe për të tërhequr investimet e saj drejt vendit të origjinës, Shqipërisë. Ai u bëri një pasqyrë të detajuar të fushave ku mund të orientohen aktualisht investimet argjentinase në vendin tonë, sidomos në hidroenergjetikë, në infrastrukturën rrugore, në industrinë agro-ushqimore, në turizëm etj.
Presidenti i Dhomës së Tregtisë Argjentinë-Shqipëri, pasi e falenderoi z. Gashi, vuri në dukje misionin e kësaj dhome, personalitetin e saj juridik, veprimtaritë e zhvilluara prej saj gjatë 9 vjetëve qysh nga krijimi në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare e industriale midis Argjentinës e Shqipërisë, si dhe rolin e komunitetit shqiptar si urë lidhëse midis dy vendeve. Ai i kërkoi z. Gashi një komunikim më të shpeshtë të IKD-së me diasporën shqiptare në Argjentinë, si dhe një ndihmesë më të madhe në mënyrë që komuniteti shqiptar atje të përfaqësohet gjithnjë e më denjësisht në veprimtaritë që zhvillohen në Argjentinë me përfaqësuesit e diasporave të ndryshme.
Gjatë muajit qershor z. Gashi u takua edhe me veprimtarin mediatik të diasporës sonë në Itali, z. Sokol Borshi, projekti me i fundit i të cilit është një dokumentar për origjinën e mundshme të Eneas, personazhit të njohur të antikitetit, i cili ka emigruar drejt gadishullit Apenin, si i një njeriu me origjine dardane, pra shqiptare nga hapësira e Kosovës së sotme.
Zoti Gashi e falenderoi edhe për dokumentarin që së fundi ka realizuar për piktorin Ibrahim Kodra, krijim i vërtetë artistik që ka gjetur shumë shikues në internet.
Në 21 Qershor drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kisha “Shën Pali” në Rochester Hills në Detroit, Michigan, për të kremtuar 70-vjetorin e lindjes të meshtarit të kësaj kishe, patriotit Dom Anton Kcira. Kisha Katolike “Shën Pali” në Rochester Hills është kisha katolike më e madhe shqiptare brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Në veprimtarinë e saj spikatin rezultate të dukshme për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe, në veçanti, për problemin e Kosovës, mbajtja gjallë dhe përcjellja tek brezat e rinj të traditave më të mira kulturore shqiptare, pajtimi i gjaqeve, mësimi i gjuhës shqipe etj.
Përveç afro njëmijë pjesëmarrësve nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga emigracioni qenë të pranishëm edhe kongresmeni amerikan z.Gary C. Peters, kryetari i bashkisë së qytetit Rochester Hills, Ambasadori i RSH në Washington z. A. Sallabanda, Konsulli i Nderit për shtetin e Michiganit z. E. Bardha.
Zoti Gashi në përshëndetjen e tij bëri publik faktin e dekorimit nga ana e Presidentit të Republikës z. Bamir Topi të Dom A.Kcira me urdhërin “Nënë Tereza” si dhe të Kishës së “Shën Palit” me medaljen e “Mirënjohjes”.
Në 25 qershor, ditën e përurimit të korridorit rrugor Durrës-Kalimash, drejtori i IKD-së, i pranishëm në këtë ngjarje, takoi edhe shumë përfaqësues të diasporës të ardhur me këtë rast. Ata ishin nga ShBA (dy nënkryetarë të hoqatës “Varta”), prej Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Italisë, Greqisë etj.
Korrik 2009
Më 1 korrik zoti Flamur Gashi priti në një takim të veçantë albanologun hungarez Dr. Gyorgy Reti, autor i pesë librave për Shqipërinë. Zoti Reti është një diplomat karriere i dal në pension, por i cili në biografinë e tij profesionale ka edhe katër vite të shkuara si diplomat në Tiranë në mes të viteve shtatëdhjetë të shekullit të shkuar.
Albanologu Gyorgy Reti është jo vetëm një dashamirës i madh i vendit tonë, por edhe e gjithë vepra e tij, përveç librave përfshi edhe artikujt, kontribuon shumë për imazhin pozitiv të vendit tonë në Hungari.
Në bisedë u ra dakord që zotit Reti Instituti Kombëtar i Diasporës t’i dërgojë materiale informative për zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht në çështjen e tolerancës fetare, përshkallëzimit të përpjekjeve për të hyrë në BE si edhe realizimet më kryesore të diasporës sonë në Evropë.
Tiranë, më 10 korrik 2009

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi