Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Kadri Mani/NJË ROMAN LUFTE E DINJITETI NERËZOR‏

Shko poshtë

Nga Kadri Mani/NJË ROMAN LUFTE E DINJITETI NERËZOR‏ Empty Nga Kadri Mani/NJË ROMAN LUFTE E DINJITETI NERËZOR‏

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 9:22 pm

Vështrim

NJË ROMAN LUFTE E DINJITETI NERËZOR

Fenimor Kuper: "MOHIKANI I FUNDIT", "Rilindja", Prishtinë- 196, f. 213, tirazhi
3000 copë, përkthyen nga serbokroatishtja: Hasan Vokshi e Rexhep Ahmeti.


Nga Kadri Mani
Nuk mbaj mend se kur e kam lexuar këtë roman të mrekullueshëm dhe tash e rilexova për vete e për
lexujesit e Zemrshqiptare.
Bija e bukur e ushtarit britanik, Kora, dhe motra e saj, Alisa, gjenden në rrezik në fushën e betejës...
por i shopëton Hawkeye, i bardhë, të cilin e kishin adoptuar pjesëtarët e fundit të fisit fisnik të Mohikanëve.
Hawkeye dashurohet në Koren, e njëri nga indianët në Alisën...
-Vëzhguesi shfrytëzoi kët kohë që shokët e vet ma të rij t'i udhëzjë se si përdoret armën e zjarrtë në
mënyrë të shkathtë. (f. 26)
Vetëm në këtë mëynarë eprori e kryen detyrën e vet, përndryshe, ka përgjegjësi për pasojat.
-Këtu jemi, klithi gjuetari mbasi e çliroi. -Qe, prapë je sndues i gjmtyrëve tua, megjithëse nuk më
duket se i përdor më mirë se atëherë kur i ke fitue më së pari. Sikur ta dijsha se nuk të fyej gjë,
kisha me të këshillua që të ndahesh me atë fyellin që e ke në palltë dhe t'ia shesish të parit budalla që
ta takosh. Me ato para do mundshe me ble çfarëdo arme. Mendoj që je bin se coftinëngrënës asht
ma i dobishëm se mullibardha, sepse ai largon coftinat neveritëse prej syve të njeriut, kurse ajo e dyta
shkakton trazime në pyell, tue imitues çdo za dhe tue vu në gjumë çdo vesh që ndëgjon. (56)
Tekst fort i mençur ky dhe krahasim i bukur për shkathtësi e vigjilencë luftarke.
Libri e mëson lexuesin se luftëtari i vëmendshëm di të dallojë llojet e opingave të të vetëve dhe të të
haujve, si dhe mënyrën e ecjes: në maje të gishtave ose në thembra a me shputën e plotë; vëzhgon
terrenin qëtëmos bjerë në kurth...
-Nuk do t'ishte në frymën e shprehine dhe nderin e një Skotlandezi që, përkah mirësjellja, të ngeli
mbrapa çfarëdo njeriu në botë.
Pra, bëhu edhe ti skotlandez! brumosu me virtyte dhe qëroi veset nga uni yt, tamam si patatja që
qërohet me brisk nga lëvorja e xhungat... finalizohu shpirtërisht e trupërish, në do që me çdo kusht të
ngadhnjesh mbi të vrazhdin, mbi pushtuesin, që kamja e pushteti e hardallosin...
-Ushtarët rreshtoheshin tanë të mrrolun, si të vramë. Thuese mezi pritshin me la marren, të cilën e
ndjejshin si varren e pezmatueme. (84)
Tabllo kjo e një ushtrie të ndershme që nuk njeh çnderime, por nëse i ndodhin, i lanë me gjak, sesa
të jetojë me marre.
-Do t'ishte çudi edhe më e madhe sikur të kishte folë pa leje. Zakone të këtilla mbretërojnë këtu (109)
Lexiues ynë mbase e ka tëqartë tanimëseçfarë "zakone" mbretërojnë te parlametarët shqiptarë: turp!
-E, ky djalosh do të jetë mburrja e popullit të vet! -tha Sy Skyfteri, tu vështrue gjurmën me vëmendje
tëposaçme. - Por prapë, kjo nuk asht gjurmëe Hiniadnitsepse pesha asht lëshue tepër shumë në
thembra, e gishtat janë, disi, në formëkatrori. Ndoshta kjo do të jetë gjurmë e kangtarit tonë.... Tash
mundem me e lexue gjithë këtë si me e pasë para syve... (111)
Leximi i gjurmëve, hetimi i terrenit...
-Unkasi dhe unë kurr nuk do të harrojmë veprën tande heroike. Do të marrim hakun ashtu si u ka hije
luftarëve dhe miqve besnikë.
- Ndaluni! -tha Davidi, kur pa se po përgatite me u largue prej tij. -Nëse më vrasin, mos u hakmerrni,
por ua falni fajin zulluimqarëve të mij. Lutuni për ta që t'u ndriçohet mendja. (154)
Perëndi, fali, se nuk dijnë ç'bëjnë! (biblike)
-Mandej u paraqit një vajzë dhe filloi këngën e saj vajtuese. Me fjalë të thejshta, por prekëse, ajo vajtonte
kryetarin e ri. Në vajtim e sipër e quente pnter të fisit; krahasonte kërcimin e tij me kërcimin e kaprollit të
ri; shoshte se syni i tij ka shkëlqye ma bukur se yjëzit në natën e errët, e zani i ij në luftë ka qenë më i
fuqishëm se rrufeja e të shejtit Mantinu... Ia përkujtonte t'amën, e cila asht dashtë me qenë e lumtun dhe
krenare që e ka lind nji djalëtë tillë. I lutej që t'i thotë, kur të takohen në mbretninë e shejtënve, se vajzat
e Dellaverëve kanë derdhë shumë lot mbi vorrin e fëmijës së saj. (207-208)
Prozë poetike kjo, e që disa poetë na bëjnë poezi-prozë dhe as lodhen që vargjet e tyre t'i bojatisin me
ngjyrë- rozë!
Romani i Fnimor Kuperit (Fennimor Cooper) "Mohikani i fundit", pa dyshim se është romani më i mirë i
këtij autori, krahas tregimeve të tij "Çorapet e rrypta", nga të parat vepra që në Evropë arritën popullaritet
të madh të zhanrit eventurier, të cilat paraqesin historinë e hershme amerikane e marrdhëniet midis vendësve
dhe ardhësve; përmes figurës së vetmuar por fisnike të pionierit të thjeshtë e të vrazhdë, në kufijtë e
qytetërimit.
Më 1789-1851 jetoi shkrimtari amerikan Xhejms Fenimor Kuper, nismëtar i romanit historik në literaturën
amerikane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi