Aida Dismondy:KUÇEDRA
Faqja 1 e 1
Aida Dismondy:KUÇEDRA
KUÇEDRA |
Aida Dismondy
Vargu i makinave të stolisura me lule të kuqe e fjongo të stërgjata të bardha ndaloi në rrugën e pa shtruar. Tërësia e pamjes i ngjante një proçesioni të mjerë pasi fjongot ngjitur pas metalit të kujtonin fashot që mbështillnin plagët e lulet gjakun që mbetet mbi sipërfaqen e tyre. Banorët e fshatit Z kishin parë makina të tilla veç në televizor dhe ndonjë tek tuk kur zbrisnin në qytet. Dy vjet më parë as që mund të mendohej se makina të tilla do të shiheshin ndonjëherë në atë vend të mbyllur nga bota. Ndaj ca nga kërshëria ca nga dëshira për të parë krushqit njerëzia u mblodhën rreth e qark tyre. Sikur dikush të kishte shtypur ndonjë buton dyert e të gjithave u hapën njëkohësisht dhe prej tyre dolën burrat e krekosur e gratë e pispillosura.
Siç ishte zakoni, muzika filloi të bjerë të lajmërojë ardhjen e krushqëve, megjithatë në vend të sazeve u dëgjuan veçse tingujt e trishtuar të klarinetës, tinguj vajtues që të hynin në palcë dhe ta ngrinin mishin kokërr teksa shoqëronin hapat monotonë të krushqëve. Oborri i shtëpisë që deri më atëherë kishte gumëzhuar nga zërat e fëmijëve e këngët e grave ra në heshtje të thellë, në ajër mbeti e varur një oi-isoje si kuja e vajit në vdekje. Ishte një dasëm e çuditshme nga ato që dëgjon veç në përralla me shtriga e kuçedra; dasëm pa gaz kishin thënë plakat.
Ata hynë në dhomën e nuses ku nusja, një vajzë e hajthme me emrin Fatlume, ishte e rrethuar nga të gjyshet e plaka të tjera të fisit e të lagjes me flokët fshehur nën shami të zeza a të bardha dhe qëndronte më këmbë me sytë të ngulur në dysheme. Prania e plakave krijonte një tablo të mrekullueshme në harmoni të përsosur pasi sytë të shkonin drejt e tek figura kryesore, nusja. Gratë dhe vajzat e reja ishin ulur në fund të dhomës duke përmbushur kështu sfondin e kësaj tabloje dasme.
Veç haresë dasmës i mungonte dhe dhëndërri. Ishte bërë e udhës gjatë atyre dy viteve, që kur njerëzia kishin marrë arratinë dhe ishin larguar nga ai vend, që dasmat të bëheshin kështu, pa dhëndër e pa njohur dhëndrrin. Me fotografi vetëm. Njerëzit e nuses shikonin veç një foto të djalit që do t’i jepnin vajzën dhe vendosnin aty për aty fejesën e datën e martesës. Kjo ndodhte veç për djemtë që ishin jashtë vendit se ata të atyshmit ishin të detyruar të vinin për fejesë, ndërrim nishanesh e martesë. Në fshatin Z. shumë vajza ishin martuar në këtë mënyrë. Ca s’kishin ardhur më e as u kishte dëgjuar njeri zërin, të tjera kishin ardhur të tjetërsuara, në fytyra u ishte gdhendur nje lloj egërsie që s’e kishin pasur në vajzëri, thua të kishin fjetur me shtriga a jetuar në shpella kuçedrash.
Kështu dhe Fatlumja po i shtohej numrit të vajzave që ishin martuar jashtë vendit. Më tepër do ta merrte malli për fëmijërinë, po i thoshte lamtumirë tani. Ashtu e veshur me fustan nuseje i dukej sikur po luante një lojë nga ato që luante me shoqet, kurse nga ana tjetër ishte e tmerruar: ku do të shkonte? Ç’burrë do të merrte? Që e vogël ishte përgatitur për këtë ditë, nga e ëma, nga e gjyshja, nga e emta; sa herë i patën thënë mos kështu e mos ashtu se kur të martohesh, burri... Jo vetëm të sajat, po me sa duket të tëra gratë e fshatit dukej se kishin po një mendje se dhe shoqet e saj po për të njëjtën gjë rrëfeheshin kur çuçisnin së bashku tek lumi.
I vinte inat me veten, që s’kishte kundërshtuar të atin, kur i kishte dhënë lajmin. Të tjera vajza ishin martuar dhe ja, familjet e tyre kishin blerë toka, kishin ndërtuar shtëpi të reja dhe kishin blerë shtëpi e në qytet. Martesa e Fatlumes do të sillte të njejtin bollëk dhe për familjen e saj. Me sa dukej vajzat ishin ato që do të shpëtonin fshatin, siç kishin bërë nga mot madje dhe në legjenda kur dërgoheshin nuse tek kuçedra. Për pak ujë që duhej të rridhte... Të ishte vallë kuçedra që e priste atje përtej kufirit?
Me këto mendime u përcoll në heshtje nga shtëpi e të atit e shoqëruar nga vaji i klarinetës. Një nga gratë e fisit kishte hedhur sheqer, karamele dhe oriz por dhe këto nuk e kishin zgjuar nga plogëtia që kishte zënë turmën e mbledhur madje dhe fëmijët që në kësi rastesh turreshin të merrnin karamelet qëndruan të mbledhur në vend. Dukej sikur tërë fshati ishte në dijeni të diçkaje që s’guxonin ta thoshin e kishin hyrë në konspiraci për të mbajtur gojën mbyllur. Megjithatë sytë që mbanin mëshirë e heshtja e tyre tregonin se kishte një sekret që vetëm Fatlumja nuk e dinte.
„Me sa duket“-mendoi Fatlumja –„vërtetë po shkoj tek kuçedra“. Mendimi i kuçedrës, që e priste përtej kufirit iu ngulit në kokë dhe imagjinata e saj prej fëmije-nuse filloi të përfytyrojë të shoqin me lëkurë të trashë tërë luspa të gjelbërta, me dy koka të stërmëdha dhe dhëmbë që i rrinin jashtë, me sy të kuq që lëviznin shumë shpejt dhe me gojë që lëshonte tym e flakë. Madje duart do t’i kishte të stërmëdha si putra ariu me thonj të mprehtë të ndotur. Në kurriz do të kishte gunga si kodra të vogla të mbuluara me gjemba dhe ajo kurrë nuk do të guxonte t’i prekte. Do të kishte dhe bisht të gjatë burri-kuçedër dhe do ta vërtiste me furi në çdo cep të shtëpisë. Shtëpia do të ishte shpellë diku futur thellë në mal pa drita, pa qirinj e në errësirë Fatlumja do të shikonte veçse sytë e kuq që do t’i kallnin datën. Patjetër që kështu do të ishte se përndryshe i ati do të kishte dërguar krushk një nga familja me të. A s’dërgohej krushku nga familja e nuses për ta mbrojtur atë? Asnjë s’e kishte shoqëruar. Njerëzit e burrit kishin dhënë urdhër se s’ishte nevoja për vogëlsira të tilla dhe se ato nxitonin e duhej të ishin në kufi përpara orës tetë.
Mbas nje copë here rrugë, vargu i makinave ndaloi në anë të rrugës. Burrat me lëvizje të shpejta hoqën fjongot dhe lulet nga makinat. Duke lënë veç një makinë me targë të huaj, të tjerat së bashku me njerëzit iu shkëputën vargut dhe ikën në drejtime të kundërta. Fatlumen e urdhëruan të heqë fustanin e nusërisë dhe të vishte një palë pantallona xhinse dhe një bluzë të stampuar. I thanë të heqë tualetin dhe t’i mbledhë flokët pas bisht. I dhanë dhe një palë atlete që ishin të mëdha për këmbën e saj. Si u bë gati e urdhëruan të hyjë në makinë. Së bashku me të u ul një nga burrat dhe një nga gratë që tani nuk ishte më e pispillosur por kishte veshur një bluzë tejet të hapur sa mund t’i shihje gjithë sa kishte nën të dhe një pale xhinse të ngushta e sandale me taka të larta, një tjetër burrë u ul në sediljen e parë dhe i tha shoferit të nisej.
„Ku po shkojmë?“ – pyeti Fatlumja e hutuar nga tërë ato lëvizje të shpejta.
„Zemër mos u mërzit se te burri do të të çojmë“- tha gruaja tërë lajka duke i perkedhelur fytyrën me një gjest që Fatlumes i kalli datën, ndërsa burri që ishte në sedilje u kthye dhe i shkeli syrin. Burrat dhe gruaja filluan të qeshnin, kurse Fatlumja s’guxoi të flasë, me vete filloi të luante përsëri përrallën e kuçedrës, atje po shkonte tani. Kjo ishte një kuçedër e një soji tjetër, as dëgjuar, as parë më parë në legjenda e përralla. Kjo kuçedër mbase nuk jetonte në shpellë por diku në një vend të frikshëm.
Mbas nja dy orësh që kishin kaluar kufirin iu afruan një rruge të qetë e më pas një porte të hekurt. Shoferi i ra një butoni e nga brenda u dëgjua një zë e më pas dera e hekurt u hap. Makina vazhdoi udhëtimin për nja pesëmbëdhjetë minuta. Fatlumja pa me habi shtëpinë e stërmadhe. Ishte aq e madhe sa Fatlumes iu duk se ndodhej në një kështjellë. “Të jetë kjo vallë shtëpia e kuçedrës?”-mendoi.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Aida Dismondy:KUÇEDRA
Një grua hapi derën dhe i ftoi brenda. Fatlumja s’kuptoi asgjë porse zëri i gruas i tingëlloi si hungërima e ujqve. Ku ishte kuçedra?! Burri që ishte ulur në sedilje seç i tha gruas me të njejtën tingull hungërimë dhe ajo e pa Fatlumen nga koka tek këmbët. Ia bëri me shenjë ta ndiqte. Fatlumja u kthye nga burrat dhe gruaja sikur t’i thoshte diçka ose sikur t’i thoshte lamtumirë apo të lidhej me të vetmen gjë të përbashkët që kishte me to; ata krushq, e lidhnin me fshatin, me vendin e saj, ndonëse tani i ngjanin një kopeje ujqsh me hungërima e me dhëmbë gati për ta gelltitur, atë, të vetmen shqerrë. Por ujq-krushqit nuk e ndoqën veç në sytë e tyre ishte e qartë babëzitja.
Teksa hipte shkallët pas gruas Fatlumja i hodhi një sy sallonit dhe mureve. Nga tavani i punuar me dru varej një shandelier me xhama si kristal e me metal në ngjyrë floriri. Llambat e vogla i përngjanin yjeve, porse drita e tyre ishte e zbehtë, e ftohtë dhe sallonit i jepnin një shkëlqim të akullt, në mure ishin varur piktura të ndryshme dhe fotografi të vendosura në korniza. Të tëra ishin peisazhe pyjesh, ‘ujqit e kucedrat jetojnë në pyje,’ tha me vete. Gruaja hapi një derë të gdhendur në ngjyrë arre dhe Fatlumja u ndodh në një dhomë me krevat të madh, as prindërit e saj s’kishin të tillë. Koka e krevatit ishte metal i punuar tepër hollë e me motive që i përngjanin dantellave që zbukuronin dritaret e shtëpive në fshat. Në mur varej një perde mëndafshi në ngjyrë blu të çelët dhe i vinte rreth kokës së krevatit deri aty ku mbaronin jastëkët që ishin tepër të bukur dhe vendosur me rregull. Dyshemeja e dhomës ishte e mermertë e një pjesë e madhe e saj ishte e mbuluar me sexhade. Në këmbët e krevatit shtrihej një lëkurë e kaftë ariu me kokë të balsamosur që të shtinte frikën a thua se e kishin vënë aty me qëllim të ruante Fatlumen. Ngjitur me dhomën ishte banjoja e mermertë, luksoze, peshqirë të trashë vareshin bukur aftër lavamanit dhe përkarshi vaskës së mermertë, rubinetat e ujit ishin të florinjtë në formë dragoi dhe me sy të kuq rubini. Të ishte vërtetë në shtëpi të kuçedrës?
Gruaja e zhveshi. Qysh se kishte filluar të bënte banjë vetë askush s’e kishte zhveshur. Instiktivisht Fatlumja u përpoq të mbulojë trupin e saj të njomë. Gruaja ia bëri me dorë për nga vaska dhe e lau. Ca nga lodhja ca nga hutimi Fatlumja nuk rezistoi. Gruaja ia bëri me shenjë të ngrihej dhe e mbështolli me peshqir. Të marrët vesh me shenja ishte i vjetër qysh nga koha e fillimit të njerëzimit. Nëse ato merreshin vesh me shenja a do ta merrte vesh gruaja se Fatlumja ishte e tmerruar po t’i bënte shenjë. Ç’shenja do të përdorte?! Hoqi dorë nga ideja e komunikimit me shenja. “Tani do të më hanë?!”-mendoi. Mbasi e veshi gruaja i hapi krevatin dhe ia bëri përsëri me shenjë të shtrihej. E vetme në krevat u frikësua. “Do të vinë të më hanë natën”-tha dhe e zuri gjumi. Në mëngjes gruaja e makinës e zgjoi „Vish këto rroba dhe hajde se të presin“- këtë herë nuk i buzeqeshi as i preku fytyrën. „Presin?!“- tha Fatlumja. Ishin shtuar ujqit apo e kishte fjalën për kokat e kuçedrës?! Fatlumja hyri në dhomë ku në krye të tavolinës qëndronte një burrë rreth të dyzetave me flokë të prera shkurt që sapo kishin filluar të thinjeshin. Sytë i kishte të qelqtë si qelqet e shandelierit që varej në sallon. Në dorën e majtë kishte një unazë të trashë floriri. Fatlumja u ndje e tulatur dhe e frikësuar, si shqerrat që i ati therte. Ç’do të ndodhte me të? S’ishte kuçedër, por si kuçedra kishte një vështrim sikur do ta përpinte të tërën aty në vend, do t’i pinte gjakun, do të hapte gojën, do të lëshonte flakë e do ta piqte të gjallë teksa ajo rrinte në këmbë e më pas do ta servirnin në tabaka e ai do të ngopej me mishin e saj të njomë. Burri ia bëri me shenjë që t’i afrohej. Teksa i afrohej ndjeu se dalëngadalë do t’i nënshtrohej çdo dëshire të burrit. Një ftohtësi e kaploi dhe ndjeu sesi ajo po shndërrohej në qelq sikur sytë e burrit, dhe iu bë se në dorën e tij do të behëj copash. Ku të jenë vajzat e tjera? Kuçedra e përrallës kishte ngrënë shumë vajza të tjera, patjetër dhe burri do të kishte ndonjë dhomë të mbushur me kockat e tyre, mbase atje do ta shpinte tani teksa e kapi përdore dhe i dha një vështrim që e bëri Fatlumen të dridhej nga tmerri. Po, po mendoi Fatlumja patjetër jam në shtëpinë e kuçedrës dhe ajo është e fshehur në këtë maskë burri. Dora e burrit ishte e ftohtë si vdekja. Pas tij u hap një derë, të dy hynë në një dhomë të errët që vinte një erë kutërbuese. „Era e vdekjes“-mendoi Fatlumja. „Këtu do të jenë dhe eshtrat e vajzave të tjera, muret duhet të jenë të spërkatura me gjak, ai s’e hap dritën se s’do që unë ta di se ç’fat më pret“. Burri e shtrëngoi rreth vetes dhe Fatlumja ndjeu ftohtësinë e duarve të tij, që si gjarpërinj po i mblidhnin trupin dhe po i ngulnin dhëmbët për t’i futur helmin. „Fundi“, –mendoi Fatlumja-„fundi qenka ndryshe“. „Sa mirë do të ishte të isha skuqur nga flakët e kuçedrës!“-mendoi Fatlumja. „Ku është kuçedra? Ku është druvari?“ Në ajër dëgjohej hungërima ngjethëse e burrit. Fatlumja kujtoi se kishte vdekur dhe ishte zgjuar në Had kur ndjeu se gruaja që e kishte pritur dje po e lante përsëri. „Do të gjej druvarin me hir a pahir”,-tha me vete teksa ngadalë po ndjente trupin t’i ngrohej. Ra në gjumë të thellë dhe në ëndërr filloi të lozë litar e hapa dollapa me shoqet derisa një dorë erdhi e kapi për bërryli e tërhoqi prej krevatit dhe e futi me forcë në makinë. S’i kushtoi vemendje kush ishte pak rëndësi kishte, të tërë ishin pjesë të së njejtës lukuni bishash, të tërë do të ndanin prenë e tyre.
Nga dritarja e makinës Fatlumja shikonte lëvizjet marramendëse të njerëzve e makinave, dritat e pafund që ndriçonin rrugët e dyqanet. Kafenetë e mbushuara me njerëz si brenda dhe jashtë. Një mori e pafundme që i ngjanin një filmi me xhirim të shpejtë e pa zë. I vetmi spektator ishte Fatlumja. Sa dëshironte të ecte mes tyre të shkonte diku të gjente druvarin e përrallës. T’i thërriste dikujt për ndihmë. Po kujt? Ndalën diku në një nga rrugicat e qytetit, ishte rrugicë e qetë dhe njerezit që vërtiteshin aty lëviznin si hije sikur të mos shqetësonin apo tërhiqnin vemendjen e kalimtarëve të tjerë. Burri i tha të mos bëjë zë e të ecë përpara tij. Iu afruan një porte të vogël. E shtynë dhe u ndodhen brenda një godine që ishte mbuluar nga re tymi cigaresh dhe vinte erë alkohol. Drita të zbehta, të kuqe ndriçonin barin dhe një muzikë marramendëse mbushte hapësirën. Një grua e shëndoshë me sy të spërlyer me laps të zi e me një zë gërricës u afrua foli diçka me burrin dhe pa i folur Fatlumes e tërhoqi duke e drejtuar drejt disa shkallëve që çonin në një korridor të ngushtë, të gjatë me një dritë në fund të tij. Me bisht të syrit Fatlumja pa përqark. Dyert ishin të mbyllura. Gruaja hapi njerën prej tyre. Përpara u shfaqën tre vajza, me trup të imët por që dukeshin më të plakura se gjyshja e saj nën dritën e vobektë të dhomës. Me sa dukej shekuj kishin kaluar mbi to në gjatësinë e një kohë të shkurtër. Së shpejti mbase dhe ajo do të kishte kaluar shekullin e do të dukej po aq e moçme. Koha ecën me ritëm të ngadaltë për fëmijët e të rinjtë, kur lë pas rininë koha shkon shpejt dhe vitet kalojnë pa u ndjerë sikur të ishin minuta e sekonda të orës. Mbase ky ishte sekreti i plakjes shekullore të këtyre vajzave mbase në hapësirën e dritë pakët, të pak-ajërt të dhomës koha për to kishte lëvizur me shpejtësi marramendëse. Në sytë e tyre ishte një zbrazëti që përçohej në gjysëmerrësirën e dhomës. Sytë thonë se janë pasqyrë e shpirtit. Dikush duhej t’u kishte pirë shpirtin dhe i kishte lënë bosh, qenie që lëviznin si kukulla robote. Me levizjë mekanike e zhveshën dhe e veshën pothuajse të zhveshur. E ftohta e akullt i hyri përsëri. Një nga vajzat iu afrua dhe i dha një gotë me pije. “Pije” – i tha – “do të të ngrohë”. Tinguj familjarë, fjalë që i kuptonte, jo hungërima ujqish. Vajzat ishin nga vendi i saj. Të tjera histori apo të ngjashme histori si e Fatlumes do t’i kishin sjellë aty. Nënshtrim fati pa as më të voglin refuzim, të pafajshme, të pafuqishme që detyrohen të lëvrojnë në lëtyrat e krijuara nga shpirtra djajsh, me maska njerëzore. Ferri do të ishte parajsë përpara jetës brenda asaj godine.
„ Sa kohë ke këtu?“- pyeti njëra.
“Dy ditë” – ia ktheu Fatlumja.
“Ha, qenke taze”,- shtoi tjetra.
“Taze?!”- pyeti Fatlumja – “Çdo të thotë taze?”
Në shtëpi i thoshin taze mishit të sapo prerë. Mish i prerë. Ideja e të qenit mish i prerë iu ngulit në kokë; mish i prerë taze. Shqerra kishte vdekur tani po ndaheshin e do të ndanin thelat për t’i shitur. Në dhomë hyri përsëri gruaja e shëndoshë dhe ia bëri me shenjë Fatlumes dhe njerës nga vajzat. Fatlumja i ndoqi si somnambul duke u përpjekur të fshehë gjysmë-lakuriqësinë e saj. Ku po shkonte? Mish taze i prerë. Shqerrë e therur, lëkurën hedhur në balte, gjakun në tokë, tani i shikoje çdo muskul të gjakosur. Bisha-burrë kish shqyer lëkurën e saj, tani kishte mbetur e përgjakur gati për shitje. Sa do ta kishte çmimin? Me këto mendime në kokë, Fatlumja teksa ecte pas vajzës dhe gruas ndjeu një përcëllim në sytë dhe iu bë se po i zmadhoheshin ndërkohë që mbi trup po i krijohej një si kore, dalë nga dalë në errësirën e korridorit korja u shndërrua në luspa të mëdha të forta, këmbët iu forcuan dhe i ndjeu t’i rëndoheshin, lëviznin me siguri në dysheme, veçse shputat iu shndërruan në putra, duart iu zgjatën dhe formuan kthetra të harkuara me thonj të mprehtë, mbi kurriz ndjeu mishin t’i ngrihej sikur e tërhiqnin kupat me zjarr që i vinte në shtëpi nëna. Fatlumja s’ndjeu kurrëfarë lemerie nga gjithëkjo, përkundrazi. Ndërkohë e pa se ishte më e gjatë se gruaja dhe vajza. Me një lëvizje pas të kokës kontrolloi qafën e gjatë të dyzuar duke parë lindjen e një koke tjetër e prej dhimbjes a gëzimit lëshoi një hungërimë tërë flakë.
Qershor 30, 2008

Similar topics
» Aida DËRGUTI:Burrat dhe shamitë
» Aida Shtino: Babai i Nazimes na solli fotot kur u zhduk
» Albert Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur Aida Ndoci (Dyrrah)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi