Basir Bushkashi:Mimozat e kujtimeve
Faqja 1 e 1
Basir Bushkashi:Mimozat e kujtimeve
Mimozat e kujtimeve |
Basir BUSHKASHI
Nga vëllimi me poezi të zgjedhura
FRYN KJO ERË E FUSHËS
Nëpër degë të kumbullës
i çoj fjalë të bukurës;
një djalosh këndonte
fshatit në të mugët.
Fryn kjo erë e fushës
dehur nga gjelbërimi,
një thëllëzë dëgjon
seç i thotë bilbili.
Dhe diku një portë
hapet me ngadalë
del një vajzë e bukur,
del një vajzë e bardhë.
Kumbulla derdh petale
si për nusëri.
Prehëri i saj bleron
mall e dashuri.
KUNGULLI
Shoh një kungull të fryrë në arë,
thua se misri e paska zili;
dhe më sjell ndër mend ndonjë zyrtar
që në zyrë merr pamjen e tij.
LULJA
“Kur pata nji lule t’bukur
thash’ se do ta kem përherë”.
Erdhi kjo këngë nëpër vite
mbushur mall e mbushur brengë.
Ne s’e dimë se ç’fat i hidhur
e gremisi dashurinë,
ndoshta ish kanuni i egër
a dikush shpirtzi, s’e dimë…
Veç dikush për ty me dhimbje
ngriti këngë e në këngë të la,
brymë e viteve s’të veniti
malli i tij kurrë s’të la me u thà…
ISH VJESHTË E GJETHET SAPO
BININ
Ish vjeshtë e gjethet sapo binin
dhe malet thinjeshin nga bora e parë!
një tufë patash qiellit iknin
duke lënë pas frushullimën e bardhë.
Duke kundruar këtë pamje vjeshte
befas n’stacion u shfaqe ti,
sikur ta ndieje që unë të prisja
një copë pranverë të sillja aty...
PROLOG
Në jetë
kam ndier
dhe gaz
dhe brenga.
I urtë,
i sertë
i heshtur,
gazmor.
Ndoshta, prandaj,
më mori
dhe kënga.
E t’qetë,
s’e ndiej
kurrë kraharorë…
DIMËR NË MALLUNXË
E frymëzuar, hap pas hapi,
era gjethet seç i ndjek
Loz e loz kreshpëruar,
herë i ndanë, e herë i mbledh
E pastaj lozonjare,
palë-palë ngado i hedh
Gjersa bien lodhur-lodhur,
sa i mbulon harrimi krejt…
Bora e parë, sipër malesh,
nis e bie, zbardh e ndrin
Përmbi krye të kaprojve
radhë-radhë kaq qirinj…
Nusëron bredhi e pisha,
hedhur vellon madhështore
Thua vallen tok po ngrenë
si të zënë dorë për dore.
Pa rrjedh lumi plot zhurmime,
melodioz, jo si më parë
Si poet mbushur frymëzime,
që shpërthen me varg të bardhë
Ja, për qiellin e përhimtë,
me rè dimri të ngarkuar
Seç po thotë dallgë pas dallge,
ja, ashtu duke zhurmuar…
Unë eci pragut dimrit
me fletore e laps në xhep
Një tufë zogjsh, shpupurisur,
dhe për pak më ngre me fletë
Nëpër ngricë, tokës mardhur,
jeshilon gruri i ri
Ç’mbet nga dimri për të shkruar,
ja, pranvera përsëri…
FLUTUROI NJË ZOG i BARDHË
Fluturoi një zog i bardhë
Fluturoi dhe qiellit humbi
Nëpër dallgë kaltërsie
Nëpër retë ngjyrë plumbi
Unë e ndoqa ziliqarë…
Të bukurin shpend nëpër hapsirë
Fluturoi si ëndërr e bardhë
Fluturoi si një dëshirë…
FËSHFËRIN PLEPI I GJELBËR
Fëshfërin plepi i gjelbër
Prehërit të erës rreth e qark
Seç më zë një mall i vjetër
Që më hedh në vite larg.
Më zë malli e humbas
Nëpër vite, nëpër jetë
Që shkollar në gjimnaz
Diç më fsheh i shtrenjti plep.
Diç më fsheh e diç më ruan
Tek derdh pushin si kujtime
Plep, o plep, vallë a s’më thua
Mos është shfaq prap mikja ime.
Fëshfërin plepi i gjelbër
Dhe lot kryet nëpër erë
Më s’është dukur, ngjan se thotë
Ajo vashëz si pranverë.
Fëshfërin plepi i gjelbër
Fëshfërin e fëshfërin
Vallë era i dridh fletët
A i dridhi malli im…
1991
KËNDOJNË DY BILBILË
Këndojnë dy bilbilë dehur dashurie
Mbretër përmbi mbretër ndihen në
korie…
THUA, VËRTET?
Çudi, vërtet
Si u ftohëm bashkë
Dikur,
(ti e di)
Pa njëri-tjetrin
Ndjeheshim të zbraztë
Ti magjistare
A unë magjistar
Na mrekullohej
Çdo gjest, çdo fjalë…
Tani,
unë tjetër grua
Ti tjetër burrë
Veç urës kujtimeve
shembur çdo urë
Thua vërtet
u deshëm dikur?!!
VEÇ VAJZËS QË DESHA
Iu luta lules
-Çil për mua
Dhe lulja çeli.
Iu luta qiellit
-Kaltëro për mua
Dhe kaltëroi qielli.
Iu luta pemës
-Gjelbëro për mua
Dhe pema gjelbëroi.
Iu luta detit
-Dallgëzo për mua
Dhe deti dallgëzoi.
Iu luta zogut
-Këndo për mua
Dhe zogu këndoi.
Iu luta lumit
Fresk e vrullë
Dhe lumi më dëgjoi.
…Veç vajzës që desha
S’ju luta kurrë
T’më ndjente për burrë…
IKËN DY PËLLUMBA
Ikën dy pëllumba
E unë u shqetësova
Se ikën të trembur
Nga hapat e mi.
Pas pak qetësohem
Se fundja thashë
Vërtet ikën
Po ikën bashkë…
A TË KUJTOHET?
A të kujtohet tregimi “Yjet”
(Nga Alfons Dodè aq bukur shkruar)
Dhe Stefaneta e bukur mbi kalë
Që fjeti në stan me gunë mbuluar
Po ai bariu i lumturuar
Kur gjoksit ndjeu frymëmarrjen e saj
Dhe unë që të thashë, ashtu si
kaluar…
Ç’do të desha dhe unë bariut t’i
ngjaj…
E sjellë ndërmend? Patjetër e sjell
Ti heshtje menduar, skuqur prush
Unë s’dija ç’të bëja, vërshëlleja ngadalë
Dhe lule s’koti, këpusja në fushë
Qiellit të kaltër një mjelmë e bardhë
Rrihte krahët e bukur në erë
Ti kokën e ngrite e the ngadalë
“A s’ngjan me nuse, pa shihe
njëherë…”
DINJITETI
Përbaltet dinjiteti
Nëpër llum të kohës
Njerëz-
Vini gishtin kokës…
KEQARDHJE PËR BOTËN
Bota ha veten
Tmerrësisht çdo ditë
Nga krimet,
luftërat,
pabesitë.
MIMOZAT
Kanë çelur mimozat nazike,
Dimër. Acar.
Një borë e butë,
Qeleshe mbi ballë…
Nuk di pse mimozat,
I quajnë mendjelehta,
Pse vallë s’përfillin dimrin?!
Të brishtat mimoza!
Krifëverdhat mimoza!
I admiroj,
Për guximin…
PLAKA E PËLLUMBAVE
Jeton vetmuar në Barberino
Një plakë e urtë, e kërrusur, e paktë
Në shtëpinë e vjetër, gati të harruar
Ku pëllumbat gugasin ditë e natë…
Ajo i ushqen me bukë e grurë
Pëllumbat e egër gjithë fëshfërimë
Që e zgjojnë mëngjeseve kaq të urtuar
E i ulen mbi supe, mbi krahë dhe
shpinë…
Kur sytë do të mbyll një mbrëmje a
mëngjes
Ndoshta pa t’afërm, e paktë, e vjetër
Përlotur pëllumbat do ta ngrenë në krahë
Në udhëtimin e fundit par në botën
tjetër…
Barberino, Firence, korrik 2006
N’U PAFSHIM NDONJËHERË
N’u pafshim ndonjëherë
Nëpër mote
Nëpër jetë
Nuk ka pse të shkrepim
Siç shkrepin rrufetë…
Asgjë e jashtëzakonshme
Mes nesh s’ka ngjarë
Në u tret dashuria
Si përrua i tharë.
Megjithatë,
Diçka e jotja
Tek unë ka mbetur
Diçka e imja
Tek ti gjithashtu…
Eh, sa e çuditshme
Bota njerëzore
Ndarë copa-copa
Aty-këtu...
NËPËR DALLGË
Dallgë brenda meje…
Dallgë brenda teje…
Dallgë nëpër dete
Dallgë nëpër shtete…
Me gjoksin me plagë…
Shtegtoj nëpër dallgë…
Duke mbart me vete
Qindra e qindra derte…
VERË NË SELANIK
Eci rrugës nëpër Selanik
Mbështjellë me natë
Mbështjellë me dritë…
Pamje marramendëse
Që të verbojnë sytë…
Diku buzë detit çlodhem i qetë
Përpara meje një park i blertë,
Ku shkrihen në një dashuritë e njoma
Në avuj rinie,
Në zjarr e aroma…
Deti oshtin e i përkëdhel me dallgë
Eh, ç’natë e këndshme, eh, ç’natë…!
BASTUNËT
Bastunë të fildishtë
Dyqaneve varg,
Punuar me art.
…Nëpër vegime
Më shfaqet im atë,
Me shkopin e drunjtë,
Me kollën e thatë…
I shoh në heshtje
E pikëllimi më zë
Babai s’është më…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi