Odhise Grillo:PËRSE MË SOLLE LULE PËR DITËLINDJEN ?
Faqja 1 e 1
Odhise Grillo:PËRSE MË SOLLE LULE PËR DITËLINDJEN ?
PËRSE MË SOLLE LULE PËR DITËLINDJEN ? |
Cikël poetik nga ODHISE GORO
Poeti i mirënjohur himariot Odhise Goro vazhdon të na dhurojë poezinë e tij të kompozuar mbi notat muzikore të dallgëve të detit. Kur u largohet notave të dallgëve të detit,u afrohet notave të dlira të shpirtit dhe vazhdon të kompozojë me të njëjtin ritëm,me të njëjtën ndjeshmëri,me të njëjtën forcë,me të njëjtën hijeshi. Ne dëgjojmë tingujt e butë muzikorë të poezisë së tij dhe dehemi me dallgë deti,me dallgë shpirti. Ai di të ngrejë dallgë të tilla poetike,të cilat na dehin si me magji. Është një dehje që të mrekullon.
ILIAZ BOBAJ
BRIGJET E MI
Me qiellin dhe zogjtë po ju shkruaj,
me diellin,me hënën dritë-ari.
Me iso këngësh
freskoj aromën tuaj
dhe drithërimën e fyejve prej bari...
Shkronjë më shkronjë...
dhe shkronja bëhet fjalë...
Zemrën ju nis me Jonin,valë-valë...
DEHMË,PASTAJ KTHEMË NË SHTËPI
Derdhma hënë
gotën e trishtimit,
mes vetmisë mos më ler të pi...
Mbushmi mike
kupat e gëzimit,
dehmë,pastaj kthemë në shtëpi...
TË HUMBISJA
Më duhej për të rënët të luftoja,
më duhej për të gjallët të lëvizja,
më duhej për të tjerët të fitoja,
më duhej për vetë-veten të humbisja...
PËR DY SY QË DASHUROJA
---------------------------------------------
Dy shigjeta
si më vranë,
pse më vranë kur i doja ?!
Do t'i vete varrit pranë
për dy sy që dashuroja.
DUF DETI
---------------
Mblidhi duart se t'i preva,
mblidhi se ta mora xhanin !...
Kokën prapa sa e ktheva,
si guxon t'i ngresh fustanin ?!
Duf i detit...
VARKA E FATIT
------------------------
Nga bregu
më përcjell një lule...
Në det të hapur më mallkon...
Kuçedra e dallgëve
kur më sulet,
një varkëz fati më dërgon ?!
Po deti i halleve më mbyti...
O varkë e fatit,
erdhe vonë...
O ZOT
----------
Nga qielli i shenjtëruar,
nga froni yt,ar e argjend,
në qoftë se s'më ke harruar,
nëse më ke për birin tënd:
më nis pak fat,kujtomë një herë,
mos më braktis më në vetmi...
Përndryshe,
aty lart më merr,
në daç,qysh sot,mbyll sytë e mi !...
AJO U KTHYE...
--------------------------
Ajo u kthye,
pak pas mesnatës,
që të ma vidhte gjumin
e vjedhur...
Ç'ia ndjeva flokët
mbi mua hapur,
si krahë trëndeline
hedhur...
ELEGJI KURBETI
---------------------------
Nga larg,
si pëllumbeshë pikëllimi,
më ulesh tek supi-degë-lisi...
Rëndon mbi sup,
më rri te supi tjetër ! Ri-zgjon me sqep
gjithë dhimbjet e një fisi...
Kullon,
mbi mua një plagë shumë e vjetër...
Elegji kurbeti !
SI TË MOS QAJË
--------------------------
Errësirën
e solle të pandehur,
gjykata-natë e nxorri të pafaj !
Dita,
me dritën
e pa-qeshur,
për padrejtësinë si të mos qajë ?
PA TY
----------
Nën të kaltrën e një kupe,
me dy dete-lot në sy,
me një mal-lëndim mbi supe,
qiellin shëtis pa ty...
...QË HAPET NGA JASHTË
-----------------------------------------
Të erdha
mbi gishta,
pa hapat e rëndë...
të ndjeva
çdo dridhje
prej flake në kashtë...
S'gjej kyçin
e derës që hapet nga brenda ?
Kam kyçin
e derës që hapet nga jashtë...
KAÇURELI I TIJ RREBEL
-------------------------------------
Petro Markos,
shkrimtarit të shumëdashur
Ndodh,
me lojrat që loz jeta,
ta kalojnë çdo skenar...
Ai,
me dramat e veta,
dëshpërim mbolli në varr...
Dëshpërim
e jetë mbi vdekje,
dielli s'shuhet,prapë del...
Vetëtimë kaçureli,
kaçureli yt rrebel...
ME NJË QESHJE
--------------------------
Mes natës pa-hënë,
buzë më buzë,
nënshkruam një marrëveshje:
Malin me borë,
që rrugën na ka zënë,
ta shkrijmë me një puthje,
me një qeshje...
I PASHKELUR TË MË MBETET BARI
-------------------------------------------------------
Kush të mundë,
të më vijë te varri...
kush nuk mund,
le të mos vijë...
I pashkelur
të më mbetet bari...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi