Aeqile Gjata:Kur krijuesi i shërben pushtetit...
Faqja 1 e 1
Aeqile Gjata:Kur krijuesi i shërben pushtetit...
Kur krijuesi i shërben pushtetit... |
Kur krijuesi i shërben pushtetit... dhe kur krijuesi “i nënshtrohet” artistikisht pushtetit... !?
Arqile Gjata
Njihet dhe dihet historikisht se, shumë poetë dhe shkrimtarë janë vënë në shërbim të pushteteve, ose u janë “nënshtruar” artistikisht pushtetit dhe politikës . Një fenomen i tillë është më se i përligjur, kështu ndodh dhe tani... Në këtë kontekës dua të shprehem :
Unë ndaj të njëjtin mendim dhe shqetësim me mikun tonë shumë të nderuar Zotin Pëllumb Kulla se, të dy të mëdhenjtë e letërsisë shqipe arratisen...
Por e shpjegoj këtë lloj arratisje në një kënd vështrim pak si ndryshe .
1- Të dy të mëdhenjtë e letërsisë së sotme shqipe janë shumë indiferent ndaj gjithë çka që mendohet, thuhet dhe shkruhet rreth tyre. Një realitet i tillë, ky indiferentizëm, kjo arratisje vjen nga një realitet i qenësishëm, se që të dy janë të konsoliduar dhe e kanë përmbyllur më së miri “madhështinë e tyre” dhe si pasoj ka dy hamendje (sipas meditimit tim individual):
a- Ç’do gjë që mundë tu adresohet atyre( kritika, akuza, vlerësime, mohime)e tjera, kuptohet se ata nuk dëgjojnë nga ai vesh... Pasi ato që thuhen për ta janë emocionale dhe jo të analizuara seriozisht në ndonjë studim, apo vepër madhore kritike nga autor shqiptarë dhe të huaj. Dhe në se ka studime të tilla, ato janë të copëtuara, jo të mirëtrajtuara estetikisht dhe që kanë rrëshqitur në planin individual nga ana e autorëve. Si shembull serioz mund të sjell studimin e posaçëm që ka bërë shkrimtari dhe eseisti Piro Loli në librin e tij botuar në vitin 2006 me titull: “Duumvirati i një stine që shkoi”.
b- Arratisja e tyre shpjegohet dhe me faktin që, ata me shumë profesionalizëm artistik hedhin në treg vepra të reja dhe rrëmbejnë trofe shumë prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, që të tjerët as i ëndërrojnë dot. Si rrjedhojë, mendoj se ata nuk “kanë kohë” dhe oreks të merren me kundra kritika dhe kundra akuza. Për të parë dhe vëzhguar më qartë individualitetet madhore të të dy të mëdhenjve, është e domosdoshme të sqarojmë dhe të përcaktojmë se, këta dy të mëdhenjtë (dhe shumë të tjerr) – i shërbyen pushtetit, apo iu “ nënshtruan” artistikisht pushtetit dhe politikës?
1-Mbroj mendimin se:
Ata që iu “ nënshtruan “pushtetit artistikisht ishin dhe janë krijues me virtyte dhe karakteristika të përveçme në krahasim me ata krijues që i shërbyen pushtetit dhe politikës. Ajo kategori krijuesish që iu “nënshtruan” artistikisht pushtetit kishin një nuhatje, perceptim dhe aftësi për të hulumtuar dhe gjetur ato shtigje, ato fusha krijuese dhe ato tema që u jepnin mundësi dhe shanse të dalloheshin nga të tjerët nga niveli i tyre individual artistik.
2- Ata ( “të nënshtruarit” artistik) nuk ranë në pozitat e shërbyesit të pushtetit dhe politikës, për faktin se kjo kategori krijuesish mundën që me kapacitet e tyre intelektuale krijuese ata kanë mundur të krijojnë një mburojë ndaj vetvetes dhe një personalitet të tyre fal talentit, kulturës dhe të punës krijues të drejtuara rreth atyre formave, gjinive që e ndjenin veten të sigurt për të bërë “karjerë” në jetën letrare. N këto rrethana as që bëhet fjalë të shprehet më i vogli iluzion, se këta kanë qen disident (këtu bënë pjesë dhe Kadare dhe një obsion i tillë që Kadare ka marr qytetarin e disidentit është aq e pa pranueshme, po aq dhe një absurditet me brirë .)
3- Hidhuni një sy veprave të Kadares, Agollit, Vath Koreshit, F.Arapit, Xhevair Spahiut apo edhe mjaft te tjereve dhe i vendosni në kandarin artistik me të tjerët . Ata nuk i lejuan vetes krijime që ishin nën nivelin e madhështisë së tyre, për qëllime politike . Dhe në ndonjë rast që rrëshqitën për ti “shërbyer” politikës ata prodhuan përsëri vepra shumë të mëdha artistike shumë herë më lart se nga ata që i shërbyen pastër politikës . Ky lloj elitar krijuesish ishin shumë të pranueshëm dhe të dashur për lexuesin dhe të vlerësuar artistikisht nga segmentet e pushtetit të artit dhe kulturës . dhe çmoheshin dhe në botën e jashtme letrare në rrugë dhe forma të ndryshme. Ata i shërbyen popullit, lexuesit, kulturës kombëtare, gjuhës dhe zhvillimit të traditave kombëtare .
Në kushtet që jetojmë ( në kohë dhe hapësirë) a mund të gjejmë një tjetër “Kadare” dhe ti dhurojmë kurorën e madhe të Kombit!? Besoj se, në fushën e letrave shqipe ( e kam mendimin vetëm për letërsinë) ende nuk ka lindur një Kadare tjetër, dhe në se ka lindur, ai ende duhet të jetë në stadin e fëmijërisë .
Në se do kishim pasur një Kadare trim mbi trimat në luftë të hapur me pushtetin dhe politikën, me siguri që ne sot do kishim një “Kadare” prej betoni dhe jo një Kadare prej vërteti të madh që e kanë zili bota e madhe e lexuesve dhe e kritikës ndërkombëtare. Tani në vitet që po jetojmë Kadare përbën kërthizën e letërsisë kombëtare shqiptare . Ai është një njeri me”fat “ të madh, pasi ai posedon një forcë dritë-shpuese që depërton në anale të pa shkelura të letërsisë tonë kombëtare dhe ai ka një lidhje shpirtërore të gjerë me popullin, megjithëse në raste të veçanta populli se kupton dot . Një pasojë e tillë rrjedhë jo për faj të tij. Kadareja dhe Agolli janë shkrimtarët më kotribues në letërsinë shqipe të këtyre 40-50 viteve . Di se këtë vit 2009 (se në ç’muaj nuk e kam pra sysh) Kadare feston 55 vjetorin e botimit të veprës së tij të parë krijuese “Frymëzime djaloshare” 1954 .
3-Por, ka pasur dhe një kategori krijuesish, që as i kanë shërbyer pushtetit politikë dhe as i janë “ nënshtruar” dot artistikisht . Kjo pjesë e veçantë kishte dhe premtonte një perspektivë në kushte normale, por gjatë përplasjeve ky grupim nuk mundi të krijonte një personalitet elitar në letërsi ku të shkëlqenin në gjini prioritare dhe tematika të rëndësishme kombëtare. Dhe si pasoj mbetën nën nivelin e madhështisë. Të tillë krijues me emër janë Lasgush Poradeci, Petro Marko, Kuteli, e mjaft te tjere.
Do dëshiroja ta përmbyll këtë shkrim me një poezi të shkëputur nga vëllimi poetik “Kurorë me ngjyra” botuar në vitin 2006, për të ilustruar mendimin poetik që unë kam për Kadaren, për një nga të mëdhenjtë e letërsisë shqiptare .
Për Ismail Kadare
Në vjeshtë kopshti
do të kacaviret nëpër degë
duke shkëlqyer si pasqyrë
e rrezeve të bardha .
Do ta tregojnë fytyrën e ngadaltë.
që si biçikletë do nisë muzikë .
Dhe më pas me dhunë
do të t’i shkulim paragjykimet
e viteve të shkuara .
Vetëm kështu do shpëtosh nga ethet e vdekjes.
* * *
Ta veshësh sa më shpejtë
(Në lagjen Palorto) qilimin e Anesë,
të shuash lumin e blertë të pyllit .
Këtu do e kalojnë natën
duke llomotitur
beqarët e letërsisë .
8-10-2006 Athinë
Nga Arqile Gjata – Athinë – Korrik 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adem Demaçi: “Askujt s’i shërben urrejtja në mes të popujve”
» Jahë Sadrija: E vërteta i shërben më shumë historisë se sa lavdit!
» PDK: Shpend Ahmeti duhet të japë dorëheqje, po i shërben VV’së jo Prishtinës
» Enver Bytyçi:Kujt i shërben propozimi më i ri i Boris Tadiç?
» Vangjush Ziko: Në çarkun e një krijuesi
» Jahë Sadrija: E vërteta i shërben më shumë historisë se sa lavdit!
» PDK: Shpend Ahmeti duhet të japë dorëheqje, po i shërben VV’së jo Prishtinës
» Enver Bytyçi:Kujt i shërben propozimi më i ri i Boris Tadiç?
» Vangjush Ziko: Në çarkun e një krijuesi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi