Ilir Meta:Mes Krizës dhe Stabilitetit
Faqja 1 e 1
Ilir Meta:Mes Krizës dhe Stabilitetit
Mes Krizës dhe Stabilitetit
Ilir Meta
LSI i jep një goditje polarizimit ekstrem politik e social të shoqërisë krijuar nga konfliktualiteti politik. Impakti i tij do të jetë tepër paqtor e pajtues, por do të kontribuojë edhe në gjykimin e politikës jo nga këndvështrimi pasionant e i paragjykuar, por nga vlerësimi racional mbi bazën e performancës dhe rezultatit konkret. Në fund të fundit, kjo është mënyra si gjykon elektorati evropian, pjesë e të cilit do të jetë së shpejti edhe ai shqiptar.
LSI i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Partisë Demokratike, si fituese e zgjedhjeve, për të marrë pjesë në koalicionin qeverisës. Ndonëse përgjigjja pozitive e LSI nuk ka vonuar shumë, asaj “Po”-je i është kushtuar vëmendja, kujdesi, përgjegjshmëria dhe përgjegjësia që kërkon një vendim historik. Ashtu si për të gjithë vendimet e përmasave të tilla, diskutimi dhe debati emocional për to tretet shumë shpejt dhe ajo që mbetet është racionalja e vendimit, pra thelbi i tij dhe pasojave që ai prodhon.
Thelbi i situatës dhe pozicionit të LSI-së për të marrë pjesë në bashkëqeverisje nuk është zgjedhja midis Berishës dhe Ramës. Të kontribuosh për një perceptim të tillë, është një zgjedhje me këndvështrim të ngushtë e folklorik, devijim i qëllimshëm nga thelbi i problemit. Po kështu të trajtosh opsionin politik bazuar në emra të përveçëm, është më e pakta një amatorizëm politik, por kryesisht është një manipulim i pastër, që nuk mund të vazhdojë gjatë.
Thelbësore është të vlerësosh zgjidhjet dhe pasojat që sjell çdo opsion, por atë zgjedhësh midis krizës dhe stabilitetit. Konventa e jashtëzakonshme e LSI-së, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë së brendshme, tregoi se institucioni më i lartë i LSI-së kishte adoptuar pikërisht këtë këndvështrim racional.
Opsioni LSI-PS, pavarësisht pamundësisë reale si rezultat i qëndrimit konstant armiqësor të saj për eliminimin e LSI-së, nuk sjell asnjë zgjidhje, sepse nuk krijon mazhorancë. Ai sjell kontestimin e zgjedhjeve, protestat, zgjedhje të parakohshme, destabilizim politik, pra sjell krizën.
Ky koalicion është i parealizueshëm edhe si produkt i rrethanave të përgatitura nga Kodi Zgjedhor, kryesisht i qëllimeve malinje të PS-së për të zhdukur LSI-në, i sistemit ku numri i votave për një mandat të LSI-së ishte disa herë më i lartë se për PS-në dhe vota e LSI-së ishte e pambrojtur nga mungesa e komisionerëve të saj.
Opsioni PS-PD, i mundshëm për t’u realizuar, siç janë shprehur edhe drejtues të lartë të PS-së, gjithashtu është një zgjidhje problematike, pasi LSI me 4 deputetë nuk mund të realizojë volumin sasior të një opozite ndaj një koalicioni të madh. Pra, qeverisja do të ecte pa oponencë të mirëfilltë opozitare dhe kriza në mos e shpejtë, do të ishte afatmesme.
Ndërsa koalicioni aktual PD-LSI është alternativa e vetme që garanton stabilitet.
Ajo krijon një mazhorancë institucionale, midis partish të pavarura e me profil politik të spikatur, një koalicion dinjitoz, pa mjegullën e pazareve të trafikimit të qenieve parlamentare. Në këtë koalicion, përtej interesave të LSI-së për të zbatuar premtimet e saj elektorale, ka një mundësi reale për të gjetur konsensuse sa më të gjera për të realizuar prioritete e objektiva kombëtare të stabilitetit, zhvillimit e integrimit që i shërbejnë gjithë shqiptarëve.
Ndërkohë kritikët më të mëdhenj të LSI-së dhe të këtij koalicioni po kërkojnë të përcaktojnë kushtet e pjesëmarrjes sonë në koalicion, a thua se është përgjegjësi e tyre të administrojnë personalitetin politik të LSI-së. Pasioni dhe mllefi i çon drejt irracionalitetit. Thelbi i koalicionit të ri është i përcaktuar: “Koalicioni për Integrim i Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
Stabiliteti dhe integrimi janë dy kushte themelore për çdo forcë politike në vend. Standardet dhe kushtet që kërkon integrimi janë të qarta. Janë kushte përtej të majtës e të djathtës. Edhe për PS-në të tilla duhet të jenë. Dikush mund të ketë ndjeshmërinë e sinqertë se identiteti i LSI-së mund të dëmtohet në një koalicion me Partinë Demokratike. Por identiteti i një force politike nuk mund të dëmtohet kur ajo bëhet pjesë e zgjidhjeve dhe stabilitetit dhe jo e krizave, mbrojtëse dhe kontribuuese për çështjet e mëdha kombëtare, si integrimi dhe tërësia e reformave që e bëjnë integrimin një realitet të prekshëm për çdo shqiptar.
Këtë identitet LSI do ta forcojë më shumë edhe duke thyer tabutë, e duke sjellë një risi të jashtëzakonshme politike dhe produkt i pjekurisë politike dhe vizionare duke mbajtur shikimin nga e ardhmja, nga integrimi, së pari i shqiptarëve midis tyre, e pastaj i shqiptarëve me Evropën.
LSI i jep një goditje polarizimit ekstrem politik e social të shoqërisë krijuar nga konfliktualiteti politik. Impakti i tij do të jetë tepër paqtor e pajtues, por do të kontribuojë edhe në gjykimin e politikës jo nga këndvështrimi pasionant e i paragjykuar, por nga vlerësimi racional mbi bazën e performancës dhe rezultatit konkret.
Në fund të fundit, kjo është mënyra si gjykon elektorati evropian, pjesë e të cilit do të jetë së shpejti edhe ai shqiptar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi