Augustin Palokaj: Arrestimi me diskreditim gjithëpërfshirës
Faqja 1 e 1

Arrestimi me diskreditim gjithëpërfshirës
Shkruar nga Augustin Palokaj
Nga arrestimi i Agim Çekut në Bullgari kredibilitet kanë humbur të gjithë, edhe Kosova e cila nuk respektohet si shtet, edhe Bullgaria e cila në rast të tillë dëshiron të aktrojë sundimin e ligjit, edhe Serbia fletarrestimet politike të së cilës nuk i respekton askush, edhe Interpoli në listën e të cilit edhe shtetet si Serbia mund të vënë fletarrestime politike, edhe BE-ja e cila kësaj Serbie do t’ia heqë vizat, duke i besuar Ministrisë së saj të Brendshme. Këtij rrethi duhet t’i vijë fundi
Bullgaria nuk është dashur të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, por për shkak të qëllimeve politike ajo është pranuar së bashku me Rumaninë dhe është bërë anëtare nga 1 janari i vitit 2007. Sot shumë diplomatë të shteteve të vjetra anëtare të BE-së, sidomos nga Gjermania, Holanda dhe Franca, mendojnë se është bërë gabim kur e kanë pranuar Bullgarinë dhe nuk duan ta bëjnë këtë gabim përsëri. Prandaj sot Kroacia e nesër edhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit e kanë dhe do ta kenë edhe më të vështirë të hyjnë në BE. Por Bullgaria nuk është anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian, sepse BE-ja i ka mbajtur disa “mekanizma verifikues dhe monitorues”. Këta mekanizma janë vendosur mu për fushën e rendit dhe ligjit, sepse është vlerësuar se policia dhe sistemi i drejtësisë në Bullgari janë të korruptuar, se funksionimi i rendit dhe ligjit, përdorimi i fondeve dhe lufta kundër krimit të organizuar nuk janë në nivel të një anëtari normal të BE-së dhe në Bullgari është shumë e vogël linja që ndan mes krimit të organizuar dhe politikës.
Bullgaria e ka në BE disi imazhin që Kolumbia e ka në Amerikën Latine. Disi si vend ku krimi i organizuar është ose i lidhur me shtetin ose është shtet në vete. Bullgaria edhe Kolumbia janë dy shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kosova ua di për nder. Por këto dy shtete nuk janë kampione të sundimit të rendit dhe ligjit. Mu në këto dy shtete ndodhi që të arrestohej ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ndërsa në njërën të “lutet” ta lëshojë shtetin.
Agim Çeku ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë në Britani të Madhe, Francë, Itali, Austri, Gjermani dhe shumë vende të tjera. Më kujtohet se si njëherë në vitin 2006 në pranverë e pata takuar Agim Çekun midis Sofjes, madje në ndërtesën e Rezidencës presidenciale Bojana, ku merrte pjesë në një konferencë për sigurinë në Evropën Juglindore, të organizuar nga NATO-ja. Pra, ai ka qenë edhe në Bullgari më parë. Si ndodhi që tash u arrestua. Si ndodhi që ai të mund të udhëtojë nëpër tërë botën perëndimore e të ketë probleme vetëm në vendet ku “sundojnë rendi dhe ligji” si në Bullgari dhe në Kolumbi. Ka shumë pyetje rreth kësaj, por asnjë përgjigje nuk zgjidh një problem serioz. Ky arrestim paraqet një diskreditim total të të gjithë faktorëve që janë përfshirë në këtë rast.
Nga arrestimi i Agim Çekut në Bullgari kredibilitet kanë humbur të gjithë, edhe Kosova e cila nuk respektohet si shtet , edhe Bullgaria e cila në rast të tillë dëshiron të aktrojë sundimin e ligjit, edhe Serbia fletarrestimet politike të së cilës nuk i respekton askush, edhe Interpoli në listën e të cilit edhe Serbia mund të vërë fletarrestimer politike , edhe BE-ja e cila kësaj Serbia do t’ia heqë vizat, duke i besuar Ministrisë së saj të Brendshme. Të kujtojmë vetëm se kush është sot ministër i Brendshëm i Serbisë. Është Ivica Daçiq, i njohur më parë si “Mali Slobo“ (Sloba i vogël) për shkak të afërsisë së tij me diktatorin Slobodan Milosheviq.
Në Bruksel ka pasur një “shqetësim diskret” për shkak të arrestimit të Çekut. Disa janë frikësuar se mos rastësisht dikujt në Bullgari do t’i shkojë mendja që mu në këtë rast të tentojë të dëshmojë se “këtu ka rend dhe ligj“ dhe do të mund të ekstradohej në Serbi Çeku. Kjo do të hapte shumë pyetje, duke filluar nga ato se çfarë do të ndodhë në Kosovë, çfarë do të ndodhë me ndonjë politikan të Serbisë i cili do të orvatej të shkonte në Kosovë. Nga Serbia, e cila publikisht bënte kinse “presion” ndaj Bullgarisë që ta dorëzojë Çekun në Serbi privatisht u thoshin diplomatëve evropianë se “kjo do të krijojë më shumë probleme sesa që do të zgjidhë”. Edhe Kroacia, shtetësinë e së cilës po ashtu e ka Agim Çeku dhe ku është i respektuar për rolin e tij në luftën çlirimtare, ishte angazhuar në “diplomaci diskrete” duke ua shpjeguar bullgarëve se nuk ka baza për ta mbajtur në arrest Çekun dhe ai duhet të lirohet sepse kërkesa për të është politike.
E udhëheqësit e BE-së nuk kanë mundur direkt të bëjnë presion ndaj Bullgarisë në këtë rast, sepse të njëjtën Bullgari e kritikojnë hapur për mosrespektim të ligjit dhe për këtë arsye ia kanë ndalur madje edhe fondet disa miliarda eurosh.
Kështu ka lindur edhe për këtë rast një teori e konspiracionit. Sipas kësaj teorie, që është dëgjuar edhe në Bruksel si thashetheme, “Agim Çeku e ka bërë me qëllim këtë në mënyrë që të testojë se çfarë do t’i ndodhë dhe ta heqë qafe këtë problem njëherë e përgjithmonë“. Sipas të njëjtës teori konspirative kinse “Çeku ka zgjedhur një shtet miqësor, një vend ku ka ndikim të politikës ndaj drejtësisë, për ta provuar se a ka ende probleme me kërkesën që Serbia për të e ka paraqitur në listën e Interpolit”. “Pse Çeku që është edhe shtetas kroat kërkon vizë Shëngen nga Bullgaria, pse ai udhëton me pasaportë të Kosovës nëse e ka edhe atë të Kroacisë, për të cilën nuk ka nevojë për vizë fare, etj.,etj...”. Kur nisin teoritë e konspiracionit ato nxisin teori të tjera të tilla dhe nuk kanë fund. Por është vështirë t’u besohet teorive të tilla, sepse as për Çekun nuk ishte e këndshme që në një stacion policor në kufirin e Bullgarisë me Maqedoninë t’i vihen prangat dhe këto foto të përhapen nëpër botë.
Për të shtuar listën e të diskredituarve nga ky rast kësaj radhe u kujdes edhe organizata prestigjioze “Amnesty International”, e cila kërkoi po ashtu që Çeku të ekstradohej në Serbi. Kështu edhe la përshtypjen se u beson fletarrestimeve të kohës së Milosheviqit, të organeve të cilat pos Çekut, Thaçit, Haradinajt dhe liderëve të tjerë shqiptarë jo vetëm se i kanë akuzuar, por edhe i kanë dënuar me nga 20 vjet burgim politikanët e njohur si Javier Solanën, Jaques Chiracun, Tony Blairin, Bill Clintonin, Gerhard Schrederin e të tjerët. Përderisa dënimet për liderët perëndimorë janë “anuluar” në vitin 2001, fletarrestimet për liderët shqiptarë kanë mbetur. Dhe ky vazhdon të jetë një problem nga i cili të gjithë dalin të lagur dhe diskreditimi është gjithëpërfshirës.

Koha Ditore
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Augustin Palokaj: Dita D e Kosovës
» Augustin Palokaj:Kush ka legjitimitet në Kosovë për dialog politik me Serbinë
» Augustin Palokaj:Kosova vetëm ilegalisht mund të hyjë në BE për 5 vjet
» Augustin Palokaj: A janë kosovarët vërtet aq të rrezikshëm për sigurinë e Evropës
» Gashi: Arrestimi i Hamitit jo ligjor

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi