Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyla:MIQ TË PA FTUAR

Shko poshtë

Pilo Zyla:MIQ TË PA FTUAR Empty Pilo Zyla:MIQ TË PA FTUAR

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 3:20 pm

MIQ TË PA FTUAR




PILO ZYBA

Pilo Zyla:MIQ TË PA FTUAR Julia-gjika

Julia Gjika me motrat




Reportazh







Ishte dita kur Ambasada Franceze, hapi ekspozitën me veprat e poetit Jani Rico.Veprat e tij nuk ishin to që jemi mësuar ti lexojmë nëpër faqet e librave.Ato kishin një këndvështrim dhe drejtim tjetër.Dhe ky drejtim ishte disi i veçantë.Ai tregonte poetin e madh nga këndvështrime të tjera dhe këto ishin: shumë punime të tij në pikturë, role në teatrin kombëtar të greqisë, koncerte të dhëna në pjano.Një ekspozitë fotografike krejt e veçantë për nga mënyra dhe paraqitja.Por unë këtë shkrim nuk po e bëj për poetin e njohur grek (për të do shkruaj tjetër herë).Isha i ftuar në këtë ekspozitë qoftë nga e bija po kështu dhe nga ministria e kulturës greke.Thashë të vija pak më herët për tu njohur dhe me njerëz të tjerë siç ndodh në të tilla raste.

Dielli po perëndonte.Në ikje e sipër me penelatat e tij, me fijet e arta, po qëndiste, pikturonte konturet e gurta të kalasë.U jepte gurëve ngjyra të mermerta e të argjënta.I kthente në një relitet të magjishëm.Kalldrëmet ishin mbushur plot me vizitorë.Kjo kala ka parë shumë të tillë ndaj dhe fytyrën e saj e ndryshon sipas orëve dhe rrezeve të diellit.Ajo i ngjan një vajze që po rritet pa e kuptuar e i vjen turp që të gjithë e shikojnë me dashuri.Nuk ia ndajnë sytë kraharorit të bedenave, Shtëpive të larta, kalldrëmeve të qëndisura me mozaikë e muzeve..Faqet e gurëve nga turpi e ndrojtja e vëshrimeve, janë holluar e purpurizuar, ngjajnë si faqe të pa puthura vajzash të turpshme.Dita në këtë vend e nata, janë të pa përsëritësheme, ato nuk ngjajnë mes tyre.Koloret janë aq të ëmbëla e delikate sa të mbeten në mëndje.Kalaja ngjan si një gur i madh i një unaze të stërmadhe i cili noton në detin e madh.Zhvishet e vishet me dhjetra herë në ditë, i ndërron kostumet në varësi të ditës, të diellit, reve, dallgëve e pa tjetër dhe lëvizjes dhe gëzimit të vizitorëve. Edhe unë që jam mësuar tashmë me këtë bukuri, nuk e ndaj aparatin nga vetja.Një çast mund të fiksojë atë që e kërkon në vite.

Më tej shikoj katër gra me vështrim nga pjesa e lartme e kalasë.Ajo pjesë ngjan si vetë koka e Afërditës.

Një bukuri e rrallë e rrethuar me mur guri, Si vetë Afërdita me kurorën me gjethe dafine.

Bëjnë fotografi.Unë ndaloj një çast për të mos u prishur çastet e gëzimit.Ato shikojnë tej, larg dhe fiksojnë momente për ti marrë pastaj me vete në udhëtimet e gjata nëpër botë.Ato dhe të tjerët shkrepin aparatet, blicet u shkelin syrin e bukur gurëve, sikur u thonë “Buzëqeshni pak” .Më pas një “trak” dhe buzëqeshja e tyre mbetet e fiksuar.

-Ç’ka bërë dora e njeriut! – tha njëra nga gratë.

-Edhe shpirti, - ia preu tjetra.

-Këtu gjithçka ngjan me një pikturë! – tjetra shkrepi aparatin.Këtu duket sikur gjithça është venë me dorë.Dhe dielli, dhe deti, e pastaj kjo kala dhe historia që krijohet rreth saj.

-Si në përralla!Njerzit ikin e fshihen në parajsë dhe u lënë parajsën e tyre brezave që vinë, për ta bërë më të bukur e mbresëlënëse.

-Këtu jeton dhe një shqiptar.

-Këtu mendoj se jetojnë shumë shqiptar,- tha tjetra.

-Jo,jo, e kam fjalën për Pilo Zybën.Lexoj shkrimet e tij në lidhjen e gazetarëve dhe “Fjala e lirë”

Unë u befasova.

-Ja! -nuk u thashë.

Ajo më njohu.Nuk ishim takuar kurrë më parë.Ishim parë vetën në faqet e internetit në fotografi.

-Ku e gjete këtë perlë?

-Në këtë perlë, kanë dorë dhe Arvanitasit tanë të lashtë.Dhe në mbrojtjen dhe në skalitjen e kësaj bukurie.Pjesa që fotografoni, quhet “Gur lash”.Në muze thuhet: “Vjen nga fjala arvanite, atje lashë vetëm gurë”.Nuk po flas për aktivitetin për Ricosin, sot ai ia la vëndin një tjetri, më afër nesh, më i prekshëm më i ndjeshëm.

Biseda bëhet e ngrohtë, e përzëmërt.U ulëm në lokalin më të afërt.Koha e humbi vlerën e saj.Hëna u ul në degën e një peme fare pranë dhe përgjonte.Feneri i saj binte të thellësi të Egjeut e më dukej se u fliste dallgëve:”Shhëëët, mos bëni zhurmë.Sot janë takuar ca miq të vjetër, por që kurrë nuk e kanë parë më parë njëri tjetrin.Lërini ta shijojnë këtë mbrëmje.Në tryetën e tyre janë derdhur poezitë, kanë me vete dhe atë, dashurinë e emigrantit.Julia vjen nga Amerika.”Mu duk se deti e kuptoi dhe dëgjoi fjalët e saj.Ndaloi frymëmarrjen dhe u kthye në një mëndafsh ujor të qetë.Mbi të yjet hidhnin vështrimet për të dëgjuar bisedat dhe parë të ftuarit.Njërin prej tyre e pashë të lahej në gotën e mbushur të Julias.Kishte të drejtë, donte sadopak të shijonte këtë mbrëmje poetike.

Nuk e kuptova si na zuri mesnata.Biseda për artin, atdheun, emigracoinin, ishin kthyer në një vatër të ngrohtë nga ku ishte e vështirë të largoheshe.Rrugën nga kalaja deri në qytezë e bëmë më këmbë.Pas na shoqëronte sinfonia e valëve dhe koncerti i pemëve që hynin e dilnin pa na marrë leje në bisedë.

Më pas, të nesërmen, u takuam dhe u njohëm dhe me studjuesin Thanas Gjika, vëllain e të madhit Viktor Gjika që kohët e fundit u nda nga ne.Më dhuroi dhe një punim historik të tij, mbi letrat e Shënjtit Pavllo të dërguara Vatikanit.Julia më dhuroi librin e saj të fundit “Muzg”por që në të vërtetë për mua ishte një agim i argjëntë.Është i botuar nga shtëpi botuese “SNAJ”.

Një javë, që vlen sa vite të tëra.Shkëmbyem mendime e eksperiencë.Pak ditë por të pa harruara.Kjo njohje e rastit, tashmë ia lë vëndin një shoqërie të sinqertë artistësh që në të ardhmen do të jetë një marrdhënie pune.Kjo përkoi dhe me ditëlindjen e Julias.Më 11 korrik, ajo, të gjithë ne, dhe ju që nuk morët pjesë, festuam 60 vjetorin e lindjes së saj.Julian e njohim të gjithë, po kështu dhe punën e saj artistike.Por këtë radhë unë do mjaftohem me kaq.Herë tjetër do flasim për veprat dhe punën e saj.

Kur perdja e këtij filmi të vogël një javor u mbyll, unë u ndjeva disi bosh.U ndjeva sikur u larguan nga unë miq që i kisha njohur prej vitesh por nuk i kisha takuar kurrë.Por kudo që të vemi “dhe në fund të botës”,tashë jemi njohur nga afër e kjo lidhje do ti shërbejë të ardhmes.





Pilo Zyla:MIQ TË PA FTUAR Ne-shtepine-time

Në shtëpin time, me Thanas dhe Julia Gjikën në mes, dhe unë me gruan Tana.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi