Vangjush Ziko:Vetëdija qytetare e një poeteje
Faqja 1 e 1
Vangjush Ziko:Vetëdija qytetare e një poeteje
Vetëdija qytetare e një poeteje |
Nga Vangjush Ziko
Marr nga gazeta “Tema” dhe “Ndryshe”
Poetja Këze(Kozeta)Zylo, siç e cilësojnë njerëzit që e njohin, është një grua plot vitalitet. Në jetën e saj ajo ka një background plot veprimtari pedagogjike, politike dhe shoqërore. Në emigrim ajo është cilësuar si një njeri vullnetmirë. Profesor Peter Prifti e quan:"Ambasdor of goodwill" e popullit shqiptar në Amerikë, sepse ka një empati të rrallë për bashkatdhetarët e saj". Organizata e gruas "Zëri ynë" në New York e shpalli atë "Gruaja e vitit 2008", ndërsa Shoqata Mbarëkulturore-Atdhetare I.Qemali në Vlorë i dha titullin "Personalitet i shquar i kulturës mbarëkombëtare".
Këto të gjitha, sigurisht, nuk i japin emrin e poetes. E rendita këtë CV të shkurtër të saj për të pohuar të vërtetën e formuluar në shprehjen e njohur,"stili është vetë njeriu".
Pa hezitim, po e quaj Kozeta Zylon një poete qytetare, duke patur parasysh nocionin e fjalës "qytetari' ", që nënkupton qëndrimin e individit në mënyrë të vetëdijshme ndaj të drejtave dhe detyrave politike, morale dhe mbrojtjes së tyre. Këtë epitet po ia kaloj edhe asaj si poete, duke patur parasysh përmbajtjen ideo-emocionale të krijimtarisë së saj letrare.
Kozeta Zylo, deri më sot, ka botuar tre vëllime poetike: "Monumenti i lotit"(20005),"Pranverë pa mimoza"(2006) dhe "Mjelmat po të vijnë"(2008). Pjesën më të madhe të poezive të këtyre vëllimeve i ka shkruar dhe i ka botuar duke qënë larg atdheut, në emigrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Janë, mbi të gjitha, këto krijime që dëshmojnë, në radhë të parë, vetëdijen e saj patriotike. Sytë dhe mendjen e saj ajo i mban nga vendlindja. "Hapu qiell, të shoh Shqipërinë" shkruan në poezinë "Shqipërinë e kam përjetë". Ndjenja e saj patriotike merr formë lapidare tek poezia "Monumenti i lotit". Poetes i duket vetja e saj si Doruntina e legjendës e "martuar" larg (në mërgim) që pret "vëllanë" të vijë ta kthejë në atdhe ("Vetja ime"), atdhe i cili, sipas saj, vuan si një Promete i lidhur ("Askush nuk të thotë"). Patriotizmi i poetes nuk mund t'i anashkalonte problemet e genit shqiptar nëpër botë. Ajo, me poezi të tilla si "Pengu im Kosova","Çameria" e plot të tjera, u ka kushtuar vargje të zjarrta luftëtarve dhe dëshmorve për çlirimin e Kosovës, ka shkruar vargje të dhimbshme për Çamërinë. Kozeta Zylo, si pjesëmarrëse aktive në zhvillimet demokratike në Shqipëri, ka shkruar plot vjersha me tematikë kundër diktaturës dhe amullisë të viteve të para pas saj. Ajo është partizane e vendosur e lirisë së fjalës, thurr vargje për "lirinë e shpirtit" dhe i atribuon vetes qëndrueshmërinë e një martireje që "edhe pse mbi prush eca zbathur/Mendimet shpesh me zjarr i komentova"(Cuditem dhe vetë"). Poetja i bën apel politikës që të bashkohet për prosperitetin e vendit të vet ("Lypsarit","O popull,zgjohu"). Këto poezi dhe plot të tjera skicojnë portretin e një krijuese qytetare.
Edhe në lirikën erotike poetja e shpreh qartë angazhimin e saj qytetar.
Mbase, epiteti "qytetar" në këtë rast, tingëllon si paradoksal. Intimiteti i ka kufjitë brenda zemrës dhe mendjes sonë, ka kufijtë e vet të shenjtë ku nuk ka të drejtë të përzjehet askush, kufij që njeriu mund t'i mbajë të mbyllur tërë jetën."Qytetarinë" e kësaj lirike e shikoj, pikërisht, në guximin e autores për të shpalosur në mënyrë të vetëdijshme dhe pa asnjë paragjykim këtë fshehtësi intime. Ky nuk është as narcisizëm, as vetëmburrje dhe, aq më pak provokim. Eshtë një sfidë që i bëhet vetëburgosjes të ndjenjave intime të femrës për shekuj me radhë. Në poezinë tonë ka ndodhur prej disa vitesh një "revolucion" i vërtetë në trajtimin dhe në shprehjen artistikisht të ndjenjave erotike të poeteshave tona.
Kjo duket jo thjesht në rritjen e numurit të tyre, që trajtojnë këtë tematikë, por në vetë mënyrën e shprehjes hapur, pa ndroje dhe sinqerisht, gati me naivitet, të ndjenjave dhe të perjetimeve erotike. Edhe poetja Kozeta Zylo nuk druhet që ta hedhë në vargje dhe ta publikojë (botojë) pasionin e çasteve intime, krahas përjetimeve dhe ndjenjave "të pastra" qytetare.
Heroina e saj lirike e shpall hapur të drejtën e saj për të folur për "enigmën e dashurisë" ,"Ndoshta pena e poetit.../Zbuloi , me në fund, enigmën e dashurisë"("Për një puthje princi"). Ajo na flet për "drithërimat e zemrës" dhe "punët mëkatare çiftërore"("Një gonxhe e zjarrtë lundron mbi valë"). Ajo na drejtohet me sinqeritet:"Mos më qortoni, që e shuajta etjen e ndaluar"("Një Romeo e një Zhuljete rishfaqen përsëri"), sepse e konsideron këtë një pjesë të emancipimit të vet, larg çdo mendimi apo pasioni pervers.
Ajo e quan erotizmin një "vegim","një dëshirë pak si të marrë", por të bukur "si një endërr e qelqtë" ("Shëëët!...").Nuk e di se si, por lirika erotike e poetes, më kujtoi serenatat e qytetit tim që aq çiltër e pa ndroje i kanë kënduar dashurisë dhe pasionit erotik që më shumë se një shekull e gjysmë më parë. Sigurisht, jemi në një kohë tjetër, këto lirika nuk këndohen pranë Burimit të Çardhakut, por buzë liqenit të Tiranës dhe buzë oqeanit Atlantik. Autor i tyre nuk është më një burrë, si në serenatat korçare, por një femër, një poete.
Kozeta Zylo nuk i këndon, thjesht,pasionit. Po të ishte kështu, lirizmi i saj do të katandiste në një erotizëm "xhungle". Në poezinë
"E di", ajo e shpreh qartë thelbin human të këtij erotizmi:"Eshtë dicka tjetër që na lidh,/Shpirti ynë përjetësisht, perjetësisht". Ajo vë emrat e Romeos dhe të Zhuljetës përbri çiftit të dashuruar të poezive të saj. Të gjithë e dimë "sfondin" erotik dhe atë shoqëror të çiftit shekspirian dhe fundin tragjik të tyre. Heroina lirike e Kozeta Zylos ka një shqetësim tjetër:"Askund nuk ndjej...parfum Romeo dhe Zhuljetë". Ky "parfum" është metafora e dashurisë së pastër. Poetja i kundërvihet kështu moralit të shthurrur, që aq shpesh sot, erotizmin e banalizon, për të mos përdorur epitet tjetër.
Kritika letrare e ka quajtur poeten "romantike". Edhe kjo nuk e mohon. Në qoftë se lufton me "pallë në dorë" në fushën e patriotizmit dhe të politikës, apo problemeve të tjera shoqërore, këtu, në fushën intime, ka çaste që e tremb guximi i vet, ajo shkruan:"Te nesërmen mezi e pres/Për të vallëzuar me fjalën erotike/Në qiell a s'di se ku/veç jo në tokën mëkatare"("Ritual i pavdekshëm"),"Eja të ikim në planete të panjohura", i lutet të dashurit të zemres ("Një Romeo dhe një Zhuljetë po rishfaqen përsëri").
Poetja është e vetëdijshme se vjen nga një e kaluar konservatore (për erotikën kishin të drejte të flisnin vetëm burrat dhe poetët) dhe se jeton akoma në një mjedis plot paragjykime, prandaj pohon me dhimbje:"Askush s'më kupton, vetëm vetja ime" ("Vetëm"). Kjo është një dramë intime jo vetëm e kësaj heroine. Eshtë një pjesë e dramës shpirtërore të shoqërisë shqiptare sot. Dramë që aq shpesh na zhgënjen dhe na bën (ose na ka bërë) edhe neve "romantikë" duke marrë arratinë e mërgimit në kërkim të lumturisë.
Dhe, për ta mbyllur këtë vështrim të shkurtër mbi krijimtarinë e poetes, disa fjalë për "qytetarinë" e vetëdijes së saj krijuese.
Autorja në poezinë "Misioni i vargut" shkruan:"Do t'i gris vargjet e mia/Në se ato nuk janë bërë shpirti juaj". Ajo, natyrshëm, nuk ka se si ta kuptojë krijimtarinë e vet pa lexuesin. Por sa e arrin ajo këtë.
Në krijimtarinë poetike të Kozeta Zylos (sidomos në vëllimin "Mjelmat po të vijnë"),vë re një lëvizje të brendshme, që do ta quaja "egocentrike", të kundërt me atë "centrifugale". Mendimi dhe ndjenja mblidhen në qendër (në botën intime të krijuesit), në vend që të shpërndahen në periferi (në botën e problemeve që e rrethojnë atë). Nuk e tjetërson veten krijuesi me këto ngjarje, por bëhen këto pjesë e botës intime të tija. Këtë u përpoqa ta vë në dukje më lart duke folur për lirikën erotike. Por edhe tematika patriotike, po ta shohesh me kujdes vëllimin "Mjelmat po të vijnë", vë re se si autorja temat mbi patriotizmin i jep të personalizuara në vargje që flasin, në radhe të parë, për vetveten dhe jo në vargje të përgjithshme apo të ballëpërballshme.
Ciklin për atdheun, në këtë vëllim, ajo e fillon me poezinë "Mezhgorani" ("Ç'm'u shfaqe sot, Mezhgorani im"), për të vazhduar me poezi të tjera si "Streheza" ("Të erdha, streheza ime, të erdha/E di që më prisje"). Dhe e natyrshme është. Atdheu, për secilindo, fillon nga "vatra familjare". Edhe Odisea, shtegtari i përjetshëm, që poezia botërore e ka bërë personifikim të mallit për atdheun e braktisur, përmallohet në çastet e para kur shkel në Itakë, duke parë dhe shijuar "tymin e ëmbël të shtëpisë". Po . Nga intimiteti zë fill poezia e vërtetë lirike. Pikërisht, drejt kësaj ka lëvizur poezia më e re e poetes Kozeta Zylo. Dhe ka ndodhur kështu me poezinë e saj, ajo që ndodh dhe në natyrë. Ndodhin lëvizjet e shtresave të nëndheshme, pastaj lëkundjet në sipërfaqen e tokës. Kjo lëvizje ka sjellë dhe "lëkundje" në laboratorin krijues të autores.
Me vëllimin "Mjelmat po të vijnë" ajo arrin me sukses atë që i duhet një vargu të vërtetë poetik. Fjalët në të e ndjejnë veten ngushtë, shtërnguar, kurse mendimet fitojnë hapësirë dhe thellësi. Me vargje të tilla poetja, jo vetëm na tregon, por na i përcjell emocinalisht ndjenjat dhe mendimet që mbartin në vetvete fjalët e zakonshme. Ndryshime kanë ndodhur dhe në ligjërimin poetik.
Poetja nuk i mbetet rob metrit, rimës apo stolisjes së vargut me figura. Në vargjet e këtij vëllimi mendimi rrjedh lirshëm, në trajtën e një monologu apo rrëfimi, ku momenti dhe detaji konkret nxitin mendime asociative të çastit dhe të kohës që ka kaluar, duke krijuar një tërësi organike emocionuese. Krijimi bëhet kështu vërtet i figurshëm, semantika e fjalës shkrihet me semantikën e mendimit dhe ne shijojmë atë kënaqësi estetike që na jep poezia. Kështu vargjet e autores bëhen edhe të lexuesit.
Poetja Kozeta Zylo realizon kështu artistikisht "qytetarinë" e saj. Dhe kjo është një arritje jo e vogël.
Kjo premton edhe për më shumë për të nesërmen e krijimtarisë së poetes.
Vangjush Ziko
Shkrimtar dhe ish profesor i Letersise ne Universitetin e Korces
Kanada, 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ese nga Vangjush Ziko
» Vangjush Ziko: Gardhet
» Vangjush Ziko: Tri kartolina
» Vangjush Ziko: Një ninullë kanadeze
» Vangjush Ziko: Poeti (poezi)
» Vangjush Ziko: Gardhet
» Vangjush Ziko: Tri kartolina
» Vangjush Ziko: Një ninullë kanadeze
» Vangjush Ziko: Poeti (poezi)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi