Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË”

Shko poshtë

SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË” Empty SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 5:07 pm

SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË”


Intervistoi Vilhelme Vranari (Haxhiraj)






SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË”,

URA LIDHËSE ME TRUNGUN MËMË



Intervistë me z. Gazmend Dervishi ( Prizreni)





SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË” Prizreni Ndarja gjysmë shekullore e kombit shqiptar mes Tokës mëmë dhe Kosovës ,ka qenë një regres në zhvillimin e gjithanshëm të të dy anëve të kufirit. Nëse Shqipëria, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk do të izolohej nga bota dhe Kosova nuk do të ishte bërë preh e komunizmit sllav të Beogradit, sot do të renditej mes vendeve më të zhvilluara. Për fatin tonë të keq brenda kufijëve tokësor diktatura komuniste, me politikën absurde të pushtetit absolut marksist-leninist e ndau shqiptarin, dikë e la pa “kokë”, tjetrin pa “krahë” apo pa “këmbë”, përmes luftës së klasave. Kjo ishte lufta brenda llojit, e cila ndau babanë nga djali, bëri hasëm motrën me vëllanë, u shndërruan në armiq të betuar bijtë e një nëne dhe një babe. Ky ishte genocidi komunist që vrau internoi dhe burgosi ajkën e kombit.

Krahinën jugore të Shqipërisë ,Çamërinë Thesprote, pas krimeve makabre ndaj popullsisë vendase, të përndjekur nga qarqet shoviniste drejt Shqipërisë dhe Turqisë, ia aneksuan Greqisë. Në këtë mënyrë e fshinë atë nga harta e Shqipërisë.

Ndërsa Kosova nuk vuajti vetëm ndarjen nga trungu mëmë, por ndaj saj u ndoq një politikë shfarosëse, për t’i mohuar trojet e Dardanisë autoktone, për ta asimiluar si popullsi iliro-shqiptare, duke i mohuar gjuhën apo duke e çvendosur nga trojet e të parëve nëpër toka sllave. Ndaj qëndresës së tyre për të mos pranuar denigrimin, çkombtarizimin, serbët SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË” Prizreni1vranë turma të tëra, dhunuan, sakatosën dhe burgosën në masë kosovarët. Kjo vetëm e vetëm se ata e kishin për nder që ishin shqiptar dhe mbronin simbolet e tyre kombëtare. Dhe këtë e bëri përsëri diktatura komuniste serbo- sllave. Në të tria rastet kemi të bëjmë me Genocid, si nga shovinistët grek, nga diktatura e Hoxhës dhe diktatura serbe.

Menjëherë pas shlpallje së Pavarësisë së Kosovës, filluan vizitat e ndërsjellta si për individët, familjet edhe shoqëri të organizuara. Një shembull i tillë janë rivendosja e marrëdhënieve mes qytetit të Pavarësisë, Vlorës dhe kryeqëndrës atdhetare të Kosovës, Prizrenit. Fëmijët e Vlorës festuan 131 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit bashkë me prizrenasit.Tri javë më vonë ata ia kthyen vizitën Vlorës së kaltër, ku qëndruan tri ditë së bashku me fëmijët e ansamblit Prizreni.

Pikërisht për këtë marrëdhënie miqësore mes Vlorës dhe Prizrenit sot kam ftuar për intervistë, Profesorin e Edukimit të shkollës 9 vjeçare, Prizren, z.Gazmend Dervishi.



*Z. Gazmend, mirë se keni ardhur nëVlorën tonë!

-Përshëndetje zonjë! Mirë se ju kemi gjetur në Vlorën e Ismail Qemalit, Vlorën e Pavarësisë dhe Vlorën e dy deteve! Ju falenderoj së tepërmi për intervistën!



*Cili është Gazmend Dervishi?

- Jam i privilegjuar dhe me fat që kam lindur, rritur dhe jetoj në qytetin e lashtë dhe historik të Prizrenit. Jam arsimuar në qytetin tim të lindjes, ku kam kryer edhe Fakultetin e Edukimitdhe punoj në profilin tim.



SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË” Prizreni3*Cila është gjendja civile e Gazmendit?

-Jam i martuar. Zonja ime ka kryer shkollën e mesme tregtare. Jemi prindër të katër vajzave. E quaj detyrim parësor bashkëpunimin tim me fëmijet, madje në nivelin e duhur, ku unë dhe bashkëshortja mundohemi që t’ ua plotësojmë të gjitha kushtet fëmijëve, në përputhje me kërkesat e kohës. Kujdesi ynë për një edukim, arsimim dhe formim sa më të plotë të fëmijëve, nesër ka për t’i dhënë frytet e veta, pasi ata përgatiten për një jetë më të mirë, e cila do t’i shërbejë së ardhmes së kombit.



*Është dita e tretë që ndodheni në Vlorë…Cila është arsyeja e vizitës suaj në qytetin tonë bregdetar?

- Unë personalisht Shqiperinë për herë të parë e kam vizituar në vitin 1996 . Ndërkohë kam vizituar Tiranën, Sarandën, Vlorën, Krujën, dhe Durrësin, kurse në vitin 2007- 08 dhe tani në vitin 2009 e kam rivizituar Vlorën e bukur. Arsyeja e vizitës sonë aktuale në qytetin tuaj, është bashkëpunimi mes të dy amsambleve të fëmijëve të Prizrenit me atë të Vlorës. Fëmijët e Ansamblit të Vlorës me rastin e 131 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ishin mysafir në qytetin e Prizrenit nga data 9 deri me 12 qershor të këtij viti. Kurse tani, me ftesën e z.Jani Gjergji – koreograf i Amsamblit të Vlorës, ndodhemi këtu për të shfaqur programin tonë kulturor- artistik të fëmijëve. Koncerti do të jetë një kombinim mes të dy SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË” Prizreni4ansambleve, Vlorë dhe Prizren.



*Meqë ra fjala për artin, si është zhvilluar kultura në Kosovë gjatë sundimit serb? E kam fjalën për arsimin, gjithë degët e artit dhe kulturës?

-Si gjatë sundimit shekullor serb edhe nga viti 1991-99, një prej shtyllave kryesore të një shteti, siç është arsimi, është zhvilluar me shumë vështirësi, por pa ndërprerje. Për arsye sepse aso kohe planet dhe programet mësimore nuk pranoheshin nga qeveria serbe. Kështu që arsimi u zhvillua në shtëpi-shkollë. Krahas arsimit dhe aktivitetet e ndryshme kulturore kishin shumë vështirësi por asnjëherë nuk e ndalen aktivitetin e tyre. Si shenjë solidariteti kombëtar ne festonim të gjitha ditët e shënuara të Kombit, si dita e flamurit etje. Veç flamujve kuq e zi, jepnim koncerte me këngë dhe valle, ku gjithë programi ishte në gjuhën shqipe.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË” Empty Re: SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 5:08 pm

* Interesant, z. Gazmend! Historia përsëritet, sepse edhe në Kaninë, deri në vitin 1908, kur u hap shkolla e parë shqipe, funksiononin odat-klasa, ku mësohej gjuha shqip. Për ju, për z. Jeton Qafleshi( drejtor i Asmablit “Lidhja e Prizrenit” dhe mësuesin e shkollës së mesme mjekësore, z. Jusuf Kelmendi, si drejtues të Ansamblit të valleve, ç’ vlerë kjo vizitë?

-Në këtë vizitë që po bëjmë në Vlorë, stafi ynë përveç Jeton Qafleshit- Drejtor i Ansamblit ”Lidhja e Prizrenit”, ka edhe përfaqesuesin e prindërve Jusuf Kelmendin , i cili është mësues Kimie në shkollën e mesme mjekësore. Vizita jonë ka vlerë të shumfishtë, por më kryesorja është sepse ne po rilidhim urat e komunikimit mes Prizrenit dhe Vlorës, që siç dihet kanë pasur marrëdhënie të hershme. Duke u ndërprerë lidhjet për një kohë të gjatë, duam të përciellim tek gjeneratat e reja nevojën e një bashkëpunimi të më tejshem në drejtime të ndryshme si në ekonomi, në arsim, në turizëm dhe sidomos në kulturë.



* Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli Pavarësinë e shumëpritur. Sa përpjekeje ,sa luftra të përgjakshme, sa jetë u shuan për çirimin e Kosovës. Koncepti i të qënit i lirë, pa dhunë, pa shtypje dhe shtypës, ç’do të thotë për kosovarët në përgjithësi dhe për juve personalisht? Ç’ndryshime solli fitorja?

-E vërteta është se e paguam shumë shtrenjtë, por sot jemi njerëz të vërtetë. Deri dje ishim të verbër. Për derisa nuk na njihte bota, as vet nuk SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË” Prizreni5dinim se cilët ishim. Sot të verbërit i erdhi drita e syve dhe duke parë natyrën me të gjitha ngjyrat, trajtat, format dhe me të gjithë tingujt, për herë të parë ai sheh dhe prek realitetin, të cilin do që ta shndërrojë në dobi të interesave kombëtare. Për herë të parë Kosova merr frymë lirisht, mendon dhe punon e pavarur. Për ne ishte Rilindja e dytë pas 28 Nëntorit të 1912. E treta Rilindje do të jetë kur Çamërisë t’i’ kthehet legjitimiteti i autoktonisë shqiptare.



*Nga ju mësova se udhëtuat përmes rrugës Durrës –Prishtinë, të cilën unë e kam emërtuar: “KOLLONA VERTEBRALE E KOMBIT”. A është domethënës ky emërtim?

- Udhëtimi ynë përmes rrugës Kukës-Durrës ishte një ëndërr shekullore e shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit. I gjithë stafi ynë dhe nxënësit që ishin të pranishëm, ngelën të habitur, të befasuar nga kjo verpër gjigante dhe u mrekulluan për këtë rrugë që me të vëretetë na lehtësoi udhëtimin tonë për Durrës-Vlorë. Më pëlqen emërtimi juaj. Kjo rrugë është shtylla kurrizore e tokës amë, nga ku marrin palcë dhe gjak të gjitha arteriet e Shqipërisë.

*Veç punës suaj fisnike si mësues edukimi, krahas Jeton Qaleshit punoni si koreograf i ansamblit” Lidhja e Prizrenit”, për të cilin ju përgëzoj.? Ç’ synime keni në të ardhmen për ansamblin?

- Në dhjetor të këtij viti festojmë 3 vjetorin e themelimit të ansamblit. Mundohemi që artin e valleve dhe këngëve ta mbjellim tek gjeneratat e reja, sepse në amsambël marrin pjesë artistë nga mosha 6 deri 65 vjeç. Me një punë të palodheshme të stafit drejtues dhe të ansamblit tonë të ri, jemi paraqitur në shumë koncerte. Si në Prizren, në festivale të ndryshme brenda Republikës Kosovës. Ansambli me paraqitjen e tij dinjitoze ka qenë si ambasador i Kosovës në Turqi dy vite radhazi, në Maqedoni (Strugë) dhe në Shqiperi ( Durrës, Vlorë ) . Në fillim të gushtit do të jemi përsëri në Vlorë, por me trupën profesioniste, e cila do të marrë pjesë në Festivalin Folklorik të Mesdheut që zhvillohet këtu. Tek ne ka shumë koreograf që punojnë me pasion në krahina të ndryshme.Ne nuk do ta prekim folklorin, si një pasuri kulturore kombëtare. Mendojmë që me zhvillimin ekonomik të vendit ta shndërrojmë në ansambël profesionist. Pra do të jetë një vlerë fitimprurëse.



*Si e parashikoni Prizrenin në të ardhmen e afërt dhe të largët?

-Prizreni është një prej qyteteve që për nga numri i banoreve radhitet i dyti pas kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Mund të them lirisht se është qytet shumë i rëndësishëm që për nga vlera historike, monumentet e kulturës, pozita gjeografike, bukuria natyrore dhe higjena, e dallojnë Prizrenin nga qytetet tjera të Kosovës. Monumentet, freskia dhe uji i shatërvanit, bëjnë që vizitori të rikthehet e ta vizitojë atë. Gojëdhana thotë:”Kush pi një herë ujë në krojin e shatërvanit nuk mund të iki më.” Besoj që Prizreni në të ardhmën e afërt do të jetë qyteti, ku do të ketë shumë konsullata dhe ambasada të shteteve te ndryshme dhe me turizëm dhe ekonomi të zhvilluar.



*Ç’vend zë femra në shoqërinë e re Kosovare, si një segment shumë i rëndësishëm i shoqërisë?

-Qeliza e familjes dhe e shoqërisë është femra. Femra kosovare vjen nga një prapambetje shekullore, nga një izolim prej tokës amë, ndaj i duhet SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT” DURRËS -PRISHTINË” Prizreni6shumë punë që ajo të gjejë veten në shoqëri. Çdo ditë e më shumë ajo po e gjen vendin e vetë aty ku e meriton. Këtë fakt më së miri e tregon pjesmarrja e saj në Parlament dhe Qeverinë e Kosovës. Mendoj se zëri i femrës në shtetin më të ri të Globit, në Republikën e Kosovës do të dëgjohet dhe ajo do të marrë pjesë me të drejta të barabarta në Legjislativ, Ezekutiv dhe Drejtësi. Këtë e them me bindje se shumë vajza dhe gra kosovare po arsimohen në degë të ndryshme të Universitetit, për të qenë të gatshme të pranojnë sfidat e kohës.



*Cilat janë detyrat që i dalin rinisë kosovare ?

- Arma më e fortë e një shteti është rinia. Kosova këtë segment e posedon, sepse mosha mesatare e popullatës në Kosovë është rreth 25 vjeçare. Nga që u vranë baballarët duke lënë jetimët që ta rindërtojnë Kosovën e përzhitur dhe të përgjakur. Ky fakt më bën të besoj dhe shpresoj se kjo rini e rritur përmes sakrificash sublime, në të ardhmën e afërt do të dijë ta drejtojë Kosovën në rrugën drejt progresit Perëndimor.



* Me ç’ përshtypje po largoheni nga Vlora?

- Të qëndrosh tri ditë në Vlorën e bukur dhe të largohesh nuk është e lehtë për askënd, sidomos për ne. E kemi të vështirë të ndahemi nga miqtë tanë ,që nuk na lan vetëm për asnje çast.Të shijosh bukuritë e Vlorës, brigjet e dy deteve Adriatikut dhe Jonit, plazhet e mrekullueshme, të Himarës, Radhimës dhe Orikumit, Vlorën e historisë dhe turizmit, të vjen keq t’i lësh. Ne vizituam edhe shumë vende që ka Vlora,. si : Shtëpinë e Pavarsisë, Kaninën, kështjellën e Gjergj Arianitit, nga ku doli nuse e bija, Donika, mbretëresha e urtë shqiptare, Kaninën e Ismail Qemalit, Orikumin Llogoranë, e shumë vende tjera të bukura dhe historike. E kjo u realizua fal stafit pritës të amsamblit të Vlorës me profesorin Jani Gjergji, këshillin e prinderve, fëmijët e këtij amsambli të cilët ishin të pazavendesushëm, si dhe shkrimtarën e mirënjohur vlonjane znj.Vilheme Vranari Haxhiraj me bashkëshortin e saj, z.Fitim Haxhiraj, çifti që na dhuroi çaste të paharrueshme në Kaninën historike, ballkonin e Vlorës. Pamja që të ofron Kanina është tejet e bukur sepse mbizotëron zonën përreth, detin Adriatik, Karaburun, Sazan dhe Triport (Zvërnec). Prandaj ne largohemi nga Vlora me përshtypje më të mira për këta njerëz mikpritës dhe bujarë dhe për këtë qytet të bukur bregdetar dhe historik. Ju faleminderit!



*Për mua ishte kënaqësi që munda t’ju shoqëroja pak për t’u treguar resurset e qyetit tim të mrekullueshëm, “Parajsën ku kanë folenë Perënditë”. Në këtë Parajsë kam futur edhe Prizrenin tuaj magjik.



FL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi