Arif Kutleshi: Fjala e përkthyesit
Faqja 1 e 1
Arif Kutleshi: Fjala e përkthyesit
Arif Kutleshi: Fjala e përkthyesit
(Parathënie e librit të Dr. Franz Baron Nopcsa, ´Shqipëria katolike e Veriut´, përkthyer nga origjinali-gjermanisht, nga Arif Kutleshi, botoi ´Faik Konica´, 2009, faqe: 108, Prishtinë.)
Edhe fëmijë edhe burra, por të armatosur, që domethënë shqiptarë. Dhe një njeri i rrallë i Europës midis tyre: Dr. Franz Baron Nopcsa
´Raporti mbi një udhëtim është në të vërtetë gjëja më e rrezikshme. Sepse çdo gjykim i papërshtatshëm jo vetëm që u bie në vesh malësorëve por edhe e keqkuptojnë jashtë çdo mase.´ A. Wirth, Në Shqipëri, ´Neue Rundschau´, 1908
(Këtu cituar simbas Nopcs-es në ´Nga Shala dhe Kelmendi´ Sarajevë, 1910.
Baron dhe malësor, hungarez dhe austriak, hulumtues dhe udhëpërshkrues, doktor i paleontologjisë dhe entuziast i albanologjisë, gjeolog dhe antropolog. Fotograf, arkivist, ligjërues e drejtor në Akademitë e Shkencave dhe vizitues i guximshëm e kurreshtar i çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë së Veriut. I dashuruar njësoj si në fosilet dinosauriane të Siebenbürgen-it të zbuluara rastësisht qysh më 1895 nga e motra Ilona, ashtu edhe në doket e zakonet e malësorëve të Veriut, me të cilat ra në kontakt qysh më 1903 kur ishte në Shkodër, përkatësisht më 1905, kur bëri udhën dhe përshkrimin e parë në Veri, anipse jo rrallë i sëmurë nga malarja dhe i penguar e i kërcënuar nga Valitë e Shkodrës. Një njeri i gjithanshëm, mund të thuhet, nëse merren parasysh fushat e veprimtarisë së tij, por edhe një poliglot, sepse Nopcsa njihte disa gjuhë përnjëherë: hungarisht, anglisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, si dhe gjuhët sllave, por kuptohet edhe shqipen, gjegjësisht, dialektet e saj. Simbas studjuesit hungarez József Hála Nopcsa me kontributin e tij në shumë fusha (gjeografi, gjeologji, etnografi, gjuhësi, arkeologji, histori, etj.) dhe me respektin e tij ndaj shqiptarëve që në vitin 1913 gati qe zgjedhur mbret i Shqipërisë. Një hulumtues, një vrojtues, një arkivist, një dashamirës dhe mbrojtës i shqiptarëve. Një shqiptaro-vrasës, më në fund, përkatësisht, një vetëvrasës.
Më 25 prill të vitit 1933 në rrugën Singerstrasse 12 në Vjenë, në banesën e tij, u gjetën dy kufoma, ajo e shqiptarit Elmaz Bajazit Doda, dhe e vetë Nopcs-es. Gjithçka u sqarua pastaj në testamentin e gjetur, të lënë prej tij. Një krizë mendore, dhe një bezdisje qytetare ´fisnike´ apo një ndërgjegje e vrarë për pagat e papaguara sekretarit të tij. Ky qe shkaku i këtij fundi të dyfishtë tragjik. Nopcsa e mbylli jetën në moshën 56 vjeçare (ai ishte i lindur ndërkaq më 3 maj 1877 në një familje fisnikësh, prandaj edhe mbante titullin ´Baron´).
Ndërsa këtu fillon pastaj odisejada e bibliotekës dhe e shkrimeve të tij për shqiptarët dhe Veriun shqiptar. Fatkeqësisht, as mbas një shekulli, ato ende nuk janë gjetur të gjitha dhe pjesa më e madhe e tyre mbesin sot e kësaj dite të panjohura nga lexuesi i gjërë shqiptar.
Studimet si ´Die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht´ (Fiset e malësorëve të Shqipërisë së Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), ´Geographie und Geologie Nordalbaniens´ (Gjeografia dhe gjeologjia e Shqipërisë së Veriut), ´Albanien. Trachten, Bauten und Geräte Nordalbaniens´ (Shqipëria. Kostumet, ndërtimet dhe veglat e Shqipërisë së Veriut) ´Aus Shala und Klementi´ (Nga Shala dhe Kelmendi) si dhe ´Das Katholische Nordalbanien´ (Shqipëria katolike e Veriut) janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm në aspektin faktografik, por edhe shkencor, dhe presin dorën e studjuesve, përkthyesve, dhe botuesve shqiptarë, që të dalin të plota, një ditë.
Nopcsa nuk ishte një Karl May që shkruante mbi cubninë e ´arnautve´ të ´egër´ pa i parë kurrë me sy këta. Nopcsa bashkëjetoi me malësorët, i njohu ata nga afër, e provoi mikpritjen shqiptare, bukën, krypën dhe zemrën e tyre.
Të varfër ishin malësorët e Nopcses, të këputur nga skamja dhe armiqësitë fisnore, por krenarë, zemërgjërë, dashamirës, dhe të sinqertë deri në skajshmëri. Të hasmëruar e të zemëruar, me njëri-tjetrin shumë herë për gjëra banale, gjithashtu- por të miqësuar e të lezetshëm me Nopcsen vazhdimisht.
Fëmijët e rritur të armatosur, të Europës! Një metaforë e rrallë, lapidare, e thënë ndonjëherë për shqiptarët, nga vëzhguesi kritik, nga miku i shqiptarëve.
Unë u gjenda, thotë më një rast Nopcsa, në shoqëri të disa malësorëve nga Gruda që po ktheheshin në shtëpitë e tyre nga tregjet e Podgoricës, dhe të cilët , vazhdon ai, më binden të vazhdoja udhën me ta, drejt e në Malësi, pa u detyruar të shkoja më parë në Shkodër.
Nopcsa kishte një karakter ´malësori´ , prandaj, shprehur me fjalorin e sotëm aktual socio-politik të Europës, ai edhe ´integrohej´ shumë shpejt në ambientin shqiptar. Ai kishte miq personal në shumicën e fiseve, të cilët bënin disa orë rrugë për ta takuar, sa herë që ky, nuk mund t´i vizitonte ata.
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, (anipse këta emra nuk ishin vetëm austriakë) të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët, dhe kryesisht me Veriun katolik, dhe nxitsja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash (katolike) shqiptare ishte vetë Qeveria. Disa prej këtyre porse, merren me të drejtë si themelues të Albanologjisë.
Është kënaqësi të merresh me Nopcsen. Ta hulumtosh veprën e tij, ta përkthesh pastaj në gjuhën shqipe, një materie që është krejtësisht shqiptare, është edhe më shumë se një kënaqësi: është një privilegjë.
Them kështu sepse kohët kanë ndryshuar, tashmë në shoqërinë shqiptare po zë rrënjë ngadalë e si me vonesë por pashmangshëm, një dije dhe një vetëdije e re, një strukturë dhe një super – e -infrastrukturë e re. Ligji i natyrës dhe i shoqërisë e bën jetën e vet, dhe kjo është e logjikshme dhe e përligjshme, por njeriu nuk ka se si të mos ndjejë thënë kushtimisht një mallëngjim estetik edhe për format arketipe të rrnesës e të jetës (me këtë rast shqiptare, që janë forma unikale në krejt Europën!) mbi substratin e të cilave, në emër të vlerave, krijojmë jo rrallë, fatkeqësisht, antivlera.
vijon
Dr. F. B. Nopcsa |

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Arif Kutleshi: Fjala e përkthyesit
A. K.
Vjenë 1908
Origjinal:.
DAS KATHOLISCHE NORDALBANIEN
EINE SKIZZE
von
Dr. FRANZ BARON NOPCSA
(SEPARAT AUS ´FÖLDRAJZI KÖZLEMENYEK´, BUDAPEST)
IN COMMISSION BEI GEROLD & Co. WIEN 1908
ORGANIZIMI DHE NDARJA E FISEVE
(fragment nga libri i përkthyer)
Gjatë shtjellimit të këtij punimi u përmenden kaq shumë fiset dhe ndarjet e tyre, gjë që më në fund është e nevojshme, edhe për vetë temën kaq të biseduar, (fiset) të flitet pak. Për udhëtarin e këtyre viseve s´ka asnjë domethënie sa fise janë në Shqipërinë katolike të Veriut; me rëndësi është vetëm të dihet ç´marrëdhënie kanë mes vete nënndarjet, bajraqet fqinjësore. Në krye të çdo fisi, (të vetmet që s´kanë janë Nikaj dhe Mërturi), qëndron një bylykbash gjithmonë muhamedanë që ka rezidencën në Shkodër. Meqenëse nuk shfaqet në Malësi kurr, për të huajin ky, s´ka gjithashtu asnjë domethënie, sepse personat më të rëndësishëm për të janë bajraktari, një organ ky i ushtruar simbas vullnetit të qeverisë, si dhe rivali i tij paria e djelmnisë. Ofiqi i bajraktarit është i trashëgueshëm, prandaj kështu ai është edhe nominalisht gjithmonë njeriu më me ndikim dhe poashtu më i pasuri në gjithë fisin; paria e djelmnisë shpesh ka të njëjtin respekt si të bajraktarit. Rënies së respektit të këtij të fundit i gëzohen krentarët, respektivisht, përfaqësuesit e disa katundeve (Krenët); ku edhe këto ofiqe përndryshe janë të trashëgueshme. Meqenëse mbi bajraktarin dhe bylykbashin, si dhe mbi grupet fisnore (fis) që t´i përkujtojnë klanet skoceze (Clans) është shkruar shumëfish, tashti dua të ndalem në disa notes - shënime mbi djelmninë të quajtur institucion e të ndalem këtu. Djelmnija është zhvilluar në mënyrën më tipike në Shalë, e cila është e përbërë nga disa bajraqe, bartësit e të cilave jetojnë në Pecaj, Cukë, dhe Gimaj. Me qëllim që të ndalet hovi i fuqisë së bajraktarit të Shalës dhe shokëve të tij, para afro 15 vjetëve u zhvillua një opozitë e fortë, e cila përfundimisht përfshinte 90 anëtarë por karshi bajraktarit dhe grupit të tij ishte krejt e pafuqishme. Anëtarët - edhe pse s´ishin më të rinj – quheshin ´rinia e Shalës´. Ky shembull saora gjeti shtrirje edhe tek fiset e tjera (Nikaj, Mërtur, Thaç) dhe sot e kësaj dite është përgjithësisht i përhapur. Nën drejtimin e Mehmet Shpendit djelmnia në Shalë pati aq ndikim, aq sa ajo sot, të prirë nga Mehmeti, madje është në gjendje edhe kundër vullnetit të bajraktarit të propozojë e të miratojë ligje të obligueshme në gjithë territorin e vetë. (2800 banorë).
Meqenëse çdo lokalitet në Shalë që për rastet e veta përveç të tjerash është pakashumë edhe autonome, disa bajraqe, për shembull Gimaj ka madje edhe djelmninë e vet vendimet e së cilës, nuk janë të obliguara ndaj bajraqeve të tjera të Shalës, - krijohen situata të ngatërruara. Kështu, Thethi, në disa raste të përbashkëta është e varur nga Shala, porse në çështjet e brendshme është autonome. Në Gimaj ekziston për shembull ligji, simbas të cilit dy vëllëzër me plang e shtëpi të ndara nuk garantojnë për veprimet e njëri tjetrit, në pjesën tjetër të Shalës mundet megjithatë secili për veprimet e vëllait të tij të lirohet nga përgjegjësia nga këshilli i të 90-tëve ose nga bajraktari. Ky institucion është me rëndësi të madhe posaçërisht me rastin e vrasjeve, sepse në këto raste shpesh jo vetëm pasuria e vrasësit, por gjithashtu edhe e akcilit farefis të përgjegjësit, shpëton pa u shkatërruar. Në këso rastesh do të aplikohet zëvëndësimi i shkatërrimit total ose parcial i pasurisë vetëm nën kompenzimin përkatës material. Nganjëherë ndërkaq familja e cila duhet të dënohet, është aq e madhe, sa që është në gjendje, këtë masë ta kundërshtojë me forcë. Në Theth, për shembull, ka familje të mëdha të cilat disponojnë me mbi 50 pushkë martine.
Një autonomi e ngjashme, si në Gimaj, ndeshet në Theth, ku ndërkaq vlen vetëm ligji ekzistues i tij, i cili në rastin e një dreke të të vdekurit këtu kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm anëtarë të komunitetit të ftuar nga ana e familjes së të vdekurit. (Ligji i vitit 1. kallnorit 1905.)
Ligje të shumta dhe të aprovuara në Shalë, nga një burrë krejtësisht i mrekullueshëm nga Malësia – Mehmet Shpendi – janë propozuar prej tij dhe janë futur në përdorim. Kështu për shembull, ai ia ka dalë mbanë që çmimin e misrit i cili në pranverë ngritej gjithmonë, ta hedh poshtë, që nga viti 1904 madje është ndaluar përmes këshillit të djelmnisë që të nxirret fare nga Shala . Natyrisht ai me këtë propozim, në mes të të pasurve - të cilët përfitonin me rritjen e çmimit - zuri shumë armiqë; megjithatë pjesa më e madhe e banorëve të varfër mbajti natyrisht, anën e tij. Një tjetër ligj i Shpendit detyronte të tatimohej luksi i dhuratave të ndërsjella me rastin e ceremonisë së flokëprerjeve. Ai solli një ligj, simbas të cilit reduktoi nga 300 - 500 Piastër që kumbara i paguante babait të fëmijës me rastin e kësaj ceremonie, në 100 Piastra. Anashkalimin e këtij ligji, përmes këmbimit të dhuratave shumë të vlefshme, nuk e lejoi Shpendi; ai gjykoi të dy palët me humbjen e nga një lope (në vlerë afro 120 Krona) dhe duke u vënë vetë në ballë të 500 pushkëtarëve i detyroi palët t´i rikthenin dhuratat.
Masat me të cilat djelmnija i dënon veprat e këqia janë therrja e një apo disa lopëve, ose qéve, ose edhe kallja e shtëpisë. Pra kjo gjobitje në llogari të djelmnisë, është krejt analoge me të njëjtën traditë të pagesës së gjobës ndaj qeverisë ose bajraktarit. Meqenëse në Shalë të 90 - tit e të gjitha moshave janë betuar t´u përmbahen ligjeve dhe të sillen simbas tyre paanshëm, pra një organizim deri dikund ekziston, situata në përgjithësi nuk është aq e keqe, siç mund të paramendohet.
Jeta publike në Mirditë është shumë më e paorganizuar dhe në plan të parë ishin ngjarjet politike ato që prodhuan këtë gjendje të tashme aktuale. Mirdita ndahet poashtu në shumë bajraqe, mirëpo lidhja mes tyre është shumë e lirë, dhe lokalitetet e caktuara luajnë një rol shumë të madh. Grindjet midis këtyre, distanca e të cilave rrethe të përthekuara nganjëherë është edhe nga disa katunde, është një dukuri e zakonshme, nga ana tjetër porse shpesh kemi parë, që disa mirditorë nën urdhërin e kapedanit të tyre - bashkoheshin. Në kundërshtim me shtatë fiset e Pukës, ose madje edhe të atyre të Malësisë së Madhe, mirditasit rrinë nën urdhërat vetëm të njërit, të bajraktarit të njohur nga të gjithë. Prenk Bib Doda dhe babai e tij Bib Doda luanin njëfarë kohe në Mirditë rol vendimtar. Me gjasë ky ndryshim i konstitucioneve nga një anë lidhet me ekzistencën e pjesëtarëve të cilët janë larg njëri tjetrit - dhe nga ana tjetër - me terrenin shumë të kalueshëm.
Në Malësi, me pengesa natyrale për shkak të terrenit të ashpër, janë vetëm pak lugina të mëdha, ose maja të dendura luginash, në të cilat pastaj janë të popullueme nga akcili fis i madh. Gjani, Kiri, Plani, Shala, Nikaj, Mërturi, Toplana, Dushmani, përfaqësojnë poashtu njësi gjeografike dhe etnografike. Në Mirditë me lugina të vogëla, katunde të veçanta edhe pse janë më shumë të izoluara, barrierat gjeografike nuk luajnë megjithatë kurrfarë roli në ndarjen e fiseve. Atje ku ekzistojnë barriera të këtilla, si për shembull, midis Oroshit dhe Fanit, përkatësisht, Spaçit, ndjenja fisnore zhvillohet në një masë më të fortë. Një tjetër dallim markant psikologjik midis Mirditës dhe Malësisë së Madhe qëndron në atë, që në Mirditë mbretëron ndjenja për vetëqeverisje, në Malësi të Madhe edhe pse pat arritur kjo ndjenjë një zhvillim aq të lartë, pothuajse është zhdukur plotësisht. Vetëm në rastet krejtësisht të rralla komuna interesohet si e tillë për rastet e plaçkitjes a të vrasjes në zonat nën juridiksionin e saj, deri sa në Malësi të gjitha këto krime do te administrohen madje edhe me dënime të rrepta ose nga fisi ose vetë nga Rrethi. Në Shllak për shembull, në nëntor 1905 një plaçkitje e kryer ndaj një pjesëtari të fisit, u lâ në atë mënyrë që vetë fisi mori në dorë këtë punë duke i therrur kryesit - dy lopë, dhe raste të ngjajshme janë shpesh të ngjajshme.
Tradita e mirditasve , që të gjitha rastet e fisit gjithmonë t´i lihen në dorë kapedanit vendas që ai t´i zgjidh , me gjasë do të duhej të ishte shkak, për ç´arësye është ngulitur ky ndryshim. Nëse, tash do të pushojë së funksionuari njëherë kjo qendër në Mirditë, atëherë natyrisht do të rezultonte kjo me një anarki të përmasave të gjëra. Lëndimi i të drejtës së mikut në Mirditë është tashpërtash ndoshta i vetmi rast, ku jo vetëm se do të çarmatosej krejt fisi, (po të ndodhte), por kjo do të përcillej edhe me dënim të shpejtë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi