Trafikimi,fenomen shqetësues në Kosovë
Trafikimi,fenomen shqetësues në Kosovë
Trafikimi,fenomen shqetësues në Kosovë
Bota sot
Trafikimi dhe prostitucioni i femrave – shkelje e rëndë e dinjitetit dhe e drejtave njerëzore !
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të aktivitetit që ushtron, merret edhe me evidencimin e përmasave të dukurisë së prostitucionit e cila më përpara nuk ka qenë aq e theksuar në Kosovë kurse tani ka përmasa shqetësuese.
Trafikimi me qenie njerëzore është dukuri relativisht të re në Kosovë. Megjithatë, nëse bazohemi në statistikat e publikuara nga agjenci të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, viteve të fundit ka marrë përmasa tejet shqetësuese. Trafikimi me qenie njerëzore, kryesisht me qëllim të prostitucionit, ka shënuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit ndërkohë që përpjekjet për ta luftuar këtë dukuri, jo vetëm pasojat e saj, por edhe shkaqet që i paraprijnë dhe e mundësojnë atë, nuk kanë qenë në harmoni me intensitetin dhe dinamikën e zhvillimit të saj.
Ç’ është e vërteta, institucionet qeveritare dhe veçmas OJQ-të kanë organizuar një sërë aktivitetesh të drejtpërdrejta, kryesisht informuese, sensibilizuese dhe edukuese, me qëllim të parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore si dhe ofrimit të ndihmës viktimave të trafikimit.
Këto aktivitete janë përqendruar kryesisht në vetëdijesimin rreth pasojave të trafikimit dhe ligjet e ndërlidhura me trafikim (zbatimin e ligjeve), ndihmën që duhet t’u jepet viktimave të trafikimit dhe mbrojtjen sociale përfshirë edhe masat standarde për identifikimin e viktimave, bashkëpunimin në lidhje me mbrojtjen për të siguruar ndihmën e integruar për viktimat e trafikimit, riintegrimin dhe mbrojtjen e viktimave.
Ndër këto aktivitete duhet përmendur ligjerata dhe trajnime për luftimin e trafikimit, të zhvilluara me përfaqësues të OJQ-ve dhe të institucioneve të Kosovës; ligjerata me pjesëtarët e SHPK-së në Shkollën Policore të Vushtrrisë për rolin që policia duhet ta luajë në ndjekjen dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore etj.
Rol tejet të rëndësishëm luajnë edhe mediat të cilat duhet dhe munden t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhe hapësirë luftimit të trafikimit me qenie njerëzore për çka duhet intensifikuar gazetarinë hulumtuese e cila realisht nuk është e zhvilluar sa duhet. Ende mungon guximi i gazetarëve për t’i hulumtuar rastet e trafikimit me qenie njerëzore dhe të dukurive të tjera të dëmshme në Kosovë.
Duhet theksuar se OJQ-të kanë marrë pjesë edhe në aktivitetet për përpilimin e mekanizmave ligjorë e praktik për parandalimin e trafikimit nga të cilët veçmas duhet përmendur pjesëmarrjen në ndërtimin e Planit të Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë të përgatitur nga Qeveria e Kosovës.
Fillimisht për trafikimin me qenie njerëzore qytetarët janë njoftuar kryesisht nëpërmjet mediave, përkatësisht me anë të informatave, intervistave dhe formave të tjera të komunikimit, që janë përcjella nga policia dhe gjykatat e të cilat janë transmetuar nga mediat ,elektronike dhe të shkruara. Më tej, për këtë dukuri gjithnjë e më tepër kanë njoftuar edhe OJQ-të (në radhë të parë ato që merren me të drejtat e njeriut, e posaçërisht ato që merren me të drejtat e grave e të fëmijëve si dhe me rehabilitimin e viktimave të trafikimit). Këto OJQ-ë kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme në drejtim të rehabilitimit të viktimave të trafikimit dhe parandalimit të trafikimit (kryesisht në aspektin informues , sensibilizues dhe edukues) duke përgatitur edhe raporte, analiza, studime dhe lloj-lloj publikimesh të tjera (broshura, postera, libra). Rëndësi të veçantë kanë pasur rekomandimet e OJQ-vë , që në masë të madhe kanë ndihmuar në identifikimin e problemeve dhe kanë ofruar zgjidhje për viktimat e trafikimit si edhe për zbutjen e këtij fenomeni.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të aktivitetit që ushtron, merret edhe me evidencimin e përmasave të dukurisë së prostitucionit e cila më përpara nuk ka qenë aq e theksuar në Kosovë kurse tani ka përmasa shqetësuese. Kjo është një dukuri që përcjell vendet në transicion, prandaj edhe Kosova nuk i shpëtoi kësaj shëmtie të kohës.
Prostitucioni, tash për tash, ka karakter kryesisht “importues”. Ata që merren me prostitucion vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa ata që shtyjnë, mashtrojnë ato vasha të merren me prostitucion, janë kryesisht vendorë. Kosova është vend transit për femrat e trafikuara mirëpo edhe destinacion për femrat e trafikuara. Prostitucioni te ne nuk ndodh publikisht, por, në të shumtën e rasteve është i kamufluar në lokale të ndryshme, si kafene, kafiteri, pansione apo bujtina private etj.
Ka raste kur femra është detyruar të merret me prostitucion, raste të dhunimit klasik, raste të përdorimit të dhunës fizike e psikike dhe raste të tjera. Ato raste ne i përcjellim në qendra të tjera që merren me trajtimin e këtyre rasteve, u sigurojmë strehim të përkohshëm, derisa të krijohen kushtet që t’i kthehen jetës ose vendit nga kanë ardhur. Ne, përveç që përmbushim anën morale, nuk kemi ndonjë mekanizëm tjetër për ta ndaluar këtë dukuri. Do të thotë nuk kemi ndonjë mekanizëm efikas për ta luftuar prostitucionin. KMDLNJ kujton se këtë punë mund ta bëjë më së miri policia vendase nëse pajiset me kompetencat e duhura. Ndërsa, policia ndërkombëtare e ka shumë më vështirë ta luftojë prostitucionin, ngase, ta zëmë, nuk i njeh njerëzit e as mentalitetin e mjedisit ku veprojnë. Madje, ka raste kur policët ndërkombëtarë janë përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Ajo nuk mund ta krijojë rrjetin e atyre që do ta identifikonin ndonjë çerdhe të prostitucionit ose ndonjë person që merret me prostitucion. Ne kemi raste kur policia ka arrestuar dikë për trafikim dhe pastaj është liruar sepse prostitutat nuk kanë guxuar të dëshmojnë kundër makrove të tyre. Por Policia e Kosovës do të mund të punonte shumë më lehtë për ta luftuar prostitucionin, ngase njeh mentalitetin e njerëzve, e njeh terrenin dhe ka motiv për këtë. Tarfikimi i femrave e prostitucioni janë, pa dyshim, fyerje dhe shkelje më e rëndë e dinjitetit njerëzor dhe e të drejtave njerëzore. Luftimi i kësaj dukurie është me interes dhe në interes të të gjithëve. Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica janë qytete shumë “aktive” në organizimin e prostitucionit. Ne dëgjojmë dhe lexojmë shumë për femrat e trafikuara, të dhunuara, por shumë pak flitet për klientët e tyre që janë poashtu një problem.
Viktima – vajzat e moshës jomadhore
Sipas hulumtimeve të KMDLNJ-së për këtë kategori të dhunës ndaj viktimave del se viktimat janë kryesisht të moshës madhore por ka mjaft edhe të moshës jomadhore . Mosha e tyre sillet prej 14 deri më 50 vjet. Në KMDLNJ-ë nuk kemi mundur të sigurojmë shifra të sakta për numrin e femrave që “tregtohen”. Ne kemi kontaktuar me gjykatat e qarkut dhe aty kemi marrë të dhëna se gjendja është alarmante dhe nuk po punohet sa duhet nga ana e policisë për hulumtimin e këtyre rasteve. “Shitja” e femrave, angazhimi i tyre në klube të natës dhe dhuna ndaj tyre janë bërë dukuri e përditshme, fatkeqësisht edhe në Kosovë. Janë ngritur shumë padi penale dhe janë mbajtur gjykime kundër njerëzve të pandërgjegjshëm që merren me këtë lloj krimi të shëmtuar, por kjo nuk mjafton - thonë gjykatësit. Kosova është një vend i vogël ku me një punë serioze mund të zbulohet zinxhiri i këtij rrjeti më të shëmtuar të shekullit 21.
Sipas Rregullores nr. 2001/4 të UNMIK-ut, mbi ndalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë, çdo person që merret ose tenton të merret me trafikimin e njerëzve kryen vepër penale dhe pas shpalljes fajtor dënohet prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet burg. Në rast se viktima e trafikimit është nën moshën 18 vjeçare, dënimi maksimal për personin që merret me trafikim është deri më 15 vjet burg. Çdo person që organizon ndonjë grup të personave me qëllim të kryerjes së veprave të përmendura, pas shpalljes fajtor, dënohet prej pesë (5) deri më njëzet (20) vjet burg.
Masat e ndërrmarra nga Ministria e Punës dhe Policia e Kosovës
Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orë te vona të natës, herë pas here ka nderrmarrë aksione për kontrollimin e lokaleve të dyshimta me ç’rast ka hasur në shumë femra të trafikuara nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria por edhe nga Kosova dhe Shqipëria të cilat kanë pretenduar se janë kamariere apo valltare ndërsa në fakt kanë shërbyer si “mish i bardhë”.
Në bashkëpunim edhe me inspekcionin e tregut dhe ate sanitarë disa prej këtyre lokaleve janë mbyllur.
Në bazë të hulumtimeve dhe në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës janë identifikuara dhe analizuar gjithësej 16 raste të vëzhgimit, 7 operacione të fshehura, 21 raste të operacioneve me njësitë tjera policore dhe 4 raste të operacioneve me inspectorët komunalë. Pas kësaj janë mbyllur 18 lokale ku supozohet se është ushtruar prostitucioni ndërsa janë arrestuar 24 persona prej të cilave 14 janë kosovarë, 5 ukrainase, 3 bullgare, një nga Shqipëria, 1 moldave dhe një nga Serbia ( shqiptare ). Janë identifikuar 6 viktima prej të cilave 4 janë kosovare, 1 moldave dhe një shtetase e Shqipërisë. Nga organet e hetuesisë janë duke u trajtuar 10 raste.
Përfundimisht, në bazë të hulumtimeve dhe duke e përcjellur dinamikën e zhvillimit të këtij fenomeni siç janë trafikimi dhe prostitucioni, KMDLNj –ë mendon se masa më efikase për parandalimin e përshkallëzimit të këtij fenomeni është legalizimi i shtëpive publike. Në këtë mënyrë shteti do të kishte më shumë kontrollë dhe në anën tjetër do të zvogëlohej interesimi për një veprim illegal nëse kjo veprimtari do të mund të legalizohej.Kjo praktikë pra legalizimi i shtëpive publike praktikohet edhe në shtetet me demokraci të zhvilluar ku të drejtat e njeriut respektohen në masë të madhe. Në të kundërtën, Kosova nuk ka kapacitete që në mënyrë efikase të merret me luftimin e kësaj dukurie.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi