Mehmetali Rexhepi: Ndërgjegja e tërbuar
Faqja 1 e 1
Mehmetali Rexhepi: Ndërgjegja e tërbuar
Ndërgjegja e tërbuar
Mehmetali Rexhepi
Sarë GJERGJI: “Terapia e vdekjes - rekuiem për Kosovën”
Poeti nga Stublla e Don Mikel Tarabulluzit, Sarë Gjergji pas dy librave me vjersha, doli me vëllimin e përzgjedhur e të plotësuar edhe me ndonjë vjershë të re të titulluar “Terapia e vdekjes - rekuiem për Kosovën”. Përpos aspekteve artistike, vëllimi do të duhej të zgjonte interesimin dhe kërshërinë e lexuesit edhe për dy arsye: ngase si vëllim poetik përuron, ndoshta jo i pari, por ndër të parët bibliotekën “Metafora”dhe, gjithsesi edicionin botues të botimeve “Martin Segoni” të Qendrës së Pavarur Kulturore të Gjilanit. Nismat e tilla kanë peshë për kulturën letrare dhe gjallërimin e amullisë tek ne.
Fjalori poetik i vjershave të këtij vëllimi të përzgjedhur, pasqyron poetikisht gjithkohësinë e mynxyrave të fatit njerëzor. Sepse “Marshi i Kryqësimit” vijon dhe assesi t’i ndalet galopi këtij marshimi marramendës, gjakatar e trishtues që përplaset mbi etninë e poetit:
“I lindur para Krishtit
në Siujdhesën Ilirike”
“dhe askush asnjë fjalë
më falni se disa thonë “asgjë”
Kësaj indiference idiotike të ruajtësve të rendit të “vlerave të larta njerëzore”, poetit në pamundësi, nuk i mbetet armë tjetër për zhdavaritje, pos satirës së fortë dhe ironisë së hidhur për vlerat e rreme të qytetërimit:
“ai që moti e njeh
marrëzinë e kafshëve”.
Në poezinë bashkëkohore shqipe kemi tipin e vjershës së sublimuar në maksima ose urti sikurse te Ali Podrimja:
“Në jetën time aq fort më deshtën shtazët
sa mall pata të shoh fytyra njerëzish.”
Një tip i tillë vjershërimi haset edhe në këtë libërth vjershash të Sarë Gjergjit, si në dyvargëshin e vjershës “Ndërgjegja”:
“E ulur në poltrone
i bënë homazh vetës”
Këtu kemi të ngërthyer një refleks shpërthyes satirik, rebusi i ndërgjegjes është i tejdukshëm, si busollë e përvojës sprovimeve të mynxyrshme, kthyer si vlerë për orientime në jetë e krijimtari.
Poezia i shërben poetit për t’ia mbjell qëndresën e pathyeshmërinë brezit të ri në vjershën “Prolog”, kushtuar të bijës, Jehonës, edhepse:
“Sot prerje hartash bëhen
pilatë të rinj dhe profetë të rrejshëm...”
Poeti shkruan se vetëm “me zjarr promethean në shpirt”, do të mund të mbijetonin brezat e etnisë. Në figurën e Prometheut është identifikuar etnia, prore e denuar të ecë zgripseve të historisë.
Figura e urryer mitike e Pons Pilatit është shkruar me shkronjë të vogël, ngase ky emër i përveçëm, simbol i krimit të gjithkohshëm, i shumëzuar, u shndërrua në emër të përgjithshëm, që përtrollitet në realitetin e etnisë sonë me plagë të pashëruara të pilatëve serbë, të cilët do ta tmerronin edhe vetë Pilatin për krime e perverzitete dhe fshehje të tyre.
Aspektet etike dhe e shëmtuara si kategori estetike, fillim e mbarim e përshkojnë këtë libër.
Krimi prodhon shëmtinë e dhimbjen dhe provokon ndërgjegjen. Ndërgjegjia është konceptuar si lajtmotiv dhe është strumbullari rreth së cilës mbështillet e thuret ideja qendrore e kësaj etike poetike. Përmes konceptit ndërgjegje, që nuk është gjithaq poetik, poeti mëton shtendosje të tendosjes, e cila ka arritur pikën kritike të vlimit, me gjasa të mëdha të përvëlimit dhe viktimizimit…
Ndërgjegja paraqitet në variante, qoftë si poltronizëm dhe, assesi nuk bën të përkufizohet si synim i vetëm i barkut, ose si pyetje etike e Jezuit:
“me ndërgjegje të vrarë a jetohet?”
Komunikimi me Krishtin, Pal Engjëllin, Sokratin, Platonin, Shën Jeronimin, Niketë Dardanin, Pjetër Bogdanin, Odhiseun është një komunikim me sprovat e urtisë dhe strehim i besimit në forcën shpirtërore të njeriut perëndi.
Trashigimtarë ironik të kësaj fryme etike, të përvetësuar, madje të identifikuar nga më tepër se gjysma e qytetërimit; ky qytetërim që beson, lutet dhe i falet kësaj filozofie, predikon e premton drejtësi e mëshirë, ndërsa lejon padrejtësi e indiferentizëm, është sprovë e falsitetit dhe “moral i dyfishtë”, që iriton për konstelacionin e rremë mbi të cilin ngritet morali i rrëshqitshëm njerëzor. Një moral i tillë riciklon tragjeditë, duke i përmbysur vlerat, sepse përderisa të mos veprojë ndërgjegja njerëzore:
“Profetë të rrejshëm
do të ketë
dhe judë të rinj”
Poeti dhe njeriu, Sarë Gjergji është i preokupuar me dialektikën e riciklimit të dhunës, përvijimit të kryqësimit, rrëzimit e përdhosjes së simboleve të urtisë nga “mëkatarë dhe injorantë”, të cilët historinë do ta shkruajnë me dhimbje e tragjedi njerëzore.
Kështu do të ndodh edhe pas miliona lutjesh dhe citimesh të Librave të Shenjtë, qysh prej përhapjes së dritës ungjillore nga Shën Jeronimi dhe, njeriu assesi të bëhet paqësor, madje siç citon poeti “do të përsoset gjenocidi”.
Mungesa e ndërgjegjes e riaktualizon mesjetën dhe, pohimi i Tomas Hobsit “Homo homini lupus est”, është përditshmëri në një pjesë të Evropës së sotme dhe gjetiu.
Poeti është i bindur në mësimet, besimin e vlerat e forta të filozofisë së mirësisë, megjithatë, heton dobësitë njerëzore, vetëkënaqësinë e njerëzimit dhe falsitetin e identifikimit në vlerat e shenjta për qëllime të ulëta pragmatike. Ky poet poezisë i cakton funksionin e demaskimit dhe të ruatjes së fisnikërisë burimore. Kjo poezi është grishje për t’i dalë ndesh krimit të shfrenuar, qoftë mbi një etni ose mbi çdo njeri.
Nga tëra katandisjet, poetikisht konstatohet se lakmia, epshet e makutëria i kanë dhënë dorë krimit, në emër të sovranitetit ose me ndonjë alibi tjetër, duke i futur njerëzit nëpër shtretër të Prokrustit dhe, as predikuesit e etikës e të filozofisë biblike e kuranore, nuk i frenuan e zbutën dot shfrenimin e teket e diktatorëve të lashtë e modernë, ngase:
“Bota ka rënë në gjumë
mos u tundo të lutem…”
Sa herë përgjumet e mbyllet në geton e egoizmit njerëzimi, Sarë Gjergji me metafora troket në dyer të Evropës e më gjerë me besimin se do t’i hapen, sepse brenda atyre dyerve ngërthehet ndjeshmëria ironike e Profetëve dhe gjasat për shpëtim.
Ndoshta, rishpalosja e atyre fijeve të këputura, për kthim borxhi Shqipërisë kastriotike që i ngriti digën, pos vërshimit të osmanëve mbi gjeografinë arbërore, edhe paprekshmërisë shpirtërore të Krishterimit.
Pamundësia për ta rregulluar jetën njerëzisht dhe, për ta shpëtuar nga krimi, për të satën herë e shpie këtë poezi tek i vetmi ngushëllim, te Krishti, të cilit i drejtohet me brengë në shpirt: “ç’të bëhet me ndërgjegjen?”
Pyetja ngërthen thirrje e provokim njëkohësisht për sferën shpirtërore: ka a nuk ka forcë Perëndia edhe tash, për parandalimin e shërimin e tërbimit të ndërgjegjes njerëzore?!

Rilindja, E shtunë, 6 janar 2001
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi