Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Solana: Kosova ndryshe për vizat

Shko poshtë

Solana: Kosova ndryshe për vizat Empty Solana: Kosova ndryshe për vizat

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 1:52 pm

Solana: Kosova ndryshe për vizat

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, deklaroi se së shpejti qytetarët e Serbisë, por edhe të Maqedonisë e Malit të Zi, duhet të presin lajmin e mirë nga Brukseli për heqjen e vizave.



Solana: Kosova ndryshe për vizat Solana%20%20%20%20%2012

Në një prononcim për BBC-në, zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian vërejti se përsa u përket vizave, Serbia dhe Kosova nuk janë në të njëjtin nivel:
"Kosovën, siç e dini, nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian që në thelb është arsye për një trajtim tjetër edhe përsa i përket liberalizimit të regjimit të vizave."
"Shkurt, ky është realiteti, me të cilin ballafaqohet Kosova në këtë moment", tha zoti Solana.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në bisedimet me zyrtarët më të lartë të Serbisë ka përsëritur se kusht për integrimin plotë të vendit në BE mbetet bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Zoti Solana tha në Beograd se nuk do të ketë kushte shtesë për Serbinë në kandidimin e saj për anëtarësim në BE.
Havier Solana qëndron të martën në Prishtinë e Shkup dhe do të vizitojë edhe Malin e Zi.
Besohet se ky turne do të shënojë edhe përfundimin e mandatit të tij si përfaqësues i lartë i BE-së.
Reagim nga Kosova
Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i tha BBC-së se as juridikisht as edhe në aspektin politik Kosova nuk përfshihet në asnjë axhendë të BE-së së bashku me Serbinë, por është në axhenda të ndara dhe ka një subjektivitet ndërkombëtar.
Ai tha se të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata serbë, do të jenë pjesë e liberalizimit të vizave atëherë kur vetë Kosova do të jetë pjesë e këtij procesi.
Zoti Kuçi, e cilësoi vendimin e Komisionit Evropian, për mospërfshirje të qytetarëve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave për Serbinë, si një vendim të drejtë që përcakton, siç tha, vijëzimin juridik, administrativ e politik të Kosovës ndaras nga zhvillimet në Serbi.
Ai shfaqi besimin e tij se në nëntor të vitit 2009 do të përcaktohet qartë koha dhe kufizimet se si Kosova do të hyjë në procesin e liberalizimit të vizave.
Vizita në Shkup
Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka qëndruar shpesh në Maqedoni.
Ai ishte përfshirë direket në vitin 2001, kur arrihej Marrëveshja e Ohrit që i solli fund konfliktit të armatosur, por edhe më vonë në disa periudha tensioni politik në Maqedoni.
Në Shkup ai do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të vendit, një pjesë e të cilëve e konsiderojnë edhe si mik personal.
Mesazhet që pritet të japë kanë të bëjnë me çështje, të cilat ai i njeh përsa i përket Maqedonisë.
Pritet të theksojë rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, por dhe përfundimin e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit, që vendi të mund ecë përpara në rrugën e integrimeve.
Por më shumë sesa një vizitë lamtumire, para se të lërë postin e zyrtarit të lartë evropian, vëzhguesit në Shkup thonë se për shkak të lidhjeve të tij me politikanët në Shkup, vizita do të ketë edhe karakter personal.
Vëzhguesit thonë se Maqedonia do të mbetet pa një kontakt të mirë dhe direkt në Bruksel.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi