Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hughes: Shqipëria, shembull për rajonin në luftën kundër krimit

Shko poshtë

Hughes: Shqipëria, shembull për rajonin në luftën kundër krimit Empty Hughes: Shqipëria, shembull për rajonin në luftën kundër krimit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 4:19 pm

Hughes: Shqipëria, shembull për rajonin në luftën kundër krimit

"Organet britanike të zbatimit të ligjit, kanë një respekt gjithnjë e në rritje për policinë shqiptare"
Hughes: Shqipëria, shembull për rajonin në luftën kundër krimit Hughes-britanikDrejtori i Përgjithshëm i Agjensisë kundër Krimeve të Rënda dhe të Organizuara të Britanisë së Madhe, Bill Hughes, ka vlerësuar dje progresin e arritur nga Shqipëria në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Në një takim të zhvilluar dje me kryeministrin Berisha, Hughes e ka konsideruar Shqipërinë si një aleate të Britanisë së Madhe përsa i përket luftës kundër këtij fenomeni. Në këtë kontekst, ai ka theksuar se Shqipëria duhet të ndiqet si një vend shembull edhe nga vendet e tjera të rajonit.

"Juve jeni një aleat i çmuar i Britanisë së Madhe, në luftën kundër krimit të organizuar. Për shkak të goditjes që grupet e krimit të organizuar kanë marrë në Shqipëri, tani shoh një fenomen që elementë të krimit të organizuar, po braktisin Shqipërinë dhe po mundohen të gjejnë strehë në vendet e rajonit. Ne do të kërkojmë që modeli i bashkëpunimit me ju, do të shtrihet edhe në shtetet e tjera. Një fushë ku do të kërkoja të rrisnim bashkëpunimin, është ajo në luftën e përbashkët kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimin e aseteve të krimit të organizuar. Organet britanike të zbatimit të ligjit, kanë një respekt gjithnjë e në rritje për policinë shqiptare", theksoi Hughes.



Nga ana e tij, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj SOCA-s për ndihmën që i është dhënë policisë shqiptare ndër vite. Kryeministri vuri në dukje se lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar është një prioritet parësor i qeverisë. "Kjo platformë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Janë qindra grupe kriminale të shkatërruara dhe mbi 1000 persona të arrestuar. Niveli i përgjithshëm i krimit në Shqipëri është më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Për shkak të kësaj rënie, ka edhe një ulje drastike të trafikut të drogës", është shprehur kryeministri. Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka vënë në dukje se nuk ka asgjë më ndërkombëtare se krimi i organizuar dhe se përgjigjja e vendeve do të jetë po aq e organizuar. Kështu, ai vuri në dukje se koordinimi më i mirë mes agjencive është kyçi i suksesit në luftën kundër krimit të organizuar. Kryeministri garantoi se qeveria shqiptare është e gatshme të nënshkruajë çfarëdo lloj marrëveshjeje me qeverinë britanike, por edhe me qeveritë e tjera, në luftën kundër krimit të organizuar. Të dy personalitetet shprehën mirëkuptimin për çuarjen më tej të bashkëpunimit mes agjencive të zbatimit të ligjit mes të dy vendeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi