Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Siri Sylejmani:“BADIGARDI” (tregim)

Shko poshtë

Siri Sylejmani:“BADIGARDI” (tregim) Empty Siri Sylejmani:“BADIGARDI” (tregim)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 4:27 pm

BADIGARDI”





SIRI SULEJMANI






Nga mesi i viteve tetëdhjetë mbarova fakultetin ekonomik me notën mesatare nëntë. Nga ky rezultat shpresoja të më emronin në ndonjë ndërmarrje të kryeqtetit, them shpresoja, pasi nuk kisha ndonjë mundësi për ndërhyrje miqësore, gjë që ndodhte rëndom në këto raste. Thonë se shpresa vdes e fundit, por në rastin tim ajo vdiq e para. Emrimi me erdhi për në qytetin verilindor Z. U nisa për atje në ditën e caktuar për të qënë korrekt me zyrtarët që do më prisnin dhe me të cilët do kaloja kushedi për sa kohë me ta. Më patën thënë në Tiranë se atje do më prisnin me krah hapur ngaqë kishin nevojë për kuadro me arsim të lartë dhe, në fakt kështu ndodhi. Komiteti Ekzekutiv i qytetit me caktoi me detyrë në ndërmarrjen tregëtare. Zyrtari i parë që më priti ishte nëndrejtori i ndërmarrjes, një burrë rreth të pesëdhjetave, me një fytyrë e shikim dashamirës. Pas një bisede të shkurtër e ndonjë të dhëne, me tepër njerëzore, dolëm nga zyra e tij dhe u ngitëm në katin e dytë të godinës trekatëshe të drejtorisë së ndërmarrjes. U futëm në një zyrë ku nëndrejtori me prezantoi me shefin e llogaris, burrë i moshuar, me një trup të holle e pak të perkulur, me dy sy te vegjel e te futur poshte vetullave te kërleshura si edhe me zëvëndësen e tij, një grua afër të dyzetave dhe një llogaritare, e cila u ngjitej në dukje tëë njëzetave.

-Ky shoku na ka ardhur nga Tirana. Do punojë një muaj pranë Vitores, sa të orientohet me procesin e punës dhe pastaj do të jetë zëvëndësi yt. Vitorja do kaloje në një sektor tjetër, sipas udhëzimit të fundit te ardhur nga lart, që detyra t’i përgjigjet arsimit përkatës. Dakord? - i tha ai shefit të llogaris.

- Siurdheron, shoku nëndrejtor! - iu përgjigj shefi dhe sytë i ktheu mbi meje duke i dhënë fytyrës një vijëzim buzeqeshjeje të shtirur.

- Nesër do të fillosh punn, tani eja të shikojmë për të rregulluar vendin e fjetjes, - me tha nëndrejtori dhe dolëm sëbashku nga zyra e llogarisë. Ndërsa zbrisnim shkallët, iu luta të më caktonte në ndonjë dhomë më vete, pasi me kalimin e kohës do punoja për ëergatitjen e disertacionit. Në të vërtetë, arsyeja ishte dëshira ime për të mos fjetur me njeri tjetër në dhomë. Kur u futëm në zyrën e tij, ai më tha ta prisja aty dhe doli për të biseduar me drejtorin në zyrën përbri. Pas pak u kthye dhe me tha:

- Këto dy javët e para do flesh në hotelin e qytetit, kemi hotel të mirë, pastaj do rregullohesh përgjithmonë në një godinë të re që mbaron këto ditë. Persa i takon dhomës më vete, do shikojmë, por do ta kemi të vështir, pasi kemi edhe një person tjetër për ta sistemuar.

- Dakord shoku nëndrejtor, si të jetë më mire. - i thashë dhe mora valixhen e teshave të mia dhe një borsetë, ku kisha disa libra letrare dhe nja dy broshura të profesionit. Kur do ndaheshim, pa ma lëshuar dorën më tha:

- Do ishte mirë që këto dy muajt e parë, të shkonit sa më rrallë në Tiranë, per arsyen që njerëzit të mos mendojnë se mëndjen e kini lënë prapa.

Këshilla e tij më ngrohu shpirtin, prandaj jo vetëm e falnderova, por edhe i hodha doren në sup si të ishte njeriu im i afërt.

Të nesërmen, fillova punën në një tavolinë pranë gruas që quhej Vitore, e cila dukej e mërzitur nga fakti që do te largohej nga detyra e zëvëndës shefes. Shefi m’u shfaq, autoritar dhe i ftohtë. “Të tillë janë shefat e llogaris nëpërgjithsi” - më kishin thënë në fakultet, kurse llogaritarja, dukej si më e intersuar për ardhjen time. Të paktën kështu më dukej mua. Pas dy javësh, nëndrejtori e mbajti per gjysme fjalen: me caktoi në godinën e re, në një hyrje një dhomë me kuzhinë, vetë i dytë. Shoku tjetër i dhomës ishte kontrollor cilësie. Më pas mësova se e kishin sjellë aty nga Durrësi për të kryer stazhin e Partisë, pra ishte kandidat partie. Nga mosha ishte katër vjet më i madh se unë. Dukej njeri i afrueshëm dhe i qeshur.

Një ditë llogaritarja më tha se shefi, nuk i duronte dot ata që i kthenin fjalën, gjë që mua nuk më bëri ndonjë përshtypje, jo vetem ngaqë e dija se ai është zakoni i të gjithë shefave, por edhe ngaqë nuk e kisha në natyrën time kundërshtimin, kuptohet vec rasteve kur mund të më shkelnin këmbën… Gjithsesi, me kalimin e kohës në punë ndihesha mirë. Muaji kaloi dhe unë isha në detyrën e zëvëndësshefit, pra, isha dikushi në ndërmarrje. Shoku i dhomës kishte fare pak dëshirë për të lexuar.I pëlqenin pijet alkoolike, të cilave unë u ruhesha. Fërkimi i parë midis nesh erdhi për mirembajtjen e dhomës. Ai, ishte merakli, kurse unë i mësuar në shtëpi, me shërbesën e nënës dhe dy motrave, tregohesha indiferent. Me këmbënguljen e tij, nisa të ndryshoja. Një ditë ai më erdhi në dhomë gjysmë i dehur, gjë që nuk më pelqeu dhe kjo solli fërkimin e dytë. Kur u ngrit nga gjumi i kthjelluar, i hapa biseden. Ndërsa po përpiqej të justifikohej, i thashë prer: “Një njeri që nuk ruan dot cilësin e tij, nuk mund ta bëjë drejt kontrollin e cilësis në ndërmarje” Ky mendim e zuri ngushtë. Me hodhi doren në qafë dhe më tha:

- Ke të drejtë. Jam i bindur që ma thua për të mirën time, por ja që ndodh dreqi dhe e kalon ndonjëherë njeriu.

- Po të jetë për ngandonjëherë, falur qoftë. Megjithatë, sidomos përpara atyre që kontrollon, nuk eshte mire te te vijë era alkool., kur të pihet, fundja pije nëë dhomë, sajojmë ndonjë meze dhe pimë bashke.

- Me cilin ta pi? Me ty që nuk e zbras dot as teken e parë?

- Për të shoqëruar ty, do ta shtyj dhe teken e dytë, mjaft që përpara atyre te cilët i kontrollon, të mos ngatërosh fjalët. - i thashë. Ai qeshi, ferkoi duart dhe me tregoi sekretin e rakisë:

-Rakia, duke biseduar me një njeri që hiqej trim përpara saj, i tha: “Pi nga unë vetëm teken e parë falas, zotëëri, se për të dytën e të tretën do i kërkosh vetë pa u kujtuar për cmimin” Qeshëm të dy dhe u ngritëm e doëem nga dhoma

Një ditë me prezantoi me një njeri që në pamje të parë m’u duk i shpifur.

-Ky shoku është operativi i sigurimit për lagjen tone. - më tha Dhimitri. Operativi mbante një qëndrim sikur cuditej se si nuk e kisha njohur deri atëhere. Kishte nje trup të pakët, nje fytyre kuqaloshe e me ca pika boje kafe në fytyrë. I dhashë dorën dhe lëshova atë fjalë që njerëzit e përdorin rëndom, edhe pa iu afruar së vërtetës: Gëzohem që u njohëm. Ndërsa shoku im i dhomes po shkëmbente fjalë me të, bëra dy hapa më tej, me dëshirën për tu ndar sa më parë me të. Nga koha kur vazhdoja studimet në univerrsitet, kisha mbartur përshtypjen e keqe nga operativi që shërbente atje. Ishte një zeshko që thuhej se kishte krijuar një rrjet me të rinj spiune, për të kontrolluar idetë e studenteve. Shpesh u kishte hapur telashe njerëzve, madje ishte bërë shkak edhe për përjashtimin e një studenti të vitit të fundit në fakultetin e filologjisë.Pra, portreti i tyre në ndërgjegjen time ishte i errët

Më në fund, u ndam me operativin dhe pasi pime një kafe në lokalin e turizmit, u kthyem ne dhomën tonë.

- Si tu duk operativi? - me pyeti Dhimitri.

- Njeri si gjithë të tjerët. – i thashë.

- Eh mo, njeri i mirëë është - tha ai si për të shtyr bisedën

- Me punën që bën, duhet të jetë edhe më i mirë se të tjerët - i thash.

Dhimitrim, i dha fytyrës një shprehje të pakuptueshme, u shtri mbi krevat dhe hapi nje libër.

Pas nja pesë muajsh, ndërsa pinim nga një gotë raki në dhomë, Dhimitri më tha:

- A të ka rënë në sy që kuqua i vjen rrotull Vitores që zëvëndësove ti?

- Kush kuqo?

- Operativi, pra, njëëë kuqo kemi.

- Në të vërtetë, e kam vënë re që shkon shpesh nga magazina e furnizim-shpërndarjes, por kam menduar se ashtu e ka detyrën - i thash.

- Cfarë detyre ka? do bëjë inventarin? - më tha ai duke ngritur vetullen me ironi.

- Ajo është grua me dy fëmije, edhe ai me duket se është i martuar, - i thash.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siri Sylejmani:“BADIGARDI” (tregim) Empty Re: Siri Sylejmani:“BADIGARDI” (tregim)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 4:28 pm

- Pse, te martuarit nuk bëjnë dashuri?

- Nuk e di, por Vitorja duket grua serioze, bile, eshte edhe e bukur, c’e do kuqon me ate trup si shkarpë?

- Ashtu është, por si t’ia bëjë frikës, se sa per mashkull, ajo nuk e shikon dot me sy. Më është hapur vetëë ajo, si vëllait të saj.

- E cfare frike?!ajo nuk eshte vartëse e tij, - i thash si me inat.

- Eh, sa naiv që je o miku im. Vartës të atij jemi te gjithë. Një kleckë të gjën ai dhe e stërhollon pë të të hapur telashe.

M’u duk se biseda po futej në shtigje që nuk më pëlqenin dhe e kundërshtova:

- Ma merr mëndja që nuk është ashtu. Në qoftë se nuk ke klecka, ai nuk ka ku ti gjejë për të të hapur telashe.

Ai nënqeshi dhe me tha:

- Plaku im, thote se telashin na e ka hapur natyra që na ka dhënë mëndje, sy dhe gojë.

- Ama, besoj se na ka thene se gojen dhe syte i kontrollon mëndja, - i thash për ta zënë në fjalë, por ai mu pergjigj:

- Ngandonjëherë, goja nuk pyet, pastaj si i bëhet kur mëndja prishet nga ndo një e vërtetë?

Unë u mendova një cast dhe ja ktheva:

- Atëhere le të paguaj taksën i zoti i mëndjes që nuk e mbyll dot dritaren e të vërtetës.

- Aa, keshtu po, hak e pazar, - i tha ai dhe të dy qeshëm me ironine e së vërtetës.



Dhimitri i shpështoi ardhjet në zyrën tonë. Gje qe edhe mua me bente oershtypje. Me pas doli qe ai kishte rënë në dashuri me llogaritaren, e cila e kishte tavolinën e punës përbri meje, prapa derës. Kur e pyeta për këtë, ai me foli hapur:

- E dua dhe do ta marr në Durrës.

- Pse u mbaruan gocat e Durrësit që do lidhësh krushqi kaq larg? - e ngacmova.

- Jo, por gruaja dhe vdekja nuk dihet si vijnë, mesa duket, kjo është nisur nga fati per mua.

- Epo mirë, unë të uroj me gjith zëmër nëse të është mbushur mëndja, madje po të më vijë për dore, do t’iu ndihmoj me gjith shpirt. Vasilika është vajzë e mirë. Edhe kështu në pamje, shkoni me njëri - tjetrin, - i thash.



Për cudi, ngjarje te ashpra pasuan njera –tjetrën brënda katër muajve: Midis Dhimitrit dhe operativit lindi nje përplasje, qe i coi punët deri te sekretari i parë i komitetit të Partisë të rrethit. Në një bisedë, Dhimitri kishte shfryrë ndaj klimes se keqe, por këtë bisedë, operativi e kishte kthyer në një akuzë politike duke thënë se ai, e kishte patur fjalën për kohën që jetonim, pra për klimën politike. Me gjith këmbënguljen e operativit për ta ngarkuar mikun tim me përgjegjesi, ky, e fitoi davan fal ndihmës së një miku të babait të tij, i cili kishte njohje miqrsore me sekretarin e parë. Por kuqua nuk iu nda. Iu qep, si i thonë, fjalës me bukë në trastë biografis së Vasilikës, llogaritares që dashuronte Dhimitri dhe zbuloi se një xhaxhai i saj, pas mbarimit të luftës, ishte cilësuar kulak nga pushteti ”popullor”. Madje, pas disa vjetësh, e kishte marrë triskën e frontit me miqësira e me ryshfete. Kjo mjaftoi që llogaritaren ta kalonin punëtore në magazinën qëndrore, kurse Dhimitrin e transferuan në një kooperativë bujqësore, për të vazhduar stazhin e Partisë. Kjo ngjarje rriti urrejtjen për operativin gati në të gjithë punonjësit e ndërmarrjes. Dashuria e dy të rinjve u vu në një provë të vështirë, por miku im nuk jepte shënja dorëzimi, përkundrazi një ditë, në mirëbesim më tha:

- Po të më shtrëngojnë për tu prishur me Vasiliken, unë do heq dorë edhe nga kandidatura për në Parti.

- Për këtë mendohu mirë, pasi Partia është nëna jonë,e gacmova, nga që ajo shprehje ishte e ngulitur në ndërgjegjen e njerëzve, vecanërisht te komunistët.

- Po more vella, por është në nëpër zyra, kurse nënën time, une, e kam në shtëpi, në Durrës. Vasilika do më je’t shoqja e jetës. Njeriu duhet të dijë t’i ndaj gjërat sic janë ne jetë - Me tha duke më par drejt në sy si për të më mbushur mëndjen se ato që thoshte ishin njerëzore e te verteta. Guximi i tij po me dukej i frikshëm për kohën që jetonim, por unë kisha një besim të cuditshëm se në shpirtin e tij nuk kishte ligësi. Tri a katër javë pas ndëshkimit të dy të rinjve, fati i ngjarjeve u dha atyre nje dhurate, të paktën kështu shprehej miku im: Vitorja, tejet e shqetsuar nga ngacmimet e operativit, i kishte lënë atij takim në një vënd të shkëputur, nga syte e njerezve. Per vendin dhe oren i kishte lene fjale te shoqit. Kështu ndodhi që i shoqi i Vitores ta rrihte kuqon ku të dhëmb e ku të ther, sic thote fjala e vjeter. Kjo ngjarje u mesua neneze nga njerezit, tre muaj pasi operativi ishte transferuar ne kryeqytet nga miqte e tij.

Pas tre vjetesh, unë u ktheva ne Tiranë me punë. Dhimitri ishte kthyer në Durrës me Vasilikën. Një pasdite, ndërsa prisja autobusin për në kinostudjo, me ranë sytë mbi kuqon, i cili ecte kapardisur në mes te dy vetëve. Pa dyshim që ndieva neveri dhe eca ne rrugen time sikur nuk e pash.

Në vitet e demokracisë, mësova nga një ish ushtarak, mik i familjes tonë se kuqon e kishin rrahur për vdekje natën dhe në mëngjes e kishin gjetur në buzë të lumit Lana të asfiksuar. Më pas diku degjova se ai kishte emigruar jashte shtetit.

Ne vitin 2006, im vëlla, i ikur emigrant ne Danimarke pas ngjarjeve të vitit të mbrapsht 97, më bëri garancinë dhe i shkova për vizitë. Nje pasdite dolëm me makinën e tij nga qëndra e qytetit, pasi ai kishte lene takim me nje mikun e tij per te bler një shtëpi më vehte. Në kohën që u futëm në një lagje me godina e vila të rrethuara nga gjelberimi, vellai e ndali makinën në një rrugë të qetë të kufizuar me pemë që më kujtuan rrepet e Shqiperisë.

- Këtu afër ka vilën miku im, ti më prit në makinë e mos u mërzit se nuk do vonohem. -me tha vëllai dhe doli nga vetura. Kishin kaluar rreth njezet minuta, kur shikoj tek vinte që tej gjatë trotuarit pëërtej rrugës se gjërë e të mbushur me gjethet e rëna nga vjeshta, njënjeri pamja e te cilit me befasoi. Nuk iu besoja syve dhe prita sa ai u afrua me lart me nje qën të madh për dore. Qëni ishte i murme, i racës bulldok, me një kokë ëe madhe dhe buzë të trasha të varura, që me ngjallën pështirosje. E ngula shikimin pas xhamit të makinës dhe o Zot!! Ishte vetë ai!, ishte “kuqoja”, operativi i sigurimit që pata njohur në qytetin Z. dhe që u bë shkak për të treguar këtë ndodhi të ngjarje. Po si është e mundur?! more pa shikoje më mirë e mos u ngut, i thashe vetes, ishte vetë kuqoja kokë e këmbë, i cili u kthye mbrapsh dhe pasi shkoi deri poshtë u kthye sërish lart trotuarit. Mesadukej bënte xhiro me qënin e tij! Nderkohë erdhi vëllai dhe nuk m’u durua pa ia shprehur habinë. I tregova personin që po shëtiste përtej, në trotuarin përballë, por ai më pyeti i befasuar: se ku e njihja unë atë njeri.

- Lermë se ta tregoj unë se c’mostër është, por prit se do dal t’i flas, ti them se c’ligesi ka lene prapa. Por vëllai më befasoi:

- Lere tëë lutem të rrijë me qënin! Mos na ngatërro me të, pasi nje shokut tim, që ka banuar në një bllok me të në Tiranë, i ka hapur telashe me policinë ketu

- Cfarë po më thua pash zotin, edhe me policine këtu qënka lidhur?-e pyeta i habitur.

- Po more, hic mos u habit. Atë edhe në hënë ta ngjitësh do sillte ngatërresa.

- Po si ka mundesi more vëlla?

- Ja te them unë: Ai shoku e kishte takuar një ditë pa pritur dhe e kishte bërë palaco, e kishte peshtyrëë, Nëë kohën që ishte matur ta qëllonte, kishte ndërhyr qëni. Ndërkohë kishte mbërritur rastësisht një makinë policie dhe ky u kishte kërkuar ndihmë. Ishte ankuar aqsa shokun tim nga Dibra, e mbajten dy orë në polici. E lëshuan vetëm pasi lëshoi deklaratë se nuk do ta shqetësonte mëë qytetarin e lirë. Kanë rregullat e tyre këa more vëlla! As që duan ta dinë se cka qënë tjetri në vëndin e tij, ketu funksionon liria e idividit.

- Hej Zot, si i gjejnë rehat cibanë të tillë?! - thashe dhe e pyeta vëëllaëe:

- C’punë bën ketu ky qafir, kaqe gjëëndje të mirë ka sa të blejë qën bulldok. Me sa di unë ata jane tepër të shtrënjtë?

- Të shtrënjtë janë ata, por nuk është qëni i tij, është i një pasaniku kinez. Ai e ka punësuar për t’i shëtitur qënin dy herë në ditë. Këtë e bën si punë të zezë, pasi këtu merr pension si emigrant politik, si njeri i persekutuar nga regjimi i ekstremit të djathtë në Shqipëri.

- Ai djall, i persekutuar, po si mund te haje ai njeri nga taksat e qindëra emigrantëve që u bie ketu bretku për të jetuar me djerse more vëlla?!

- Mos e lodh mendjen vella, këtu nuk u futen punëve te botës aq thelle, mjafton të paraqesësh dokumentet që duhen për mbështetje sociale, dhe rri rehat. Dokumentet ai i ka siguruar qysh në Tiranë. - I stresuar nga ato që më tha vëllai, i thashe:

- Më qafsh, lermë vetem sa t’i them se me ne fund e paske gjetur veten, e paske gjetur shokun tënd more qën bir qëni.

- Mos kij merak vëlla se ja ka thënë dibrani të gjitha, po eja të ikim dhe mos na hap tashti avaze. Eja më qafsh, se për dreq paskam harruar edhe patentën e makinës në shtëpi, - këmbëënguli vëllai.

Në kohën që morëm kthesën dhe kaluam pranë tij, ai dicka po i thoshte qënit bulldok i cili e shikonte nga poshte si me dyshim, me buzët e trasha, të varura e të jargavitura.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi