Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Solana : Kosova duhet të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave

Shko poshtë

Solana : Kosova duhet të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave Empty Solana : Kosova duhet të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 9:32 pm

Solana : Kosova duhet të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave



Solana : Kosova duhet të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave _Solana_750%20%2014


Kosova duhet të plotësojë kushtet teknike për liberalizimin e vizave, ka deklaruar në Prishtinë, shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana. “Ky është një proces që ka elemente teknike dhe jo politike, prandaj vetëm vendet që plotësojnë kushtet mund të hyjnë në listën e liberalizimit”, tha Solana. Ai tha se është bërë punë e mirë pas shpalljes së pavarësisë, mirëpo angazhimet e institucioneve në Prishtinë duhet të vazhdojnë në zhvillimin e vendit.
Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana konfirmoi në Prishtinë se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e liberalizimit të vizave derisa nuk plotëson kushtet teknike që kërkohen nga BE-ja. Ai tha se ky nuk është një proces politik, por teknik dhe se vetëm 3 vende të Ballkanit Perëndimorë kanë plotësuar deri më tash kushtet. Solana tha se prezenca ushtarake dhe politike e BE-së nuk nënkupton e kontrollin e vendit, gjë të cilën e bënë qeveria.
“Secili shtet në Ballkan është sovran dhe qeveritë kanë përgjegjësinë të merren me pasaportat dhe çështjet tjera teknike. Askush tjetër nuk mund ta bëjë. Kur disa janë të gatshëm të plotësojnë kushtet sot, e disa të tjerë jo, është normale që t’ju japim më shumë kohë për të plotësuar standardet. Nuk kanë të bëjnë asgjë me EULEX-in, ato punë që qeveria duhet t’i bëjë. Ky është një proces që ka elemente teknike dhe jo politike. Vendet duhet të kenë kapacitete të kontrollit të kufijve dhe pasaportat sipas kërkesave të BE-së, për të hyrë në listën e liberalizimit”, ka theksuar z. Javier Solana.
Mirëpo Solana e bëri të qartë perspektivën evropiane për Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë.
“Është rajon shumë afër Evropës dhe ne dëshirojmë që vendet e këtij rajoni të jenë sa më afër Bashkimit Evropian”, tha Solana pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Kryediplomati evropian tha se ka parë përparime gjatë udhëtimit nëpër Prishtinë, dhe se duhet ta pranojë se është bërë një punë e mirë që nga shpallja e pavarësisë. Mirëpo, sipas Solanës, angazhimet e institucioneve në Kosovë duhet të vazhdojnë në zhvillimin e vendit.
“Unë jam optimist sesi gjërat po ecin. Por, të qenit optimist sot nuk do të thotë se tash duhet të flini. Ju keni obligim që të punoi në këtë drejtim, të mirëmbani demokracinë kualitative. Të ballafaqoheni me probleme që i kemi të përbashkëta, siç është kriza globale financiare. Ju për këtë keni ndihmën e Bashkimit Evropian, përmes EULEX-it dhe të gjitha institucioneve tjera evropiane. Ne do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë”, ka thënë Solana.
Ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenti Sejdiu falënderuan Bashkimin Evropian për ndihmën që i ka dhënë Kosovës. Presidenti Sejdiu tha se Kosova është e vendosur të lëvizë sa më shpejt drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Dhe në këtë kuadër do të jetë me këtë qëndrueshmëri të saj dhe stabilitet me këtë qasje që ka për relacionet e kontributeve të saja për paqën dhe stabilitetin”, ka thënë presidenti Sejdiu.
Kryeministri Hashim Thaçi ndërkaq tha se studimi i fizibilitetit në shtator do t’i tregojë Kosovës me cilat çështje ajo duhet të merret dhe se institucionet janë të vendosura për të punuar për to.
“Shteti i Kosovës do ti kryejë me përgjegjësi obligimet që dalin në implementimin gjitha kritereve që dalin edhe në aspektin e legjislacionit edhe në atë politik dhe teknik. E ardhmja e Kosovës në BE nuk është e ndërlidhur me ndonjë vend tjetër, por e ka rrugën e vet me mbështetje unike evropiane”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Javier Solana vizitoi Kosovën ne kuadër të një turi në rajon. Ai para Kosovës qëndroi në Bosnje, Serbi dhe Maqedoni ndërkaq nesër viziton Malin e Zi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Solana : Kosova duhet të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave Empty Lajmet e këqija të Solanës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 9:33 pm

Lajmet e këqija të Solanës

Bajrush Morina
Vizita e fundit e Mohikanit në Ballkan


Solana : Kosova duhet të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave ++SOLANA750
Havier Solana, në rolin e “Mohikanit të fundit” po viziton rajonin e Ballkanit me ç‘rast në Beograd dha “lajme të mira” e në Prishtinë, si zakonisht lajme jo të mira, për të mos thënë lajme të këqija.
Realiteti
Në një prononcim për BBC-në, zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian vërejti se përsa u përket vizave, Serbia dhe Kosova nuk janë në të njëjtin nivel: "Kosovën, siç e dini, nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian që në thelb është arsye për një trajtim tjetër edhe përsa i përket liberalizimit të regjimit të vizave." "Shkurt, ky është realiteti, me të cilin ballafaqohet Kosova në këtë moment", tha zoti Solana.
Jashtë agjendës
Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i tha BBC-së se as juridikisht as edhe në aspektin politik Kosova nuk përfshihet në asnjë axhendë të BE-së së bashku me Serbinë, por është në axhenda të ndara dhe ka një subjektivitet ndërkombëtar. Ai tha se të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata serbë, do të jenë pjesë e liberalizimit të vizave atëherë kur vetë Kosova do të jetë pjesë e këtij procesi.


Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Havier Solana ka nisur turneun e tij nëpër vendet e rajonit të Ballkanit duke dashur kështu që të përshdetet për herë të fundit me liderët e vendeve të rajonit, në rolin e një zyrtari të lartë të BE-së. Ai, jo për habi, nisin vizitën e tij në Beograd dhe atje shpërndau “lajme të mira për Serbinë dhe popullin serb”. Solana u përshëndet përzemërsisht duke i shtërnguar dyart me të gjithë liderët serb në Beograd dhe i porositi ata se tash e tutje Bashkimi Evropian ka vetëm lajme dhe fjalë të mira për Serbinë.
Në një prononcim për BBC-në, zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian vërejti se përsa u përket vizave, Serbia dhe Kosova nuk janë në të njëjtin nivel: "Kosovën, siç e dini, nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian që në thelb është arsye për një trajtim tjetër edhe përsa i përket liberalizimit të regjimit të vizave." "Shkurt, ky është realiteti, me të cilin ballafaqohet Kosova në këtë moment", tha zoti Solana.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në bisedimet me zyrtarët më të lartë të Serbisë ka përsëritur se kusht për integrimin plotë të vendit në BE mbetet bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Zoti Solana tha në Beograd se nuk do të ketë kushte shtesë për Serbinë në kandidimin e saj për anëtarësim në BE.
Solana “ndërron qehren” në Prishtinë
Më pas Solana ai erdhi në Prishtinë dhe e ndërroi edhe “qehren” edhe fjalorin, edhe porosinë. Takimi me presidentit Fatmri Sejdiu dhe me kryeministrin Hashim Thaçi pos që ka filluar me vonesë dhe pos që ka zgjatur më shumë se sa ka qenë i paraparë, duket se nuk ka transmetuar ndonjë porosi të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj. Solana dukej i qeshur por e qeshja e tij ishte tepër cinike. Ai nuk kishte sjellë lajme të mira për popullin dhe zyrtarët e lartë të Institucioneve të Kosovës. Ndërkaq përsëritjet e tij verbale se BE-ja ka në fokus Kosovën duken se më tepër janë fjalë rasti sesa ndonjë porosi e tij zyrtare.
Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i tha BBC-së se as juridikisht as edhe në aspektin politik Kosova nuk përfshihet në asnjë axhendë të BE-së së bashku me Serbinë, por është në axhenda të ndara dhe ka një subjektivitet ndërkombëtar. Ai tha se të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata serbë, do të jenë pjesë e liberalizimit të vizave atëherë kur vetë Kosova do të jetë pjesë e këtij procesi. Zoti Kuçi, e cilësoi vendimin e Komisionit Evropian, për mospërfshirje të qytetarëve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave për Serbinë, si një vendim të drejtë që përcakton, siç tha, vijëzimin juridik, administrativ e politik të Kosovës ndaras nga zhvillimet në Serbi. Ai shfaqi besimin e tij se në nëntor të vitit 2009 do të përcaktohet qartë koha dhe kufizimet se si Kosova do të hyjë në procesin e liberalizimit të vizave.
Vizita në Shkup
Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka qëndruar shpesh në Maqedoni.
Ai ishte përfshirë direket në vitin 2001, kur arrihej Marrëveshja e Ohrit që i solli fund konfliktit të armatosur, por edhe më vonë në disa periudha tensioni politik në Maqedoni. Në Shkup ai do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të vendit, një pjesë e të cilëve e konsiderojnë edhe si mik personal.
Mesazhet që pritet të japë kanë të bëjnë me çështje, të cilat ai i njeh përsa i përket Maqedonisë.
Pritet të theksojë rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, por dhe përfundimin e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit, që vendi të mund ecë përpara në rrugën e integrimeve.
Por më shumë sesa një vizitë lamtumire, para se të lërë postin e zyrtarit të lartë evropian, vëzhguesit në Shkup thonë se për shkak të lidhjeve të tij me politikanët në Shkup, vizita do të ketë edhe karakter personal.
Vëzhguesit thonë se Maqedonia do të mbetet pa një kontakt të mirë dhe direkt në Bruksel.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi