Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përçahen ish-luftëtarët e UÇK-së, për apo kundër protestës

Shko poshtë

Përçahen ish-luftëtarët e UÇK-së, për apo kundër protestës Empty Përçahen ish-luftëtarët e UÇK-së, për apo kundër protestës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 9:37 pm

Përçahen ish-luftëtarët e UÇK-së, për apo kundër protestës

Fidan Morina,


Përçahen ish-luftëtarët e UÇK-së, për apo kundër protestës Shoqata%20(Small)


Organizata e Veteranëve të luftës, Shoqata e invalidëve të luftës dhe ajo e Familjeve të dëshmorëve, megjithëse të pakënaqur me trajtimin dhe gjendjen e këtyre kategorive, kërkuan nga invalidët e luftës, veteranët dhe familjarët e dëshmorëve që të mos dalin në protestën e paralajmëruar për të mërkurën nga Këshilli për mbrojtjen të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që nuk janë pjesë e organizimit të kësaj proteste. Muharrem Xhemajli kryetar i Shoqatës së veteranëve të luftës tha se i njoftojmë të gjithë veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve që ne nuk jemi pjesë e organizimit të kësaj proteste e thirrur për nesër ( e mërkurë) nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve UÇK-së. “Ju bëjmë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve që të mos dalin në protestë sepse ne jemi duke punuar në harmonizimin për këto kategori. Ju njoftojmë së është krijuar grupi punues i cili është duke punuar për plotësimin e këtij ligji dhe komisioni i cili do të punojë për shqyrtimin, propozimet dhe vërejtjet tona për të cilat i kemi bërë ne si shoqatë”, tha Xhemaili.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi