Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BDSH: Në vend të “amnistisë” shqiptarët e pafajshëm duhet të lirohen...

Shko poshtë

BDSH: Në vend të “amnistisë” shqiptarët e pafajshëm duhet të lirohen... Empty BDSH: Në vend të “amnistisë” shqiptarët e pafajshëm duhet të lirohen...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 15, 2009 8:28 am

BDSH: Në vend të “amnistisë” shqiptarët e pafajshëm duhet të lirohen... U1_1
Në vend të “amnistisë” shqiptarët e pafajshëm duhet të lirohen dhe të shpërblehen për dëmin dhe vuajtjet që kanë përjetuar

Nxjerrja publike përmes TV Alsat-M të fakteve se Ramadan Bajrami ka qenë i shtrënguar me dhunë që të “dëshmojë” para gjyqit kundër sopotasve të pafajshëm pati efektin pozitiv që të riaktualizohet njëri nga proceset e shumta gjyqësore që është montuar kundër shqiptarëve nga shteti i Maqedonisë.


Riaktualizimi i këtij procesi të montuar gjyqësor është tejet pozitiv, ashtu siç janë pozitive deklaratat që nxjerrin në shesh pafajësinë e shqiptarëve të Sopotit.
Mirëpo, bërja publike e dhunës së ushtruar 6 vite më parë ndaj Ramadan Bajramit për ta detyruar që të pohojë akuzat e kurdisura kundër sopotasve nuk duhet të na bëjë që të harrojmë dhunën dhe terrorin shtetëror të ushtruar edhe në proceset tjera para dhe pas “Rastit të Sopotit”.

Pamjet e dhunës së ushtruar ndaj brodecasve për t’i detyruar që të pranojnë veprat që nuk i kanë kryer janë aq të njohura për opinionin publik vendor dhe atë ndërkombëtar sa që nuk lënë as më të voglin dyshim rreth metodave mesjetare të torturës ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Të gjitha organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, madje edhe organizatat që veprojnë në Maqedoni, kanë ngritur zërin në vazhdimësi kundër dhunës dhe torturave që organet hetuese të këtij shteti përdorin për t’i detyruar të akuzuarit që të pranojnë veprat e sajuar në kabinetet politike.

Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet të gjitha iniciativat që çojnë në lirimin e sopotasve të pafajshëm. Ndërkombëtarizimi i fenomenit të dhunës gjatë hetuesisë dhe montimi i proceseve gjyqësore në Maqedoni duhet të shërbejë si mobilizim për të gjithë demokratët e mirëfilltë për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë këtyre praktikave antidemokratike në Maqedoni.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga të gjitha forcat politike shqiptare të heqin dorë nga përdorimi i termit “amnisti” në diskurset e veta politike dhe të kërkohet unanimisht lirimi i të gjithë të arrestuarve që padrejtësisht mbahen në burgje dhe dëmshpërblim adekuat për vuajtjet që kanë përjetuar nga aparatet shtetërore.

Nocioni “amnisti” është nocion i të drejtës penale që definohet si akt që nënkupton se gabimet e kaluara duhet të harrohen. Përdorimi i këtij nocioni në rastin e të burgosurve shqiptar në Maqedoni ka një prapavijë të keqe politike. Shqiptarët në Maqedoni janë viktima të proceseve të montuara gjyqësore të cilët vazhdimisht kanë qenë të motivuara nga urrejtja etnike dhe fetare.

Nëse dikush duhet të kërkojë amnisti në Maqedoni janë pikërisht politikanët maqedonas dhe argatët e tyre shqiptarë që kanë qenë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi të implikuar në montimin e proceseve gjyqësore me pasoja dhe vuajtje të mëdha për shqiptarët e pafajshëm.


Bashkimi Demokratik Shqiptar
14 korrik 2009
Tetovë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi