Dhurata Hamzai: Katër ose një film i fundit mbi komunizmin tonë
Faqja 1 e 1

BOX:
Ideja është për ta “instrumentalizuar” këtë rrjedhë historike, ashtu si loja e një pianisti, të themi si interpretimet e shpejta dhe plot kontrapunkt të Glenn Gould-it apo Yuri Egorov-it. Një komunizëm i vënë krejt në kontrapunkt, që gjëmon më shumë fantomat e komunizmit në shoqërinë tonë të sotme
Katër ose një film i fundit mbi komunizmin tonë
Nga Dhurata Hamzai
-Intervistë rreth romanit “Katër ose një film i fundit mbi komunizmin tonë” të Idlir Azizit
Idlir Hazizi është sa filozof aq edhe shkrimtar. Janë të dyja këto drejtime që ngërthejnë degëzat e frymëzimit të tij përmes njëra-tjetrës, e megjithatë ia mbërrijnë të japin një gjini të pastër, siç është edhe rasti i këtij romani të vogël, i cili titullohet “Katër ose një film i fundit mbi komunizmin tonë”. Ky roman sapo ka dalë në dritën e botimit nga “Zenit”. Është një roman i vogël por i plotë, me frymëmarrje të gjallë, që ta jep filozofinë përmes figurës, e figurën përmes vorbullës së fjalës, ose më saktë përmes këtij kaosi e trafiku të përmasave të mëdha të ligjërimit të sotëm popullor. “Katër ose një film i fundit mbi komunizmin tonë” i Idlir Hazizit është një roman që zbeh kuptimin e shkronjave të mëdha, emërtimet e përveçme e gjithçka që gramatika e kërkon, sepse transformimi ka ndodhur tashmë në ndërgjegjen e personazheve të cilët janë të magjepsur pas delireve dhe ideve të ardhura nga brenda, dhe janë çoroditur prej dhunës së ushtruar nga jashtë. Pra, romani është një përballje me deficitin tonë mendor e shoqëror në epokën e sotme duke lexuar përmes rreshtave, asgjë e jashtme s’ka më rëndësi, as pushteti, as politika, as hierarkia, çdo gjë që vjen nga brenda, sado e çuditshme që të jetë, ka më shumë domethënie. Ky është edhe procesi i vetëkompozimit të romanit, që para së gjithash dikton një stil të veçantë. Gjithçka që thuhet zbulohet në brendësi, shprehet në brendësi dhe merr jetë me heronjtë që shfaqen në vendin e duhur dhe kohën e duhur. Është pra një peisazh filmi psikoanalitik, i shprehur aq bukur sa e vërteta që rri e nderur para syve tanë përmbi 50 vjet e më tej, di të zbulohet megjithatë për herë të parë në romanin e Idlir Hazizit. Ky roman i veçantë, që lexohet si duke rrëshqitur mbi të, vjen në letërsinë e re shqipe përmes formave të një ligjërimi të çrregullt, si një përrua pas rrebeshit që gjarpëron me prurjet e tij shpinës së ujit, sado të rënda të jenë ato. Hazizi ka një shpjegim të tijin për stilin e pazakontë që ka përdorur në këtë roman, ku copëza bisedash e mendimesh japin gjithë harmoninë e një kompozimi, ku mjedisi shfaqet i plotë e në mënyrë të paimagjinueshme, i ndriçuar nga të gjitha anët, dhe njeriu vjen i zbuluar deri në gen. Vërtetë ky roman është pothuaj një film i fundit mbi komunizmin tonë, i mbartur në psikën e më të rinjve të atij brezi që sot janë 30-40 vjeçar, që vetëm u rritën në atë regjim e tashmë s’dihet pse janë një plejadë ende e indoktrinuar. Katër “historiane” femra, që rastësisht kanë të njëjtin emër, të ngjashme me ato të Filozofisë në Buduar, duke përdorur teknikën e telefonit të prishur, të fjalës së qarkulluar arrijnë të ndërtojnë të gjithë ngrehinën e këtij romani, disi misterioz, ndërkohë që përmes kësaj interviste autori Idlir Hazizi na e bën shumë të qartë stilin specifik kur thotë se “tek e fundit, e gjithë dija është veç një pasuri e transmetuar, në lëvizje: mesazhe të kapura, të interpretuara e të keqkuptuara, si kudo e si në çdo kohë. Por ama mbetet gjithmonë edhe emancipimi, në fund”.
Intervista:
Duket se forma e të shkruarit në këtë roman paraqet disa vështirësi. A është ajo krejt e huaj për lexuesin tonë?
-Pavarësisht dukjeve, forma e përdorur në libër është gati e thjeshtë. Ajo bazohet mjaft në parimet e ligjërimit gojor të epikës sonë, siç e kemi mësuar. Ambjenti ku ligjërojnë këto katër personazhe, është njëlloj me modulin e odave të burrave dikur, por e kthyer së prapthi, për një qëllim të caktuar: për t’i lënë krejt ligjërimin personazheve femra, ose ato që Masoch-u dikur i konsideronte si çlirëse të mundshme të historisë. Nëse nuk e vëmë re një efekt të tillë, shenjat e ngurrimit ndaj emancipimit janë fatkeqësisht shumë të dukshme. Në të njëjtën mënyrë, shumë përdorime brenda tekstit rrjedhin nga poetët shqiptarë mes rilindjes dhe modernes. Për shembull, vajza që sodit ëndrrën e së ëmës nga fundi i librit, është ndërtuar pikërisht duke kthyer së prapthi soditjen te Zoga e Ndre Mjedës. Por për hir të situatës në libër, më duket e vlefshme të shkëmbehen rolet: këtu është bija që sodit ëndërrimin e nënës.
Atëherë ku mendoni se ndodhet risia në këtë roman dhe në temën që trajton?
-Libri nuk ka ndëmend të përcaktojë ndonjë fjalë përfundimtare lidhur me komunizmin apo çfarëdo qoftë historike. Struktura e këtij libri ka parapëlqyer të tejkalojë (nëse mundet), çdo lloj ideologjie statike. Është një “analizë” që është vetë në lëvizje e sipër. Kjo fillon me vetë emërtimet e katër personazheve femra këtu: nëse ato kanë të katërta të njëjtin emër, gjë që mund të duket e çuditshme, por nuk është krejt e pamundur. Ekziston qoftë edhe një mundësi e vetme që katër shoqe të quhen Alba. Dhe libri luan pikërisht me këtë mundësi shumë të vogël, por ekzistuese natyrisht. Ato të katërta “marrin përsipër” të parakalojnë në rang dallaveri, apo thashethemi, një seri me ngjarje e fakte, reale apo të shpikura, sa për ta degjeneruar në rrënjë etatizmin fiks të historisë gjoja përfundimtare të ish regjimit, por dhe të çdo regjimi para ose pas komunizmit. Ato nuk kanë asnjë fjalë përfundimtare për të ngulur. Ato nuk janë kandidate për deputete dhe shpresoj të mos bëhen kurrë të tilla. Ato s’kanë qenë aty në Fillim të kësaj historie, atëherë s’kanë përse të jenë aty edhe në Fund.
Prapë duket që romani ka një organizim muzikor në bazë. Nëse është e saktë, në çfarë mënyre shtjellohet ky muzikalizim i tekstit të shkruar?
-Në fakt e gjithë lënda e të ashtuquajturit komunizëm lokal shqiptar, është këtu një shkak, një sebep. Ideja është për ta “instrumentalizuar” këtë rrjedhë historike, ashtu si loja e një pianisti, të themi si interpretimet e shpejta dhe plot kontrapunkt të Glenn Gould-it apo Yuri Egorov-it. Një komunizëm i vënë krejt në kontrapunkt, që gjëmon më shumë fantomat e komunizmit në shoqërinë tonë të sotme. Kjo është ideja. Mendoj se kjo ka qenë më e vështirë për t’u realizuar: angazhimi drejt një teksti sa më muzikor, por ama jo fort human, por më shumë instrumental. Ideja ime është që në fund “askush” nuk duhet të fitojë, me qëllim që të paktën të mos ketë asnjë humbës. Sa më larg lojës hegjemonike të pushtetit, të atij që e bart dhe atyre që ia atribuojnë, dmth ne të gjithë, ky libër tenton më shumë ta nënqeshë këtë lojë nga këndi i vet.
Disa imazhe të problematikës së sotme sociale dhe politike janë të dukshme në roman. Ku nis ky angazhim?
-Imre Kertezs thekson me të drejtë që shoqëritë e ish Lindjes nuk guxojnë mjaft të reflektojnë mbi të shkuarën e tyre të përbashkët. Mendoj se kjo është e dukshme: rusët kënaqen duke evokuar numrin e tyre popullsisë dhe herë herë të shkuarën staliniste për t’i bërë “karshillëk” Perëndimit. Polakët kënaqen duke mallkuar rusët që ua “hodhën” komunizmin përsipër, meqë kanë patur një papë në vatikan. Dhe ne në Shqipëri mjaftohemi tashmë vetëm me bezdinë serbe, duke atribuar vetëm një emër të përveçëm për çdo gjë që lidhet me ish komunizmin te ne, e duke evokuar patetikisht soj soj legjendarizmash sa herë përballemi me deficitin tonë mendor e shoqëror në epokën e sotme. Ligjërimi i këtyre katër “historianeve” femra, të ngjashme, besoj, me ato të Filozofisë në buduar, vetëm sa e pështyn këtë histori, duke përdorur teknikën e telefonit të prishur, të fjalës së qarkulluar. Sepse tek e fundit, e gjithë dija është veç një pasuri e trasmetuar, në lëvizje: mesazhe të kapura, të interpretuara e të keqkuptuara, si kudo e si në çdo kohë. Por ama mbetet gjithmonë edhe emancipimi, në fund.
Përse libri merr përsipër një narracion edhe mjekësor, gjë që është disi e rrallë?
Në thelb libri nis me rrëfimin e një ndërhyrjeje kirurgjikale, por të thjeshtë, të rangut estetik: një operacion në vesh, që ka pësuar njera nga personazhet. Nisur prej këtej, libri Katër mundohet të kapë një historik të zhvillimit mjekësor e hospitalor të Shqipërisë në 50 vitet e shkuara. Qëllimi nuk është aspak të verë në emulacion apo të nxjerrë mangësinë e këtij zhvillimi. Eshtë thjesht një filtër më shkencor, në vend të rrëfimit tipi mallkim-i mallkuar lidhur me këtë periudhë tonën. Sepse ajo që është dhe mbetet nën mallkim në këtë histori besoj është vetë gjuha, e mbingarkuar nga kategorizimi, nga mungesa e dëshirës për konceptualizim, nga bjerrja e pluralizmit, nga heqja e mundësisë për liri të menduari në vetvete. Këto tipare të injektuara në gjuhë ia kanë lënë terrenin të gatshëm -në Shqipëri - çdo lloj pushteti sot që i merr njerëzit vetëm si hedhës votash e si spektatorë të një katarsisi fals, politik e spektakular. Elfriede Jelinek, kur denoncon hipokrizinë historike austriake, këmbëngul se gjuha vetë duhet shkundur tashmë të flasë. Ky mësim, që ka nisur gati 80 vjet më parë, mendoj është i vetmi udhërrëfyes në këtë libër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi