Përparim Hysi:Me kierre,ore... (tregim)
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi:Me kierre,ore... (tregim)
Me kierre,ore... |
Kujtimit të Hasan Makës
Nga Përparim Hysi
Me bosnjakun,Hasan Maka,kemi qenë komshi në Petovë tëre,të Fierit.Një gardh na ndante dhe s'na ndante.Kur them kështu qëedhe një pjesë të natës o do ta kalonim në shtëpinë e tij,o nështëpinë tonë.Nuk kishim të ndarë.Ata qenë familje e madhe dhe erdhënnë Petovën e re,aty pas viteve të çlirimit,ndërsa ne qemë vendosur atyqysh nga tetori i vitit 1941.Kishim ardhur nga Skrapari dhe ashtu sirrushi që sheh rrushin dhe piqet,dhe ne,pasi u vendosëm në këtë fshattë Myzeqesë,ndollëm pas vetes edhe disa familje të tjera nga Skrapariku,disa prej syresh,qenë ose me lidhje gjaku me ne,o miqësi tëndërmjetme.Pra,Petova e re,siç kish dhe emërin qe fshat i mbushur memuhaxhirë,asull-asull.Pjesa ndërmuese qe me kosovarë a bosnjakë dhenga tridhjetë familje,rreth 10 familje qenë skraparlinj.Sado mepërbërje heterogjene,fshatarët patën shkuarje me njëri-tjetrin dhekurrë nuk pati mes nesh ndonjë sherr. Familja e Hasan Makës(se atij po ia kushtoj tregimin),qefamilje e madhe.Qenë 4 vëllezër dhe të katër të martuar dhe me fëmijëdhe,veç kësaj,kjo shtëpia e Makajve qe një shtëpi aq bukëdhënëse dheaq mikpritëse,sa kurrë nuk mbaj mënd që mos bujtnin atje jo një edy,por dhe grupe miqësh të ardhur që nga Qerreti i Durrrësit,ngaJubë-Sukthi dhe ndonjëherë edhe deri nga Bajram Currri(Tropoja),faktqë fliste për një gjeografi miqësie të gjërë.Se të gjërë qenë ngazëmra që të katër vëllezërit.Po qenë dhe punëtorë që shokun nuk uagjeje.Sa erdhën në fshat,pajtuan ustallarë dibranë në Fier,ngaBoriçët,dhe këta e ndërtuan shtëpinë e re dhe të madhe të Makajve.Ubënë bujq shëmbullorë dhe prodhues rekord drithërash,aq sa,vëllai iHasanit,Bajrami që njihej si përfaqësues i asaj familjeje të madhe,tëdekorohej nga qeveria e asaj kohe. Pak e nga pak,nga ky bollëk prodhimesh bujqësore dheblegtorale,shtëpia u kthye si një"azil" edhe për ndokënd që kalontekufirin ilegalisht nga Jugosllavia "ferr",për në"parajsën" e EnverHoxhës.Kështu,prag viteve '50-të,bujtën tek Makajt,filimishtkosovari,Avdyl Hoxha dhe,mandej,dy vëllezër bosnjakë,Bejto dhe HimoBisheva.Vite të tëra këta të "ardhur" që punë për ta se si e kishinçarë klonin jugosllavë,kanë jetuar në shtëpinë e Makajve dhe pa zënëpunë me dorë,janë trajtuar me statusin e një miku.Mbas10-vjetësh,Avdyli,bleu një shtëpi në Sheq të madh,u martua dhe hapinjë dyqan tregëtie në Fier.Të njëjtën gjë bëri dhe Himua(edhe ky hapinjë dyqan trregëtie mu tek porta e pazarit në Fier),kurse Bejtuakrijoi familje në Petovë dhe vetëm në prag të pleqërisë(në prag viteve'90-të)u rikthye në Jugosllavi.Në i shkruaj këto të gjitha,dua që tëtregoj atë bujari aq të madhe të këtyre bosnjakëve.Bujari që nuk iagjen shoqen.Dhe s'kam si mos vë në dukje edhe diçka tjetër:tek ishihja që vinin me bylyqe për miqësi,nuk kam për të harruar atëargëtim aq të madh në mjedisin që krijohej.Duke përfituar nga njëterren shumë i thyer,Makajt ku shquhej veçanërisht,Hasani,për të cilindhe po shkruaj,dilnin me miqtë në kodër dhe vërvisni gurë të mëdhenjpër të provuar forcën.Qe një si mikroolimpiadë apo më sillnin në mëndnjë copë nga eposi ynë i kreshnikëve.Ne,fëmijtë,qemë spektatorëentuziastë dhe,s'do mend,bënim tifo o për Hasanin një burrë vërtet ifuqishëm,o për të nipin e tij,Manon që qe,pa dyshim,një Muj iBjeshkëve që kish pirë qumësht zanash.Rrethi sa vinte e ngushtohejdhe,nëse Manua e shihte se mund ta skuqte axhën e tij,Hasanin,e mbantepakësa dorën.Merreni me mënd se këto ndodhnin në një fshat fare tëpadëgjuar që,sot,është fshirë jo vetëm nga harta e Fierit se e ka"ngrënë" fshati tjetër:Petova e vjetër. Mbas garës,ia shtroni me të ngrënë.Të ngrënë sikreshnikë.Pije nuk kishte në atë shtëpi.Por për natë atje ishtefestë.Një shtëpi e vërtetë miqësh.Kur futeshe në odat e tyre,do tëshikoje një qilim të punuar me merak nga një qilimpunuese me famë(kishbërë shkollë në Bosnjë për këtë),siç qe kunata e Hasanit,Hafka.Paskësaj,e mësoi këtë zanat dhe gruaja e Hasnit,Luta dhe nuk di se nësembrriti kjo stafetë e bukur deri tek çupat.Aq mikëpritës me famë ubënë këta,Makajt,sa nami shkoi deri në Fier.Sekretar i parë nëkomitetin e partisë së Fierit,atë kohë qe Sabah Hasa.Burrë i mirë dhepak,si gegë që qe,ra në miqësinë e këtyre,Makajve.Dhe aq miq u bënë saSabaja(kështu e përmëndnin ata),sillte për verim për një muaj tëshoqen që,me sa mbaj mënd,kishte dy fëmijë të vegjel.E di që dothoni.,mor ç'hyn Sabaja këtu?Por... * * * Pikërisht në këto vite që përmënda,partia,kish vendosur që tëshpejtohej kolektivizimi i bujqësisë.Petova e vjetër hyri,kurse kjo,ereja,s'po tundej.Erdhi dhe Sabaja tek miqtë.u dha,u mori,po RRahmaniqë kishte qesenë e shtëpisë,i thotë:-Dëgjo,more mik, a e sheh nji këtbiçak(dhe tregoi biçakun që e mbante lidhur në brez me një zinxhir tëgjatë),edhe me ma ngul bash mu në bark,në kooperativë s'kemi me ufut.U zu ngusht Sabaja se kujtonte se si miq që ikishte,po të merrtefjalën e tyre,do thyente tërë fshatin.Dhe iku,po dhe ne ama kur morëmvesh,që RRahmani e kish bërë si burrat,u gëzuam.Se shpëtuam ngakolera.Se kolerë e quanin me njëri-tjetrin këtë punën ekooperativës.Iku Sabaja,por partia nuk hiqte dorë kollaj.Po a nukthoshin që"nuk ka kala që nuk marrin komunistët?".Ata(partia,de!) edinin që në këtë fshat veç këtyre bosnjakëve dhe kosovarëve,ka dheskraparlinj,atëherë nuk dërguan Sabajën,po dërguan një skraparli meemër.Vërtet ai rronte në Tiranë,por jehonën e kishte të madhe nëSkrapar po se po,po dhe kudo që kishte skraparlinj.Dhe ja,aty mesviteve '50-të,ai mbrriti në shtëpinë tonë.Qe kushëri me tim etë dheveç skraparlinjëve (nga një për shtëpi),im atë(ndjesë pastë),ftoi dheBajramin,vëllanë më të madh të Hasanit.Në shtëpinë tonë,po si nëSkrapar:me dollli e gani;me këngë e me valle(skraparlinjtë nuk kanënevojë për orkestër:edhe vallet i kanë me të kënduar),me qingj nëhell,me bakllava si atje qofsha.Miku(apo kushëriri i babait) qegjeneral,ish kuadër në LNÇL dhe deputet për Skraparin.Në ra për darkënë shtëpinë tonë,një rrugë e dy punë:për mall dhe për "hall".Duhet tënxirrte atë "spicën" që kish mbetur në grykë dhe Sabaja nuk e bëridot.Ndërsa shtëpisë sonë po i dilte tymi,mysafiri,s'e lëshoi perin ngadora.Doli në stere:të formojmë kooperativën se na skuqi Petova evjetër.Të pirë e çakërrqejf,se rakia të bënë sulltan,i pari dhe fjalënim atë dhe,pak nga pak,si ato delet që shkojnë në shtrungë,u dorëzuuadhe i fundit,Tajari.Këtij si"mbyllësi" i dollisë iui dha dhe koburja egjeneralit që shtiri për të vrarë"Titon" se,ky"qën",do pëllcsite ngainati kur do merrte vesh se 10 skraparlinjtë e Petovës së re kijuankooperativën bujëqësore.S'kishte "sihariq" më të madh.Po thashë që,veçskraparlinjëve,qe dhe Bajrami.Ky,ndryshe nga vëllezërit,zuri pinteraki dhe si i dehur që qe,bërtiti:-Edhe unë në koplativë!!!E shënuandhe Bajramin.Iku miku në mëngjes dhe lajmi mori dhenë.Proçka eBajramit qe dhe më e madhe.Me që nuk ia bën hallall në shtëpi dhe asata të tjerët,Bajrami fill,shkoi dhe u bë anëtar kooperative në Petovëtë vjetër.Pak për të qeshur apo jo? * * * Po frynte një erë tjetër në lidhje me Jugosllavinë eTitos.Hrushovi kish nndërmjetsuar me Tiranën dhe,ndërsa pritej tavizitonte vet vëndin tonë,mardhëniet sikur u "nxehën" pakësa.Dukepërfituar nga kjo klimë,Hasani,kërkoj përmjet ministrisë së jashtme qëtë shkonte për vizitë në Jugosllavi ku kishte farë e fis.Dhe i erdhiviza.Ç'të shohësh se ç'gëzimi madh qe tek Makajt.E vetmja që nuk ugëzua nga kjo vizitë e Hasanit,me sa mbaj mënd,qe e shoqja,Luta.Kishfrikën e të shoqit se duhet thënë;Hasani deri në burrërinë e vonë tëtij,ka qneë një burrë i bukur.Aq më tepër në ato vite kur qe një burrëqë ta kish qejfi që ta shikoje.Sidomos kur vishej për në qytet,thoshese një artist i vërtetë po kalon para teje.Pra,shkoi Hasani dheqëndroi atje plot një muaj.Kur erdhi,tani tek Makajt,s'kishte gëzim,po një festë e vërtetë.Burrat e rrethonin dhe ai fillonteligjërimin.-Po hë,si ishte andej,tek Titua?Dhe ai:-Qebesa burra,mamirë s'kish si bahej?-Po hë a kishte toka,bagëti,koopertiva?Po për tëngrënë?Si rronin?Dhe ai:-Kur kam ra në fshat tek njerëzit e mi,jammahit.Nga 1OOdele po,e.Lopë nga tri-katër kokë.Kietë,me i pa,tëpërdredhuna brinat nga dy a tri herë. Dukanet(qyqanet)plot.Ça me thanëveta.-SIIIIII?!!!Po,more,po bollik.Kam ra diku tek një miku jem prejPejet,në kasaba,ky jarani jem.Me nji rrogë(punojte shofer kinemajet) imbante gruen e vet dhe 5 fëmijë sa më mirë prishet.Për verë,binte nëbjeshkë e për dimën deri në Stamboll.SIIII?!!!Po more.Po miell?A unepnin a jo?Miellin,po të doje,e merrje mekierre,ore...SIII?!!!Po,more,me kierre.Dhe njerëzit,tekdëgjonin,mbeteshin me gojëhapët.Dëgjonin dhe "tak" për ç'dëgjonin,efutnin në xhep dhe e mbanin për vete.Se nuk kishte në Petovë të re ngata,sytë e veshtë e mbretit.Ndonjë që qe,kish ikur dhe nga kjo anëflije rehat.Dhe Hasan Maka bluante e bluante nga ato ç'i kish parësyri andej,matan. * * * Sa u çlodh nga kjo rrugë e gjatë,një mbrëmje erdhi nështëpinë tonë(5minuta ish larg) dhe i thotë tim eti:-Kam ardh me ta banjirixha.Me ba zamet të shkojmë deri në TIranë tek ai njeriu yt se du mehy në kurs të shoferave,Hazis!(im atë,është quajtur Hazis!).-Po je paki madh në moshë,more Hasan,-ia priti ,indjeri babai im.-Ani,moreHazis,unë i madh jam,po a e sheh atë kularin e koopertivës,që disi poma shtrëngon fytin pa u fut,por asht kolerë e kolera s'ka deman pa tëzanë.Im atë i premtoi dhe drejt e në Tiranë tek gjenerali që,sidomosnë këtë kohë,qe titullari më i lartë për qarkullimin në Shqipëri.Drejte në shtëpi të tij dhe pse t'i hyjmë në hak:gjenerali ka qenë njeri ipritur.I priti dhe,sa im atë i tha për"hallin" i dha një letër përdrejtorin e Patosit(se atje bëhej dhe kursi),dhe Hasan Maka filloikursin e shoferave.I vinte dorësh shumë për hekura dhe qe një ngakursantët më të mirë.Kur po afrohej fundi i kursit,një ditë ethërresin në drejtori dhe i komunikojnë:-Me që je në moshëtë"madhe",që sot përjashtohesh nga kursi.-Po unë,- kundërshtoiHasani,- të gjithë treguesit i kam shummë mirë.Është urdhër,- ithanë.Pikë e vrerë mbrrriti në shtëpinë tonë,para të vetës dhe i thotëtim eti:-Më përjashtuan,ore!A ban me shkue deri në Tiranë,opet?Babai,ubefasua nga ky përjashtimm i papritur dhe qysh të nesërmen,zuriTIranën.Këtë radhë e patën më të lehtë.Shkuan për në zyrë dhe,pasi uregjistruan,pritën.Kur erdhi korrieri,tha:-Kush është Hazizi?-Unë,-pohoi im atë.Ti prit këtu,i tha Hasanit,dhe,ndërsa i ra përpara timeti,e çoi drejt e në zyrë.U përqafuan(se dhe duheshin,se qenë jo vetëmvërsnikë,por kishin bëma rinie të përbashkët ),i thotë:-Po hë si e kehallin?-Dëgjo,- zuri të shpjegohej im atë,- dhe sa filloi të qantëhallin e të shkretit Hasan;gjenerali ia priti:-Nga ai miku yt,Hasani,emora një vërejtje partie unë.Drejtori kish ruajtur shkresën dhe umbrojt:-Ka ardhur me rrekomandim të sh.N...Se miku yt seç ka lehurandej me shokët,si:-Me kierre,ore...kiet të përdredhuna brinat...Ou,- bëri babai i shkretë.E ka ditur dhe atë kursin si Petova e re.Nuke dinte se atje,në kurs,ka të zi e të bardhë.Dhe,mbasi u përqafua metë kushëririn,babai doli çehreprishur.I tha Hasanit ta ndiqte pasdhe,si u ulën tek një stol në lulishte,i tregoi pse i kish ndodhur"gjëma".-Ah,hajnat,-shfryu Hasani,bash me e ditë kushin,bash me këtoduar po e mbyti.Dhe të mërzitur,u kthyen nga Tirana në shtëpi.Hasani ipreu ato rrëfenjat për andej,nga Titua,por ç'e do;dëmi qe bërë. Ky përjashtim i tij ka ndodhur aty prag vitit 1959 dhe nefamiljarisht u larguam nga Petova e re dhe u vendosëm nëMbrostar-Ura,po unë aty nga mesvite '60-të erdha mësues në Petovë dhepunova deri prag viteve '90-të,po kur e takoja,në vënd tëpërshëndetjes,i thosha:-Me kierre,ore...E bëja kur qemë vetëm apo kur i shkoja në shtëpi dhe shkriheshim ngatë qeshurit.Të qeshur që kish dhe dhimbje,por një njeri krenar siai,nuk jepej.Sidoqoftë,arriti që të bënte shofer djalin e madh Qemalindhe kjo sikur ia malcoi pak plagën që i hapën ca"shokë" që e kafshuansi ata qentë e liq,që të kafshojnë pa lehur.Vdiq mbi 90-vjeç kur unëkisha mërguar.Më erdhi keq dhe,kur mora vesh,thashë:-Prehu i qetë, oburrë fisnik dhe ruhu se mos takon ndonjë atje dhe t'u thuash:-Mekierre,ore...Paqe mbi varrin tënd!Amin!... 14 korrik 2009Përparim Hysi,14 korrik 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi