Fatmir Terziu:Turrarendës dhe dritëhije
Faqja 1 e 1
Fatmir Terziu:Turrarendës dhe dritëhije
Fatmir Terziu
(Si shkak për “disidencën” e Kadaresë)
Në një nga faqet më të kërkuara internetike, “Wikipedia”, në gjuhën angleze ndodhet edhe vepra dhe jetëshkrimi i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Midis të tjerave ajo që të bën përshtypje është edhe pjesa që ka të bëjë me një debat të hershëm ndaj tij. Aty shkruhet: “Në vitin 1990, Kadare mori azil politik në Francë, për lëshimin e deklaratave në favor të demokratizimit. Gjatë kërkimit të statusit, ai deklaroi se “diktatura dhe letërsia autentike janë të papërshtatshme për bashkëjetesë… Shkrimtari është armiku natyral i diktaturës.” (Wikipedia, online) Po aty shkruhet: “Disa emigrantë shqiptarë dhe shkrimtarë anti-komunistë pretendojnë se, të paturit e një statusi të privilegjuar nën regjimin e Enver Hoxhës, tregojnë se ai ishte në fakt një shkrimtar i realizmit socialist dhe jo një disident, si shumica e njerëzve të kualifikuar. Kur u pyet, ai nuk e pranoi që të jetë një Solzhenicin, duke argumentuar se një rol të tillë nuk ishte e mundshme ta vije në dispozicion nën regjimin Hoxha të cilin ai e ka cilësuar regjim paranojak dhe sulmues.” (Po aty) Sidoqoftë, shkrimtari Kadare dhe kjo dilemë kanë mbetur një debat i gjallë dhe me kundërshti të vazhdueshme. Askush në fakt edhe nga përkrahësit e tij, po aq edhe nga debatuesit dhe mbrojtësit e idesë se ai nuk ishte një disident, deri më sot nuk kanë dhënë argumenta të qarta. Të dy palët janë nisur nga koha, hapësira dhe vendi në të cilën argumenti Kadare i diskutuar është jashtë fenomenit Kadare në debat. Pa marë përsipër të bëjë një vijë ndarëse, apo të fryj në këtë debat-zjarr të ndezur, do të mundohem të ndikojë sadopak të jap një kontribut në ndriçimin e disa pikave që lidhen me këtë debat.
Pse alarmon fjala “Disident” në debatin Kadare?
Në fillim duhet të sqarohet së paku shkurtimisht se çfarë përcakton një njeri të quhet disident, apo kush mund të jetë një i tillë. Sipas përcaktimit filozofik të këtij termi fjala “Disident” mer kuptime të ndryshme në sisteme të ndryshme shoqërore dhe politike. Një përcaktim më afër është ai që sqaron se “Një disident është një person që flet kundër sistemeve politike me qëllim me profesionalizmin e tij.” Këtu duhet kuptuar se ky person është një njeri i papajtueshëm me rrjedhën e ngjarjeve dhe ligjet e proklamuara. Ky term është përdorur më shpesh për ata që janë në pyetje për jetën edhe fatin e tyre në mesin e diktaturave, sidomos atyre që janë përndjekur e përballur për këtë qëllim nga diktatura komuniste. Në shoqëritë totalitare ka ndodhur që shpesh jeta e disidentëve të merrte fund, ose ata të përndiqeshin, kërcënoheshin dhe shumica janë shpesh të dënuar. Në ish Bashkimin Sovjetik ata ishin shpesh të dërguar në Gulagun Siberian. Ndryshe ndodh në shoqëritë demokratike. Disidentëve, në këtë shoqëri ku supozohet liria e fjalës dhe veprës e mendimit ndryshe, shpeshherë u kanoset një presion ‘demokratik’, si rasti i ndjekjes për komunistët në vitet 1950 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duhet thënë se nën emrin e mirëfilltë disident deri tani njihen emra të tillë si Andrei Saharov, Noam Chomsky, Vaclav Havel dhe Aleksandër Solzhenicin.
Duke parë këtë teori të shkurtër pak a shumë shihet, kuptohet e sqarohet më së miri fjala ‘disident’ dhe lidhja e saj me debatin në fjalë. Por për të mos u nxituar në argumenta dhe dhënë vetëm njërën anë të medaljes, padyshim ne mbesim në duelin e ashpër ‘letërsi-shtet’ apo e thënë më saktë në duelin e shtetit diktatorial me letërsinë dhe krijuesit e saj. Në këtë aspekt ka sërish mendime të ndryshme. Mendime që vijnë nga pika e këndvështrime të ndryshme, ide që qarkullojnë nga kohëra të tjera. Ajo që është në interes si fillim është kryesorja për ta parë në vetë fjalën evoluese në gojën e shkrimtarit Kadare. Ja se si shprehet vetë Kadareja duke marr çmimin “Man Booker International”:
“Ne kemi besuar tek letërsia. Dhe ajo, në këmbim të besnikërisë dhe të besës sonë, na dhuroi bekimin dhe mbrojtjen e saj.” Të besosh tek letërsia, do të thotë të besosh në një realitet të epërm; të besosh tek letërsia do të thotë që regjimi i tmerrshëm të cilit iu nënshtrua vendi im ishte më i dobët se madhështia e pikëlluar e letërsisë. Të besosh tek ky art, kjo do të thotë që të jesh i bindur se ai regjim të cilit ju nënshtruat, se policia që ju përgjonte, se udhëheqësit e lartë, funksionarët, gjithë ngrehina e tiranisë nuk është veçse një makth kalimtar, në krahasim me Urdhrin suprem për të cilin ju ishit bërë dishepull.” (Kadare; Fjala duke marr çmimin “Man Booker International”, Skoci).
Në këtë fjalë duken edhe drita edhe hija. Pra, dritëhijet që të shpien në kuptimin e qartë të fjalës disident e sidomos në kushtet shqiptare të kohës së diktaturës komuniste. Kjo që komentohet është njëra anë. Ana tjetër është sërish tek mjaft kënde që bien pre e kësaj dritëhije. Por, ndërsa kjo që shkruhet më lartë është një derivat i shprehur nga Kadareja në këtë lidhje të lartcituar, ajo që vjen si një argument në ndihmë të fjalës disident është një intervistë e dhënë kohë më parë nga vetë shkrimtari për shtypin shqiptar.
Në këtë intervistë të tij të titulluar “Historia e një bllofi”, Kadare, duket se lëshon vetë paksa dritë mbi këtë pikë të disidentizmit shqiptar, duke ‘integruar’ dritën me hijet, në një sfond debati të qartë dritëhijesh. Ai në përgjigje e sipër duke kundërshtuar faktet e shtruara në librin e Fatime Kullit, “Uragani i meteorëve - Bilal Xhaferri dhe Ismail Kadare ballë për ballë”, shprehet në një fjali “Nuk e kuptoj se si pas kaq vitesh, kjo kritikë mund të reklamohet si disidente.” (Kadare, intervista; Gazeta “Shekulli”). Fjalët e tij ‘si disidente’ dalin nga një alarmim i brendshëm në lidhje me këtë debat dhe në tërësi ato janë më të kuptueshme kur lexohen në tërë përgjigjen e shkrimtarit: “Kritika e Xhaferrit, siç e thashë e siç del edhe nga pyetja juaj, ka qenë retorike tipike e një militanti që mbron realizmin socialist nga ndikimet dekadente. Dy ishin pikat e saj kryesore. E para, më akuzonte se në romanin tim kisha denigruar klasën punëtore e figurën e gruas shqiptare (për këtë të fundit shkruaja, sipas tij, se ajo nuk kishte sapun për t’u larë). E dyta lidhej me ndikimet e letërsisë dekadente perëndimore në veprën time. Siç e shihni, një kritikë e tillë, në një regjim diktatorial nuk nderon asnjë shkrimtar, e aq me pak një “disident”. Nuk e kuptoj se si pas kaq vitesh, kjo kritikë mund të reklamohet si disidente.” (Kadare, “Shekulli”).
Kadare asnjëherë nuk pretendoi të jetë një disident
Duke marë shkas nga ky debat ka disa ditë që disa kanë marë nën sqetull bllokun e shënimeve për “Behlulin”. Duke u munduar të zënë në gojë në gjithfarë mënyrash emrin “Kadare”, natyrshëm mendojnë se bëjnë emër, marin pak vëmendje tek ‘doni më për Behlulin?!”. Kadare vetë citohet të ketë thënë se ai asnjëherë nuk pretendoi të jetë një disident, se “ishte një pozicion i tillë disidence në Shqipëri, se askush nuk mund të bëhej, qoftë edhe për pak ditë, pa u përballur me pushkatim.” Atëherë përse disa turren të kthejnë flakën e shuar të disidencës për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare? Përse duan ta bëjnë me zor shkrimtarin e vlerësuar, disident? Është pyetja a i duhet rrugës dhe veprës ku ka arritur shkrimtari Kadare, një disidencë e tillë për ‘Kadarenë’? Natyrisht që jo. Turrarendësit e këtij monopati plot dritëhije, janë thjesht një mori diletantësh që ende kacavirren pas gati njëzet vjet demokraci në fushën e shkuar e tashmë të (ç)minuar të diktaturës. Çminimi është kryer me sukses. Letërsia po shkon në rrugën e majat e saj. Vetë Kadareja mbetet shkrimtari që ka plotësuar një itinerar të tillë. Një itinerar nderi në fushën e letrave shqipe dhe prezantimin e saj në botë. Të citosh sot Kadarenë, të paktën në Britani të Madhe, natyrshëm ke marë një emër tjetër për tërë nocionin shqiptar. Një emër që ta krijon shkrimtari, pa patur nevojë për ‘mushamanë’ e disidencës së shiut të buzëmbrëmjes.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Fatmir Terziu:Turrarendës dhe dritëhije
Pikënisja e një studimi për veprën e Kadaresë
Unë isha një researcher në Universitetin South Bank të Londrës në 2006-n, kur për herë të parë mendova për botimin e një studimi mbi Ismail Kadarenë dhe veprën e tij. Ajo, pra ideja dhe iniciativa ime, nuk ishin ndoshta thjesht një ambicie origjinale. Më shumë se dhjetra studime mbi veprën e Ismail Kadaresë ishin botuar në gjuhën shqipe, në anglisht, frëngjisht dhe shumë gjuhë të tjera të Botës që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, shumica e tyre nga autorë të cilët i parapriu mendimi i një dëshire të panjohur, një valë të re të njohjes së letërsisë shqiptare të viteve 1990-të dhe eksplorimit të letërsisë së këtij vendi duke rrëmuar për të kaluarën pesëdhjetë vjeçare nën diktaturën e komunizmit. Mend pas kuvendit, do të thuhej në një mënyrë tjetër. Me datën e studimit tim, që përkiste në vitin 2006, shpeshherë i ndikoja nismës time ashtu siç i sugjeron ndërgjegjes një zanafillës. Si një studiues në atë kohë unë mund të kisha qenë më i avancuar në drejtime akademike, për të tërhequr vëmendjen në fushën krijuese ose në studimet kërkimore që kanë të bëjnë me mediat dhe kulturën apo edhe të rrëmoja në libra e të mësoja nga përvojat britanike, apo si një shkrimtar në ecje e sipër të aspiroja në linjën krijuese shumëplanëshe duke marë shembullin e më të shkëlqyerve të fushës së letrave dhe që janë përherë të kapshëm nga lexuesi dhe krijuesi shqiptar dhe anglez. Pra të isha në rjedhën e shkrimtarëve, siç edhe mundohesha ta bëja në të njëjtën kohë.
Unë nuk do të mendoja të kishte mendime ndryshe në atë kohë rreth Kadaresë, të paktën në këtë mënyrë mendoja aty në prag të 2006-s. Jo se kur isha nxënës i shkollës së mesme, pra rreth viteve 1980-të, e dija shumë mirë se ishte zor të shpëtoje pa mbajtur mend dhe mësuar përmendësh “Shqiponjat fluturojnë lart”, apo të mos kishe mësuar “Raporte e fjalime” të Enver Hoxhës, ku kritikoheshin Ismail Kadareja dhe Helena, e shoqja e tij shkrimtare, për honorare të shumta, si veprime ‘mikro-borgjeze’. Kështu mes shkrimtarit që i këndonte Partisë dhe shkrimtarit nën thuprën e Partisë në mendjen time, pikërisht në vitin 2006-të, në zemër të Metropolit Britanik, më vinin edhe erëra të tjera nga Perëndimi e Lindja, më vinin zëra nga e gjithë Bota Letrare, ku vinin theksin ‘pro dhe kundër’ fenomenit Kadare të letrave shqipe. Kjo mund të kishte tulatur studimin dhe mendimin tim në ato rrethana, nëse diçka më e madhe nuk do të më shtynte të vazhdoja kërkimet dhe studimin tim për shkrimtarin Kadare. Unë isha në mëdyshje edhe nga ajo që dukej shumë e çuditshme me mungesat e mia të fakteve për të bërë ballë dhe për të përqendruar në kujtesën kolektive faktet që kërkoja si armë për studimin tim. Studimi im ishte ndoshta hapur një tendencë për të lexuar një shkrimtar shqiptar në një kohë tjetër dhe me mendim ndryshe, pasi ai nuk mund të ishte lexuar kaq shumë ndryshe në këtë vend, edhe pse mediat e huaja e kishin bërë shumë të dukshme kureshtjen rreth veprës së tij, edhe pse shpesh herë isha duke menduar vrullshëm se pse ne nuk jemi duke bërë atë që bëjnë mediat e huaja për shkrimtarin tonë, për shkrimtarin shqiptar, që merte çmime, vlerësohej dhe propozohej për Nobël.
Dukuria moderne e Ismail Kadaresë u vërejt ndjeshëm, dhe u vu pika mbi i, mbi reputacionin dhe stilin e papërsëritshëm të tij letrar, në një ese edhe pse jo shumë studimore, por në mënyrë të konsiderueshme, nga shkrimtari Zija Çela, që vlerësoi një nga romanet e tij Darkën e gabuar” si majë të paarritshme:
“Më pas, ka gjasa që i përgjumuri është ngritur dhe ka nisur të shkruajë dehshëm, pa e kuptuar nëse kishte parë në ëndërr Homerin dhe Shekspirin, apo ishin vetë tragjikët e mëdhenj që, jo në muret e Trojës dhe as të El Sinorit, por në një kështjellë të vjetër shqiptare u qe shfaqur në tym një i ngjashëm, vllam i bojëshkrimit, prijësi dhe princi i letrave Kadare.” (Zija Çela)
Sulmi i vazhdueshëm i kritikëve të tij dhe Rutten
Prapëseprapë, në fakt Ismail Kadare jo në mënyrë të rrallë ka ndodhur të renditet me shkrimtarët e Mëdhenj të botës, edhe pse ai mësohej nga mediat shqiptare, por edhe nga të huajat se “kishte rënë nën sulmin e vazhdueshëm të kritikëve të tij që jetojnë brenda kujtesës por edhe për shumë shqiptarë në mërgim, apo edhe nga brezi i shkrimtarëve të dënuar nga diktatura shqiptare”. Kur në vitet 1990-të u shpalos intervista e tij në media, kur ai u largua fshehurazi për Francë, kritikët e tij arritën një numër tipik, duke përfshirë Paskal Milon, Fatos Lubonjën, Primo Shllakun, Kolevicën dhe disa të tjerë. Por përshtypjen e shkrimtarit, Zija Çela jo pa qëllim e sulmuan interneteve dhe jo pa qëllim shumë sulme ndodhin ende për njeriun Kadare, pa bërë kurfarrë analize për veprën e tij. Dhe pas të gjitha këtyre zërave shumë pak prej nesh, duke mënjanuar disa shkrime të stilit ‘mbrojtës’, në sfond ndihet heshtje, madje asnjë prej nesh nuk flet dhe hesht për të gjithë kohën kur edhe ne në fakt jemi duke pretenduar në heshtje për një gjë të tillë.
Tim Rutten shkruan më pas në Shkurt të 2009-tës, në “Los Angeles Times” me titullin “Disident ose jo, Ismail Kadare mbetet një shkrimtar i Madh” duke theksuar se “Ismail Kadare është në shumë mënyra një prej shkrimtarëve të mëdhenj më problematikë në letërsinë perëndimore kontemporane.” Duke lexuar më tej Rutten ndikimi dhe dualiteti në zbërthimin e Kadaresë mbetet vërtet problematik. Por, ky është Kadareja i interpretuar. Kadareja i vërtetë, Kadareja i veprës, pra shkrimtari për të cilin ne mundohemi të themi gjërat dhe mendimet tona është tek fjala e tij, filozofia, stili dhe shumë e shumë tek vlerat e papërsëritshme krijuese që ka lënë kohërave për kohërat. Por, duke parë problematikën e tij, shpeshherë ngatërrohet kjo vlerë. Ai sipas Rutten: “Është një pyetje e ndërlikuar, që është bërë nga shumë artistë të njohur të shekullit të 20-të, vendlindjet e të cilëve iu nënshtruan hijeve totalitare, veçanërisht ato regjime komuniste që duke ecur sipas modelit sovjetik, tentuan t’i mbanin artistët e tyre, shkrimtarët, poetët dhe muzikantët, të mbyllur… në rastin e Kadaresë, përgjigja duket të jetë se ai ishte në kohë të ndryshme, edhe disident, edhe bashkëpunëtor. Ai është i vetëm në dualitetin e tij.” (Rutten; Shkurt 2009). “Sugjerimi i nënkuptuar se Kadare ishte një disident, ashtu si Vaclav Havel ose Aleksandër Solzhenicin, është shumë çorientues”. Kadare nuk do të kishte mbijetuar dhe botuar kurrë nën regjimin e Hoxhës pa pasur asnjë lloj shkalle bashkëpunimi, detajet e plota akoma nuk janë të qarta. Vetë Kadare thjesht deklaron që e shkruara e tij ishte në fakt një kundërshtim i hapur. (Po aty)

Fenomeni Kadare diktohej disi i kursyer
Duke thelluar kërkimet pashë se shkrimtari Ismail Kadare kishte rënë vërtet tashmë në korrin e madh e të bashkuar që e barazonin me shkrimtarët modernë. Ishte korri i akademikëve të shumtë që binin dakord dhe vinin parantesë për kritikët letrarë që të hyjnizonin veprën e tij, së bashku me emra të mëdhenj në fushën e letrave, të mëdhenj si Homeri e Shekspiri me të cilët e krahason shkrimtari Çela, por edhe më tej me emra të mëdhenj si Pope, Johnson, Wordsworth dhe George Eliot.
Kjo ishte pas 2006-tës në fakt kur unë kisha filluar të shkruaj studimin për veprën e Kadaresë, me synimin për botimin e saj në vitin 2009, në këtë vit që ne ndodhemi tani. Ndërkohë media më kishte armatosur me dëshmi të freskëta rreth romaneve dhe në njëfarë mënyre këtë e diktoja edhe nga lexuesit e Kadaresë. Studimet akademike për veprën e Kadaresë tani ishin shumëzuar për mrekulli, pothuajse të gjitha në të njëjtin format: një hyrje të shkurtër duke propozuar se vepra e Kadaresë ishte kurorëzim i një arritjeje të njeriut, i pasuar nga metamorfoza tipike të jetës dhe rrethanave shqiptare. Kjo ishte një recetë që efektivisht fenomeni Kadare diktohej disi i kursyer nga vlerësues në krahasim me malin e madh të krijimtarisë së tij, [duke ditur se botuesi i tij “Onufri” kishte shpallur ekskluzivitetin e veprave të tij] ose pak si një mënjanim nga të qënit e tij i vendosur në një botë tjetër letrare, intelektuale, sociale apo edhe për mjedisin në të cilin ai krijoi.
Përgjigjet e këtij ‘kursimi’ në adresë të veprës së tij, apo edhe të një kritike kundërshtare mund të jenë ende si një hamendësi, apo kundërshti, pasi askush nuk argumenton, siç thamë më lart me veprën e tij, por me qenien e tij. Një fakt i vetëm e disi më bindës vjen vetëm nga një brez intelektualësh që kishin arsyet dhe faktet e veta të kritikonin dhe të formonin kundërshtitë e tyre. Ky brez i ndjekur dhe i ‘djegur’ nga diktatura, me një bagraund tejet optimist para luftës dhe me një oportunitet më të civilizuar familjar kishte rënë në darën e diktaturës. Duke parë Kadarenë si një shkrimtar herë oborrtar e herë me një problem në lidhjen me shtetin, për ta duket si një shërbëtor i tyre. Kjo në fakt ka krijuar edhe një revoltë në një masë tjetër që diktojnë prioritet veprën e tij dhe shpërfillin këto anësime të lidhura me jetën dhe fatin e saj. Çela duket se nuk është i vetëm me esetë e tij në ndihmë të vlerave të Kadaresë. Analiza e tij e vitit 2008-të, gjithsesi ishte jo vetëm një ese që u kritikua shumë nga kundërshtarët, por edhe një fakt i çuditshëm që radhiste emra legjendarë në fushën e letrave rreth Kadaresë. Me këtë ese duhet thënë nga një palë u ngrit vlera e tij por ama edhe nga një palë tjetër u zhyt disi fama e tij, pasi kritikat u shtuan dhe në fushën internetike të huajt e kishin më të lehtë të gjenin të përkthyera kundërshti të tilla, edhe pse ndonjëherë të pabazuara dhe shumë egoiste. Por, Çela e shpalli mendimin e tij, dhe kjo mund të ketë qenë edhe një arsye ndoshta për të nënkuptuar, se romanet e Kadaresë kanë prekur çështjet me interes për lexuesit dhe mbetet shkrimtari që është lexuar dhe lexohet më shumë edhe sot.
Përkthyesit e Kadaresë
Me përkthyesin e shkrimtarit shqiptar, David Bellos u njoha fizikisht nga afër në South Bank të Londrës. Ishte dita kur Kadare ishte mes lexuesve të tij londinezë në këtë Qendër të Madhe të Kulturës dhe Artit. Pas zyrtarizmave dhe takimit në sallë, pyetjeve dhe përgjigjeve mes dy palëve, Kadare dhe Bellos ishin pranë njëri-tjetrit në korridorin e gjatë të godinës. Kadare firmoste librat e shumtë që blenin të pranishmit. Këtu u zhvillua edhe biseda ime me Kadarenë dhe me përkthyesin e tij. Bellos, një intelektual dhe akademik i formuar, dukej shumë entuziast që ishte përkthyesi i Kadaresë. Për këtë ne lamë një takim dhe vend për një intervistë…
Adam Kirsch shprehet në këtë mënyrë: “Kadare është padyshim një marrës i denjë i këtij çmimi (Man Booker International). Ai është një nga më të shpeshtit e përmendur si laureat në pritje i çmimit Nobël, por ai është gjithashtu një shkrimtar jashtëzakonisht i vështirë për tu kuptuar plotësisht për një anglisht folës. David Bellos, një përkthyes i cili ka përkthyer disa prej romaneve të Kadaresë nga frëngjishtja në anglisht, kujton në një ese se ai në fakt po kryen “kthimin në anglisht të veprës së Ismail Kadaresë”. (Kirsch, 27 Qershor 2005, The Sun, New York).
Duke lexuar Adam Kirsch në një nga analizat e tij të titulluara “E panjohura e personit: Kush është Ismail Kadare?”, në plan të parë të vjen në mendje fakti që ekziston nga vështirësia e kuptimit të tij në anglisht. Ai përkthehet nga frëngjishtja dhe kështu ai disi përshtatet, kësisoj ai humbet vlerën origjinale dhe shprehinë origjinale të fjalës e mendimit të tij. Këtu Kirsch sjell shqetësim dhe habi. Ai shprehet se zgjedhja e tij për të fituar çmimin “Man Booker International” si fituesi i parë i këtij çmimi, të modifikuar në arenën ndërkombëtare, përbën një arsye tjetër për të shtuar presionin e pyetjes së lartcituar.
Një shans tjetër ishte njohja me përkthyesin e parë të Ismail Kadaresë. John Hodgson, një njohës i mirë i Gjuhës Shqipe, ish lektor në Universitet shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë, por edhe përkthyes i mirënjohur për përkthimet e tij me vlerë nga Gjuha Shqipe në gjuhën angleze nga shumë institucione të rrëndësishme botërore, tashmë ishte miku im dhe ndodhej herë pas here në zyrën time në Londër. Dija për të shumë pak. Dija se kishte përkthyer për herë të parë shkrimtarin Kadare nga origjinali në shqip në gjuhën angleze. Dhe kisha dëgjuar se ai ishte në fakt përkthimi i parë dhe i vetëm nga origjinali për veprat e shkrimtarit shqiptar. Përkthimet e tjera bëheshin nga versionet e Jusuf Vrionit në frëngjisht, pasi përkthyesi i sotëm i Kadaresë, David Bellos është një njohës i shkëlqyer i gjuhës frënge. Gjithsesi fakti që njoh përkthyesin e parë të Kadaresë, shpeshherë më ngacmonte të pyesja dhe të shtoja shënimet për Kadarenë.
John, shumë i matur dhe kursimtar në përgjigjet e tij. Herë më thoshte se ishte duke përkthyer libra shumë të rrëndësishëm dhe herë më thoshte se po përkthente edhe një libër të pabotuar të Kadaresë. Kur një ditë ia behu me një libër nën sqetull. Më dhuroi librin me kopertinë të zezë, ku në të binin në sy dritëhije të zbehta të një korridori të ngushtë e të gjatë, në sfondin ballor të të cilit diku shumë larg ndodhej konstrukti i një njeriu me kurriz nga shikuesi dhe më tej me të vetmen bardhësi në kopertinë që vinte nga fjalët në anglisht “Second …. dhe inside the Albanian Gulag” (E dyta…. Në brendësi të birucave shqiptare). Me të kuqe shkruhej fjala e zmadhuar në sfondin e kopertinës “Sentence” (Dënimi). Mes këtyre kontrasteve ishin edhe dy emra me ngjyrë të bardhë në të zezën e kopertinës që sfumohej në gri të rëndomtë, që vinin nga autori i librit Fatos Lubonja dhe nga përkthyesi John Hodgson, këto me madhësi relativisht shumë më të vogël se sa emri i autorit. Ishte vetëm kaq. Më dha librin dhe më tha se ‘ishte libri më i mirë i shkruar për diktaturën nga një autor dëshmitar, vuajtës i diktaturës…”
Pastaj si zakonisht pas leximit të librit gjithmonë kureshtja intelektuale të shpie në stacione të ndryshme. Isha kureshtar të lexoja edhe librin e përkthyer të Kadaresë, librin e pabotuar më parë, librin që John Hodgson më thoshte se ishte duke përkthyer….
Debati jashtë dyerve të shtëpisë
Deri në kohën kur debati për ‘disidencën’ Kadare vlonte dyerve të shtëpisë dhe deriçkat internetike shkundnin thëriza mbi flokë të rëna, Heather McRobie në gazetën britanike “The Gurdian” shkruante një ese me shumë filozofi. Heather është shkrimtare dhe punonjëse e të drejtave të njeriut e vendosur në Lindjen e Mesme. Romani i saj i parë është publikuar në vitin 2008-të dhe aktualisht është duke punuar në një roman me temë nga Ballkani. Ajo dukej e qartë dhe se tepër përzemërsisht, pa ndonjë ide inflacioniste ishte nisur të karakterizonte këtë debat të mbyllur që në titullin e esesë së saj. Eseja e botuar në këtë gazetë, që lexohet nga shumë profesionalistë, me miliona lexues britanikë dhe në Botë, më 6 Mars 2009-të, niste që në titull: “Ismail Kadare nuk duhet të jetë disident, që të jetë i mirë” (McRobie, 6 Mars 2009, “The Guardian). Ajo shpjegonte se argumenti për shkrimtarin shqiptar si bashkëpunëtor i regjimit Hoxha ishte një shpërthim, por debatuesit e tij ‘kishin humbur pikën’ (Po aty). Kështu edhe shqetësimi i saj për hezitimin e Stokholmit në lidhje me vlerat e shkrimtarit Kadare, dukej disi politik, ndoshta si pasojë e këtyre kundërshtive dhe jo një faktor për termin ‘disident’. Këtu përfshirja disa herë e emrit të përkthyesit të Kadaresë, Bellos, lidhja dhe popullariteti në arenën frëngjishtfolëse dhe sipari i hapur bukur në gjuhën angleze, nga përkthimet e librave të shkrimtarit shqiptar, përbëjnë një arsye më shumë për të konfiguruar aspektin ‘shkrimtar në shërbim të letërsisë’.
Kadare vetë pranon se veprat e tij si dhe çdo vepër tjetër humbasin vlera në përkthim, aq më tepër kur veprat e tij në anglisht përkthehen nëpërmjet frëngjishtes. Ai shprehet: “Një shqiptar i madh, që jetoi në fillimin e shekullit të kaluar, këtu në Angli zbuloi se “Iliada” ishte përkthyer gabim në të gjitha gjuhët e botës. Ky gabim ishte përsëritur për më shumë se 20 shekuj. Në frëngjisht dhe në anglisht, p.sh. shkruhej se Akili ishte i “inatosur”, por në fakt në greqishten e vjetër, në origjinal shkruhej se ai ishte i “pezmatuar”…”. (Kadare, Oksford, Intervistë “Albanian Mail”)
Ky ishte Ismail Kadare, i cili vinte tashmë, jo për herë të parë në mediat e përfaqësuara me elementin profesional, për të qëmtuar pozitiven, më të ariturën, më të vlerësuarën, veçanërisht modernen dhe personalitetet e kulturës, në të cilën edhe pikasja e Kadaresë, kishte qenë fjala dhe argumenti në esenë e saj. Kurrë më parë s’kishte qenë jeta krijuese e shfaqur në këtë mënyrë si ajo që tregon arsyeja nga debati i lirë, kurrë më parë ai vetë s’kishte qenë i konceptuar në mënyrë të ndërlikuar dhe me arsyetim kaq të vështirë dhe tejet lodhës.
Ajo shkruan se studiuesi Robert Elsie, përpiqet të shpëtojë reputacionin politik të Kadaresë, duke e quajtur atë “një shkrimtar thellësisht disident”, i cili bëri një “jetë bashkëpunëtore me regjimin”. (Po aty) Pyetja e saj në këtë ese “por pse kërkojmë që të jetë Kadare akoma një disident politik?” e bën këtë fenomen një çështje pa vlerë. E bën të tillë, pasi sipas autores është vepra e tij që krijon në mënyrë perfekte identitetin e hershëm shqiptar në kontrast me regjimin survejues të Hoxhës. Në këtë mënyrë veprat e Kadaresë nuk kanë nevojë për disidencë politike, as edhe mbrojtje apo sulme politike.

Talenti dhe psikoanaliza
Një nga miqtë më të hershëm të shkrimtarit Ismail Kadare, Sadik Bejko, në një nga intervistat e tij dhënë gazetës “Ballkan”, më 28 Prill 2005, ndriçon një fakt të lidhur me ‘talentin’ që sipas tij mbetet i pasqaruar edhe nga mjaft rryma filozofike. Bejko shprehet: “Ismail Kadareja ishte njeri i lindur me dhuntinë e artistit. Talentet artistike, asnjë rrymë filozofike, psikologjike, psikoanalitike, etj, nuk i ka zgjidhur dot se, si lind dhuntia artistike dhe në një moment të caktuar, futet në një kafkë, në një njeri.”
Le të marrim si shembull të Madhin, Leonardo Da Vinçi. Michael Philip Levine në librin e tij studimor “The analytic Freud” (Frojdi analitik). Pikërisht në faqen 254 nën kapitullin “Marguerite la case” ai shtron një argument të thjeshtë për të kuptuar atë që Bejko e shtjellon si të pashpjegueshme. Levine duke analizuar kohën, vendin dhe hapësirën në të cilën u aktivizua dhe zhvilloi rrjedhën e aktivitetit të tij Leonardo Da Vinçi, depërton me anë të psikanalizës së Frojdit, për të parë thelbin.
Sipas Levine “Ky përshkrim i jetës dhe punës së Leonardos nuk përllogaritet për të gjitha pyetjet që ne mund të presim si përgjigje në lidhje me natyrën e fisnikërimit, talentit dhe krijimtarisë.” (Levine, 1999:265) Duke lexuar Levine kuptojmë se Frojdi nuk ka arritur të shpjegojë pikërisht pse Leonardo kishte një tendencë drejt represionit institucional. Në këtë pikë është pikërisht faktori kryesor që na ndihmon të kuptojmë edhe lidhjen tërësore që ende nuk është shpjeguar deri më sot nga Kritika për aspektin krijues të Kadaresë si një fenomen i vecantë i letërsisë shqiptare. Duke mos kuptuar represionin institucional, natyrshëm është e vështirë të kuptosh e ndash shkrimtarin Kadare nga njeriu Kadare. Represioni në vetvete si term duhet kuptuar si një proces me të cilin dëshira të papranueshme ose impulse ndikuese vijnë dhe mbeten të përjashtuara nga ndërgjegjja dhe lihen të operojnë në pavetëdije. Ndërsa kur përdorim represionin institucional kemi një hapësirë më të gjerë të këtij funksioni. Mendimi nuk është një riprodhim intelektual, thotë Theodor W. Adorno tek “The Culture Industry: Selected Essays on Mass Culture”, (Industria e Kulturës: Ese të zgjedhura nga maskultura) redaktuar nga J. M. Bernstein (Nju Jork: Routledge, 1991), faqe: 292. Por, mendimi është edhe një produkt i sublimacionit të instiktit. Sublimacioni është një fenomen i përdorur teknikisht dhe shkencërisht, por në rastin konkret kur ai lidhet me instiktit plotëson anën psikologjike të kuptimit që lidhet me aspektin krijues tek njeriu.
Frojdi nuk ka saktësuar as aftësinë e madhe të talentit në teorinë e tij për sublimacionin e instinktit. Por, ama Frojdi dhe teoria e tij e Psikoanalizës vetëm na sugjerojnë se represioni, pra jo aftësia për zotërimin e instinktit, në këtë rast e lidhur për të depërtuar në lidhje me talentin e Leonardos, është i lidhur me biologjinë. Ai sugjeron se ne duhet të shikojmë aspekte dhe procese të biologjisë për të shpjeguar talentin të ardhur nga themelimi i karakterit. (S. E. XI:135)
Frojdi vëren se kritikët kanë deklaruar se formën e krijimtarisë Leonardo e ka patur të ndërvarur nga shansi i disa ngjarjeve (në fillim të jetës së tij ai qëndroi me nënën e tij dhe më vonë ai zhvendoset në shtëpinë e babait të tij), por përsëri kjo nuk është domosdoshmërisht në dëm të saj, as edhe ndonjë mënyrë ndikuese sipas Frojdit. Duke pasur parasysh se çdo pjesë dhe hap i jetës, në një masë të madhe, është i qeverisur apo ndikuar nga rastësia dhe ngjarjet e rastësishme, nëse kjo ndodh të jetë në raport me prindërit e krijuesit, ose në aspekte të tjera, është e vështirë për të parë se si shkon në ngjizjen e talentit, pra nuk na tregon pikërisht se si është menduar të ndodhë që të vijë ky talent në kushte të tilla. Për pasojë edhe largimi nga familja, apo edhe mënyra e demonstrimit të faktit, në rastin tonë të Kadaresë të shkollimit të tij në Institutin “Gorki”, nuk përbën faktorin bazë të kësaj teme. Për më tepër, pozicionimi në ekzistencën e një procesi të fisnikërimit nuk mund të shpjegojë se origjina e talenteve është një pasojë e rrethanave të tilla, edhe pse ai, pra shkaku i përqendrimit të jetës në një hapësirë ndryshe mund të japë një shpjegim të formave me kufizimet dhe aprioritë e tij. Siç thotë Frojdi, vetëm Leonardo (duke folur psikanalitikisht) mund të ketë pikturuar veprat e mëdha si Mona Lisa. Kjo të bën të shtjellosh më tej edhe argumentin e lidhur me talentin e shkrimtarit, Ismail Kadare. Kjo kuptohet qartë edhe me këtë fakt që Bejko na sjell me intervistën e tij: “Kadare është shprehur se, e priste që një ditë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të vlerësohej krahas veprave të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë si: Heminguej, H. Bël, etj.” (Po aty)
Kadare mes “fatit” të viteve 54-64
Ky studim nuk është në fakt për të ricikluar të thënat për shkrimtarin Ismail Kadare, as për të ritreguar se vepra e Kadaresë është rendi i ditës, përfshirë tematikën, debatin, kritikën dhe mjaft lidhje me të, por një hapësirë teorike e bazuar mbi teorinë bashkëkohore për të depërtuar tek e pathëna lidhur me vlerat dhe arritjet e tij në fushën krijuese. Duke parë të shkuarën e kritikës dhe analizën e disa prej romaneve të tij, është e rëndësishme të thuhet se të gjitha të thënat vijnë nga aspekti kohë, vend dhe hapësirë dhe diku thuhet se ato ishin të mbushura plot me argumente të cilat përcollën mendimet dhe opinionet që sollën debatin tek Kadareja jashtë veprës së tij, si stacion për tu ndalur e argumentuar. Kjo nuk është e thënë që të jetë një nga ata teori që diferencojnë dhe duhet domosdoshmërisht të luajnë rolin shumë selektiv për të përcaktuar llogaritë e ‘bakgraundit’ për të cilin shihet lidhja ‘disidencë’ apo ‘njeriu Kadare’. Ky studim vazhdon të interpelojë dhe të flasë në aspektin e punës krijuese dhe jo për hegjemoninë e lidhur me fuqinë e pushtetit, për të cilin Foucalt ka përcaktuar natyrshëm ndikimin mbi krijuesin. Por në shumë raste ndeshja me mendimin ndryshe e të paargumentuar, duket si një luftë absurde idesh, që prodhojnë mëri për hir të ‘inatit’ apo faktorëve ndërlikues. Kjo nuk do të thotë të jesh i përndjekur dhe kundërshtar i një regjimi despotik, apo diktatorial, të të bëjë që të jesh me idetë që shfaq një ‘demokrat’, apo edhe një ‘revolucionar’. Këtu idetë përcaktohen nga rrymat filozofike në të cilat hyn mendimi dhe opinioni, analiza apo kritika jote.
Në qoftë se idetë dhe mendimet, ose analizat dhe kritikat, pra të gjitha teoritë e thëna apo të shkruara rreth Kadaresë, pra ato janë në traditën marksiste, apo edhe përshkruhen si Zeitgeiste ose edhe në frymën e kohës, nuk do të thonë se përcaktojnë një vijë të prerë, pra në qoftë se ata nuk janë bazuar tek vepra dhe krijimtaria dhe thjesht stigmojnë jetën dhe personin në aspektin shoqëror, social, familjar apo edhe në lidhje me sistemin politik.
Duke lënë paksa këtë pikë të debatueshme, por shumë të rëndësishme për tu sqaruar le të shikojmë shkurtimisht kohën në të cilën nisi vepra e Kadaresë. Në një intervistë të studiuesit Ymer Çiraku, dhënë “Zërit të Amerikës” më 28 Janar 2006, gjejmë pikërisht rrugën e gjatë dhe tepër prodhimtare e cilësore të Kadaresë. Në këtë intervistë shihet rruga e tij që nga vëllimi i parë poetik “Frymëzimet djaloshare” (1954) deri tek romani i tij më i fundit. Nga ana tjetër sipas studiuesit Gjovalin Kola, kuptohet se “rryma letrare, që parapriu nga pikëpamja ideoestike që në vitet 1945-1946 me kundërshtimet e S. Malëshovës, S. Luarasit, I. Dishnicës ndaj ideve zhdanoviste që nisën të depërtonin në letërsinë shqiptare, që me vendosjen e pushtetit komunist, ka njohur lulëzimin e saj me samizdatet e viteve ‘50-‘60”. (Kola, Letërsia shqiptare: 2007) Pra është periudha në të cilën Kadare publikoi vëllimin e tij të parë poetik, pikërisht viti 1954, një vit në të cilin “në mënyrën më të qartë dhe të organizuar, grupi i dytë i disidentëve me K. Trebeshinën, Mark Ndojën dhe M. Myftiun denoncohet publikisht në mbledhjen plenare të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të shkurtit 1954.” (Kola, 2007). Duke lexuar Kolën në argumentin e tij analitik mësojmë se “nga raporti, ashtu dhe diskutimet e pjesëmarrësve del qartazi se kemi të bëjmë me një ballafaqim pikëpamjesh të kundërta përsa i përket lirisë së shkrimtarit, natyrës së letërsisë dhe rolit të politikës dhe të shtetit në raport me kulturën dhe artet. Pa hyrë në shpjegime të tjera, mjafton të kujtojmë se disidentët kishin ato mendime të lira që kanë sot njerëzit e letrave në Shqipëri dhe se ata, pikërisht për këtë herezi e ndarje nga ideologjia e Partisë, u dënuan, u persekutuan dhe u degdisën gjithë jetën nëpër burgje, internime e privime të tjera shoqërore e politike.” Në këtë situatë dhe në këtë periudhë të zjarrtë nisi udhën krijimtaria e Kadaresë. Siç shihet nga thënia e Kolës dhe nga deklarimi i Çirakut, aspekti kohë vend dhe hapësirë ka ndikimin e vet. Kola ndalon tek letërsia ‘ilegale’ dhe sqaron disidencën, si një ndikim tejet didakt për fatin e krijuesve dhe konkurrencën e krijimtarisë. Këtu ndalesa e argumentuar e Kolës sjell një fakt sublim,që kërkon sqarim më të detajuar. Sipas Çirakut “vepra e Kadaresë shfaqet si një univers që të trondit me galerinë e pafund të personazheve, me groteskun dhe tragjizmin njerëzor, me lirizmin dhe gjëmimet epike, do të thoja me apokalipset, tiranitë dhe rilindjen e popujve. Pra, është një vepër komplekse, shumëplanëshe, polifonike; do të thosha se është dhe një vepër që ka një vazhdimësi, që ka një koherencë, në planin estetik, në planin stilistik. Natyrisht, në aspekte të përmbajtjes së saj, ajo sigurisht që ka evoluar, sigurisht që është përsosur më tej.” (Çiraku, Intervistë “Zëri i Amerikës”) Duke parë të dy mendimet e cituara shihet në përgjithësi se rendi i përcaktuar është i qartë, pushteti ka kalibrin dhe shënjestrën e vet. Kjo më së shumti në analizën e Kolës, ku shohim se ka për qëllim të tregojë se, edhe përdorimi i shumë shembujve, kthen argumentin se praktikat e shkrimtarëve të asaj periudhe ishin të ndryshme, ishin estetike, ndikoheshin nga më të veçantat e shoqërisë, por që në vend të kritikës dhe analizës së mirëfilltë letrare u ndikoheshin vendimeve dhe ndërhyrjeve të pushtetit të asaj kohe. I skicuar në disa premisa ideologjike argumenti i asaj kohe, i cili nuk vjen nga ndonjë shtresë intelektuale, por nga dogmat ideologjike, dhe duke u shprehur tashmë lirisht mbi llojet e lëvruara dhe në mënyrë të njëpasnjëshme si pasojë e nevojave të kohës, shkrimtari dhe mendimi krijues i tij i asaj kohe mbetet një risk fati. Por, kjo nuk do të thotë se është kryesorja.
Por, ndërsa mësojmë sipas Kolës se shkrimtari Mehmet Myftiu, një nga emrat më në zë të asaj kohe, ishte preokupuar të tregojë historinë reale, ngjarjet, personazhet se sa të kërkonte ndonjë mënyrë moderne rrëfimi, thelbi i ‘fatit’ të shkrimtarit nën diktaturë mbetet thikë me dy presa. Sipas Kolës, Myftiu mendonte se imperativi i tij si shkrimtar me mendime të lira ishte pikërisht shpalosja e “së vërtetës” së ndaluar, e cila u mungonte lexuesve të kohës së tij. Në vend të saj, ata mësoheshin me veprat që e deformonin jetën sipas parimeve të letërsisë së propagandës. Në kujtimet e tij, autori ka dhënë madje të dhëna të hollësishme edhe për prototipat ku është mbështetur për të krijuar personazhet. Besniku, për shembull, personazhi kryesor është ai vetë, Hyseni është Kasëm Trebeshina, Agimi, kritiku letrar është miku i tij i ndjerë, Trim Gjata, shkrimtari i ri i porsakthyer nga Bashkimi Sovjetik është Ismail Kadare, ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, Aliu Nexhmije Hoxha etj.

Kritika dhe tema historike
Para se kritika letrare të profesionalizohej dhe stabilizohej në Shqipëri është dhe ekziston edhe një pyetje se si është lexuar dhe analizuar romani dhe krijimtaria e Kadaresë, se si romani dhe krijimtaria e tij është konceptuar në përmasat institucionale dhe ‘profesionale’ të asaj kohe? Po lexuesi a ka qenë i ndikuar dhe si e ka konceptuar këtë aspekt të kritikës së asaj kohe? Pyetja e parë do të shpjegohet në vazhdim, ndërsa e dyta ka një nevojë për retushim. Ka nevojë për një ‘retushim’ të tillë se në vitet kur nisi krijimtaria e Kadaresë, lexuesit dhe krijuesit e edukuar në literaturë (klasike), praktikonin veten në shkrime letrare të diktuara nga regjimi dhe sistemi, nuk u mësohej se një punë e tillë e krijimtarisë dhe letërsisë duhet të gjykohet nga rregullat e brendshme të letërsisë, por nga doktrina ideologjike dhe politizime. Është e vështirë për të izoluar ‘kritikat‘ e asaj kohe, sepse ajo ishte ende pjesë e përgjithësuar e tipit ligjëratë si shumë të prirur drejt moralit dhe politikës, siç ndodhte në përgjithësi me çdo fushë dhe aspekt të artit.
Komentet për librat në letrat private e më së shumti të adresuara Lidhjeve të ndryshme të asaj kohe, apo edhe Komiteteve të Partisë dhe kritikat në letra shpesh debatonin pika të sjelljes dhe moralit politik dhe formimit marksist-leninist, testonin karakteret e trilluar për ndjeshmëri e për nder, se sa duke i kërkuar pozicionet e tyre letrare të përdorura nga intuita e autorit, pa pyetur vetë autorin nëse ai i kishte bërë ato interesante apo të gjalla në sytë e lexuesve për të bërë vepër letrare të mirëfilltë.
Nuk kishte shkolla, universitete ose sistem të mësimit të konventave të tjera të letërsisë për të shpërndarë sa më shumë të kualifikuar në atë fushë, sidomos në fushën e kritikës dhe analizës letrare. Virtytet e heronjve të atyre krijimeve kësisoj mbeteshin të diskutueshëm. Një lëvizje liberale, por tejet individuale u mbyt në kushtet sociale dhe më tej në kafaze politike. Pasi shprehu faktorë të domosdoshëm që lidhen me filozofinë e vërtetë dhe pse kërkonte më shumë liberalizëm në krijimtari me veprat që afroi, siç e shpjeguam më lart, ajo mbeti e luftuar. Kjo thirrje bëhej në atë kohë kur romancieri i asaj kohe kishte filluar të ndikohej më së shumti nga propaganda e ndikuar, dhe në një kohë kur kërkohej me ngulm për bashkëkohoren në letërsi një faktor i lartë moral e intelektual duke hapur rrugën për pavarësinë e protagonistit, ose duhej më qartë përshkruar në mënyrë simpatike pa zemërim, dhe kufizimet në këtë botë krijuese duheshin vënë në një rol me një individ të qartë e forcë ndjeshmërie. Në mënyrë të njëvlershme, me lavdërimin e një krijuesi që dilte në pension ‘krijues’ në shërbim të kastës, mungonte kryesorja që në mënyrë të kultivuar të ushqehej ndjenja fetare dhe cilësia individuale, për të krijuar një dallim mes propagandës së urdhëruar dhe realitetit të jetuar, me qëllim të atillë që karakteret, personazhet dhe heronjtë e lirë të veprave letrare të luftonin në atë botë të izoluar siç ndodhte për shembull, në romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që mbeti i preferuari i lexuesve dhe kastave të oborrit vetëm se shkrimtari Kadare diti në mënyrë perfekte të gjej kyçin e trillit mbi një faktor tejet të mprehtë siç trajtohet në atë roman.
Shumë larg nga të qenët statike, universale, dhe tërësisht të vendosura, këto çështje funksionojnë në bazë të asaj se si janë shfrytëzuar dhe në kohën, vendin dhe formën në të cilën ato janë shfaqur. Për pjesën më të madhe të kohës së komunizmit motivet liberale janë ‘përzier’ lirisht nga disa shkrimtarë, me metoda të mrekullueshme për të mos rënë në sy, ose duke kapur ide dhe forma disi historike, që shpesh duken veprime me qëllim për të kryer shmangien e një infeksion në partishmëri.
Shkrimtarja dhe studiuesja britanike, Heather e shikon këtë pikërisht tek Kadareja si një pikë të rëndësishme. “Më e rëndësishme, ishte gjithmonë frymëzimi i Kadaresë për historinë e Ballkanit. E gjithë historia e Shqipërisë është pothuajse tërësisht ritreguar përmes romaneve të tij të shumta, duke filluar që nga grekët e lashtë, me Otomanët, e deri më sot. Dhe, brenda kësaj, gjatë viteve të Hoxhës ka disa tregime që Kadare ka krijuar si mënyrë ri-shkrimi dhe përdorimi e historisë si një armë. Edhe romani i fundit i përkthyer në anglisht nga Bellos, “Rrethimi”, që përshkruan një qytet-shtet shqiptar nën torturat dhe sulmin Otoman, është lexuar si një miratim i hollë dhe i kodifikuar i nacionalizmit të Hoxhës përzier me makthin e luftën kundër ndikimit sovjetik. (McRobbie, 6 Mars 2009 “The Guardian).
“Vdekja e autorit” dhe stigma shqiptare e 1960-tës
Pas viteve 50-të, e sidomos aty nga fillimi i 1960-tës u panë ndryshime të rëndësishme në fushën e komenteve, kritikave dhe mendimeve letrare. Autorë si Nexhat Hakiu (1917 - 1978), një kritik i hershëm, por në rolin e mësuesit të letërsisë ishin vënë në shërbim të studimit të letërsisë. Kështu që në librin e tij “Copa letrare të komentuara në ndihmë të mësuesit”, botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike, Tiranë 1970-të, në një mënyrë krejt ndryshe shohim shfaqjen e idesë se të dyja romani dhe novela ishin pushtuar nga partizanët e ideve në shërbim të sistemit. Këto shfaqnin hapur shenjat diktuese të linjave politike të polarizuara. Kur këto linja nuk shkonin në udhën e duhur, kritikë të tillë mënjanoheshin dhe riskonin shumë. Këto linja nëpërmjet rrugëve të diktuara përçonin kuptimin e librave tek lexuesit.
Kjo tashmë është e hapur për kritikët e sotëm të mohojnë apo të pohojnë për autoritetin e asaj klime në dëm apo në interferencë të autorit të librit, dhe dobia e autorësisë le të sillet ndërmend si një udhërrëfyes në kuptimin e ekzistencës së librit në atë periudhë si të diktuar nga rrethana apo kushte propagandistike, nëse vërtet mund të thuhet se kanë një kuptim kritikat e asaj kohe. Por, kjo në vetvete është një gjest i kondicionuar historik që ka hapësirën e një debati pafund, madje me një pikënisje nga mesi i shekullit të njëzetë e që nisi në kushtet dhe konditat e mendimeve akademike në mjaft vende të Evropës. Këto mendime të avancuara akademike dhe të përshtatshme universale pretendojnë se të thënat e kritikat e kushtëzuara ngjajnë si të jenë të përhershme me një asfiksi mentaliteti të pandërrueshëm. Por në brendësi të këtij mendimi akademik ata janë piketuar si strategji afat-shkurtër, duke reaguar për kritikën e strategjive të tjera. Kështu, Barthes me të tjerë shpallën ‘vdekjen e autorit’ në Francën e 1960-s vetëm pas kultit Romantik të autorit kur ai kishte ngurosur në një diçka të ndaluar.
Ai kult në fillim u shfaq si një strategji udhërrëfyese e profesionalizmit të shkrimtarit në mjaft vende në periudhën me të cilën përballej tkurrja e krijuesit nën diktatin dhe ndikimin politik në Shqipëri. Ndërsa në këto vende artistët konsideronin fuqinë e krijimtarisë dhe imagjinatës, vetëm disa vite më vonë nga periudha e lartpërmendur në sferën krijuese shqiptare do të binte kosa e kuqe e Hoxhës, duke riskuar shumë elementë krijues. Dhe ashtu si në Evropë ku shumë specialistë të letërsisë mundoheshin të shpëtonin nga lufta e konkurencës së ideve, edhe në Shqipëri kishte filluar një luftë akoma më e ashpër për të shpëtuar nga vala e thumbit të Byrosë Politike, si ‘letërsi jashtë vijës së masave’.
Deri atëherë krijuesit dhe shkrimtarët, po aq edhe lexuesit nuk kishin njohur vështirësi të tilla me ndikime kaq të shpejta që vinin me urdhër-rrufe nga Partia dhe përhapeshin tek ‘masat’ nën moton ‘ndarja e punës intelektuale’. Kadare nuk përjashtohej nga kjo as nuk mund të mendohet se nuk përfshihej në këtë sistem dhe ky fakt thuajse ndihmon në mënyrë të saktë për të shpjeguar se pse librat e tij janë në mënyrë të atillë, që ata janë ndër më të lexuarit edhe sot. Sidoqoftë edhe pse “Vdekja e autorit” ishte shumë larg Shqipërisë së viteve 1960-të, kohë në të cilën Barthes prezantonte teorinë etij të famshme, në krijimtarinë shqiptare mbetej dogma e stigmatizuar poltike që paralajmëronte vdekjen e vërtetë të autorit…
Kritikët, lexuesi dhe kapërcimi i stilit Kadare
Kritikët e parë të Kadaresë dhe lexuesit e tjerë shijuan argumentet e romaneve të tij, më saktë morën prej tyre atë që e kuptonin, jo për shkak se ata kuptonin çdo gjë prej gjëje nga synimet e tij private, por për shkak se romanet e tij devijuan në hollësi e në detaje prej detajeve të romaneve të tjera si ato në atë kohë. Karakteret e tij kryesorë janë përshkruar në stil tjetër, të diktuar e njohur nga situatat sociale; në syrin e lexuesit, me identifikimin e karakterit, u mësohej një kod sjellje i cili nuk ishte universal si për lexuesit e librave të tjerë, por vinte mjaft aktual dhe me sublimitetin e alternativave. Këtu mjafton të sjedhim si shembull romanin “Kronikë në gur” (1970), në të cilin, Kadare kritikoi psikologjinë provinciale. Në thelb ky roman ndryshonte nga detajet e përshkrimit të romaneve të tjera të asaj kohe, aq më shumë në trajtimin e kësaj psikologjie.
Theksi i Kadaresë për heronjtë e tij nuk është thjesht një shërbim krijues vartës, derivues, diktues, apo konservator, por një lidhje vartëse me rolin e tyre në histori dhe shoqëri, në bazë të agravimeve të tyre, aspekteve medituese që mbartin, vetëmohimit dhe vetëkontrollit. Në thelb këto ndahen mjeshtërisht në këtë pikë nga kodet e tjera krijuese të asaj kohe, nga mjaft stile të shkrimtarëve të asaj kohe, sidomos nga krijime të asaj kohe të prura nga shkrimtarë me emër si Dritëro Agolli dhe Dhimiter Xhuvani. Por, heroi i tij është disi i urtë në romanin e tij dhe karakteristika e heroit të tij ose sfidat që përcjell heroi apo heroina e romaneve të tij, është disi paralele me një kategori tjetër të shkrimtarëve të 1970-s të përfaqësuar nga reformatorë të tillë si Kasëm Trebeshina, Mehmet Myftiu, Trifon Xhagjika, Frederik Rreshpja, dhe të tjerë, që këmbëngulnin për të menduar në mënyrë të pavarur.
Kadare mbajti disi me stilin e tij të kyçur kodin e mendimit të pavarur. Ai mbijetoi me këtë ‘aventurë’ që i mundësoi edhe një pasaportë të sigurtë në njohjen ndërkombëtare. Kjo njohje erdhi në kushte dhe rethana të ndryshme, për të cilat është thënë e shprehur mendimi disaplanësh e disa debate janë hedhur për lexuesin. Për të mos e lodhur lexuesin tim me këtë strukturë të ngjeshur debati, preferoj të jap version që Luan Rama ka paraqitur në disa shkrime të tij. Janë mendime dhe fakte që lidhen me lidhjen dhe kapërcimin e stilit Kadare në një hapësirë më tëgjerë. Më vonë në fakt, kjo është një interpretim ndryshe në lidhje me tematikën e avancimit të mendimit të pavarur. Në një shkrim të këtij studiuesi kuptohet se kjo përzemërsi e huaj për Kadarenë është e hapur. Ja se si shkruan ai: “Të paktë janë letrarët e mëdhenj që kanë hyrë në thellësi të jetës së Dyran. Këta janë Kadare, Garcia Markez dhe Solzhenicin. Tri shkrimtarë të natyrave të ndryshme, dy “nobël” dhe një pretendent prej kaq vitesh; një i “realizmit magjik” të Amerikës Latine, tjetri disident i shquar i botës staliniste dhe denoncues i gulagut totalitar, i treti shqiptar, ballkanas, me një krijimtari tronditëse, ku mithet e legjendat, bëmat e rapsodëve dhe dramat tragjike kombëtare, janë aureola e tij. Në shkrimet e tij, herë pas here Kadareja flet dhe për Dyran, veçanërisht në udhëtimet e tij në Paris, shkuarje e ardhje mjaft të tendosura e plot mister, i ndjekur gjithnjë nga dyshimet se dikush po e përgjonte gjer në thellësi të qenies së tij, atmosferë që e gjejmë mjaftë mirë në romanin e tij “L’Ombre” (Hija).”
Në këtë trajtesë është me vend të citohet edhe një gjetje nën pseudonimin “Xha-Xhai” që duket disi interesante dhe ndihmon pak a shumë në disa drejtime për të fokusuar më qartë rrjedhën Kadare në mesin e viteve 1960-të-1970-të kur romani i tij nisi të bëj emër, por edhe aspektin e ‘përzemërsisë së huaj për Kadarenë”. “Xha-Xhai” shkruan: “Kadarenë shkrimtar e idolizuan intelektualët shqiptarë të viteve 1970-1980, ose të gjithë ata që e ndienin veten si “më të mirë” sesa kasta e pushtetarëve, ose profesionistët e dhunës totalitare në Shqipëri; pa qenë doemos kundërshtarë të regjimit vetë, as adhurues të Perëndimit dhe të Europës. Ky idolizim, i cili nuk kishte lidhje me suksesin e Kadaresë në Francë e gjetiu ku ishte përkthyer, ishte efekt anësor i tensionit të përftuar, në mendjet e intelektualëve, prej po atij Ketman-i që, pas gjase, e kishte ndihmuar Kadarenë vetë të krijonte kryevepra.” (“Xha-Xhai”, online). Më tutje sqarimi vjen disi më analitik, por pak kontradiktor me vetë faktin e cituar: “Paradoksalisht, lexuesi më normal i veprës së Kadaresë ekziston sot në Perëndim; sepse brezat e rinj në Shqipëri janë shurdhuar prej përvetësimit që i është bërë shkrimtarit nga propaganda trashamane kombëtariste dhe lajkatarët gjithfarësh; ndërsa brezat më të vjetër kanë mbetur të ngecur brenda asaj vepre, dhe e kanë të vështirë të përjashtësohen. (Po aty) Duke u ndalur tek “Liria e lexuesit” autorshkruesi i këtyre radhëve thekson më tej: “Pavarësisht nga spekulimet e mësipërme, ndryshimi madje hendeku që ndan veprën letrare të Kadaresë të pas 1990-ës, me veprën e periudhës “klasike”, të viteve 1965-1985, nuk është çështje përshtypjeje; madje mund të qëmtohet në mënyrë objektive. Krahasimi i prozës nxjerr në dukje një dobësim të theksuar të karakterizimeve dhe të ligjëratës së drejtë; fjalitë janë bërë më të shkurtra, ritmi i frazës është thjeshtuar, dhe një mani e çuditshme për të promovuar neologjizma në emër të pastrimit të gjuhës (p.sh. qiellzanë për “tavan”) e largon vëmendjen nga loja e tekstit me kuptimin dhe ia prish efektin estetik fjalës. Gjithashtu, përshkrimet kanë ardhur duke e humbur sugjestivitetin pamor; dhe e ashtuquajtura mise en abîme, ose rrëfimi brenda rrëfimit, mungon ose nuk e ka zhdërvjelltësinë e dikurshme. Vende-vende të duket sikur shkrimtari lodhet e sfilitet për të fryrë një kamerdare tashmë të shpuar.”

Fatmir Terziu:VAZHDIMI: TURRARENDES DHE DRITEHIJE
VAZHDIMI: TURRARENDES DHE DRITEHIJE By FATMIR TERZIU |
Dekraktorët dhe ‘harresa’ e krijuesit
Duhet thënë hapur se kritika dhe analiza për krijimtarinë shqiptare sot nuk është ende në fokus, e në këtë rast edhe kritika dhe analizat për krijimtarinë e Kadaresë nuk bëjnë përjashtim. Kjo nuk do të thotë se nuk është në fokus për faj të kritikëve, analistëve apo disa intervistave të krijuesve që ‘mallkojnë’ [mos]ekzistëncën. Është një lloj inercie nga e shkuara. Është kjo inerci që na tundon e na mundon deri në deje me sinorin e ‘Lirisë së Fjalës’. Sa mirë ne komunikojmë me njëri-tjetrin me lirinë personale të shprehjes së mendimit kur e dimë se ‘frika’ apo ‘fjala’ nuk përbën rrezik. Flasim intelektualçe. Kur duhet të themi atë që ndjejmë, hezitojmë. Degjenerohet fjala. Ikën ajo që duhet, dhe natyrshëm...., pastaj mungon kritika?! Mungon edhe arti. “Arti është prodhimi më fisnik i shpirtit të njeriut” shkruante që në vitin 1944, Dhimitër Pasko në shkrimin e tij kritik “Poetë dhe Dekraktorë” të botuar tek “Revista Letrare”, Tiranë, 1944, më 15 Prill në faqet 1-4. Duke lexuar Paskon ne kuptojmë se “dektraktorët shkojnë me pathos-in e tyre, krijuesit mbeten” (Pasko, po aty). Pikërisht këtu nis edhe ‘dyluftimi’ i heshtur dhe shpërfillës, këtu lind edhe mosbesimi për kritikën dhe kritikët e djeshëm, të sotëm e ndoshta edhe të ardhshëm aq të domosdoshëm për mjedisin e madh krijues shqiptar. Lind mosbesimi për ta se ata bëhen ‘dekraktorë’ me mision. Nuk është se një palë kritikuan dhe analizuan krijuesit e tjerë dhe një palë vetëm veprën e Kadaresë. Është thuajse një grup kritikësh, thuajse e njëjta dorë. Askush nuk e ka ende në thelb metodën me të cilën duhet të ndërtojë fjalën që do të shërbejë si bazament për të ardhmen. Kritika psikoanalitike, kjo në fazat e para të saj në mesin e krijimtarisë shqiptare, duket si një vijë e gjatë akademike në fushën e begatë me prurje të vazhdueshme e të mrekullueshme krijuese në ditët që ajo ka marë përsipër të trajtojë një vepër letrare. Dhe kur fjala vjen për kritikën psikoanalitike, s’duhet të harrojmë meshën e saj të fuqishme në Francën e kulturës dhe të letrave, pikërisht aty ku edhe vepra e Kadaresë gjeti vend të trajtohej pas viteve 1990-të. Ajo ndryshe nga kritika shqiptare që ende përpëlitet në një shtrat të çuditshëm, madje edhe krejt ndryshe nga kritika anglishtshkruese [Amerikë dhe Britani] paraqet dhe mbizotëron një farë opinioni të fokusuar në traditën e culture dé France. Por edhe pse duket disi e ‘çliruar’ nga risi të tjera anësore, ajo prapë nga vjen dhe si shkruhet tregohet si një pjesëtim i tipit modernist dhe akademik. Ndërsa kjo ndodh në përgjithësi, në trajtimin e veprës së Kadaresë ngjan si një risi e trajtimit ndryshe, pasi sfidon shumë diletantizma të shfaqura në mediat shqiptare që krahasimi dhe shprehitë vijnë nga superfica të fryra dhe emocionale. Dhe ndërsa kjo ndodh s’duhet të harrojmë faktin e mirëthënë se çdo kohë ka patur, ka dhe do të ketë figurat e saj krijuese. Natyrshëm ka baticat dhe zbaticat e veta, por kur nuk mund të merren ‘figura’ të kohërave të tjera të vihen si ‘figurina’ të kohërave ku jetojnë dhe lëvrojnë mjaft figura. Kjo tentativë është e dëmshme. Është vdekjeprurëse, është laku që i vihet së ardhmes. Këtu fshihet dhe lind i trembur edhe konteksti i ‘Lirisë së Fjalës’, i vrarë pa lindur. Pra, janë kohërat që kanë prodhuar, prodhojnë e do të prodhojnë emra dhe krijues, nuk janë arkivat, nuk janë qeveritë, partitë, kryeministrat apo presidentët. Kohërat mbahen mend nga veprat më së shumti. Studiuesi akademik dhe esteti shqiptar, Alfred Uçi shprehet:
“Ekziston një trashëgimi kolosale shkrimtarësh e shkencëtarësh të vendit tonë të kohëve të ndryshme që nuk është mbledhur e sistemuar, që nuk gjendet e nuk ruhet nga arkivat shtetërore dhe arkivat përkatëse. Se ç’vlera të jashtëzakonshme gjenden në këtë trashëgimi, e tregojnë disa fakte që dua t’i përmend...” (Uçi, “Koha Jonë, 12 Prill 2004 fq.14)
Kjo na çon tek një fakt interesant. Na shpie edhe tek nevoja e shikimit të krijimtarisë në një rrugë të plotë, të gjatë, komplekse dhe me praninë e gjithë vlerave krijuese, jo shikim specifik, ‘i dedikuar’, ‘i veçantë’ me motivime interesi dhe kult primitiv. Natyrshëm gjithkush ka vlerat e tij. Gjithkush duhet trajtuar me të mirat e të këqijat e tij. Tamam si një konkurs i hapur. Tamam si një hapësirë për shprehjen e Lirisë së Fjalës. Duke e parë Kadarenë ‘të seleksionuar’ natyrshëm të krijohet edhe idea se gabimi më i madh mbetet tek ‘harresa’ me detyrim e vlerave për të cilat Uçi shtron me të drejtë. Vetëm një kritikë e plotë, historike, e kompletuar dhe bashkëkohore, komprehensive ka për qëllim të realizojë misionin e bukur e të ndalojë në stacionin e dëshirës dhe idesë së autorit dhe të plotësojë kursin e imagjinatës së veprës në hapësirën e lexuesit. Le të marim si shembull pikasjen e Jup Kastratit. Ai shprehet në një nga studimet e tij se ‘mungon katalogu i përgjithshëm i librave shqipe’ dhe me mungesën e tillë thotë ai, ‘bëhen edhe gabime’ (Kastrati, “Revista Letrare”, Pjesa e parë, Tiranë, 1944, nr 11, 15 Korrik, faqe 6-7)
Duke ndërtuar metoda që theksojnë veçorinë në romanin e Kadaresë, për të përfshirë të gjithë mendimet e kritikëve, analistëve, kolegëve, si të mendimit majtas ashtu edhe të mendimit djathtas në pak a shumë proporcione të barabarta, ky studim paraqet për herë të parë këndvështrim për veprën e Kadaresë nga një kënd i pavarur. Qartësisht faktet, ndodhitë, rrjedhat historike rezultojnë se janë trajtuar nga kritikët e krahut të majtë si empirike dhe pozitiviste në shumë trajtesa që bëhen për hir të sfondit. Kjo ndodh vetëm para 1990-tës. Pas kësaj periudhe shohim një rrugë tjetër. Dhe kështu shumë lehtë kuptohet se kjo kategori kritikësh janë më së shumti jo-marksistë të krahëve të ndryshëm, por që diktohen lehtë për qëllimet e tyre ideologjike për të bërë kritikë. Sigurisht diktohen lehtë se modelet e kritikës së tyre janë një modë që vjen nga vazhdimësia e traditës së sensacionalizmit, edhe pse në çështjet e ngritura, kritikat dhe moria e analizave të dy dekadave 1960-80-të ata paralajmërohen me rrezikun e ardhur nga sensacionalizmi. Pra kjo përshtatet dhe konfirmon me Marksizmin në thelb për të deklaruar se romani i Kadaresë është përzier nga ‘fenomeni i materialit’, që nënkupton shmangjen e detyruar nga “Revolucioni, ndërtimi dhe mirëqenia socialiste ose komodifikimi i tipit enverist të mbështetjes në forcat e veta”.
VAZHDON
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi