Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha: Shqipëtarët do të lëvizin pa viza në BE brenda qershorit 2010

Shko poshtë

Basha: Shqipëtarët do të lëvizin pa viza në BE brenda qershorit 2010 Empty Basha: Shqipëtarët do të lëvizin pa viza në BE brenda qershorit 2010

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 11:50 am

Basha: Shqipëtarët do të lëvizin pa viza në BE brenda qershorit 2010


Basha: Shqipëtarët do të lëvizin pa viza në BE brenda qershorit 2010 Basha---

Ministri i Jashtëm garantoi se liberalizimi i vizave është një nga prioritetet kryesore të qeverisë

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, tha dje se Shqipëria do të përfitojë nga regjimi i liberalizuar i vizave përpara qershorit të vitit që vjen. Ai tha se, liberalizimi i vizave për shtetasit shqiptarë është një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Kreu i diplomacisë shqiptare e mbështet këtë bindje në ecurinë e përmbushjes së detyrimeve nga ana e qeverisë shqiptare, ku si kusht kryesor është pajisja e shtetasve me pasaporta biometrike. Në këtë drejtim, qeveria do të tejkalojë madje dhe ambicien që fundviti të shënojë 100 mijë shtetas që disponojnë dokumentin e sigurt të identifikimit. Deklarata e ministrit Basha vjen pas vendimit të Komisionit Europian që propozon liberalizim të vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Basha e sheh këtë vendim si dritë jeshile dhe garanci të plotë edhe për Shqipërinë. Kreu i diplomacisë shqiptare ka sqaruar dhe një tjetër moment të rëndësishëm, që ka të bëjë me mënyrën sesi do të lëvizin shtetasit shqiptarë drejt Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë në kushtet kur këto të fundit ndodhen në një fazë të re në marrëdhëniet me unionin. Pajisja me pasaportën biometrike është një nga kushtet thelbësore në procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që do të duhet që të pajiset një numër i duhur qytetarësh që procesi të jetë i besueshëm. Por nëse një sërë kriteresh, që kanë të bëjnë me luftën ndaj krimit të organizuar, kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve, luftën ndaj trafiqeve ilegale apo standardet europiane në fushën e azilit, janë pjesë e angazhimeve të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, me të cilat jemi tërësisht pranë arritjeve të duhura, ajo që ka të bëjë me pajisjen me pasaportat biometrike kërkon edhe angazhimin e qytetarëve.
Pasaportat biometrike, kushti kryesor për lëvizjen e lirë
Të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të verifikohen me dokumentin e vetëm të besueshëm, që është letërnjoftimi elektronhik. Kjo tregon vullnetin e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha kushtet teknike të nevojshme për realizimin e këtij procesi. Kompania koncesionare ka të gjithë kapacitetet për të prodhuar 3 mijë pasaporta në ditë, krahasim me 1 mijë që prodhon aktualisht nga kërkesa e ulët e qytetarëve për t'u pajisur me pasaportat biometrike. Nëse shprytëzohen të gjithë kapacitetet që ka në dispozicion kompania, qytetarët shqiptarë do t'i kalojnë vendet fqinje për pasaportat biometrike dhe për cilësinë e dokumenteve të ientifikimit. Nëse duam një regjim të lehtësuar vizash, duhet ta marrim me kushtet që kërkon komuniteti europian. Kushtet dhe standardet që vendos komuniteti europian janë pasaportat biometrike, që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion. Ndërsa qeveria ka demonstruar vullnetin maksimal dhe përmbushjen e të gjitha kushteve teknike, u takon shqiptarëve që të luajnë edhe ata rolin e tyre në liberalizimin e vizave, që do të thotë se pajisja me pasaportat biometrike është një kusht i domosdoshëm. Brenda vitit 2010, rreth 2.300 000 pasaportat aktuale për jashtë shtetit, duhet domosdoshmërisht të zevendësohen me pasaportat e reja biometrike, për të cilën kompania ZAGEM garanton të gjitha kapacitetet. Janë mbi 39.967 shtetas, që kanë aplikuar deri tani për t'u pajisur me pasaportën biometrike, ndërkohë që janë prodhuar dhe shpërndarë mbi 35 mijë të tilla. Për të shpejtuar procesin e liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, nisur edhe nga kapacitetet prodhuese të firmës kontaktuese, do të ishte e domosdoshme që numri i pasaportave të reja biometrike në duart e qytetarëve shqiptarë, deri në fund të vitit 2009 duhet të shënojë 400 mijë të tilla. Kjo shifër, do të ishte një kusht i nevojshëm për negociatat për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së. Një shtetas, që të aplikojë për pasaportën biometrike, duhet domosdoshmërisht që ai më parë të ketë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, ndërkohë që procedura e aplikimit është e njëjtë në të dyja rastet. Edhe pse procesi është në fillimin e tij, aktualisht kapacitetet aktuale të prodhimit të pasaportave biometrike, janë mbi 3000 të tilla në ditë. Pasaporta biometrike është një dokument tejet bashkëkohor, të gjithë shtetasit shqiptarë do të kënë një produkt të mrekullueshëm të verifikimit të identitetit të tij, çdo qytetar duhet ta disponojë. Edhe pse një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë kanë në duart e tyre pasaportat aktuale për jashtë shtetit, ka ardhur koha, meqenëse ekzistojnë të gjitha mundësitë, që çdo shtetas shqiptar duhet të udhëtojë jashtë vendit me pasaportën e re biometrike, kusht i rëndësishëm për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Ndërkohë që, aplikimi për këtë dokument ka filluar në 25 mars të këtij viti, fillimisht me Tiranën, për t'u shtrirë shumë shpejt në të gjithë vendin, ndërkohë që shpërndarja e këtij dokumenti filloi në 1 maj 2009. Pasaporta e re biometrike me vlerë 6000 lekë, është një dokument sipas të gjitha standardeve europiane, me elemente sigurie tepër të lartë. Ky dokument, mjaft i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, ndërsa i prezanton ata para kujtdo si qytetarë të denjë, është i prodhuar në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, bazuar në Sistemin Automatik të Identifikimit të Shenjave të Gishtave (AFIS). Pasaporta biometrike, dokument i një sigurie tepër të lartë, ka një numër unik dhe përmban të dhëna demografike dhe biometrike, si portreti i plotë i aplikuesit, firma dixhitale si dhe shenjat e dhjetë gishtave të duarve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi