Petrit Palushi:PROMEMORJE E MUHARREM BAJRAKTARIT
Faqja 1 e 1
Petrit Palushi:PROMEMORJE E MUHARREM BAJRAKTARIT
PROMEMORJE E MUHARREM BAJRAKTARIT |
PETRIT PALUSHI
Muharrem Bajraktari,
Ish-kolonel i ushtrisë Shqiptare
Më 10 mars 1947, nacionalisti i njohur M. Bajraktari, duke qenë në emigracion, Greqi, i dërgoi një letër të gjatë (Promemorie) sqaruese dhe informuese sekretarit të përgjithshëm të Komisionit të Hetimit pranë Këshillit të Sigurimit. Në këtë letër, hidhen poshtë akuzat e Kozanoviçit, Gjergjas, M. Kerenxhit, etj., jepen qëndrimet e nacionalistit të njohur mbi rezistencën shqiptare gjatë luftës, jepen gjithashtu qëndrimet e tij mbi regjimin komunist, mbi zgjedhjet të cilat ai i konsideronte si zgjedhje “të realizueshme nën presionin e policisë e nën një klimë frike”. Është, si të thuash, një vetëportretizim i të gjithë veprimtarisë së tij dhe njëkohësisht një portretizim i gjithë rrethit nacionalist që ai drejtonte. Në letrën në fjalë, M.Bajraktari ka dhënë një panoramë mjaft të qartë, të qëndresës aktive të popullit shqiptar kundër nazi-fashizmit, duke vënë theksin sidomos në rolin e forcave nacionaliste. Ai, gjithashtu, duke qenë tepër i ndjeshëm ndaj Kosovës, ngre fuqishëm zërin ndaj padrejtësive sistematike që i ishin bërë dhe po i bëheshin asaj. Kështu, M. Bajraktari e ngrinte zërin për Kosovën, duke qenë i syrgjynosur në dhè të huaj, ndërsa në Shqipëri, qeveria komuniste e kish zhvendosur apo larguar krejtësisht vëmendjen ndaj kësaj çeshtjeje shumë të rëndësishme. M. Bajraktari, në materialin në fjalë, gjen mundësi të denoncojë veprimtarinë e komunizmit në Shqipëri dhe karakterin e tij pansllavist. Ai nënvizon se “pas okupimit italian dhe gjerman, kjo është fatkeqësia e tretë që e shkatërron vendin tim”.
Sipas Neshat Bilalit (“Muharrem Bajraktari në kujtimet e mia”, Tiranë 2001), “Qysh atëherë ne jemi njoftë me përmbajtjen e letrës. Letra ka qenë e shkrueme në frëngjishte, por ne e kemi pasë edhe në shqip”.
Kjo letër e Muharrem Bajraktarit është ndër dokumentet më të rëndësishme të shkruara prej tij.
PROMEMORJE E MUHARREM BAJRAKTARIT
Z. sekretar i përgjithshëm i Komisionit të Hetimit, të Këshillit të Sigurimit (Athinë.
I nënshkruari Muharrem Bajraktari, refugjat shqiptar, kam nderin t’ju paraqes një ekspoze në lidhje me akuzat që më janë bërë nga oficerat e ndërlidhjes së Qeverisë Jugosllave e Shqiptare, me lutje që të keni mirësinë ta paraqitni në seancën plenare të të nderuarit Komision të Hetimit.
Ju lutem, në mënyrë të veçantë, të bëni të pamundurën që kjo ekspoze t’i paraqitet Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, si një përgjigje ndaj akuzave të padrejta, bërë ndaj meje nga M. Kozanoviç, përfaqësues i Jugosllavisë.
Lutemi, pranoni, zoti Sekretar, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Muharrem Bajraktari,
Ish-kolonel i ushtrisë Shqiptare
Hyrja ime në Greqi
Në marrëveshje me oficerë të tjerë të forcave të rezistencës shqiptare, vendosa të kaloja në Greqi, për t’iu shmangur rrezikut të ekzekutimit nga komunistët, në njërën anë dhe, në anën tjetër, të kisha mundësi për të jetuar lirisht në një shtet demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut. Udhëtimi im në Greqi nuk ka pasur asnjë qëllim politik.
Autoritetet greke, bazuar në konventat ndërkombëtare, kanë pasur mirësinë të na pranojnë si refugjatë politikë. Armët ua kemi dorëzuar mbrojtësve të kufirit dhe na kanë çuar në Piré, në kampin e përqëndrimit në Haxhiqirjako, ku jetojmë thjeshtë së bashku me refugjatë të tjerë të kombësive të ndryshme. Në kampin tonë nuk ka organizatë, propagandë apo asnjë lloj përgatitje që mund të shqetësojë fqinjtë e Greqisë.
Deklaratat e përfaqësuesve të Jugosllavisë e Shqipërisë
Z.Kozanoviç, përfaqësues i Jugosllavisë, ka deklaruar në OKB, në muajin dhjetor të 1946-s, se nacionalistët shqiptarë që gjenden në Greqi, janë kuislingë dhe turbullues të paqes. Këtë shprehje e kanë përsëritur oficerët ndërlidhës të qeverive jugosllave e shqiptare para Komisionit të Hetimit në Athinë.
Z. Gjergja e z. Kerenxhi, kanë dashur ta cilësojnë si “kolaboracion me Fuqitë e Boshtit”, luftën e forcave nacionaliste shqiptare, në përgjithësi, dhe atë të popullit të Kosovës, në veçanti.
Rezistenca kombëtare
Nacionalizmi shqiptar e kundërshtoi hyrjen politike dhe ekonomike të Italisë para vitit 1934. Në atë vit vendosa ta lë Shqipërinë, si rrjedhim i opinioneve të mia të kundërta ndaj politikës italiane. Zura vend në Paris, ku formuam sa bashku me refugjatë të tjerë shqiptarë Organizatën e Bashkimit Kombëtar. Mbas zbarkimit italian në Shqipëri më 7 prill 1939, anëtarët e kësaj organizate erdhën në atdheun e tyre me mendimin që ta forcojnë Rezistencën shqiptare kundër pushtuesit.
Rezistenca kundër Italisë
Katundet e djegura, qytetet e shkatërruara, gjaku i derdhur dhemizerjae përgjithshme, janë dëshmitarë të pakundërshtueshëm të rezistencës heroike të popullit shqiptar, që ka qenë aq herë i përmendur në stacionet radiofonike të krejt shteteve demokratike. Kjo rezistencë u bë aq e fortë më 1942, sa u desh që Italia të fillojë një operacion të madh ushtarak nën komandën e gjeneralit De Valera, në Shqipërinë e Veriut, dhe të gjeneralit Volante, në Shqipërinë e Jugut. Gjithashtu, ka pasur operacione të tjera lokale, deri në kapitullimin e Italisë.
Forcat nacionaliste shqiptare kishin burgosur një numër të madh të ushtarëve italianë, edhe grupe artilierësh, dhe kishin zënë një sasi të madhe armësh e materiale lufte në Kukës, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe në gjithë vendin.
Rezistenca kundër gjermanëve
Menjëherë mbas kapitullimit të Italisë, trupat gjermane u futën në Shqipëri për të zëvendësuar vendin bosh që kishte lënë ushtria italiane. Forcat nacionaliste shqiptare e kundërshtuan me një rezistencë të fortë dhe me të gjitha mundësitë.
Gjermanët nisën operacione të mëdha, duke djegur e duke shkatërruar vendin. Për të siguruar rrugët e komunikimit, kanë përdorur çdo lloj barbarizmi. Superioriteti i armatimit të tyre e bënte punën e shqiptarëve më të vështirë. Megjithatë, lëvizja e rezistencës u përgjithësua. Në Shqipërinë e Veriut, luftohej në Kukës, në Malësi të Gjakovës, në Krujë. Një sulm i përgjithshëm, i nisur nga forcat nacionaliste në sektorin e Kukësit, Malësisë së Gjakovës, kundër njësive të një divizioni gjerman që mbrohej me tanke e armatim të rëndë, ka zgjatur 25 ditë (prej 15 gushtit deri më 10 shtator 1944). Sulme të përsëritura ndaluan tërheqjen e gjermanëve në drejtim të Shkodrës e Mitrovicës.
Por, në këtë kohë, qendra e komandës nacionaliste në Kukës, u sulmua papritur nga forcat komuniste që organizoheshin në mbraparojë. Kështu, trupat nacionaliste, që të mundnin të rezistonin në dy fronte, u detyruan të tërhiqeshin nga vija e përparme (e avancuar) që shtrihej në mes të Qafës së Malit dhe Zhurit. E njëjta goditje u provua nga komunistët kundër forcave tona në Malësi të Gjakovës, të cilat, edhe ata u tërhoqën. Komandanti dhe disa oficerë britanikë u kapën rob. Në Krujë u bë një ndeshje e madhe në mes të forcave nacionaliste e trupave gjermane, të cilat patën humbje të rënda dhe u tërhoqën deri në lagjet e Tiranës.
Këto operacione shpesh janë njoftuar nga Ladio Londra, e cila bazohej në raportet e Misioneve ushtarake britanike.
Përfaqësuesit e Jugosllavisë, z. Cosantovitch e z. Djerjda, po ashtu edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, z. Kerenxhi, janë të informuar shumë mirë me këto ngjarje, por i shtrembërojnë me qëllim, simbas politikës së tyre të njëanshme që i cilëson “kuislingë” apo “fashistë” krejt ata që nuk i dorëzohen diktaturës komuniste. Arsyeja e krejt kësaj historie duhet të kërkohet tjetërkund. Nacionalizmi shqiptar ndjek rrugën e demokracisë së vërtetë, duke u mbështetur në traditat kombëtare, kurse komunizmi kërkon të imponojë me anën e terrorit ideologjinë e diktaturës së kuqe. Delegati i Jugosllavisë e kishte gabim që ka raportuar para Komisionit të Hetimit si “kuislinga jugosllavë” emrat e disa shqiptarëve të Kosovës, që dolën përpara Tribunalit të Shkupit, ose që gjenden në Greqi. Pretendimet e tij se këto “kriminelë të luftës” mbështeten në ndonjë mbrojtje të huaj për të turbulluar paqen në Jugosllavi, janë pa bazë. Nuk është ndërhyrja e huaj ajo që e bën popullin shqiptar të Kosovës të revoltohet kundër regjimit të sotëm, por është terrori i këtij regjimi që i provokon këto revolta. Ky popull, duke kërkuar një rrugëdalje për t’u liruar nga diktatura e padurueshme, ka besim vetëm në principet demokratike dhe drejtësinë e aleatëve.
Lufta e popullit të Kosovës
Ky popull fatkeq ka qenë gjithmonë në konflikt me sllavët për të mbrojtur jetën e vet.
Kosova nuk është vetëm një shprehje gjeografike, por është një vend i banuar krejtësisht me shqiptarë, i cili iu dha pa të drejtë Serbisë e Malit të Zi nga Konferenca e Londrës e vitit 1913. I shtypur, i torturuar, i shkulur nga tokat e veta, populli i Kosovës kurrë nuk e ka humbur shpresën që do të jetë një ditë i liruar nga sundimi i Jugosllavisë e i bashkuar me nënën Shqipëri. Ai zhvillon një luftë çlirimtare kombëtare. Ka luftuar kundër regjimeve të mëparshme të Jugosllavisë, lufton sot kundër atij të Titos. Sundimi sllav, i përzier me sistemin komunist, është bërë gjëja më e urryer për të, prandaj pret drejtësi prej aleatëve. Shpreson në parimet njerëzore që duhet të udhëheqin popujt. Kosova kërkon të drejtën e vetëvendosjes. Kosova ka qenë gjithmonë një qendër e rëndësishme e kombit shqiptar. Shqipëria, me kufijtë e saj të 1913-s, përfaqësohet si një shtet i sakatuar, pa unitet natyror dhe është e vështirë të bëhet një element ekuilibri dhe prosperiteti në Ballkan.
Në qoftë se drejtësia ndërkombëtare do të jetë e drejtë ndaj Shqipërisë, duhet që Kosova të jetë e bashkuar me shtetin e vogël e të pavarur, sepse është një pjesë shumë më e rëndësishme në pikëpamjen territoriale e demografike se vetë Shqipëria e 1913-s.
Lufta e vazhdueshme e popullit të Kosovës, betejat e Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Drenicës, Llapit, etj. kundër ushtrisë komuniste të Titos, tregojnë fuqishëm se ky popull është i lidhur ngushtë me komunitetin shqiptar dhe se don të rigjejë lirinë e vet.
Veprimtaria e komunizmit në shqipëri dhe karakteri i tij pansllavist
Qëllimet imperialiste të pansllavizmit të fshehura nën ideologjinë komuniste, filluan të hyjnë në Shqipëri pas vitit 1941, datë e hyrjes në luftë të B. Sovjetik. Partia Komuniste Shqiptare, që doli si një lëvizje e rezistencës antifashiste, kishte në prapamendime të eleminonte çdo tendencë nacionaliste për të përgatitur ardhjen e diktaturës së kuqe. Terroi e deformimi i fakteve janë metodat e zakonshme të kësaj partie. Ajo e ka marrë pushtetin në sajë të veprimtarisë brutale e të paprinciptë.
Komunizmi mund të cilësohet, në një anë, si një lëvizje pansllaviste, sepse kërkon shtrirjen e botës sllave me një dinamizëm të ri.
Pas pushtimit italian e gjerman, kjo është fatkeqësia e tretë që e shkatërron vendin tim. Shtypja e terrori që ekzistojnë në “demokracitë e reja”, ua kalojnë imagjinatës së perëndimorëve. Qeveria e Titos ka ekzekutuar deri tani, në Kosovë, 23740 shqiptarë dhe, vetëm në tri qytete, Tetovë, Gostivër e Kërçovë, 8078 vetë. Edhe në Shqipëri, viktimat e terrorit të kuq, numërohen me mijëra. Kjo është politika e pansllavizmit që don të shkulë elementin shqiptar për të shtrirë më lehtë mbizotërimin sllav në Shqipëri.
Zgjedhjet
Regjimi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, sepse ka qenë i imponuar nga forcat brutale e kriminele.
Zgjedhjet e Dhjetorit 1945 kanë qenë të rreme e absolutisht formale, të realizushme nën presionin e policisë e nën një klimë frike.
Populli shqiptar është i lidhur me traditat kombëtare, me jetën e familjes e me konceptet perëndimore. Nuk e don komunizmin që don ta shtyjë me anën e forcës në orbitën e botës sllave. Nuk don që t’ia prekin traditat e veta të familjes e të lirisë. Kjo është arsyeja pse është kundër komunizmit.
Politika e jashtme
Regjimi i sotëm në Shqipëri nuk mund të qëndrojë në pushtet po të mos mbështetet nga blloku sllav. Veçanërisht nga Jugosllavia që don të luajë rolin e pararojës të pansllavizmit në Mesdhe dhe duket që interesohet veçanërisht për pozicionin strategjik të Shqipërisë. Ajo (Jugosllavia) i ofron materiale lufte e organizatorë. I ka imponuar sistemin e vet ekonomik që përmblidhet në bashkimin monetar të doganave të dy vendeve. Qeveria e Tiranës, në pamundësi t’u rezistojë presioneve të bllokut sllav, ka hyrë dalngadalë në orbitën e Jugosllavisë. Sistemi i ri ekonomik ka sjellë varfërinë e përgjithshme e një presion të padurueshëm.
Morali i popullit shqiptar
Megjithatë, populli shqiptar ka akoma shpresë. E sheh të ardhmen e vet me besim. Ky popull i vogël, trim, që gjatë luftës ka mbajtur një sjellje dinjitoze e krenare kundër Fuqive të Boshtit, duke bërë të veten kauzën e aleatëve e të civilizimit, nuk dorëzohet. E do lirinë kombëtare, lirinë e veprimit e të mendimit. Prandaj do të punojë gjithmonë për t’u liruar nga influenca sllave e për të hedhur themelet e një regjimi demokatik e të pavarur
Ai pret nga bota e civilizuar pranimin e të drejtave të veta.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi