POEZI nga VAID HYZOTI
Faqja 1 e 1
POEZI nga VAID HYZOTI
POEZI nga VAID HYZOTI |
MINE ME SAHAT
Në vend të zemrës,
Kur erdha refugjat,
Më bënë transplant
Një minë me sahat.
S’do të ndjejë më
Emocione të forta.
Rreh bateria
Jo gjaku tek aorta.
Dhe kurrë s’do qajë,
S,do shkyhem nga qeshjet.
Standarte - fjalët,
Standarte – përshëndetjet.
Më vunë kasetën
(Gjithnjë për të mirën time):
Veç fjalë të ëmbla
Para e pas shpine.
Dhe kundërshtime
Të mos kemë unë kurrë.
U hedh pambuk-
Më çajnë me gurë.
Dhe në shpërtheftë
Kjo minë brenda meje,
S’do ndodhë hataja
Si pas ndonjë beteje.
Se s’ka akrepa
Trak-trak në çdo secondë.
Nuk bie zilja
Për punë mos bëhem vonë.
Sahati i zemrës
S’mat orët ditë pas dite,
Por statusin tim
Me intervista, gjyqe.
S’vendos doktori
Për ndërrimin e kësaj mine,
Por emigracioni
Me shkresa dhe vendime.
Dhe në shpërtheftë
Kjo minë me sahat,
S’humbet askush:
Më pak një refugjat.
Do vijnë policë,
Do të vijnë ekspertë,
Të përcaktojnë
Shkakun e vërtetë.
Do të bëjnë raport
Për zyrat eprore:
Shpërtheu një minë
E Luftës së Tretë Botërore.
GUSHTI I EMIGRANTEVE
S’e di pse heziton Presidenti i Republikës,
Përse nuk shpallet në gazetat zyrtare,
Akoma gushtin s’e paskan caktuar
Muajin e Çmalljes Kombëtare?
Ndonëse në porte vijnë më shumë tragete,
Aeroporti-më shumë emigrantë,
Në pikat e kufirit nuk ka ndërprerje…
E prapë gushti nuk shpallet i veçantë.
Vijnë nga gjithë bota me çantat e mallit.
Kollare,kostum kanë bërë kujdes të veshin.
Mos t’u duket lodhja, rrudhat mos t’u duken,
Por mallin, ah mallin, nuk dinë si ta fshehin.
Për të vegjëlit - ,një lodër, veshje, çokollata,
Për të rriturit- kuleta pak e fryrë pas një viti.
Një vit nuk është pak , krijon deficite
Për dhimbjen ,për mallin që të mban shpirti.
Dikush do të ngejë varrin e babait.
Një tjetër s’erdhi dot në fejesën e motrës.
Ah dhe çatia pikonte nga malli…
Dhe ata punonin çative të botës.
Dikush…o hallet s’kanë të sosur
Dhe malli mbi halle-oh, ç’barrë e madhe!
Si vallë akoma nuk qenka vendosur
Gushti-muaj i Çmalljes së Emigrantëve?
Tri poezi për babanë
KUR QESHJA NE GJUME
Bëj të puth bijën, por s’më lë
“Uf, dhe ti, baba,
S’jam më fëmijë…”.
Gruaja ime më qorton nën zë:
“Ç’bën kështu?
Eshtë goxha vajzë, mor burrë…”.
Nuk e ftoj,por një merak më zë
Babai im
Nuk më ka puthur kurrë.
(Poezia “ Meraku” e Grigor Jovanit)
S’e di në ç’zyrë a bar u takuan baballarët tanë
Dhe nënshkruan të dy kontratën
Mos të na llastonin, të na puthnin,të ishin të rreptë
Me ne të ishin të ashpër..
Më qe fiksuar se babai më ndiqte dhe unë kisha frikë.
Kurrë nga trampoline nuk hidhesha me kokë,
Kurrë në thellësi nuk i shkoja detit.
Ndonëse veten e ndjeja të fortë
Dhe notin…
Not dija më mirë se peshqit.
Nga frika mësoja dhe hiqesha i urtë.
Fshehtas litarin e gershetave i tërhiqja
fqinjës sime të bukur,
Jo për të pirë ujë nga pusi me kovë,
Por nga buzët i thithja një të puthur.
E babai merrte vesh gjithcka dhe une frikësohesha.
Kur ishte në shtëpi unë merresha me mësime.
Gjithçka ndjeja gjyshes ia besova.
Ajo ish në shtëpi mikja ime më besnike.
Dhe gjyshja më mori kokën në prehër
E më tha se babai më donte shumë.
Më tha se babai gjithnjë më puthte
Sa herë ëndërra të bukura shihja në gjumë.
VDEKJA E BABAIT
Babai vdiq dhe unë jam mijëra kilometra larg.
Një e qarë në telefon nga motra: Baba…
Gjithçka u shndërrua, u çngjyros, u baltua
Dhe muret, kolltuqet, njësoj dita dhe nata.
Jam larg dhe s’mund të shkoj në vendin tim.
Emigracioni këtu ka ligje të rrepta.
Për dasma, lindjevdekje, për të përditshmen njerëzore,
Arsyet gjithmonë janë të zbehta.
Jam larg në këtë vend të lirë. Edhe unë jam i lirë.
Shkoj në punë.
Mund të udhëtoj në Amerikën e pafund:
Nga Alaska-kallkan-
në magjinë e ishujve Bahamas dhe Havai.
Por s’mund të shoh qytetin tim.
As varrezat, banesën “ku u fsheh” babai.
Babai vdiq shpejt nga malli për mua dhe fëmijët e mi.
Djali 4-vjeç i pat thërritur: Gjysh!...
Pa e ditur në kjo fjalë ishte shqip apo anglisht.
Ai pas receptorit e llastonte syrrembushur.
Kablli i telefonit në dorën time dridhej tmerrësisht..
Vdiq i bardhë babai. Shkoi dhe s’u kthye më
Me rreth 1000 dollarë shpenzime.
Kaq paguaj çdo muaj unë qera shtëpie.
Çdo muaj kaq paguaj për vdekjen time..
Dhe prapë shkoj në punë. Vozis me makinë.
Fëmijët luajnë, qeshin kur vijnë nga shkolla.
Nusja nuk vishet më me të zeza.
Në tavolinë gjella,hamburger, coca-cola…
Por,pas çdo tingëllime telefoni, them: është babai!...
(Peng që s’e pashë.Kam mall tmerrësisht).
O zot, që shqiptarët po i ndan së gjalli,
Të vdekur, të ndarë mos i lë sërish!
NUK MUNDEM…
Ai është i nxehur. Unë e ha me sy
Se dua tim biri t’i kthej buzëqeshjen.
Më shumë kërkesa po shton në listë:
Dua Wii, iPod,
Dua plejstejshën!
I shoh dhe mendoj:
Sa shume ngjan me tim et
Dhe kur rri serios,
Dhe kur bën shamatë.
Jam xheprrudhur, por s’mund të kundërshtoj.
T’i bindem babait-
Më është bërë edukatë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi