Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veteranët e UÇK-së, granata në oborrin e Qeverisë

Shko poshtë

Veteranët e UÇK-së, granata në oborrin e Qeverisë Empty Veteranët e UÇK-së, granata në oborrin e Qeverisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 8:36 pm

Veteranët e UÇK-së, granata në oborrin e Qeverisë

Bota sot
Veteranët hodhën mjete shpërthyese në oborrin e Qeverisë dhe Kuvendit.


Veteranët e UÇK-së, granata në oborrin e Qeverisë Qeveria----16
Policia ruan objektin qeveritar.
Rreth orës 14, forcat e policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, kanë bllokuar të gjitha kalimet për rreth ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit. Zëdhënsi i policisë , Besim Hoti tha se, shkak i këtij bllokimi dhe evakuimit të personelit ishte një mjet i pa identifikuar shpërthyes në oborrin e Qeverisë. Ekspertët ndërkohë kanë larguar granat. Vesel Aruqi, anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, e pranon se kanë hedhur mjete eksplozive.

Këshilli protestues i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka marr vendim që ta ndërprenë protestën, por kanë paralajmëruar se format e tyre të protestimit dhe reagimit tash e tutje "nuk do të jenë të parashikueshme". Vesel Aruqi ka thënë se mund të ndodh që sot në mbrëmje, ose nesër, mund të mblidhen dhe të sulmojnë objektet e institucioneve.
Më parë, protesta e veteranëve të UÇK-së, sot nisi të bëhej më e ashpër. Rreth orës 12.00 veteranet kanë hedhur shishe të mbushura me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, me që rast u dëgjua edhe një e shtënë, për të cilën nuk dihej çka është dhe nga erdhi, njofton Kosovapress.
Protestuesit, po ashtu paralajmëruan se nëse nuk mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës dhe të ndërmerret diçka në favor të veteranëve deri në ora 14.00, do të ndërmarrin masa edhe më radikale. Hedhjen e shisheve me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës e paralajmërojë njëri ndër organizatorët, Vesel Aruqi, duke thënë se nuk i lëmë në rrugë pjesëtaret e UÇK-së si të ishin lypsa. “Do të shkojmë drejt e në kryeministri me shishe të benzinës edhe me i gjuajt kerret, me i kall kerret e kryeministrisë. Ashtu e kemi vendosur, ma kthim mbrapa nuk ka hapi i parë është ky. Më pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i lëmë në rrugë kështu në formën e lypësit, që do me thënë me shti edhe popullin në gjynah, tash e mbas duhet me tregu kush është veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Aruqi dhe shtoi se ata duan t’i kenë të drejtat e veteranit sikur në çdo shtet të botës. Protesta e veteranëve të UÇK-së ka filluar dje pasdite, pasi marrëveshja mes Këshillit Grevist dhe Qeverisë, e arritur muaj më parë nuk është realizuar.

Policia: Granatat janë larguar
Policia njofton se dy granatat janë marrë nga njësitë e specializuara të KFOR`it dhe janë larguar nga oborri i Qeverisë. Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar dhe se në bashkëpunim me prokurorët vendor dhe ndërkombëtarë janë duke e hetuar rastin. I pyetur për mundësinë e arrestimit të të dyshuarve kryesor për hedhjen e granatave, Hoti ka thënë se hetimet janë duke shkuar në drejtim të identifikimit të personave që kanë hedhur mjetet shpërthyese.“Ne do të shfrytëzojmë të gjitha xhirimet dhe dëshmitë për të gjetur të dyshuarit për hedhjen e mjeteve eksplozive në oborr të Qeverisë. Në konsultim me prokurorët vendor dhe ndërkombëtarë ne edhe do t`i arrestojmë të dyshuarit”, ka thënë zëdhënësi Hoti.
Përshkallëzimi i protestës
Më parë, protesta e veteranëve të UÇK-së, sot nisi të bëhej më e ashpër. Rreth orës 12.00 veteranet kanë hedhur shishe të mbushura me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, me që rast u dëgjua edhe një e shtënë, për të cilën nuk dihej çka është dhe nga erdhi, njoftoi Kosovapress.Protestuesit, po ashtu paralajmëruan se nëse nuk mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës dhe të ndërmerret diçka në favor të veteranëve deri në ora 14.00, do të ndërmarrin masa edhe më radikale. Hedhjen e shisheve me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës e paralajmërojë njëri ndër organizatorët, Vesel Aruqi, duke thënë se nuk i lëmë në rrugë pjesëtaret e UÇK-së si të ishin lypsa. “Do të shkojmë drejt e në kryeministri me shishe të benzinës edhe me i gjuajt kerret, me i kall kerret e kryeministrisë. Ashtu e kemi vendosur, ma kthim mbrapa nuk ka hapi i parë është ky. Më pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i lëmë në rrugë kështu në formën e lypësit, që do me thënë me shti edhe popullin në gjynah, tash e mbas duhet me tregu kush është veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Aruqi dhe shtoi se ata duan t’i kenë të drejtat e veteranit sikur në çdo shtet të botës.
Protesta e veteranëve të UÇK-së ka filluar dje pasdite, pasi marrëveshja mes Këshillit Grevist dhe Qeverisë, e arritur muaj më parë nuk është realizuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veteranët e UÇK-së, granata në oborrin e Qeverisë Empty Reagon Qeveria - sulme politike

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 9:20 pm

Reagon Qeveria - sulme politike




Veteranët e UÇK-së, granata në oborrin e Qeverisë Fisnik_dobreci-bomba-qeveriakosoves0014-490x320



Nga Besiana Xharra & Faton Ismajli


Veteranët e UÇK-së, granata në oborrin e Qeverisë Foto21 (Foto: RTV21)

(Update)Qeveria e Republikës vlerësoi sot se sulmi i sotëm me bomba ndaj institucioneve shtetërore, nga ana e individëve të caktuar me motive politike dhe antishtetërore, është i dënueshëm dhe do ta marrë ndëshkimin e merituar ligjor dhe qytetar.

Në reagimin e qeverisë thuhet se është e drejtë e garantuar e çdo individi dhe grupi qytetar që të protestojë për çështje të ndryshme, por askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Qeveria potencoi se askush nuk ka të drejtë dhe nuk do t’i lejohet që t’i sulmojë institucionet e Republikës së Kosovës, të ndërtuara me gjak, djersë dhe mund të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Këto komente të qeverisë erdhën disa orë pasi që disa pjesëtarë të ish-UÇK-së hodhën koktej molotovi dhe dy mjete eksplozivi në oborrin e qeverisë, të pakënaqur me statusin e tyre social.

“Në shtetin tonë të ri nuk ka vend për veprime të tilla të dhunshme, sepse ato janë në kundërshtim me traditën dhe moralin e popullit tonë liridashës”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Ekzekutivi i vendit vlerëson se heronjtë e vërtetë të Kosovës kanë sakrifikuar gjithçka që vendi ynë të gëzojë institucionet e veta të pavarura dhe demokratike dhe ata që sulmojnë dhunshëm këto institucione nuk përfaqësojnë askënd dhe asgjë tjetër, përveç vetes së tyre dhe agjendat (interesat) e ngushta, antishtetërore dhe jodemokratike.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve tanë, u bëjmë me dije atyre që e kanë inspiruar, përgatitur dhe organizuar këtë sulm qyqar me bomba e koktej molotovi, se pushteti nuk fitohet me kërcënime e dhunë, por me vullnetin demokratik të qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratën e qeverisë.


Policia ka incizimet, pret urdhrin e prokurorit


Policia e Kosovës është duke pritur urdhrin nga prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë për arrestimin e të dyshuarve për hedhjen e bombave në oborrin e Qeverisë së Kosovës, pasi pothuajse gjithçka është filmuar dhe ekzistojnë dëshmi të bollshme për të vërtetuar autorët e hedhjes së granatave.

Policia njofton se dy granatat janë marrë nga njësitë e specializuara të KFOR-it dhe janë larguar nga oborri i Qeverisë.

Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti, ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar dhe se në bashkëpunim me prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë janë duke e hetuar rastin.

I pyetur për mundësinë e arrestimit të të dyshuarve kryesorë për hedhjen e granatave, Hoti ka thënë se hetimet janë duke shkuar në drejtim të identifikimit të personave që kanë hedhur mjetet shpërthyese.

“Ne do t'i shfrytëzojmë të gjitha xhirimet dhe dëshmitë për të gjetur të dyshuarit për hedhjen e mjeteve eksplozive në oborr të Qeverisë. Në konsultim me prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë ne edhe do t`i arrestojmë të dyshuarit”, ka thënë zëdhënësi Hoti.

Aruqi e pranon hedhjen e bombave


Vesel Aruqi, anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, e pranon se kanë hedhur mjete eksplozive në oborrin e qeverisë, pasi që qeveria nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre.

“Ajo ka qenë mënyrë revolte e jona, pasi që nuk na janë përgjigjur në kërkesat tona. Menjëherë pas gjuajtjes së mjeteve shpërthyese kanë filluar lëvizjet e qeveritarëve, kështu ne do të vazhdojmë deri në përmbushjen e kërkesave”, tha Aruqi, për Express.

Sipas tij, ky grup protestuesish kanë vendosur që të mos dalin në rrugë, por të përdorin forma tjera të cilat për momentin nuk do t’i zbulojnë.

“Nuk do shtrihemi më në rrugë për të protestuar, por do t’i përdorim format tona, të cilat janë sekrete për momentin”, tha ai, duke shtuar se edhe vendndodhja e këtij grupi mbetet sekret.

Ai u shpreh se e kupton seriozitetin e kërcënimit që po bën ndaj Qeverisë, por shtoi se bashkë me luftëtarët e tjerë “nuk i frikësohen burgut, as vdekjes”. Ai tha se nuk do tç heqin dorë deri në përmbushjen e kërkesave.

Ndërpritet protesta, Aruqi kërcënon institucionet

Këshilli protestues i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka marrë vendim që ta ndërpresë protestën, por ka paralajmëruar se format e tyre të protestimit dhe reagimit tash e tutje "nuk do të jenë të parashikueshme".

Vesel Aruqi, anëtar i këtij këshilli, ka thënë për KosovaPress se mund të ndodhë që sot në mbrëmje, ose nesër, ish-pjesëtarët e pakënaqur të UÇK-së të mblidhen sërish dhe të sulmojnë objektet e institucioneve.

Dy granata në oborr të Qeverisë

Të paktën dy mjete shpërthyese janë hedhur në oborrin e Qeverisë nga ana e veteranëve të luftës së UCK-së, të cilët që nga dje ndodhen në protestë.

Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti, konfirmoi për Express se dy mjete që dyshohen se janë eksploziv, rreth orës 14, ndodheshin ende në oborrin e Qeverisë. Ekspertët e KFOR-it kanë dalë në vendngjarje për t’i deminuar ato.

Më herët ish-ushtarët e UCK-së, të organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, kishin hedhur kokteje molotovi në drejtim të objektit të Qeverisë.

“Besohet se është hedhur edhe koktej molotovi dhe së paku dy mjete eksploduese janë të pashpërthyera në oborr të qeverisë”, tha Hoti.

Deri më tani asnjë person nuk është arrestuar, derisa një pjesë e stafit të Qeverisë është evakuuar.

“Ende në fazën fillestare të hetimeve, por ne do të kryejmë detyrën tonë”, shtoi Hoti.

Veteranët hedhin molotov në oborrin e Qeverisë

Protesta e veteranëve të UÇK-së, e organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, është ashpërsuar sot.

Ata thonë se janë të vendosur që në çdo mënyrë të arrihet deri te përmbushja e kërkesave e tyre.

Rreth orës 12, veteranet kanë hedhur shishe të mbushura me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, me që rast u dëgjua edhe një e shtënë, për të cilën nuk dihej çka është dhe nga erdhi, njofton Kosovapress.

Protestuesit, po ashtu paralajmëruan se nëse nuk mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës dhe të ndërmerret diçka në favor të veteranëve, pasdite do të ndërmerren masa edhe më radikale.

Hedhjen e shisheve me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës e paralajmërojë njëri ndër organizatorët, Vesel Aruqi, duke thënë se nuk i lëmë në rrugë pjesëtaret e UÇK-së si të ishin lypsa. “Do të shkojmë drejt e në kryeministri me shishe të benzinës edhe me i gjuajt kerret, me i kall kerret e kryeministrisë. Ashtu e kemi vendosur, ma kthim mbrapa nuk ka hapi i parë është ky. Më pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i lëmë në rrugë kështu në formën e lypësit, që do me thënë me shti edhe popullin në gjynah, tash e mbas duhet me tregu kush është veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Aruqi dhe shtoi se ata duan t’i kenë të drejtat e veteranëve sikur në çdo shtet të botës.

Protesta e veteranëve të UÇK-së ka filluar dje pasdite, pasi marrëveshja mes Këshillit Grevist dhe Qeverisë, e arritur muaj më parë nuk është realizuar.

Fillojnë me protesta

As pas dhjetë vjetësh, veteranët e luftës në Kosovë, thonë se nuk po plotësohen kërkesat e tyre të parashikuara edhe me ligj. Rreth 100 prej tyre kanë filluar protestat në Prishtinë, në kërkim të realizimit të kërkesave të tyre, duke bllokuar rrugën përballë Qeverisë së Kosovës.

“Ne duam që ashtu siç i ka hije, të plotësohen kushtet tona, që i meritojmë siç i ka të plotësuara çdo luftëtar nëpër vendet e botës”, thotë Vesel Aruqi, anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky këshill është formuar së voni, nga disa veteranë të pakënaqur me Qeverinë edhe me vetë bashkëluftëtarët e tyre, të cilët përfaqësojnë shoqatat e tjera të luftës.
Aruqi tha se Këshilli po kërkon zbatimin e Ligjit, i cili është miratuar 10 vjet më parë, e i cili asnjëherë nuk është praktikuar.

”Qeveritarët janë ulur në karrige dhe nuk po lodhen për njerëzit e luftës. Kurse ka prej tyre që ato karrige i kanë zënë me ndihmën e djemve tanë”, u shpreh Aruqi.
Sipas Aruqit, kësaj radhe nuk do të lëshojnë pe, derisa Qeveria të fillojë e t’i marr më seriozisht.

”Qysh kemi ditë me luftu, kështu do dimë edhe tani në çdo mënyrë t’i kërkojmë të drejtat tona, qoftë nevoja edhe do të vdesim, e pe nuk do të lëshojmë”, tha Aruqi.
Ajo që edhe më shumë i ka dëshpëruar këta veteranë, është pjesëmarrja e vogël e bashkëluftëtarëve në protestë, që sipas tyre është ndikuar nga shoqatat e luftës, të cilat nuk po punojnë në interes të luftëtarëve.

“Kemi paralajmëruar që do të dalin mbi 1 mijë protestues, por ky numër i vogël na ka dëshpëruar dhe kjo ka ardhur pasi që përfaqësuesit e shoqatave të luftës kanë bërë propagandë, duke i hutuar bashkëluftëtarët tanë”, bëri të ditur Xhevdet Qeriqi, kryetar i këtij këshilli.

Ai tha se këto shoqata nuk kanë punuar kurrë për të mirë të luftëtarëve, por vetëm për të përfituar për vete. “Shoqatat e luftës nuk po na ndihmojnë, pasi që ata punët e veta i kanë rregullu, kanë marrë banesa, makina, duke iu bashkangjitur secilës qeveri që ka ardhë në pushtet, vetëm për interesa të veta”, u shpreh Qeriqi.

Por ai beson se ditët e ardhshëm protesta do të shtohet nga veteranët e tjerë. Një ditë para fillimit të kësaj proteste, shoqatat si ajo e veteranëve, e invalidëve, e familjeve të dëshmorëve, thanë në një konferencë për media që protesta e paralajmëruar nga ky këshill nuk është pjesë e organizimit të tyre, duke kërkuar që të mos protestohet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi