Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pushteti nuk fitohet me kërcënime e dhunë

Shko poshtë

Pushteti nuk fitohet me kërcënime e dhunë Empty Pushteti nuk fitohet me kërcënime e dhunë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 8:46 pm

Pushteti nuk fitohet me kërcënime e dhunë



Është e drejtë e garantuar e çdo individi dhe grupi qytetar që të protestojë për çështje të ndryshme, por askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do t’i lejohet që t’i sulmoje institucionet e Republikës së Kosovës, të ndërtuara me gjak, djersë dhe mund të të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Sulmi i sotëm me bomba ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, nga ana e individëve të caktuar me motive politike dhe anti-shtetërore, është i dënueshëm dhe do ta marrë ndëshkimin e merituar ligjor dhe qytetar. Në shtetin tonë të ri nuk ka vend për veprime të tilla të dhunshme, sepse ato janë në kundërshtim me traditën dhe moralin e popullit tonë liridashës.
Heronjtë e vërtetë të Kosovës kanë sakrifikuar gjithçka që vendi ynë të gëzojë institucionet e veta të pavarura dhe demokratike dhe ata që sulmojnë dhunshëm këto institucione nuk përfaqësojnë askë dhe asgjë tjetër, përveç vetes së tyre dhe agjendat interes-ngushta, anti-shtetërore dhe jo-demokratike.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve tanë, u bëjme me dije atyre që e kanë inspiruar, përgatitur dhe organizuar këtë sulm qyqar me bomba e koktej molotovi se pushteti nuk fitohet me kërcënime e dhunë, por me vullnetin demokratik të qytetarëve tanë. Askush nuk do të mund të ngritet dhunshëm mbi vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi