Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MIRELA BOGDANI TALENT DHE FORCE NEPERMJET TE VERTETES

Shko poshtë

MIRELA BOGDANI TALENT DHE FORCE NEPERMJET TE VERTETES Empty MIRELA BOGDANI TALENT DHE FORCE NEPERMJET TE VERTETES

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 3:08 pm

MIRELA BOGDANI TALENT DHE FORCE NEPERMJET TE VERTETES








ROBERT MARTIKO



MIRELA BOGDANI TALENT DHE FORCE NEPERMJET TE VERTETES Mirela_bogdani_tsh-150x150Falë edhe një predispozicioni që buron prej kohësh të egra, izolimesh të përbindëshme brenda Perdesh të Hekurta, me duhet të pranoj qysh më parë se nga aktiviteti i gjithashëm shkencor, shoqëror e politik i Mirela Bogdanit, pjesën me pikante për mua e përbën aktivizimi i saj aktual, i suksesshëm në radhët e Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar: një Legjendë e Vërtetë!

Dhe jo më kot...

Qysh në fëmini mbaj mend se me ç’farë fjalësh poshtëruese e denigruese rrethonte propaganda komuniste në Shqipëri një nga personalitetet më të spikatura politike në botë, siç qe Winston Churchill-i, kryetar i Partisë së mësipërme. Ndërkohë që i mbushur me lavdi e nderime thithte purot e tij të famshme: Havana, Montekristo ose Romeo e Xhuljeta në Westminster, Douning Street, Chequers Court, në megayachting e gjithëveshur në ar “Christina”, të shumtë qenë aktorët shqiptarë, që të nxitur nga propaganda e një udhëheqje pa mend e të verbër përpiqeshin ta tallnin, duke i rrasur barkut të uritur ndonjë jastëk me kashtë: për të imituar linjën e tij të shëndetshme, trupore...Ç’do udhëheqësi të paditur e shtrëmbaluq, lindor, i dukej sikur mund ta arrinte. Çuditërisht, në rrugë të shtrembër: duke e vënë në lojë...Edhe pse bëhej fjalë për një individ të jashtëzakonshëm, një nga kokat më të mëdha që Njerëzimi njohu gjatë shekullit të kaluar...Njësoj si partia e tij, ky person i rrallë, vijon të përbëjë edhe sot një mit të vërtetë. Arriti të shpëtojë mijera jetë njerëzish në saje të zbatimit të politikave të mençura antifashiste, duke përfunduar me sukses, së bashku me Aleatët, Luftën e Dytë Botërore. Nëse Winston Churchill nuk do të qe përballur me dritëshkurtësinë politike të Franklin Ruzveltit në Jalta, Bashkimi Sovjetik nuk do të shtrinte dorën e përgjakur drejt Europës Lindore. Nuk do të ndodhnin atrocitetet që shkaktuan miliona të vrarë e të asgjësuar nga praktikat e udhëheqjeve të çmendura komuniste, të cilat me zell të patreguar shfarosën në masë popujt e vet. Me Partinë Konservatore Angleze lidhen edhe emra të tjerë legjendë, ku midis tyre dallon e ashtuquajtura Gruaja e Hekurt, e famshmja Margaret Thatcher...Dhe mjaft të tjerë!

Deri tani është e qartë se edhe pse nuk kam gabuar ne vlerësimet e mia politike, e pranoj që kam folur deri diku, nëpërmjet gjuhës së simbolikës së evenimenteve të ndodhura matanë Perdes së Hekurt: ku unë, së bashku me miliona të tjerë jetonim tmerre e ankthe pambarim, përjetime underground, filma bardh e zi, rrëqethës, të përgjakur, të stilit Alfred Hitchcock ose Xhon Romero... Duke mos dashur të zgjatem më tepër, mjafton të ve në dukje se porsa në horizont u shfaqën rrezet e para të dritës hyjnore të lirisë, qe e natyrshme që mjaft nga njerëzit e mençur e të talentuar të Shqipërisë të vërshonin jashtë kufijve të saj, duke shpalosur kudo në botë vlerat e tyre me të mira shkencore, artistike, shoqërore, politike dhe humane.

Një prej tyre është padyshim Mirela Bogdani.

Duke iu referuar biografisë së mjaft individëve të veçantë e të talentuar, ne jo pak raste ndryshimet e profesioneve janë regjistruar të suksesëshme kudo në botë...Përfaqësuesin më human e njëkohësisht më ekspresiv të arratisjes profesionale e ka përbërë shndërrimi i mjekut në shkrimtar ose politikan. Mbasi, thuhet se mjaft prej tyre, të pajisur nga natyra me një shpirt të ndjeshëm, duke u ndodhur në trysninë e dhimbjeve të pacientëve që vuajnë, e shtrijnë profesionin e tyre në mënyrë krejt të natyrshme, drejt dy profesioneve të mësipërme. Jam i bindur se pikërisht kështu duhet të ketë ndodhur edhe me Mirelën si mjeke e suksesshme stomatologe, kur përpos drejtimit në nivel kombëtar të këtij sektori të shëndetësise, jepte edhe mësime si pedagoge në Universitetin e Tiranës me titullin Doktore Shkencash. Dhe ndërkohë zhvillonte dijen dhe ekspertizën si studente pasuniversitare e kërkuese shkencore, duke bërë artikuj e libra, traktate, mastera e disertacione në mjaft universitete prestigjioze të botës, si fjala vjen në Universitetin “George Washington” apo atë të Bostonit në Amerikë, Universitetin e Londrës në Angli etj...Ashtu si shumë të rinj idealistë ne vitet ’90, Mirela u përfshi ne politikë (me forcat e djathta) dhe kjo erdhi pikërisht në vitin e mbrapshtë të kaosit të piramidave.

Jam i bindur se politikania e njëkohësisht akademikja në fjalë ka karakter e shpirt që i përkasin më tepër të tjera shkollave... Mjaft më dinjitoze nga ato që ofron ekzistencializmi i mjeruar në lidhje me modelet e tij njerëzore!...Mirela nuk është aspak një tip i varur nga të tjerët. Për të janë të huaja fenomenet masive të larjes e të lyerjes me furça servilësh të eprorëve apo shefave, më shqip: të sahanlëpirjes së rëndomtë, banale, përherë të mirënjohur e pandryshuar prej trajtës së saj historike, klasike...Mendimet Mirela i thotë drejt dhe hapur. Pa zbukurime! Mbi të gjitha zotëron një kurajo mjaft të lartë. Aq sa, në mjaft raste ua kalon edhe burrave...Eshtë diçka, që si fenomen i rrallë femëror, më habit. Në shumë gjëra që kanë të bëjnë jo thjesht me inteligjencën dhe ambicjen, po edhe në karakter, ajo ka mjaft cilësi të perbashketa me heroinën e saj Margaret Thatcher, e cila thoshte “Nuk jam një politikane pragmatike, po një politikane me parime e bindje” (I am a conviction politician, not a pragmatic politician). Dhe ashtu si heroina e saj, Mirela i mbron dhe lufton për bindjet e saj, kur mendon që kjo është e drejta, bile edhe kur kjo involvon risk.

Kur shikon websitin e Mirela Bogdanit (www.mirelabogdani.com), që hapet me fjalën Welcome të shoqëruar prej një buzëqeshjeje të ëmbël gruaje serioze e të pashme, impresionohesh duke lexuar për arritjet e saj, backgroundin e saj, eksperiencen e suksesshme në dy kariera, e më pas gjen rastin të shikosh fotografi të shumëllojshme me mjaft personalitete politike, shoqërore e akademike të botës perëndimore...Dallon midis tyre Margaret Thatcher (te cilën Mirela e ka takuar dy herë), Kryeministrin italian Silvio Berluskoni, Kryetarin e Partisë Konservatore Britanike David Cameron, Kryetarin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, Kryetarin e Parlamentit Europian Hans Gert Poetering, europarlamentarët Doris Pack e Jonathan Evans, Lordin britanik John Taylor, Komisionerin për Zgjerimin e BE-së Olli Rehn, Presidentin e Universitetit të Oxfordit Chris Patten, ish Kryeministrin spanjoll Jose Maria Aznar, kandidatin për President të Rusisë Gary Kasparov, studiuesen britanike Miranda Vickers e mjaft të tjerë... Pastaj, humbet, me plot kuptimin e falës, në xhunglën amazonike të diplomave, artikujve, universiteteve, disertacioneve, kolegjeve, seminareve, çertifikatave, departamenteve, masterave, projekteve, programeve, strategjive, anëtarësimeve, kandidaturave, leksioneve, kërkimeve shkencore, përfaqësive në organizma politike, akademike e profesionale ku Mirela është zgjedhur në saje të inteligjencës, aftësive, shpirtit fisnik dhe natyrës së saj energjike e dinamike.

E pranoj: porsa shkarkova një mori elementesh të shumëllojëshme natyrash më tepër akademike. Kjo më bën të ndërgjegjshëm, sepse nuk e teproj me fjalën e mësipërme: xhungël... Ndofta ka ndodhur, ngaqë historikisht, kam parasysh gjendjen fillestare të ndërtesave të Univeriteteve të Oksfordit apo Kembrixhit përbri shkurreve e pemëve të paprera në fillimet e shekullit të dymbëdhjetë...Ku një ditë prej ditësh, një student në sezon provimesh, ndërsa ishte duke studiuar në natyrë, goditi një derr të egër me një libër të trashë në kokë duke iu hakërruar gjithë mllef: “This is Greek to me!” (“Kjo është e pakuptueshme për mua!”) Me sa dukej, personi i mësipërm vështirësohej në mësimin e greqishtes se vjetër edhe nga ambienti përreth, qe siç u përmend më lart, gjëndej i mbuluar me drurë, bar e shkurre...Një xhungël e vërtetë! Të më falin të gjithë...Nuk mund të flitet për xhungël në hapësirat e universiteteve më prestigjioze të botës, fjala vjen si ai i Oksfordit apo Kardifit... ku Mirela jo vetëm ka studjuar por edhe ka dhene edhe leksione...

Sa për derrin e egër, jo më kot e përmend: në një rol të dyfishtë... Ndofta për të simbolizuar forcat regresive shqiptare, ku sipas Ainshtainit, diktatorët përherë gjenden të shoqëruar prej maskarenjsh të mëdhenj...apo pseudo intelektualë! Të gjithë së bashku pengonin dritën e zhvillimit dhe dritës të arrinte edhe në Shqipëri. Për tu çliruar populli i tyre...Ose për tu hapur rrugën mjaft talenteve të tjera, të cilat shkëlqejnë sot kudo në botë, duke nderuar origjinën apo vendlindjen. Përbëjnë me plot kuptimin e fjalës margaritarë të vërtetë për një vend, deri dje të vrarë e të munduar in ekstremis ...

Do të doja ta përfundoja këtë artikull të pamjaftueshëm për të inkluduar gjithë dimensionin e aktivitetit politik, shkencor, shoqëror e mbi të gjitha moral e human të Mirelës, duke i uruar rrugë të mbarë në karrierën e saj. Përveç kësaj, ajo është nje nënë dhe amvise shëmbullore. Në kohën e lirë i pëlqen të notojë, të shetisë me bicikletë apo të bëjë patinazh së bashku me të bijën e saj Cindy dhe.. çdo të diel shkon në kishë. Eshtë diçka që Mirelën e nderon.

Ndërsa zgjedhja e modeleve humane merr rëndësi të jashtzakonëshme në jetë, mungesa e tyre përbën një tragjedi të vërtetë për njeriun. Në rastin konkret, figura e Mirela Bogdanit në mënyrë koncize tregon se si aktiviste e politikës reale ajo përpiqet te ndodhet sa më larg praktikave demagogjike, që janë mësuar të përkëdhelin e njëkohësisht mashtrojnë, bastisin e vjedhin turmat e pambrojtura popullore...

Ndërkohë, të gjithë bijtë e ndershëm e të talentuar, do ti qëndrojnë Shqipërisë si gurë të çmuar kurore mbretërore në kokë...Pak a shumë, si diamantët e Imperial State Crown në Tower të Londrës. Do të dëshiroja ta mbyllja këtë shkrim me moton e Universitetit të Uashingtonit, ku Mirela ka studiuar: “Per veritatem vis”… Eshtë mjaft kuptimplotë jo vetëm për atë, por për gjithë intelektualët që përparojnë në jetë në saje të zotësivë të tyre personale. Dhe jo prej lançimeve të diktatorëve dhe gjakut të derdhur të bashkatdhetarëve…

Motua e mësipërme ka kuptimin se forca buron nga e vërteta! Dhe Mirela Bogdani përbën një nga shembujt më tipikë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi