Mençuria dhe urtësia
Faqja 1 e 1
Mençuria dhe urtësia
Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare. |
Sa herë që e vrojtoj këtë hapësirë tonë politike, ekonomike, morale... në të cilën gjendemi sot, gjithnjë më shfaqet si dyshim ajo dhunti sfiduese e ndërgjegjes sime intelektuale: mos vallë mençuria e jonë e lashtë e trashëguar si popull gjer më tani s'është shprehur, apo ...ndoshta nuk e kemi pasur fare? Dashtë Zoti që të jetë kjo e para, por si po na shkojnë punët, kam frikë se përgjigja adekuate është vetë pjesa e dytë e dyshimit?! Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumë shekujsh thoshte: "Unë di aq sa s'di asgjë". Një "i mençur" i yni, përkundrazi beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t'ju bindi për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë...Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij "të mençuri" provoni t'i kundërviheni. Dihet se çka do t'ju gjej! Menjëherë do të pasoj reagimi i ashpër emocional, besa edhe në shumicën e rasteve ofendues - "ju jeni askush", "ju nuk dini asgjë"... , e mo Zot, ndoshta edhe ndonjë gjë tjetër... S'ke se çka t'bësh! Kështu e kemi ne shqiptarët. Të gjithë jemi njëfarë dore, "UNIVEZALISTA" dhe "ENCIKLOPEDISTA"!?? Sido që të jetë, pajtohemi të gjithë se, tani para nesh si kosovar është sprova më e madhe historike dhe dhashë Zoti, që mençurinë tonë të cilës gjithmonë i kemi besuar se e kemi, ta shfrytëzojmë pikërisht në këto raste vendimtare. Por, pak dyshoj! Sepse, sikur të gjykojmë me gjendjen e mendjes tonë të tashme, nuk duhet të shpresonim edhe aq shumë. Por, nëse mbi të gjitha, si vendimtare, do të dominoj instinkti kolektiv shekullor i popullit tonë, ndërtuar përherë mbi trimërinë, moralin e shëndosh, drejtësinë dhe dinjitetin, atëherë lirisht mund të thuhet se ka shpresa. Por, në këtë kohë që gjendemi ne sot, edhe sikur të kishim shumë mend, nuk do të na mjaftonte. Sepse, përveç mendjes dhe mençurisë, na duhet edhe urtësia. Po, po! Edhe URTëSIA! Sepse këto të dyja në mes veti janë tejet të kundërta. Me dijeni nënkuptojmë, që nga njohja dhe mbajtja në mend e shumë të dhënave e shënimeve që na ofrohen në çdo çast, e gjeri tek intelekti që na formon si intelektual. Fatmirësisht, këso "dijetar" kemi mjaft dhe në çdo vend, e më së shumti aty ku vendoset nga lartë - Në PUSHTET. Mos vallë mu për këtë e kemi gjendjen ashtu siç e kemi? Jemi aty ku jemi?! E URTëSIA? çka është urtësia? Urtësia është shumë më e lartë se vetë intelekti dhe tërë mençuria së bashku. Ajo vendos shpejtë dhe drejtë. S'ka gabime dhe nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. është aftësia e Zotit e ndërtuar gjatë dhe me vrojtim të qartë në rrjedhën e gjërave. Ajo i gjen shkaktarët në pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerëson saktë ç'është patjetër për momentin, është e panënshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk është egocentrike dhe në gjykime është tejet e shpejtë dhe e qartë. Në të s'ka kokëfortësi, por vendosmëri, nuk është imponuese dhe zëdhënëse, por është e patjetërsueshme, sepse në vete përmban forcën e madhe të realitetit. Urtësia sot na nevojitet shumë dhe më së tepërmi, por ku ta gjejmë atë? A ekziston? E k z i s t o n! Por, jo në vendet ku vendoset. Ajo nuk gjendet aty, sepse nuk di të vardiset, nuk imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe me arsye të plotë nuk është në pushtet ku ne jemi mësuar ta kërkojmë. Fare nuk është çudi pse ajo nuk është në pushtet, por duhet të jetë çudi pse pushteti nuk i këshillon ata që e kanë këtë aftësi, së paku për të pasur edhe me se të lavdërohen si zakonisht, se urtësia e dikujt është e tyre. Së fundi, do t'ju shpalos edhe një frikë që më mundon: sikur sot të kishim votuar në mes të "mençurit" tonë, i cili na bind se di çdo gjë, dhe atij të urti të lashtë që mendonte se di aq sa s'di asgjë, sigurisht se do të fitonte ky i pari. Sepse, ai është më i afërt, më i kuptueshëm, më praktik dhe më i kapshëm për ne... Sepse ai është pjesë e realitetit tonë... Adnan Abrashi |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Urtësia ,durimi dhe mençuria si vlera të veçanta të kryetarit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi