Modifikimi i stalinizmit
Faqja 1 e 1
Modifikimi i stalinizmit
Modifikimi i stalinizmit
Kur gjatë “çistkave” staliniste në Rusi ( u vranë 20 milionë vetëm intelektualë), të burgosurit gjatë hetimeve shikonin fotografinë e Stalinit në murin e zyrës së hetimeve, përmalloheshin për liderin e madh dhe thoshin vetë me vete, po ta dinte shoku Stalin se çka po veprojnë me mua këta hetues spiunë të Anglisë, do të vinte dhe do t’i vriste që të gjithë. Por shoku Stalin nuk mund të dinte se çka ndodh në çdo vrimë të Rusisë së madhe Baltik-Pacifik! Të getoizuarit në hapësirën e rrethuar me gardianë paralele, nuk mund ta marrin me mend se “shoku bashkësi ndërkombëtare” po sheh se në Kosovë kriza politike dhe ekonomike ka kulmuar, dhe se të gjitha dyert institucionale janë mbyllur, dhe se të gjithë faktorët sillën sikur të ishin despotë të vërtetë, dhe thuajse shteti dhe pushteti janë pronë e tyre private. Nganjëherë pikon ndonjë pyetje e opinionit, athua vallë a e dinë këta të huajt se çka po veprohet këtu në Kosovë? A e di shoku Zanier? Shoku Stalin nuk mund të dijë se çka po ndodh në çdo birucë të Kosovës? Ne kemi faj se po ia punojmë prapa shpine bashkësisë ndërkombëtare, e cila po na civilizon dhe po na bën popull pa ligj pa shet juridik, ose me juridiksion që nuk respektohet nga ligjvënësi. Bashkësia ndërkombëtare, në fotografinë e buzëqeshur në murin e hetimores, përballë “destruksionit tonë” po sfidon me ndihmat e pakursyera për ta krijuar aftësinë tonë të të qenët popull demokratik në kushte krize arsimore shëndetësore dhe sociale. Sistemet totalitare (ushtarake-policore) kanë një metodë të veprimit, ndonëse varësisht nga teknologjitë moderne dhe ideologjitë e renegate, modifikohen që t’i përshtaten kohës së duhur në vendin e duhur. Por funksioni është a i njëjti, konvertimi ideologjik i homos sapiensit, që ky të jetë i vetëdijshëm se po jeton në një sistem politik humanitar që do ta ndërtojë vendin duke i përjashtuar nga puna 80% të popullsisë së vendit. Pse ndodhën krizat e viteve 20 dhe 30 të shek. të kaluar në Evropë dhe në Amerikë? Po janë shkruar, zotërinj, qindra e qindra libra për shkaqet, por pasoja prodhoi Luftën e Dytë Botërore, shfarosjen masive dhe trampolinën për të ngadhënjyer majtizmi në Evropë. Sistemin totalitar quaje në daç nazist, në daç stalinist, në daç bolshevik, në daç makiavelist, në daç fashist, në daç komunist… ideologjia nuk është e rëndësishme, por metoda funksionale e dhunës është e njëjta. Në këso faza “të zhvillimit shoqëror” (me nder me thanë) kulmi i krizës prodhon rebelimin, ndryshe quaje revolucion. Por tashmë revolucionet janë “démodé” dhe dihet se të burgosurit që shikojnë me përmallim fotografinë e shokut Stalin, nuk kanë motiv të ngrihën kundër tij, sepse ai nuk është armiku i tyre, armiku i tyre është Anglia dhe korrupsioni i pasanikëve të luftës. Po kush janë ata? Ata janë, por ja që shoku Stalin nuk i njeh ende, madje kujton i gjori se ata as nuk ekzistojnë, ndërsa torturojnë të burgosurit që kanë “planifikuar” kontrarevolucion dhe përmbysjen e shokut Stalin. Stalinizmi ka metoda të ndryshme represive për urtimin e masave të gjëra të popullit që i beson fotografisë së buzëqeshur të “shokut bashkësi ndërkombëtare” në murin e hetimores… jo më hetimores, por kafehaneve nëpër provincat e errëta çehovjane, nga kah t’i hedhësh sytë shesh mjerim dhe degradim, ku qytetarët duken si peshku në govatë, ose në ujin amull që nuk ecën.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi