Konflikti politik PDK-AAK bartet edhe në Kuvend
Faqja 1 e 1

Shqipe Osmani
Nxehtë në Kuvendin e Kosovës
Dy partitë politike tashmë në marrëdhënie të acaruara, PDK dhe AAK, vazhduan polemikat edhe në seancën e rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës, pas akuzës së PDK-së drejtuar AAK-së se kjo e fundit qëndron parapa protestës së ish-ushtarëve të UÇK-së.
Prishtinë, 17 korrik
Kanë qenë kërkesa e deputetit të PDK-së Gani Buçinca që Kuvendi të nxjerr një deklaratë përmes së cilës do t’i dënonte politikën e dhunës dhe terrorit, duke u ndërlidhur me rastin e djeshëm të protestës së ish pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë hedhur koktej molotovi në oborrin e qeverisë, u përcoll me shkëmbim fyerjesh ndërmjet deputetëve të të dy këtyre dy partive rivale. Buçinca tha se këtë akt vandal duhet ta dënojë e para vetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkohë që për këto akuza ndaj kësaj partie, Buçinca ka thënë se ka argumente politike. “Besoj që këtë akt vandal, këtë dhunë duhet ta dënojë edhe AAK-ja, në vend që të shtrojë dolli dhe gosti për vandalistët që dëshirojnë të dhunojnë vullnetin e qytetarëve dhe besojmë që ky problem është dashur të ngritët nga vet kjo parti”, ka thënë Buçinca, i cili ka lutur deputetët që të distancohen nga një politikë e tillë.
Gjini flet me zë të lartë, kryeministri Thaçi qeshet!
Gani Buçinca, deputet i PDK-së derisa akuzoi AAK-në për solidarizim me vandalizmin e pjesëtarëve të UÇK-së, në anën tjetër ai kërkesat e tyre i quan të arsyeshme, por siç tha ai solidarizohem me të gjitha ato kërkesa të arsyeshme të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, por këto kërkesa duhet të realizohen përmes rrugëve institucionale. Fjala tendencioze e Buçincës bëri që ndaj atyre fjalëve të reagoi shefit i Grupit Kuvendar të AAK-së, Ardian Gjini, i cili ka kërkuar nga deputetët e PDK-së që të distancohen nga fjala fyese e Gani Buçincës. Ndërkohë për fjalën e Buçincës, ai ka fajësuar edhe kryeministrin i cili siç tha ai ‘ka qeshur gjatë kohës sa ai ka folur’.
“Mund t’iu them juve dhe kolegëve të PDK-së që të distancohen nga Gani Buçinca. Kryeministër nëse po qesh, t’i e ke shti me i thënë ato fjalë. Po prishet demokracia. Ky kuvend nëse një herë e ka demokracinë duhet të distancohet nga njerëzit që nuk kanë asnjë pikë nder në fytyrën e tyre dhe kush do që qesh është duke fyer sensin e Kuvendit”, është shprehur Gjini me një ton bukur të lartë. Gjini ndonëse priti që për këtë çështje të flasë kryeministri, ky i fundit as që është munduar të bëjë ndonjë shfajësim për deklaratën e deputetit Buçinca. Ndërkohë, Buçinca e ka humbur të drejtën e replikës me Gjinin që sipas kryekuvendarit ai ka gabuar. “Gani Buçinca nuk ke të drejtë ta marrësh fjalën sepse ke gabuar”, ka thënë kryekuvendari Jakup Krasniqi.
Thaçi; Gëzojuni ikjes nga terri dhe ikjes nga balta
Ndërkohë që seanca ka vazhduar me pëytejtet e deputetëve që kishin të bënin me vendimin e Qeverisë së Kosovë për ndërtimin e Termocentralit Kosova e re. Driton Tali tha se qeveria ka shkelur Strategjinë e zhvillimit të energjisë 2005- 2015-të. Deputeti Driton Tali vuri kritika të rrepta ndaj vendimit të qeverisë për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa kryeministri me qetësi është përgjigjur atyre kritikave duke vënë kështu në theks se projekti ka shkuar në mënyrë tërësisht transparente dhe ka pasur një qëndrim unik të Komitetit Drejtues. “I gjithë projekti ka shkuar në një procedurë krejt transparente me një qëndrim unik të Komitetit Drejtues. Një proces transparent, me mbështetje të plotë të Bankës Botërore, Qeverisë së SHBA-së, Komisionit Evropian, ICO dhe gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë”, tha kryeministri Thaçi, ndërsa veprimet e deputetit Tali ai i vlerëson njëjta me mentalitetin e vitit 1974. Duke mos dashur të bëjë më shumë komente rreth Termocentralit të ri, ai parasheh se edhe me fillimin e autostradës do të ketë reagime, e që sipas tij këto reagime nuk do të duhej të ndodhnin, por sukseseve të mëdha do të duhej t’i gëzoheshin të gjithë. “Unë ju ftoj që në këto projekte madhore me interes të vendit, të mos nervozohet dikush pa asnjë arsye. Përkundrazi duhet të jenë projekte që nuk datojnë me mua, nuk i kam shpikë unë, por është një projekt që duhet të ecë përpara. Në anën tjetër edhe për autostradën e di që do të reagoni, por ju ftoj që të mos reagoni për suksese. Gëzojuni ikjes nga terri dhe ikjes nga balta”,është shprehur Thaçi. Ndryshe deputeti Tali kërkoi që Kuvendi të vë urgjentisht në rend dite çështjen e Termocentralit Kosova e Re, për të cilin, sipas tij, Qeveria ka marrë vendim pa debat publik. Ndërkaq, deputeti i LDK-së Arsim Rexhepi në fillim të seancës plenare vuri në theks çështjen e privatizimit të “Lamkosi”-it, ndërkohë që kryeministri Thaçi tha se nuk ka qenë kryeministër në kohën kur kjo ndërmarrje është privatizuar derisa ka shprehur interesimin e tij personal për këtë ndërmarrje.
Ligjvënësit e Kosovës miratuan të premten Raportin e veprimit për përmbushjen e kërkesave të Komisionit Evropian, të dala nga Raporti i progresit të vitit të kaluar, raport i cili ka identifikuar edhe sfidat për institucionet e Kosovës në tre mujorin e fundit deri në hartimin e raportit të fizibilitetit nga Komisioni Evropian. Kuvendi shqyrtoi edhe Raportin e auditimit të Trustit Pensional të Kosovës, dhe pasqyrave financiare për vitin 2008, shqyrtimin e raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shqyrtimi i raportit të punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës. Ndërkaq me kërkesë të një grupi deputetësh, ligjvënësit pritet që të debatojnë edhe për gjendjen në Radiotelevizionin e Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Ilir Dardani: Pyetje, por edhe pergjigje! (Biles edhe nje Urim!)
» Hoxha: Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit
» Fadil Demaku:Edhe natyra është në anën e gjeneratës së re. Pse të mos jemi edhe ne me Frymen e Re !?
» Moska: Në Kosovë ende ka mundësi konflikti

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi