BARONI QË SHIJOI BUKËN, KRYPËN DHE ZEMRËN SHQIPTARE
Faqja 1 e 1

(Parathënie e librit të Dr. Franz Baron Nopcsa, ´Shqipëria katolike e Veriut´, përkthyer nga origjinali-gjermanisht, nga Arif Kutleshi, botoi ´Faik Konica´, 2009, faqe: 108, Prishtinë.)
Bajroni
Edhe fëmijë edhe burra, por të armatosur, që domethënë shqiptarë. Dhe një njeri i rrallë i Europës midis tyre: Dr. Franz Baron Nopcsa
´Raporti mbi një udhëtim është në të vërtetë gjëja më e rrezikshme. Sepse çdo gjykim i papërshtatshëm jo vetëm që u bie në vesh malësorëve por edhe e keqkuptojnë jashtë çdo mase.´ A. Wirth, Në Shqipëri, ´Neue Rundschau´, 1908
(Këtu cituar simbas Nopcs-es në ´Nga Shala dhe Kelmendi´ Sarajevë, 1910.
Baron dhe malësor, hungarez dhe austriak, hulumtues dhe udhëpërshkrues, doktor i paleontologjisë dhe entuziast i albanologjisë, gjeolog dhe antropolog. Fotograf, arkivist, ligjërues e drejtor në Akademitë e Shkencave dhe vizitues i guximshëm e kurreshtar i çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë së Veriut. I dashuruar njësoj si në fosilet dinosauriane të Siebenbürgen-it të zbuluara rastësisht qysh më 1895 nga e motra Ilona, ashtu edhe në doket e zakonet e malësorëve të Veriut, me të cilat ra në kontakt qysh më 1903 kur ishte në Shkodër, përkatësisht më 1905, kur bëri udhën dhe përshkrimin e parë në Veri, anipse jo rrallë i sëmurë nga malarja dhe i penguar e i kërcënuar nga Valitë e Shkodrës. Një njeri i gjithanshëm, mund të thuhet, nëse merren parasysh fushat e veprimtarisë së tij, por edhe një poliglot, sepse Nopcsa njihte disa gjuhë përnjëherë: hungarisht, anglisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, si dhe gjuhët sllave, por kuptohet edhe shqipen, gjegjësisht, dialektet e saj. Simbas studjuesit hungarez József Hála Nopcsa me kontributin e tij në shumë fusha (gjeografi, gjeologji, etnografi, gjuhësi, arkeologji, histori, etj.) dhe me respektin e tij ndaj shqiptarëve që në vitin 1913 gati qe zgjedhur mbret i Shqipërisë. Një hulumtues, një vrojtues, një arkivist, një dashamirës dhe mbrojtës i shqiptarëve. Një shqiptaro-vrasës, më në fund, përkatësisht, një vetëvrasës.
Më 25 prill të vitit 1933 në rrugën Singerstrasse 12 në Vjenë, në banesën e tij, u gjetën dy kufoma, ajo e shqiptarit Elmaz Bajazit Doda, dhe e vetë Nopcs-es. Gjithçka u sqarua pastaj në testamentin e gjetur, të lënë prej tij. Një krizë mendore, dhe një bezdisje qytetare ´fisnike´ apo një ndërgjegje e vrarë për pagat e papaguara sekretarit të tij. Ky qe shkaku i këtij fundi të dyfishtë tragjik. Nopcsa e mbylli jetën në moshën 56 vjeçare (ai ishte i lindur ndërkaq më 3 maj 1877 në një familje fisnikësh, prandaj edhe mbante titullin ´Baron´).
Ndërsa këtu fillon pastaj odisejada e bibliotekës dhe e shkrimeve të tij për shqiptarët dhe Veriun shqiptar. Fatkeqësisht, as mbas një shekulli, ato ende nuk janë gjetur të gjitha dhe pjesa më e madhe e tyre mbesin sot e kësaj dite të panjohura nga lexuesi i gjerë shqiptar.
Studimet si ´Die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht´ (Fiset e malësorëve të Shqipërisë së Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), ´Geographie und Geologie Nordalbaniens´ (Gjeografia dhe gjeologjia e Shqipërisë së Veriut), ´Albanien. Trachten, Bauten und Geräte Nordalbaniens´ (Shqipëria. Kostumet, ndërtimet dhe veglat e Shqipërisë së Veriut) ´Aus Shala und Klementi´ (Nga Shala dhe Kelmendi) si dhe ´Das Katholische Nordalbanien´ (Shqipëria katolike e Veriut) janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm në aspektin faktografik, por edhe shkencor, dhe presin dorën e studjuesve, përkthyesve, dhe botuesve shqiptarë, që të dalin të plota, një ditë.
Nopcsa nuk ishte një Karl May që shkruante mbi cubninë e ´arnautve´ të ´egër´ pa i parë kurrë me sy këta. Nopcsa bashkëjetoi me malësorët, i njohu ata nga afër, e provoi mikpritjen shqiptare, bukën, krypën dhe zemrën e tyre.
Të varfër ishin malësorët e Nopcses, të këputur nga skamja dhe armiqësitë fisnore, por krenarë, zemërgjërë, dashamirës, dhe të sinqertë deri në skajshmëri. Të hasmëruar e të zemëruar, me njëri-tjetrin shumë herë për gjëra banale, gjithashtu- por të miqësuar e të lezetshëm me Nopcsen vazhdimisht.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi