Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GATISHMËRI PËR BASHKËSHORTËSI

Shko poshtë

GATISHMËRI PËR BASHKËSHORTËSI Empty GATISHMËRI PËR BASHKËSHORTËSI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 23, 2008 1:49 am


GATISHMËRI PËR BASHKËSHORTËSI Gatishmer

Shkruan: Mr. Enver ÇESKO

GATISHMËRI PËR BASHKËSHORTËSI

Me rëndësi është se çiftet bashkëshortore duhet të jenë të gatshme për pranimin dhe adaptimin e vetive dhe cilësive ekzistuese të çifteve, pastaj gatishmëri për mirëkuptim të njëri-tjetrit, gatishmëri për mirëmbajtjen e marrëdhënieve seksuale të shëndosha, si kënaqësi, e jo si obligim bashkëshortor, gatishmëri për pranimin e obligimeve ekonomike në jetën bashkëshortore dhe familjare, gatishmëri për edukimin e drejtë të fëmijëve, si dhe gatishmëri për mirëmbajtjen e nevojave psikohigjienike të çifteve bashkëshortore.



Çdo ditë me mijëra njerëz të rinj hyjnë në bashkëshortësi. Për shumicën e tyre akti i martesës shënon një jetë të lumtur bashkëshortore. Çdo çift në jetën e përbashkët bashkëshortore dëshiron të ketë jetë të lumtur bashkëshortore. Mirëpo, një numër i madh bashkëshortësh nuk mund të jenë të lumtur më jetën bashkëshortore.

Çdo çift i ri duhet të jetë i përgatitur për bashkëshortësi si dhe për bashkësi familjare. Gatishmëria për bashkëshortësi përfshinë gatishmërinë fizike dhe morale; çiftet bashkëshortore në jetën e tyre duhet të kenë pajtueshmëri dhe mirëkuptim të përbashkët. Psikologët amerikanë, Berxhis dhe Volis, në studimet e tyre erdhën në përfundim se 1000 çifte bashkëshortore (të studiuar gjersa kanë qenë në fazanë e fejesës) në jetën e tyre bashkëshortore kanë qenë të lumtur, ndoshta më së tepërmi pikërisht sepse ata meshkuj e femra kanë pasur pajtueshmëri dhe mirëkuptim mes vete.

Sipas analizave të tyre, çiftet bashkëshortore duhet t’i adaptohen këtyre elementeve:

a) mirëkuptimit,

b) adaptimit të qëndrimeve për mënyrat e ndryshme të reagimeve të kuptueshme në situata specifike,

c) aftësisë së adaptimit që reagimet e kuptueshme me të vërtetë të pranohen dhe njëherit ato të aplikohen në jetën bashkëshortore.

Me fjalë të tjera, njeriu adaptibil jo vetëm që mund të mendoj “se si do të ndjeja UNË po të isha në vendin e tij”, por edhe “se si AI e ndjen dhe pse janë ndjenjat e tij në situatën e krijuar mu të tilla”.

Përveç mirëkuptimit të ndjenjave, njeriu adaptibil në jetën e përditshme bashkëshortore është mësuar dhe është ushtruar se cilat reagime dhe çfarë sjelljesh më së tepërmi i konvenojnë çiftit tjetër në marrëdhëniet e tyre ashtu të mira ndërpersonale. Njeriu adaptibil është i aftë të bëjë veprime për të cilat di se janë të mira. Disa njerëz dinë se çka duhet bërë në mënyrë që të mos shkohet “në nerva”, mirëpo për arsye të vrazhdësisë së vet sillen në mënyrë jo taktike dhe jo tolerante. Aftësia që të reagohet në mënyrë elastike në situata të ndryshme paraqet komponentë të rëndësishëm në adaptivitetin e bashkëshortësisë. Shumë të rinj, duke mos mundur t’i adaptohen njëri-tjetrit, bashkëshortësinë e çrregullojnë. Çiftet bashkëshortore duhet të dinë se me bashkëshortësi ndërpritet aktiviteti individual i tyre, sepse shprehjet UNË dhe TI duhet të shndërrohen në NE, që në esencë paraqet gatishmërinë për adaptivitet në jetën bashkëshortore.

Në bazë të rezultateve tona të bëra në Kosovë, afro 40% të të rinjve bashkëshortorë shkurorëzohen për arsye të jo gatishmërisë për adaptivitet në jetën bashkëshortore. Duke jetuar me obligime bashkëshortore, shumë çifte dëshpërohen në bashkëshortësi, fillojnë të dyshojnë te partneri, fjalosën shpesh, kurse papërgatitshemërinë e tyre ia mveshin fëmijëve. Në bashkëshortësi të tilla më së tepërmi pësojnë fëmijët.

Gatishmëria për bashkëshortësi nënkupton zhvillimin e konsiderueshëm psiko-fizik të çifteve bashkëshortore për bashkëshortësi, për bashkësi bashkëshortore dhe për jetë familjare. Me rëndësi është se çiftet bashkëshortore duhet të jenë të gatshme për pranimin dhe adaptimin e vetive dhe cilësive ekzistuese të çifteve, pastaj gatishmëri për mirëkuptim të njëri-tjetrit, gatishmëri për mirëmbajtjen e marrëdhënieve seksuale të shëndosha, si kënaqësi, e jo si obligim bashkëshortor, gatishmëri për pranimin e obligimeve ekonomike në jetën bashkëshortore dhe familjare, gatishmëri për edukimin e drejtë të fëmijëve, si dhe gatishmëri për mirëmbajtjen e nevojave psikohigjienike të çifteve bashkëshortore.

Të rinjtë dhe të rejat që janë të edukuar në atë mënyrë, që më lehtë tu adaptohen situatave të reja dhe njerëzve të ndryshëm, ata më shpejtë dhe më mirë mund t’i adaptohen dhe t’i përshtaten bashkësisë bashkëshortore. Disa njerëz për nga natyra janë të vrazhdë, prandaj atyre vështirë u vije t’i ndërrojnë qëndrimet dhe idetë e veta për të fituar shokë të rinj ose t’i përshtaten situatës tjetër në të cilën ndodhen. Pasi që bashkëshortësia kërkon adaptivitet të lartë, personi që në ndryshime nuk sheh kërcënim për sigurimin e jetës personale do të tregohet si parter më i mirë.



Mr. Çesko është këshilltar dhe psikoterapeut bashkëshortor
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi